Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përse votojmë?

Shko poshtë

Përse votojmë? Empty Përse votojmë?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 05, 2009 1:44 am

Përse votojmë?

Christopher Munsey
Të votosh bëhet ndonjëherë e paleverdisshme, humbje kohe dhe mund të duket edhe pa asnjë qëllim. Psikologët po zbulojnë se çfarë na shtyn të votojmë

Të votuarit është vetë proces i kushtueshëm. Duhet kohë që të mësosh pikëpamjet e kandidatëve. Në ditën e zgjedhjeve, duhet të lini punën, të qëndroni në radha të mëdha apo të duroni një mot të keq, duke ditur që sidoqoftë mundësitë që vota juaj të bëjë ndryshimin, midis mijërave, janë pak a shumë zero.
"Mundësia që unë do të jem vota deçizive në zgjedhjet është shumë më e vogël se mundësia që të përplasem me një makinë rrugës për të votuar", thotë Kevin Lanning, i Universitetit Atlantik të Floridës, PhD, duke paragrafuar një vrojtim të bërë nga psikologu i Universitetit të Minesotës, Paul E. Meehl.
"Nëse e shikojmë vetëm nga ky këndvështrim, duket si irracionale", thotë Lanning.
Kështu që pse e marrin këtë mundim?
Psikologët dhe studiuesit e politikës kanë shumë teori. Disa e shikojnë të votuarit si formë altruizmi, ose një sjellje zakoni e shkaktuar nga shenja apo shtysa politike. Të tjerë e shohin si një formë egocentrizmi, duke vënë re se disa njerëz duket se besojnë se po votojnë, njerëz të ngjashëm me ta që mbështesin të njëjtët kandidatë apo parti që do të votojnë, gjithashtu, një mekanizëm psikologjik të quajtur "iluzioni i votuesit."
Shprehja e vetvetes ka të ngjarë të luajë gjithashtu një rol, - parashtron Lanning, - që e shikon zakonin për të votuar si një punëtor zgjedhjesh në Palm Beach County, Fla. Në zgjedhjet e vitit 2002 në Amerikë, për shembull, ai pa një ish-kriminel, i cili në mënyrë të përsëritur përpiqej të votonte. Njeriu qëndroi në radhë për një orë me fëmijën e tij të vogël dhe u kthye dy herë mbrapsht përpara se të verifikohej që e drejta e tij për të votuar ishte rivendosur.
"Pati rëndësi kaq shumë për të sa të kthehej dy herë dhe pyetja që lind është përse?", thotë Lanning.
Duke parë këmbënguljen e burrit, Lanning shikon vendosmërinë e tij për të votuar si një akt afermativ që thekson anëtarësinë e tij në një grup më të madh, thotë ai.
"Mund të mendojmë për të votuarit si shprehje të konceptit tonë", thotë ai. "Unë jam amerikan dhe amerikanët votojnë, për më tepër procesi i të votuarit shpreh atë që unë jam".
Faktorët socialë
Disa studime sugjerojnë se njerëzit janë të motivuar për të votuar sepse duan të "përshtaten". Bruce Meglino, i cili ka një diplomë doktorature në Universitetin e Karolinës së Jugut, për shembull, e shikon procesin e votimit si shembullin e një sjelljeje të përfshirë në këshillimet shoqërore - gjëra që njerëzit duhet t'i bëjnë - si p.sh. të punojnë shumë kur asnjë njeri nuk do t'i shohë apo të ndihmojë një të huaj, që ndoshta nuk do ta shikojë më kurrë në jetën e tij. Duke qenë se votimi është një aktivitet me më shumë kosto se përfitime për një individ, Meglino mendon se njerëzit e vetë interesuar dhe shumë racional as nuk shqetësohen të shkojnë të votojnë.
Studimet nga Richard Jankowski, kryetar i departamentit të shkencave politike të Universitetit Shtetëror të New York-ut, Fredonia, mbështesin rolin e altruizmit në votim. Duke u kthyer edhe një herë në pyetjen e ngritur nga studimi pilot i vitit 1995, nga Studimi Kombëtar i Zgjedhjeve në Amerikë, Jankowski gjeti se përgjigjet që mbështesnin pohimin altruist, kishin më shumë gjasa të kishin votuar në zgjedhjet e vitit 1994.
"Gjeta dëshmi shumë të forta që njerëzit që votojnë kanë tendencë të jenë shumë altruistë dhe njerëzit që nuk votojnë më shumë të përqendruar në veten e tyre", thotë Jankowski, që publikoi zbulimet e tij në "Racionalja dhe Shoqëria".
Roli i altruizmit në votime është studiuar më tej nga James Fowler, në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, studiues politik, i cili studion përmes lenteve të "lojës diktatore". Në lojë, lojtarit nr. 1 i jepet një shumë parash dhe i thuhet që ai ose ajo mund të ndajnë paratë me lojtarin nr 2, ose t'i mbajë të gjithë për vete. Gjithashtu, i thuhet se lojtari 2 nuk do ta mësojë identitetin e tyre. Teorikisht, nëse njerëzit janë vetëm të motivuar nga interesa vetiake, ata do t`i mbajnë paratë për vete. Por vetëm çereku i lojtarëve e bëjnë këtë, thonë studiuesit. Rreth gjysmës i ndajnë paratë dhe më pak se çereku nuk i ndajnë ato me një lojtar të panjohur, thotë Fowler.
Altruistët në lojën diktatore mund të priren të huazojnë sjellje të tjera prosociale. Fowler teorizon se ata mund të jenë të prirur të votojnë më shumë se njerëzit që i mbajnë paratë për vete. Një studim në "Gazetën e Politikës" mbështet këtë teori. Lojtari i lojës së diktaturës që i ndan paratë kishte dyfish më shumë gjasa të votonte kur krahasohej me një Kurnac të Lig.
Disa njerëz, sigurisht, votojnë sepse besojnë se vota e tyre do të bëjë ndryshimin, sipas një studimi të publikuar nga Melissa Acevedo, në Kolegjin e Komunitetit të Westchesterit dhe Joachim Krueger, doktoraturë, në Universitetin Brown, në Shkencat Politike. "Në parim, njerëzit mendojnë se vota e tyre do të bëjë ndryshimin dhe e kanë këtë besim të gabuar, edhe pse statistikisht nuk është kështu", thotë Acevedo.
Në studimet e tyre, ata propozojnë dy projekte të mundshme që njerëzit bëjnë përpara një zgjedhjeje që i bën ata të votojnë: Ata votojnë dhe kandidatët e tyre fitojnë ose ata abstenojnë dhe kandidatët e tyre humbasin.
Duke u bazuar në një ide për herë të parë të propozuar nga Amos Tversky dhe George Quattrone, Acevedo dhe Krueger mendojnë se votuesit mund të veprojnë mbi dy mekanizma egocentrike: një, "iluzioni i votuesit", projekton sjelljen e tij në njerëz të ngjashëm me ta, si p.sh. mbështetja e të njëjtit kandidat; të tjerë hapin një rrugë besimi se vota e tyre individuale mund të ndikojë në rezultat, duke parashikuar se çfarë mund të ndodhte nëse ata nuk votojnë.
Për të testuar idetë e tyre, Krueger dhe Acevedo u kërkonin pjesëmarrësve të imagjinonin se ishin mbështetës të "Partisë së Paqes". Në një vend fiktiv ku ata ndeshën një zgjedhje të ngushtë me "Partinë e Luftës", iu kërkua të supozonin se kishin për qëllim të votonin, por atë pak kohë që rrethanat nuk iu lejonin atyre të shkonin të votonin dhe ata mësuan rezultatet nga lajmet e mbrëmjes vonë. Iu dhanë pastaj katër skenarë të ndryshme: që partia që ata kishin votuar kishte fituar dhe që partia që ata kishin votuar kishte humbur.
Për çdo skenar, pjesëmarrësit vlerësuan sa pendim do të ndjenin ata sepse kishin votuar apo abstenuar. Rezultatet treguan keqardhje të vogël dhe kënaqësi të madhe, në rastin kur kishin votuar dhe partia e tyre kishte fituar. Kur votojnë dhe humbasin, apo abstenojnë dhe fitojnë, pjesëmarrësit shfaqnin një pritshmëri më të madhe keqardhjeje, më pak kënaqësi dhe i humbnin besimin për të votuar sërish.
Acevedo dhe Krueger vënë re se këto mekanizma psikologjike mund të shpjegojnë përse disa njerëz votojnë në mënyrë strategjike për një parti apo kandidat më pak të preferuar dhe mënyra se si shkëputja e votuesit rritet kur zgjedhjet parashikojnë një distancë të ngushtë.
Këto sjellje mbështesin pretendimin se njerëzit besojnë se votat e tyre mund të bëjnë ndryshimin në zgjedhjet elektorale, thotë Krueger.
Ndërkohë, mund të jetë një përbërës gjenetik për të gjithë këtë: Si rrjedhim i rregullave shoqërore dhe veprimit për interes të të tjerëve, pavarësisht nga interesat personale mund të transmetohet gjenetikisht, sipas një studimi të ri të Foëler dhe Laura Baker, një psikologe që studion bazat e sjelljes gjenetike apo rrethanore në Universitetin e Karolinës së Jugut. Nga studime paraprake, Baker ka zbuluar se fëmijët e adoptuar zhvillojnë orientime politike që janë të ngjashme me të dy prindërit adoptivë dhe të afërmit e tyre, duke mbështetur idenë se kur një person nga spektri liberal në atë konservativ është tek e fundit pjesërisht "e transmetuar kulturalisht". Studimet e Bakerit gjithashtu kanë treguar një përbërës shumë familjar të zakoneve konservative, njësoj si përbërësit gjenetikë. Gjithsesi, krahu i pjesëmarrjes politike përmes votimit mund të jetë një histori ndryshe. Në një studim të bërë në më shumë se 1,000 çifte binjakësh të rritur, Baker dhe Fowler kanë zbuluar një marrëdhënie më të fortë, me asnjë efekt virtual nga ambienti i njëjtë familjar. Bashkimi politik dhe fetar duket se ndikohet fortë nga ambienti i njëjtë që ndajnë binjakët.
"Partia në të cilën anëtarësohesh duket kulturalisht e vendosur, por krahu të cilin mbështet duket më shumë e ndikuar gjenetikisht", thotë Baker.
Zbulimet e Fowler, Baker dhe bashkautorit Christopher Dawes, një student i doktoraturës për shkenca politike, u planifikuan për t`u publikuar në çështjet e Majit të Rishqyrtimit të Shkencës së Politikës Amerikane.
Zakone dhe norma
Votimi mund të jetë edhe një zakon i qartë për disa njerëz, sipas Wendy Wood, një psikologe sociale në Universitetin Duke dhe bashkautore e Institutit të Kërkimeve Shkencore-Shoqërore. Ajo punoi me studiues politikë si John Aldrich dhe Jacob Montgomery në ekzaminim që Duke bëri për të studiuar të dhënat e Zgjedhjeve Kombëtare të Amerikës në 10 terma mesatare dhe zgjedhjet presidenciale midis vitit 1958 dhe 2002. Kërkimet e saj sugjerojnë se janë dy lloj votuesish: Votues specifikë zgjedhjesh, që janë të motivuar nga një kandidat i veçantë apo një çështje e veçantë, i cili vazhdimisht voton në çdo zgjedhje. Votuesit e zakonshëm, ka ngjashmëri të kenë jetuar në të njëjtën adresë për disa zgjedhje dhe zotërojnë një farë "konteksti të qendrueshëm" për të votuar. Të votosh se të është bërë zakon, mund të aktivizohet nga disa sinjale zgjedhjesh, si p.sh. komshinjtë që flasin për zgjedhjet apo kandidatët që ngjisin posterat në kopshtin para shtëpisë, thotë Wood. Kjo nuk do të thotë që ata nuk kanë konsideruar me kujdes faktet: "Mund të duket si zakon, por voton në një mënyrë shumë refleksive", vazhdon Wood.
Votuesit më pak të zakonshëm votojnë sipas një presioni social, faktor shumë domethënës në vendimin e disa njerëzve për të votuar, sipas shkencëtarit politik të Yale, Donald Green, studimet e të cilit tregojnë ndikimin e moshatarëve. Ai përfundon një eksperiment, duke përfshirë 180,000 familje nga Michigani për zgjedhjet e kandidatëve të vitit 2006. Pothuajse gjysma e grupit ishte grupi i kontrollit dhe nuk morrën asnjë komunikim të shkruar. Gjysma tjetër u nda në katër grupe të tjera, secila me korrespondencë të ndryshme. Njerëzit në grupin e parë morën një letër, e cila iu kujtonte atyre rëndësinë e kryerjes së detyrës qytetare dhe të votonin. Grupi i dytë mori të njëjtin mesazh, por iu tha gjithashtu se faktet në votime ishin fakte publike dhe se pjesëmarrja e tyre ishte studiuar. Grupi i tretë mori një letër, në të cilën ishte listuar nëse ata kishin votuar ose jo në dy zgjedhjet e fundit dhe iu tha se mbas zgjedhjeve një tjetër letër do t`iu dërgohej atyre, duke iu treguar nëse do të votonin apo jo në zgjedhjet që po afronin. Grupi i katërt mori një letër, në të cilën listohej nëse fqinjët e tyre kishin votuar në dy zgjedhjet e fundit, gjithashtu iu tha se mbas zgjedhjeve një tjetër letër do t`iu dërgohej atyre dhe fqinjëve të tyre me një shenjë në krah të emrit që do të tregonte nëse kishin votuar apo jo.
Në grupin e katërt, pjesëmarrja arriti në 8.1 përqind në zgjedhjen e kandidatëve, një efekt i cili u cilësua si "jashtëzakonisht i gjerë", krahasuar me të kaluarën. Pjesëmarrja arriti në 4.9 përqind në grupin të cilit iu tha se pjesëmarrja e tyre do të studiohej dhe rreth 2.5 përqind grupi të cilit iu tha se pjesëmarrja e tyre do të studiohej sipas rezultatit të publikuar nga Rishqyrtimi i Shkencës Politike Amerikane.
Pjesëmarrja në grupin e kontrollit ishte 29.7 përqind, ndërsa pjesëmarrja në grupin e parë të cilëve iu kujtua detyra e tyre qytetare për të votuar arriti në 1.8 përqindje pikë më shumë.
"Të ndjerë të detyruar për të përmbushur një normë shoqërore, në të vërtetë është një forcë e jashtëzakonshme", tha ai.
Të tilla studime janë të rëndësishme, vë re Lanning, sepse mund të japin të dhëna se si të shtohet pjesëmarrja e votuesve mbi grupet e dala tradicionalisht. Në vend të kësaj, njerëzit do të bindeshin se zgjedhjet nuk janë të drejta dhe se pjesëmarrja e tyre nuk ka shumë rëndësi duke i hapur rrugë tiranisë së disa të tjerëve, thotë Lanning.
"Amerika është një komb i fuqishëm dhe ne jemi të mëdhenj se njerëz të ndryshëm mund dhe duhet të marrin pjesë", vë re ai. "Ajo madhështi po rrezikohet kur grupe të rëndësishme, në një numër të rëndësishëm, nuk marrin pjesë ashtu siç duhet". K.B.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi