Halit Bogaj: Zeqir Gërvalla
Faqja 1 e 1
Halit Bogaj: Zeqir Gërvalla
ZEQIR GËRVALLA
Nga Halit Bogaj
Zeqir
Gërvalla është njëri ndër poetët më të shquar shqiptarë me emrin e të
cilit është e lidhur një pjesë e letërsisë sonë.Ai ishte poet desident
dhe atdhetar i madh.Si i burgosur i ndërgjegjes ishte i dënuar
politikisht, duke qëndruar 5 vjet në burg, si pjestar i Grupit të Adem
Demaçit.Edhe Zeqir Gërvalla vazhdoi traditën e bashkëkobasve të tjerë
për çlirim kombëtar nga okupatori ynë shekullor.Emri i tij ishte dhe
është ndër emrat më të respektuar të popullit tonë për të cilin i
dhuroi vitet më të bukura të rinsië së tij të hershme qysh si nxënës i
Normales së Prishtinës.Si trim i paepur për realizimin e çështjes sonë
madhore kombëtare, Zeqa bashkëpunoi edhe me veteranin e madh Metush
Krasniqi i cili ishte ndër shtyllat kryesore të atdhetarizmit shqiptar
në Kosovë, por edhe me Fazli Grajçevcin, Hilmi Rakovicën dhe të
tjerë,.Fazli Grajçevcin e patën vrarë për Flamurin tonë kombëtar, kurse
Metush Krasniqin UDB-ja sllave e mundoi dhjetra herë me metodat më
drakonike, duke mos mundur kurrë ta thyente karakterin e tij të lartë
patriotik dhe moral.Pra edhe Zeqa ishte i gatuar nga i njejti brum si
ikonat tona më të famshme të rezistencës sonë popullore të cilat ishin
të shumta, duke pasur vetëm një qëllim kryesor- atë të çlirimit tonë
nga okupimi i egër klasik..
Pas
vuajtjes së dënimit, Zeqir Gërvalla regjistroi Degën e gjuhës dhe
letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe si patriot i madh që
ishte ai asnjëherë nuk ndaloi së vepruari drejt qëllimit të tij final.
Atje ishte në kontakt me të rinjt universitarë në mesin e të cilëve
ishte edhe kushëriri i tij/tani legjendar/Jusuf Gërevalla i cili
vazhdimisht shoqërohej dhe ishte i pandarë me Zeqën.
Zeqa
vazhdonte të shkruante por shkrimet e tij ishin akoma të ndaluara.
Nëpër konkurse letrare shpeshherë fitonte shpërblime me pseudonime të
ndryshme .Së shpejti bëhet poet i kërkuar dhe në saje të miqve të tij
të shumtë arrin të punosohet në revistën e atëhershme studentore’’Bota
e re’’ ku një kohë ishte kryeredaktor edhe Ibrahim Rugova. Pas vitit
1974 erdhën disa vite të mira edhe për ne, ndaj edhe Zeqa ishte më i
lirë që të shkruante.Vargjet e tij melodike na bënin përshtypje të
shumta dhe lexoheshin me një frymë.Zeqën e donin, e çmonin dhe e
respektonin gati të gjithë profesorët e Katedrës sonë e cila ishte
therrë në sy për armiqtë tanë.Mjaftonte që atyre t’u thoshe’’Jam
student i Albanologjisë’’të cilëve u ngrysej fytyra ngase nuk mund ta
duronin atë togfjalësh. Ndër profesorët që e çmonin më së tepërmi Zeqën
ishte edhe Latif Berisha i cili e dinte se çfarë kalvari kishte kaluar
poeti dhe studenti i tij Zeqir Gërvalla.
Ditët
kalonin dhe Zeqa vazhdonte t’i shërbente vendit të tij me angazhime të
ndryshme , sipas mundësive të asaj kohe.Më kujtohet njëherë kur shkova
mysafir tek ai, ishte duke e rregulluar një antenë televizive për t’i
kapur valët e Shqipërisë sonë të dashur.Në bisedë e sipër e mahniste
poema e Dritëro Agollit’’Nënë Shqipëri’’të cilit ia shihte për të madhe
që i kishte përkufizuar Shqipërinë vetëm me njëzetetëmijë kilometra
katrorë. Dritëroi nuk është dashur fare ta shkruante atë numër-
përndryshe vepra është e shkëlqyer -thoshte Zeqa.
Ajo
që më shtyri të shkruaja për këtë poet të dashur, që ka hyrë thellë në
zemrat tona, ishin disa poezi të shkruara prej tij në internet, por të
seleksionuara nga Sami Islami.Vargjet e theksuara janë meditim i një
poeti që ia di vlerën Perëndimit i cili na ndihmoi për ta çliruar
vendin tonë nga një okupator i pashpirtë.Perëndimi për ne është
Ardhmëria dhe jeta jonë në liri’’Në të katër horizontet/ e Ar/b/dheut
tim- thot Zeqa.Meqenëse Amerika na nxori nga okupimi serb para dy ztri
vitesh Zeqa/pasiqë është refugjat atje/ e kishte shkruar një poezi
kushtuar Amerikës e të cilën e kishte lexuar Klintoni në një gazetë të
atjeshme , duke mbetur i mahnitur me përmbajtjen e saj, madje thuhej se
kishte derdhur edhe lot gjatë leximit të saj.
Krahas
asaj që theksuam pak më partë, poezia e cila na shtyri më së tepërmi të
shkruajmë për Zeqir Gërvallën ishte pikërisht poema’’Kanjushë e verdhë
krenare’’titulli i një përmbledhjeje poezish nga i madhi Jusuf
Gërvalla.Domethënë’’Kanjusha e verdhë krenare’’u kushtohet martirëve
atdhetarë/Tre dëshmorëve të kombit:( Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe
Kadri Zekës) Mëtej poeti shton:: Kanjushë… Kanjushë e verdhë! Ti mbete
përherë lajmëtare e (I)lirisë Kanjushë e verdhë…Kanjushë… Kanjushë e
verdhë! E ai që nga zemra të nxori i pari e të lëshoi në fluturim të
lirë hyri në (I)lirinë e këngës…Po, po … fluturoi në diell në hënë e në
yje që kurrë më të mos bie; U bë kujtesë në kujtesën e kombit së bashku
me yjet e tjerë të lindur e të palindur Për një PRANVERË; Kanjushë…
Kanjushë e verdhë!
II
Kanjushë! Eja, Kanjushë e verdhë…! Eja e fluturo në qiellin e Kosovës e
puthe (I)lirinë në ballë që e vizatuan zogjët e bardhë me qumështin e
tyre të kuq në qiell…në tokë…në ujë…në gjethe… në lule… drejt diellit -
hënës e yjeve drejt (I)lirisë… Pastaj …lehtë, lehtë si rreze… si dritë
Kanjushë e verdhë zbrit në Dubovik e përqafoje e puthe fort fort fort
Nënë Ajshën - QËNDRESË KOSOVE; Dhe… në vend të ngushëllimit Uroja
DASMËN E YJEVE e thuaj: - po të vijnë djemtë e lirisë krushqit e
(I)lirisë më të bukur se kurrë; Qe… Jusufi me kitarë Kadriu me flamur…
Bardhoshi me Bardhënbardhësive të (I)lirisë nga gjak i kuq i dëshmorëve
të vjetër e të rinj… Kanjushë e verdhë… Kanjushë krenare!
III
Ooo… Heejj… Kush guxon më t'i trazojë zogjtë e bardhë, Zogjtë e
Kosovës? Askush… Ooo…Heejjj… Askush më s'guxon t'i tremb zogjtë e
Kosovës, zogjtë e lirë… në qiellin e lirë të
Kosovës…Dardanisë…Ilirisë…Sepse, sot me ne është edhe i Madhi Zot, e
tërë bota e re është me ne… Ne po fitojmë… Korbat e zi karpatianë në
vetëvrasje po shkojnë…Ne po fitojmë…Ne po festojmë Kanjushë e verdhë
…Kanjushë (I)lirie!
IVJa…
sot Duboviku ka dasmë… Sot Kosova feston… Sot feston e tërë Shqipëria;
Feston dashurinë e juaj, fjalën e juaj Feston gjakun e juaj shdërruar
në LULËKUQELIRIE që nuk vyshken kurrë: rreze në FLAMUR me Shqiponjën
dykrenare që nga Skënderbeu e sot… Vallë, a ka bukuri më të madhe, o
Zot?
V
Kanjushë…
Kanjushë e verdhë rrezeplotë, Fluturo… Fluturo mbi Kosovë! Fluturo mbi
Dubovik…! Po, po… Mbi Bjeshkë të Nemura fluturo!Se s'janë më të
nemura…, Lirisht fluturo mbi to …! Fluturo mbi Kosovë, Çamëri,
Shqipëri…! Se, ja… po bëhemi NJË Se - NJË KOMB E NJË ATDHE JEMI, se më
të ndarë nuk kemi; Fluturo… Fluturo e lirë anembanë trojeve
iliroshqiptare! Kanjushë e verdhë… Kanjushë krenare!
Në
një tufë vargjesh Zeqir Gërvalla përmes një zogu shpreh edhe brengën e
vetë mërgimtare larg vendit të vetë të lindjes dhe atdheut .Duke iu
referuar zogut ai na e përkujton poetin e Rilindjes kombëtare Filip
Shirokën I cili nga Misiri /Egjipti/i drejtohet Dallëndyshës që ajo të
shkojë në’’Fushë të Rrmajit’’për t’i vizituar varret e prindërve të
tij. Pra janë shumë melankolike vargjet:/ Ç'ke o zog? Ku po të dhemb?
Përse aq me turr po cicëron? Çfarë po të mungon, o zog? Eh, çfarë
dhembje e vuajtje që të kesh mjafton që s'je refugjat nga Kosova edhe
pse të gjithë na pritën mirë;Edhe ti, o zog Që aq bukur po cicëron… Por
, ne s'mund të ndjehemi të lumtur as të lirë - pa lirinë e plotë të
Kosovës pa përqafimin e vëllait e motrës në zemrën e Saj në lirinë e
Saj në dashurinë e Saj në lulëzimin e rrënjëve e të degëve të Saj Zog,
o zog…!
Fatin
e vetë në mërgim poeti e krahason edhe me rënien e një gjethi nën degët
e një trungu, për të cilin thotë/:-Ti nën degën tënde …e , unë larg../
, duke vazhduar me vargjet: oh, çfarë ngjashmërie! Këtu…as mbrëmja si
mbrëmje… As ….agimi si agim… Ah! Larg AR(B)DHEUT tim pa ëndje… Jo.
Shpirti s’gjetka dot qetësim.
E
bukur është edhe poezia’’Pak biografi’’ në të cilën poeti gëzohet për
arritjen e ditëve më të mira për birin e tij të dashur dhe për të
gjithë bijt shqiptarë, duke e përmbyllur me mendimet/ Gjyshi betohej në
shpatë Babai - në pushkë Unë - në libër E ti… ku ta di! Toka biro,
gjakon njerëz të rinj./

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halit Bogaj: Edhe diçka për Martirin - Jusuf Gërvalla
» Halit Bogaj: Tom Lantoshit
» Halit Bogaj: Halit Gashi
» Agim Vuniqi: Poeti që nuk di të ndalet, ai është Zeqir Gërvalla
» Halit Bogaj: Dr. Rugova

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi