Halit Bogaj: Edhe diçka për Martirin - Jusuf Gërvalla
Faqja 1 e 1

EDHE DIÇKA PËR MARTIRIN – JUSUF GËRVALLA
Nga Halit Bogaj
Ishin ditët studentore kur një i ri erdhi në Prishtinë për t`i vazhduar studimet universitare dhe për ta thithur nektarin e diturisë së thellë njerëzore.Erdhi nga Duboviku me një ëndërr rinore që t`i kryente studimet e Degës së letërsisë shqipe.Banonte në një banesë të vogël me bashkëshorten dhe djalin e tij të madh/Premtonin/,i cili do ta vazhdonte trashëgiminë e njohur shqiptare.Edhe emrin ia kishte lënë të bukur dhe plot shpresa.
Jusuf Gërvalla rridhte nga një familje tradicionale patriotike, i mësuar dhe i edukuar nga babai i tij atdhetar që kishte luftuar kundër okupatorit tonë të përbetuar.Pas dy vitesh gjimnazi në Pejë, ishte i detyruar të shkonte në Slloveni, ku ishte shquar me një aftësi të jashtëzakonshme, duke arritur që vetëm për dy vite ta mësonte atë gjuhën e atij vendi dhe disa vite më vonë ta përkthente edhe një vepër të petit Ciril Zlobec.
Jusufi dinte të zgjidhte se çka të përkthente nga gjuhët e huaja dhe kur jemi këtu duhet përmendur edhe disa përkthime të tjera si:”Legjendat e Guatemalës”,”Klepsidra”dhe “”Varreza për Boris Davidoviqin’’.Jusuf Gërvalla nuk përkthente dhe nuk shkruante shkel e shko, por çdo punim i tij kishte vlerë të madhe artistike dhe letrare.Vitet vinin dhe shkonin dhe poeti, këngëtari, përkthyesi, publicisti dhe shkrimtari Jusuf Gërvalla bëhej gjithnjë e më i madh me krijimet e tij të llojllojshme, duke poseduar një energji të pashterrshme të cilën nuk e kuptonim se prej nga e merrte. Edhe kur lexonte, i zgjidhte vetëm kryeveprat më të rëndësishme dhe në një rast kur na e spiegonte një ese të Zhan Pol Sartrit për popujt e robëruar, ne ishim të mahnitur me një krahasim të tillë të cilin e bënte lidhur me vuajtjet e shqiptarëve.E kishte në qejf edhe vizionarin – Nostradamus i cili e kishte qëlluar se çdo të ndodhte në botë dhe në ish Jugosllavi, ashtu si na rrëfente edhe Jusuf Gërvalla i cili në ato çaste na dukej se u besonte bestytnive të ndryshme dhe”përrallave që i kishte shkruar Nostradamusi”. ,por që në vitet e ardhshme dolën shumë të vërteta dhe profetike,ashtu siç i kishte besuar edhe shoku dhe miku ynë i dashur.Dhe kush do të mendonte se pikërisht Jusuf Gërvalla do të bëhej shkaktari kryesor I rrënimit të Jugosllavisë përmes demonstratave të tij të shumta të cilat i bënte me bashkëatdhetarët tanë në mërgim.Edhe sot na duket se po e shohim dhe po e ndiejmë pranë vetes atë martir të shquar,atë shok aq të dashur dhe atë vëlla madhështor që dha jetën për të gjithë ne që sot e gëzojmë lirinë e kërkuar me qindra vite për të cilën kishin rënë dëshmorë gjenerata të tëra.Na duket se po e shohim dhe po e ndiejmë pranë vetes djaloshin me kitarë në dorë dhe me këngën”El Koplero” e cila ishte bërë edhe hit i asaj kohe i kënduar nga Jusuf Gërvalla.Na duket se akoma po e shohim njeriun me ideale të larta patriotike që jetën e vetë të shtrenjtë e vuri në altarin e lirisë shqiptare.Jusuf Gërvalla ynë i madh sikur kishte lidhje të ngushtë me poetët më sensualë që u kënduan popujve të tyre të dashur dhe nënave të veta të shtrenjta, ashtu siç ishin Jesenini dhe Garsia Lorka.E adhuronte Kadarenë dhe Risto Siliqin,nga të cilët i përpiloi dy këngë, duke komponuar shpeshherë edhe këngë nga autorët tanë të traditës dhe bashkëkohësisë.Nëna ishte fenomen në poezinë e fuqishme të Jusuf Gërvallës dhe kulti ndaj saj prezentohej vazhdimisht në vjershat e tij të bukura, por nëna e tij nuk ishte vetëm e vetja ngase shumë shpejtë do të bëhet edhe nënë e përgjithshme shqiptare, sidomos pas vrasjes së djemve të saj nga bandat e egra të UDB-ës jugosllave.Jusuf Gërvalla poliedrik ishte edhe folklorist,duke e konsideruar si të shenjtë folklorin tonë të mirëfilltë.Edhe kur e përkthen librin ”Legjendat e Guatemalës”, ai fascinohet me lashtësinë e atij populli në të cilin kishte gjetur diçka të ngjashme me legjendat tona.Siç thamë edhe më lart, Jusufi përktheu edhe nga Danillo Kishi i cili ishte mik i madh i shqiptarëve dhe luftëtar i paepur për të drejtat tona të cilin e zë ngojë edhe Ismail Kadare në një shkrim të tij.Se kush ishte Danillo Kish për regjimin serb tregonte edhe injoranca e atij regjimi gjatë varrimin e shkrimtarit kur kishin marrë pjesë vetëm një grup i vogël njerëzish, ngase nuk kishin guxuar nga politika aktuale millosheviqiane!Jusuf Gërvalla shkroi edhe romanin me titullin”Rrotull,” por i cili nuk e pa dritën e diellit ngase pak pa dalur në shitje, autori arratiset në Gjermani.Përmbledhja e tij poetike”Kanjushë e verdhë” është lexuar me dashuri të madhe nga lexues të shumtë dhe është përjetuar si diçka e posaçme në vazhdimësinë poetike të asaj kohe.E shkruar me një gjuhë dhe stil të përsosur, përmbledhja në fjalë na lente mbresa të shumta dhe të paharruara, duke zënë një vend nderi në mbarë krijimtarinë letrare shqiptare,ngase është shkruar nga një djalosh patriot që nuk pajtohej në asnjë mënyrë me fatin tonë të pafat nën okupatorin e pashpirtë dhe është vlerësuar lart edhe nga kritikë letrarë nga Shqipëria..Jusufi ecte në një rrugë të drejtë dhe grandioze të këtij populli për të cilin frymonte, kur edhe si gazetar në “Rilindje”bënte punën e tij të adhuruar dhe titanike, duke mbledhur rreth vetes djem të rinj dhe patriotë të cilët e adhuronin,e çmonin dhe e respektonin kultin e tij burrëror, ashtu siç e meritonte.
Edhe kur polemizonte me ndokend, Jusufi dinte si të vepronte me njerëzit dhe bashkëbiseduesit, duke i bindur ata se kishte të drejtë në qëndrimet e veta të prera dhe të sigurta, por duke mos e ofenduar askend .Edhe në këtë drejtim ai krijonte shumë shokë dhe miq të rinj nga të cilët nuk kishte të ndarë, ngase miqësia e tij buronte thellësisht dhe sinqerisht nga zemra dhe dëshira për bashkim kombëtar, të cilin e kishte edhe synimin e tij kryesor.Kur shkruante në vazhdime për serialin”Era dhe Lisi”, na bënte që ta kujtonim të kaluarën tonë të mjerë dhe të hidhur dhe periudhën rankoviqiane të cilën e kishte përjetuar mbi supet e veta ky popull i robëruar.E adhuronte personazhin e Lisit të cilin e kishte interpretuar në mënyrë markante doajeni virtuoz Abdurrahman Shala.Jusuf Gërvalla shpaloste brengat dhe kujtimet tona historike të përjetuara nga prindërit tanë, ku edhe vetë ai dhe të gjithë ne ishim pjesë e asaj dhembjeje të madhe.Tek Lisi ai shihte edhe babain e vetë të menduar dhe të gjithë baballarët tanë të ndjekur nga një regjim i egër dhe barbar që shpikte aksione të ndryshme siç ishte edhe ai i “mbledhjes së armëve nga shqiptarët”, e që ishte edhe temë trajtimi e serialit.Jusufi hynte thellë e më thellë në historinë shqiptare dhe në tragjikën tonë kombëtare të përjetuar gjeneratë pas gjenerate.Hynte dhe thuajse të gjitha brengat i kishte të ngarkuara mbi supet e veta djaloshare.Në një vit dhe në një vend të caktuar, kur një grup studentësh dëgjonim këngën e “Kamer Loshit”, të kënduar nga Salih dhe Feriz Krasniqi, Jusuf Gërvalla ishte i mallëngjyer nga gëzimi që e dëgjonte atë këngë mitike të cilën e konsideronte edhe si njërën ndër kryeveprat më të famshme të folklorit tonë, duke u thënë të gjithë të pranishëmve”se Kamer Loshi ishte Oso Kuka i Drenicës në luftën e Azem Galicës”.
Jusuf Gërvalla kishte konsideratë të madhe ndaj kolosëve më të shquar të folklorit tonë burimor , sidomos ndaj:Sefë Mleqanit,Riza Bllacës,Drenocasëve,Selman Balës dhe Adil Cenë Dugollit,Bajrush Dodës,Dervish Shaqës dhe shumë të tjerëve që ishin të formatit të tyre dhe prapë themi se nga e merrte tërë atë energji për të riprodhuar dituri të llojllojshme në mendjen e vetë të ndritur dhe si kishte kohë të merrej me të gjitha ato veprimtari të shumta...Prej nga mund t` i njihte dhe t`i vlerësonte të gjitha ato vlera kolosale kombëtare, patriotike, historike dhe letrare? Eruditi Jusuf Gërvalla realizoi edhe ëndrrën e tij të kahmotshme dhe qëllimin e vetë kryesor – ndërkombëtarizimin e çështjes sonë kombëtare, për çka ishte vrarë dikur edhe Nazim Gafurri i cili e kishte dërguar një telegram në Kombet e bashkuara për të treguar se çka bëhej me shqiptarët e Kosovës dhe shpërnguljen e tyre në Turqi, kurse Jusuf Gërvalla për shkak se bënte demonstrata të mëdha dhe të fuqishme anembanë Evropës, për t` i treguar asaj se populli shqiptar donte të ishte i barabartë me të gjithë të tjerët në ish hapësirën jugosllave.Çdo përvjetor i ri i vrasjes mizore të martirit Jusuf Gërvalla është një kujtim më tepër dhe një dhembsuri shumë më e madhe, por edhe një krenari e jashtëzakonshme për atë bir besnik dhe heroik të trojeve tona të lashta, prandaj edhe Serbia nuk e kishte aspak lehtë kur Jusufi ia nxirrte të palarat e saj në sheshet evropiane, ku me shekuj ishin fshehur veprimet e saj shtazarake të ushtruara ndaj nesh.. Gënjeshtrave të saj të përhershme dhe shekullore u besonte Evropa plakë, Rusia dhe Kina komuniste të cilat do ta zhduknin çdo shqiptar për hir të ruajtjes së interesave të veta hegjemoniste.Siç e dimë të gjithë, martirin tonë të madh e kishte vrarë Stane Dollanci me UDB-ën serbe,por në ndërgjegjen e tij të fjetur dhe të sëmurë ai do të ketë harruar se Jusuf Gërvalla e kishte përkthyer në shqipe edhe poetin e shquar slloven – Ciril Zlobecin.Do të ketë harruar ngase e vrau Jusufin,Bardhin dhe Kadri Zekën në një atentat barbar të përgatitur nga forcat speciale jugosllavo- serbe të cilave kishte flluar t` u rrëshqiste –dheu nën këmbë, por mbase Jusufin do ta ketë njohur demokrati – Millan Kuqan i cili në një natë të zezë për Serbinë e mbrojti të drejtën tonë në Parlamentin slloven “duke u shprehur se”Kosova ishte atdheu i tij” me ç` rast serbët e çmendur, në krye me njëfarë Unkoviqin, u ngritën në natën e njejtë në Qendrën studentore të Beogradit për t`i mbledhur çetnikët në mitingjet e tyre të njohura.Për Jusuf Gërvallën dhe vrasjen e tij të tmerrshme shkroi edhe i madhi Kadare ,por edhe këngëtarët tanë më të njohur kënduan këngët e tyre të bukura dhe heroike kushtuar asaj figure madhështore të popullit tonë,vëllait të tij Bardhoshit dhe shokut të tyre Kadri Zeka.Në çdo përvjetor me radhë, ne jemi krenarë që patëm një atdhetar të tillë aq të madh që dha gjithçka nga vetëvetja për Kosovën e tij të dashur dhe lirinë e saj, duke mos e kursyer edhe jetën e vetë të shtrenjtë dhe për të mbetur mitik me shprehjen e një shkrimtari tonë se ”Jusufi posedonte një spontanitet i cili vetëm atij i kishte hije”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halit Bogaj: Edhe diçka përkitazi më këngën ''Demë Ahmeti''
» Halit Bogaj: Zeqir Gërvalla
» Donika Gërvalla:Jusuf Gërvalla për udhëheqësit komunistë të Kosovës të viteve 80-ta
» Halit Bogaj: Halit Gashi
» Ferit Ramadani: Jusuf Gërvalla - Kompleksi i sfidave

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi