Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Visar Zhiti nderohet me çmim letrar në Kosovë

Shko poshtë

Visar Zhiti nderohet me çmim letrar në Kosovë Empty Visar Zhiti nderohet me çmim letrar në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 04, 2009 4:12 pm

Visar Zhiti nderohet me çmim letrar në Kosovë







Visar Zhiti vlerësohet me Çmimin letrar "Beqir Musliu". Ars Club i Kosovës me seli në Gjilan, në nderim të figurës dhe veprës së shkrimtarit Beqir Musliu, ka themeluar një çmim letrar, të njohur në Kosovë. Tashmë del për herë të parë jashtë kufijve të saj, për t'iu dhënë shkrimtarit shqiptar Visar Zhiti. Juria e përbërë nga kryetari Musa Ramadani dhe anëtarët Prend Buzhala dhe Albina Idrizi, vlerësoi Zhitin si një shkrimtar që ka shënuar arritje të mëdha në fushën e letërsisë në të tria gjinitë (poezi, prozë, dramë). Juria është shprehur se "në letërsinë e tij spikaten ritmet e kumbimet e hermetizmit letrar, që i kemi hasur edhe te krijimtaria e shkrimtarit të ndjerë, Beqir Musliu. Prandaj, ky çmim më së shumti i shkon për shtati krijimtarisë së këtij shkrimtari". Motivacioni me të cilin u vlerësua është ky: "Visar Zhiti është krijues letrar, poet, prozator, eseist, publicist dhe personalitet i shquar i letrave shqipe e i jetës publike shqiptare. Ai është njëri ndër personalitet epiqendrore të letërsisë së sotme shqipe, i njohur, i përkthyer dhe i vlerësuar në Evropë e në Amerikë". Zhiti ka qenë i burgosur për shkak të poezisë, për të cilën iu vunë prangat në moshë të re, kur po punonte si mësues në një fshat të Kukësit. Më pas ai do të punonte në minierat e burgjeve. Pas rënies së komunizmit i botoi krijimet letrare, të shkruara fshehurazi nëpër burgje. "Është e tmerrshme të dënosh të tjerët për poezitë e tyre. Kështu më shumë jemi të vetëdënuar. Kush jemi ne që kemi të drejtë të dënojmë? Unë si jurist, e ul kokën tani dhe, po të kisha togën e gjykatësit këtu, do t'ia jepja Visar Zhitit", - kishte deklaruar kryetari i shoqatës evropiane të juristëve-shkrimtarë, Gennaro Francione. Pra, poezia e Visar Zhitit doli fitimtare mbi diktaturën, sepse historia i dha të drejtë shkrimtarit që nuk e kishte ndryshuar qëndrimin e tij. Zhiti tha: "Besoj te drejtësia e faljes. Po, unë kam shokë të pushkatuar dhe e drejta e faljes, sublimisht është e tyrja. Poezia që ata lanë, është më e fortë se diktaturat". Pas marrjes së çmimit Zhiti është pritur nga ministri i Kulturës në Kosovë, Valton Beqiri si edhe nga presidenti Fatmir Sejdiu. Në takimin me ministrin Beqiri, Visari është shprehur: "Beqir Musliu, ashtu si poetët e tjerë të shquar të Kosovës përgatitën atë përgjegjësi morale, atë ndërgjegje të popullit që çoi në atë luftë, po e quaj të përbollshme për çlirimin e Kosovës. Poezia e Beqir Musliut është një metaforë e lirisë dhe vetë është shndërruar në një metaforë të kësaj lirie që tani e gëzojmë të gjithë, domethënë është një nga emblemat e kulturës shqiptare". Krijimet e Visar Zhitit, qoftë në prozë, qoftë në poezi janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, si dhe janë përfshirë në shumë antologji.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi