Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

U kremtua dita e çlirimit të Kosovës

Shko poshtë

U kremtua dita e çlirimit të Kosovës Empty U kremtua dita e çlirimit të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 04, 2009 12:43 am

U kremtua dita e çlirimit të Kosovës

Në Klubin shqiptar “Bashkimi Kombëtar” në Offenbach


U kremtua dita e çlirimit të Kosovës 000%20Kremte%20ne%20Offenbach
Bashkatdhetarët tanë kremtojnë në Offenbach

Për nder të 12 Qershorit, ditës kombëtare të çlirimit të Kosovës, në Klubin shqiptar “Bashkimi Kombëtar” në Offenbach kishin ardhur qindra bashkatdhetarë. Pas intonimit të himnit të flamurit, interpretuar nga tenori Izet Salihu, Shaip Ademi e shpalli të hapur këtë mbrëmje festive. Ai pasi përshëndeti të pranishmit bëri një vështrim kronologjik për rëndësinë e kësaj date historike, si dhe për punën e madhe të bashkatdhetarëve që jetojnë e punojnë në këtë lokalitet.
-“Kjo ditë e madhe lidhet me tragjedi të mëdha; me vrasje e masakrime, djegie e shkatërrime. Kjo ditë e madhe na kujton Reçakun, Izbicën e vende tjera të shumta ku pushtuesi serb ushtroi profesionin e tij prej barbari. Por, ne kemi arsye edhe të krenohemi për punën e madhe që bënë shqiptarët pa dallim moshe e gjinie. Ata nuk kursyen asgjë për këtë ditë, as edhe jetën e tyre. Pikërisht nga ky klub para dhjetë vitesh janë nisur për në luftë një autobus përplot vullnetarë, që njërin prej tyre, Kadri Vishin e kemi në mesin tonë”, - tha mes tjerash Ademi.
Të pranishmit u përshendetën edhe nga mësuesja Sevëme Fetiqi – Preteni, sipas së cilës, edhe në dhjetëvjetorin e çlirimit të saj, Kosova po përballet me probleme të shumta deri tek ato territoriale, siç është rasti i Mitrovicës dhe enklavave tjera serbe brenda kufinjëve të Kosovës.
Madheshtinë kësaj mbrëmje ia shtuan recitimet e nxënësve shqiptarë, si Drita Derguti, Bleranda Preteni, Albin Tershana, Edona Murtezi, Valtrina Gashi etj.
Më pas, kryesia këti klubi, për kontributin e tyre të madh që dhanë për çlirimin e Kosovës, nderoi me mirënjohje ish-ushtarin e UÇK-së Kadri Vishajn, Bekim Berishën (Abenë), mirënjohja iu dorëzua vëllaut të tij, Qazimit, veprimtarin Ekrem Tershana, mësuesen Sevëme Fetiqit-Preteni dhe tenorin Izet Salihu. Në fund për të pranishmit u dha një koncert të pasur me këngë popullore e patriotike.
Maxhun Smajli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi