Një spektakël me yllin e artit operistik shqiptar, Saimir Pirgun
Faqja 1 e 1

Edlira Dedja
Manifestim i rrallë kulturor në Bern të Zvicrës me një artist të madh shqiptar
Tenori shqiptar Saimir Pirgu paraqitet sonte në Bern të Zvicrës
Opera e Puçinit midis mureve të shtëpive dhe lagjeve të Bernës, midis kalimtarëve, banorëve dhe spektatorëve të shumtë. Ky evenimet artistik i vitit mund të ndiqet direkt sonte , më 29 shtator 2009, në SF, ARTE, TSR dhe TSI.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm me «Traviata-n» në Lausanne dhe « Rigoletto-n » në Opernhaus të Zürichut, tenori shqiptar Saimir Pirgu është ftuar përsëri në Zvicër për të qenë protagonisti kryesor i ngjarjes më të madhe artistike të vitit. Në një apartament të thjeshtë të njërës prej lagjeve të Bernës, midis një dekori pallatesh dhe fasadash të thyera, ku jetojnë prej 20 vjetësh banorë zviceranë e të huaj, spektakli i ri do të shpaloset me të gjitha mundësitë e ofruara nga ky ambient i guximshëm: duke investuar të gjitha mundësitë e ofruara nga rrethanat . Spektatorët dhe telespektatorët mund ta ndjekin historinë dramatike të operës “La Bohème” të Puçinit që nga çatitë e shtëpive, nga ballkonet, dritaret e kuzhinës, dhomave apo salloneve. Madje mund ta ndjekin edhe në ashensor, ku Rodolfo (Saimir Pirgu) dhe Mimi do të këndojnë duetin e tyre të dashurisë. Duke i lënë mënjanë vështirësitë e mëdha teknike për realizimin e këtij spektakli gjigant, duhen nënvizuar nga ana tjetër mundësitë e jashtëzakonshme që u ofrohen spektatorëve të panumërt për të ndjekur operën e Puçinit si asnjë herë më parë, duke marrë pjesë aktive në regjinë dhe vënien në skenë të saj, duke ndërhyrë e duke patur edhe mundësinë ta tregojnë historitë tyre më intime. Nga kjo ndërthurje e intrigës me realitetin social lind një emocion i jashtëzakonshëm, një poezi e rrallë. Kurrë opera s’ka qenë më e gjallë se kësaj here!
Unë doja të vija ballëpërballë botën imagjinare të operës me botën reale, pa i përplasur njëra me tjetrën, - deklaron Anja Horst, regjisorja e spektaklit. Për ne është një premierë mjaf e vështirë, - vazhdon ajo - dhe ka shumë pengesa teknike për t’i zgjidhur. Ndërtesa është me korridore të ngushta dhe mure të larta e me ambiente të ndërlikuara . Ekipi i xhirimit është i paisur me 21 kamera. Dhomat janë të vogla por për regjisoren kjo jep mundësinë që kamerat të afrohen deri në maksimum. «Mos u bëni merak – vazhdon të buzëqeshë ajo, - ne nuk do të shkojmë t’i ndjekim njerëzit deri në tualet».
- S’ka të bëjë aspak me «Big Brother » - siguron Thomas Beck. Për të respektuar maksimumin e realizmit, ndërtesat janë lënë në gjendjen që kanë qenë dhe s’është përdoruar as edhe një retushim edhe pse artistët kanë kostumet e epokës.
Komente të shumta janë bërë edhe për tenorin shqiptar Saimir Pirgu nga kritikë të muzikës, në gazeta e site të ndryshme interneti. Karriera e tij është marramëndëse për moshën e tij të re dhe roli i Rodolfos, që kërkon pjekurinë më të lartë vokale dhe artistike, këndohet për herë të parë nga një tenor 28-vjeçar.
Saimir Pirgu (Rodolfo) tenor – shkruhet në faqen e TV ARTE – ka lindur në vitin 1981 në Elbasan të Shqipërisë, ku ka kryer studimet për violinë. Më vonë ai orientohet në kanto, duke ndjekur konservatoret e Tiranës e më pas Bolzano-s (Itali). Që në hapat e para të karrierës së tij, ai është laureat i çmimeve më prestigjoze të konkurseve operistike ndërkombëtare. Ai bëhet menjëherë i njohur në ambientet e operës, duke u vlerësuar në mënyrë të veçantë nga profesori dhe drejtuesi i ardhshëm i karrierës së tij, Luçiano Pavaroti.
Rolet e tij të para e drejtojnë Saimir Pirgun në Strasbourg dhe në Festivalin “Rossini” të Wildbad-it në 2002. Dy vjet më pas, ngjarja që i vuri vulën karrierës së tij ishte takimi me Claudio Abbado-n, i cili, pasi e dëgjoi tenorin 23 vjeçar, i propozoi rolin e Ferrandos në operën “Cosi fan tutte”. Më vonë, Saimir Pirgu dekorohet me medaljen Eberhard – Waechter për interpretimin e Nemorinos në “Elixir d’amour” të Gaetano Donizetti-t në Operën Shtetërore të Vjenës. Gjatë verës së vitit 2004 ai debuton në Festivalin e Salzburgut dhe që prej atëherë ai ftohet rregullisht nga skenat më të mëdha të botës: Zürich, Madrid, Bilbao, Londër, Bologne, Rome, Munich, Berlin, Vjenë, Santa Fé, etc. Pak kohë më parë ka qenë edhe në Amerikë, si protagonist kryesor i premierës së pare operistike, vënë në skenë nga Woody Allen. Në muajin tetor 2009 Saimir Pirgu do të debutojë në Metropolitan Opera të New Yorkut.
Le t’i urojmë sukses të plotë edhe kësaj rradhe tenorit tonë të mrekullueshëm Saimir Pirgu!
“Do ta dëgjoj operën “La Bohème” me kënaqësinë më të madhe e njëkohësisht do të brohoras “Rroftë Shqipëria”- shkruan Jean Charles Autier, një nga zyrtarët e lartë të kantonit të Neuchâtelit në Zvicër, midis shumë simpatizantëve të panumërt të Saimir Pirgut.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Edlira Dedja: Ermonela Jaho në majat e artit operistik
» Kuvendi i Shqipërisë nderon figurat e artit shqiptar në 100 vite
» Spektakël në Renens-Lausanne -talentë---
» Inva Mula ngre siparin operistik në Torino
» Jep dorëheqjen drejtori i QSUT-së Saimir Ivziku

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi