Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryeministri Berisha shpreh falënderimet dhe mirënjohjen për urimet e marra

Shko poshtë

Kryeministri Berisha shpreh falënderimet dhe mirënjohjen për urimet e marra Empty Kryeministri Berisha shpreh falënderimet dhe mirënjohjen për urimet e marra

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 04, 2009 2:03 am

Kryeministri Berisha shpreh falënderimet dhe mirënjohjen për urimet e marra


Kryeministri Berisha shpreh falënderimet dhe mirënjohjen për urimet e marra U1_BerishaJam këtu për të shprehur mirënjohjen time më të thellë, urimet e mia më të përzemërta për dhjetëra e mijëra qytetarë shqiptarë, të të gjitha moshave, burra, gra, fëmijë, të rinj e të reja, të moshuar, nga të katër anët e Shqipërisë, nga Kosova e të gjitha trevat shqiptare, nga diaspora dhe emigracioni shqiptar në të gjitha vendet e Europës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja dhe vendet e tjera për mesazhet që më kanë dërguar dhe urimet që kanë formuluar, nga data 29 qershor e deri më sot.

Pasi kam lexuar një për një dhe me shumë mirënjohje e respekt çdo mesazh, në pamundësi për t’iu përgjigjur me mesazh e sms gjithësecilit, edhe një herë i shpreh atyre falënderimin më të përzemërt dhe i uroj gëzime, suksese dhe mbarësi atyre dhe familjeve të tyre. Urimi që ata kanë formuluar për mua është një inkurajim dhe obligim i madh, por edhe një energji e vërtetë në projektet e ardhshme për këtë vend. Faleminderit.

Meqenëse sot kam dalë këtu, për të përshëndetur ato dhjetëra e mijëra shqiptare që më kanë dërguar mesazhe urime, nuk kam ndërmend të marr asnjë pyetje tjetër, por kërkoj njerëzisht nga ju që në valët e ekranet tuaja të përcillni këtë falënderimin miqësor timin ndaj tyre. Faleminderit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi