Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjarpinjtë paraqiten në shkollën e Ticës

Shko poshtë

Gjarpinjtë paraqiten në shkollën e Ticës Empty Gjarpinjtë paraqiten në shkollën e Ticës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 20, 2009 8:43 am

Gjarpinjtë paraqiten në shkollën e Ticës


Gjarpinjtë paraqiten në shkollën e Ticës Blacksnake-490x320


Nga Express

Dy javë para fillimit të vitit të ri shkollor, në ambientet e shkollës fillore "2 Korriku" të Ticës së Skenderajt janë paraqitur gjarpërinj. Prindërit dhe autoritetet e shkollës të shqetësuar kanë thirrur policinë, e cila ka dalë në vendngjarje dhe ka vërtetuar pohimet.

I pari, një banor i fshatit kishte parë një gjarpër duke tentuar të depërtonte brenda objektit. Më pas, në një klasë ai kishte vërejtur një grumbull gjarpërinjsh.

Drejtori i kësaj shkolle, Abdullah Qorraj, tha për KosovaLive se bashkëfshatari i tij kishte bërë edhe disa foto me telefonin e tij celular, ndërsa ekziston frika për numër më të madh të gjarpërinjve. "Ai ka vërejtur 6-7 gjarpërinj në një klasë dhe një tjetër në oborr. Ekziston dyshimi se numri i tyre mund të jetë shumë më i madh. Ne menjëherë kemi lajmëruar policinë, e cila ka dalë në vendngjarje dhe ka arritur të filmojë dhe ta vërtetojë pohimin tonë", tha Qorraj.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Sami Mehmeti, e ka konfirmuar rastin. "Policia ka marrë informatën dhe menjëherë ka dalë në vendngjarje. E tëra që është në kompetencat e policisë në këtë rast është përcjellja e shqetësimit autoriteteve të komunës, të cilat duhet të ndërmarrin masa urgjente", tha Mehmeti.

Zyrtarët e komunës thanë se do të ndërmarrin masa për eliminimin e gjarpërinjve, para fillimit të vitit të ri shkollor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi