Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Imazhi jo i mirë i Kosovës është prodhim i medias

Shko poshtë

Imazhi jo i mirë i Kosovës është prodhim i medias Empty Imazhi jo i mirë i Kosovës është prodhim i medias

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 04, 2009 12:45 am

Imazhi jo i mirë i Kosovës është prodhim i medias

Në Berlin krijohet shoqata ekonomike gjermano-kosovare



Imazhi jo i mirë i Kosovës është prodhim i medias 000%20juergen
Jürgen Kosian, kryetar i shoqatës ekonomike gjermano-kosovare

Presidenti i shoqatës është biznesmeni nga Hamburgu, Juergen Kosian, i cili mes të tjerash i ka vënë vetes si synim të nxisë sa më shumë gjermanë të investojnë në Kosovë. Ai thotë se vetëm një vit ka që ka filluar të merret intensivisht me Kosovën, dhe pak a shumë që atëhere kanë filluar edhe mendimet e tij për krijimin e një shoqate ekonomike gjermano-shqiptare.
Biznesmeni nga Hamburgu thotë se ka shumë miq nga Kosova dhe se mbas vizitës së tij të parë në vend, e ka më të lehtë të punojë për të përmirësuar imazhin e Kosovës në Gjermani: "Imazhi jo i mirë i Kosovës është prodhim i medias. Unë do t’i sugjeroja çdokujt që të shkojë vetë në Kosovë. Jam i sigurt se çdo gjerman do ta gjejë një kosvar në rrethin e tij që do të jetë në gjendje ta shoqërojë atë atje", thotë ai.
Administrimi i shoqatës bëhet ne Degën Lindore të Ekonomisë Gjermane (OA) në Berlin nga Gregor Wolf, i cili duhet të përpiqet tani të mbledhë sa më shumë anëtarë. Gjithsesi, siç e garantoi edhe përfaqësuesi diplomatik i Kosovës në Berlin, dr. Vilson Mirdita, shteti i Kosovës e mbështet këtë iniciativë: "Mendoj që kjo shoqatë do t’mbledhë idetë individuale të shumë afaristëve, qofshin ata gjermanë apo kosovarë, të cilët kanë shprehur interesin për të investuar në Kosovë, por edhe ato interesa kanë mundësi që përmes shoqatës këtu të kanalizohen në interesa të përbashkëta, edhe shoqata si e tillë t’ia shpreh këto die qeveirsë", - thotë Mirdita.
Shoqata do të fillojë së shpejti aktivitetin e saj, duke u përpjekur në radhë të parë të krijojë rrethanat e përshtatshme për investime gjermane në Kosovë. Këtu hyn nënshkrimin e marrrëveshjes për mbrojtjen e investimeve, si dhe një sërë marrëveshjesh të tjera bilaterale në fushën e ekonomisë. Por krahas këtyre formaliteteve, biznesmenët gjermanë kërkojnë në përgjithësi më shumë mbështetje politike për fitimin e tenderave:
-"Konstatoj që qeveria gjermane jep para që vijnë nga tatimpaguesit gjermanë, por që shumë shpesh ato nuk kthehen tek gjermanët, sepse tenderat i fitojnë firma të vendeve të tjera. Ndërsa vendet e tjera, kur japin para, i bëjnë tenderat në atë mënyrë që automatikisht paratë që jep të shfrytëzohen nga një sipërmarrje e atij vendi", thotë Carl-Heinrich Deetjen, nga Albaniasped shpk, duke u nisur kështu nga përvoja e tij në Shqipëri.
Përfaqësuesi i ministrisë gjermane, Helge Toksdorf, theksoi se Gjermania ka interes shumë të madh në fushën e energjetikës, transporteve, infrastrukturës komunale, dhe sektorin bankar, dhe se Kosova është prioritare në listën e investitorëve gjermanë. Por një trajtim special për investitorët gjermanë nuk mund të premtohet: "Gjermania punon për krijimin e rrethanave të duhura e për marrëdhëniet kontraktuale me Kosovën. Kemi ambasadën përmes të cilës kërkojmë që vendimi të jetë i qartë dhe transparent. Kemi edhe përfaqësuesit tanë si financues tek Banka Botërore, EBRD-ja, dhe kështu kujdesemi që sipërmarrësit gjermane të kenë një shans të barabartë gjatë konkurrimit", tha ai.
B.S.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi