Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Inva Mula ngre siparin operistik në Torino

Shko poshtë

Inva Mula ngre siparin operistik në Torino Empty Inva Mula ngre siparin operistik në Torino

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 24, 2008 12:18 am

Inva Mula ngre siparin operistik në Torino
a.m - Shekulli
Inva Mula ngre siparin operistik në Torino U1_invaXhilda e Inva Mulës hap sezonin e ri operistik në Torino. Nën drejtimin e Giancarlo Cobellit dhe Renato Palumbos, vjen në skenën e Torinos më 16 janar një nga tre operat e famshme të Giuseppe Verdit, "Rigoletto" e cila do të ketë plot 14 shfaqje.
Në rolin e Xhildës së bukur dhe fatkeqe interpreton sopranoja Inva Mula. "E bukur, tërheqëse, një bijë arti, e ngjitur në skenë që në moshë të re dhe që ka arritur të interpretojë në skenat botërore më prestigjioze", - konsiderohet Inva Mula nga drejtuesit e teatrit torinez.
Mula do të ketë përkrah, baritoni Roberto Frontale me të cilin këndon sërish 8 vjet pas rivënies së fundit dhe që konsiderohet si një nga baritonët më të mirë të brezit të tij. Frontale interpreton në rolin e lolos Rigoleto.
Këngëtarë të tjerë janë tenori Roberto Sacca në rolin e Dukës së Mantovës, Riccardo Zanellato, Rossana Rinaldi, Sandra Pacheco Quinterno, Andrea Patucelli, Roberto Accurso, Antonio Feltracco e Francesco Musinu. Orkestra do të drejtohet nga Renato Palumbo, mjeshtër i repertorit melodramatik italian. Shfaqja e parë Opera do të ngjitet në skenën torineze deri në datën 3 shkurt.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi