Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feti Zeneli: Lajthitja e dytë “akademike” e Qoses

Shko poshtë

Feti Zeneli: Lajthitja e dytë “akademike” e Qoses Empty Feti Zeneli: Lajthitja e dytë “akademike” e Qoses

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 03, 2009 12:06 am

Lajthitja e dytë “akademike” e Qoses

Nga Feti Zeneli



Feti Zeneli: Lajthitja e dytë “akademike” e Qoses U1_Rexhep_Qosja


Rexhep Qose është një emër i njohur për shqiptarët e të gjitha trojeve, madje dhe më gjerë si shkrimtar dhe kritik arti, për të cilat mban dhe titullin “akademik”. Por duke filluar nga ’97-a, ai ka filluar të bëhet i njohur edhe si Neroni për djegien e Romës. Në ç’kuptim? Njëherë në atë kohë, Neroni po kalonte rrugës dhe dëgjoi dikë që bërtiste: “Digje gjithë botën, kur unë të kem vdekur. Për mua s’do të ketë asnjë rëndësi.” Kurse për mua, përkundrazi, - tha Neroni, - do t’më pëlqente ta shikoja duke u djegur tani që jam ende i gjallë.” Kështu që disa ditë më vonë shpërtheu zjarri i madh në Romë, ndërkohë që perandori këndonte këngën e djegies së Trojës. Kuptohet, afro 1950 vjet më vonë Neroni – Qose nuk mund të flas kaq hapur për t’i vënë zjarrin Shqipërisë dhe Demokracisë shqiptare, për më tepër që është edhe letrar, por ja duke thënë për “rrebelimin komunist të ’97-ës” se, ishte “revolucion demokratik i vonuar”, apo tani që Shqipëria është në prag të liberalizimit të vizave dhe marrjes së statustit si vend kandidat për në Bashkimin Europian se, “po i fitoi e djathta shqiptare zgjedhjet e ’28 qershorit, atëherë humbet demokracia”, ai ka thënë: “Unë dua që ta shoh tani të zhuritur Shqipërinë, madjë bashkë me Kosovën”. Këto dy thënie ngjajnë si dy pika ujë me njera tjetrën, përsa i përket mesazhit antishqiptar që përcjellin.

Ta konsiderosh “rebelimin komunist të ’97-ës” si “revolucion demokratik të vonuar” do të thotë që, jo vetëm të mos e kesh fare haberin se ç’është liria dhe demokracia, por të biesh në nivelin e gjykimit të anëtarëve të Komiteteve të Shpëtimit Kombëtar, që ishin ca bandit ordinerë me katër klasë shkollë, të cilët digjnin Shqipërinë nga që urrenin Demokracinë që ata e identifikonin jo pa qëllim me Sali Berishën. Faktikisht ky ishte preteksti, pasi në të vërtetë ata urrenin progresin e bërë dhe shtetin ligjor. Mjafton prania e dhunës dhe e anrakisë që këto ngjarje të mos kishin as një përqindje minimale të elementëve demokratik. Unë nuk besoj që Qoses i mungojnë njohuritë politike apo intelektuale në këtë drejtim për të bërë përkufizme të tilla injorantësh dhe militantësh të sëmurë enverist, por atij i mungon ndjenja e dashurisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtë e them në mënyrën më të sinqertë dhe mjaft i indinjuar, pavarësisht se nuk e kam nivelin “akademik” të Qoses. Një akdemizëm i tillë nuk u vlen shqiptarëve, por vetëm armiqve të tij historik, që synojnë të na mbajnë të përçarë, të varfër dhe larg Europës si në kohën e Enverit. Këtë na bën ngjarjet e ’97-s; na çuan aty ku e nisëm demokracinë në vitin ’91, në mos më prapa. Nëse në fund të vitit ’96, në kohën që vendi qeverisej nga demokratët apo të djathtët, Shqipëria ishte në krye të vendeve ish-komuniste të Lindjes lidhur me treguesin e rritjes ekonomike dhe suksesin e reformeve të ndërmarra, në fund të ’05-ës, kur të majtët dorëzuan pushtetin e “revolucionit demokratik të vonuar”, Shqipëria ishte në vend të fundit për çdo gjë, me përjashtim të korrupsionit dhe izolimit ku zinte vendin e parë. Në atë periudhë ndërkombëtarët shpreheshin për “vendin e suksesit suprizë, i cili me këtë ritëm zhvillimi nuk donte më shumë se 10 vite të anëtarësohej në BE”. Dhe gjithëçka ishte plotësisht i mundshëme nëse nuk do të ndodhte ’97, që ishte caktuar si viti i çeljes së negociatave për nënshkrimin e MSA-së, e cila u shty kështu për më shumë se 6 vjet më vonë. Gjithashtu, gjatë këtyre 4-5 viteve të qeverisjes së të djathtëve kishte ndodhur anëtarsimi në KE i Shqipërisë, ishte bërë kërkesa për integrimin në strukturat e Alenacës; dhe mbi të gjitha ishte konsoliduar ekonomia e tregut, ku biznesi jepte 75-80% të PBB-së.

Me këtë frymë progresi dhe integrimi vazhduan të djathtët edhe në mandatin qeverisës të viteve ’05-’09, ku u nënshkrua dhe ratifikua MSA, u paraqit kërkesa për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian, u realizua anëtarësimi i plotë i vendit në NATO, janë plotësuar të gjithë kushtet, dhe për punë javësh pritet liberalizimi i vizave me vendet e BE-së, etj. Në bazë të të gjitha këtyre arritjeve qëndrojnë reformat demokratike të ndërmarra në të gjithë fushat e ekonomisë dhe jetës shoqërore. Nuk është pak që sot në kohë krizë të mbash vendin e parë në Europë lidhur me treguesin e rritjes ekonomike, apo vendin e dytë në botë për reformat antikorrupsion. Nuk po i përmendim këtu investimet e kalibrit europian apo ndërkombëtar në infrastrukturë, energjitikë, arsim e kështu me radhë. Por mesa duket Qose këto nuk i quan këto fenomene dhe veprime demokratike, përderisa thotë se “po fitoi e djathta në Shqipëri, humbet demokracia”. Madje Qose shkon edhe më tej, duke thënë se, “nga fitorja e së djathtës në Shqipëri do e pësojë dhe Kosova”. Më vjen keq, por Qose paska lajthitur fare, për të mos thënë që qënka serbizuar totalisht. Nëse e djathta dhe Sali Berisha do të mbahen mend gjatë në histori, një arsye është edhe puna dhe përpjekjet e tyre titanike për pavarësinë e Kosovës; në 17 shkurt ’08 të asaj politike dhe në 25 qershor ’09 të asaj ekonomike, pas ingaurimit të rrugës së Kombit (Durrës-Kukës-Qafë Morinë).

Megjithëse Qose nuk bën pjesë në katgorinë e atyre njerëzve që kur flasin marrina, të tjerët të këshillojnë: “Hë mo, lëre se kush ia var atij”, gjithësesi nuk duhet nënvleftësuar një ekzaminim mjeksor i tij. Mendimet që ai ka artikuluar dëshmojnë për një gjëndje depresive të tij, me tendencë drejt një psikopatie të avancuar perderisa njëherë ngre dorë ndaj të madhit Kadare dhe njëherë tjetër, ndoshta më agresivisht, ndaj të madhërishmit Atdhe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi