Vlashi Fili: Shqiptarët e Filadelfias argëtohen ne piknikun veror
Faqja 1 e 1
Vlashi Fili: Shqiptarët e Filadelfias argëtohen ne piknikun veror
Flamuri yne ne qender te piknikut |
SHQIPTARET E FILADELFIAS ARGETOHEN NE PIKNIKUN VEROR
Nga Vlashi Fili
Kohë më pare Kryesia e Shoqatës “Bijte e shqipes” kishte programuar piknikun me shqiptarët e Filadelfias. Por ata kishin një shqetësim, si do të ishte koha ditën e 28 qershorit, dita e piknikut. Ky shqetësim e kishte bazën në motin e gjithë ditëve të më parëshme.të muajit qershor sepse qysh sa hyri dhe deri më datën 27 nuk kishte bërë asnjë ditë me diell, por vetëm kohë e keqe dhe shi, saqë shpesh njerëzit si me shaka thoshin se kanë ndryshuar stinët. Por dita e shtunë e datës 27 dha një sinjal të mirë. Koha dukej se po përmirësohej.
Dita e dielë e 28 qershorit filloi me një qiell të pastër. Qysh në mëngjes, dielli lëshoi rezet e tij sikur deshte të avullonte lagështinë që kishte marë toka gjatë gjithë ditëve me shi të qershorit. Banorët e Filadelfias vërshuan në Neshamini State Park. Një gjë të tillë e parashikuam unë dhe Llazari , prandaj pa vajtur ora 8:00 në mëngjes, orë kur hapej parku, u gjendëm në hyrje të tij. Këtë e kishin parashikuar edhe banorë të tjerë të Filadelfias të cilët me makinat e tyre filluan të grumbullohen në hyrje të parkut.
Koha e kthjellët dhe ambjentet e përshtatëshme që afron parku me pemë dhe hije të shumta në një sipërfaqe të madhe, me tavolina pothuajse në të gjithë teritorin si dhe barbikyt (barbecue) pranë tyre, fusha e futbollit dhe ajo e voleiballit, parku me lodra për fëmijë, pishinat për tu larë dhe larguar të nxehtit, lumi aty pranë ku mund të bësh një shëtitje nën flladin e lehtë që të jep prania e ujit të tij, ftojnë për një pushim të këndshëm si të rriturit ashtu edhe të rinjtë, si të moshuarit ashtu edhe fëmijët.
Sapo u hap parku ndër të parët u futëm edhe ne. Rezervuam një sektor me disa tavolina. Mbas nesh mbriti dhe Bashkimi. Tullumbacet e kuqe dhe të zeza, ngjyrat e flmurit tone, të vendosura rreth sektorit të rezervuan si dhe flamuri i kuq me shqiponjën e zeze të vendosur në një pemë në qendër të këtij sektori dalloheshin për së largu duke krijuar bindjen tek të tjerët se aty do të ishte diçka e organizuar. Mbasi përfunduam, të tre u ulëm në pritje të bashkatdhetarëve.
Nuk vonoi dhe familjet shqiptare filluan të grumbullohen njera pas tjetrës.
-Nuk ishte e vështirë të dalloje qysh së largu sektorin tonë dhe nuk ishte e nevojshme tu telefononim e tu pyesnim se ku jeni, Tullumbacet kuq e zi dhe flamurin i dalluam qysh nga parkimi i makinave, - tha, sapo erdhi me gjithë familjen, Omer Sula, një i moshuar që pak kohë ka që ka ardhur në Filadelfia.
Ndër të parët që erdhi ishte edhe Dëfrim Pajollari me gjithë familjen.
-Pak kohë të lirë kemi se nuk na lë puna, por këtë ditë duam ta shfrytëzojmë për një pushim të këndshëm së bashku me të tjerët në këtë ambjent shplodhës, - tha Dëfrimi.
Sapo vinin njerëzit takoheshin, se veprimtari të tilla shërbejnë edhe për tu takuar e çmallur me ata që nuk i ke takuar për një kohë të gjatë për shkak të kohës së lirë që e kanë me pikatore. Dikush bisedonte , dikush shtronte tavolinën, kurse burrat i vunë flakën qymyrit në barbiky, prej nga filloi të përhapej era e këndëshme e mishit të zgarës (thuhet se barbikynë e bëjnë më mirë burat se gratë, por se sa është e vërtetë kjo nuk mund të thuash me siguri mbasi nuk ka statistika). Fëmijët bashkoheshin dhe luanin rreth tavolinave, mandej ata u bënë të parët gjahtarë të tullumbaceve të cilat i shkëpusnin nga aty ku ishin lidhur dhe loznin me to gjithë kënaqësi. Të tjerë filluan të shijojnë gatimet që kishin sjellë me vete apo ato që përgatiteshin aty. Ja Petrit Zanaj ka qejf të rijë pranë barbikysë por jo të meret me të por të shijojë ato që përgatit miku i tij Dhori Prifti, për të cilin ai thotë se “e qan” barbikynë. Në anën tjetër, Llazari, si kryetar i shoqatës, veç detyrave për mbarëvajtjen e piknikut, ka detyrime edhe pë familjen, si “kryetar” i saj. Ai ka filluar punën në barbiky për shishqebapët që kanë përgatitur e shoqja me të bijën.
Ambjenti zjente nga bisedat me zë të lartë, nga urimet me gotat në duar (dikush kishte future edhe pak nga ai "lëngu i bardhë" që në park ishte i ndaluar, por sigurisht pa shkaktuar dëm, vetëm sa për erë, siç shpreheshin ata që e shijonin), nga lëvizjet sa në një tavolinë në tjetrën dhe nga të qeshurat e pastra të fëmijëve që luanin. Disa të tjerë shoqëronin fëmijët në parkun e lodrave të tyre. Por ka dhe gjyshër flokëzbardhur nga mosha që mundohen tu krijojnë kushte të mira nipërve dhe mbesave që nuk mund të lëvizin vet sepse janë bebe por që ky ambjent është për ta i shëndetshëm. Ja Ivziu i lumturuar nga nipi i dytë (djali i vajzës), los me të dhe mundohet që ta bëjë të qeshë, sepse kjo e kënaq shumë. Më tej, zonja e Homerit mundohet t’i jape për të ngrënë sa më shumë mbesës së vogël që me shëndet është si një "top i rumbullakët".
Kaluan orët dhe Bashkimi i ngarkuar me organizimin e lodrave kërkon që të fillojnë ato. U përgatit litarin për garën e tërheqjes së litarit. Mua më ngarkuan detyrën e vështirë të gjyqtarit të të gjitha lodrave që do të zhvilloheshin, ndërsa Llazari atë të fiksimit të lodrave në aparatin fotografik.
Të parët matën forcat dy ekipe të meshkujve dhe mbas tyre dy ekipe femrash. Ekipt fituese morën “trofenë” e vendosur nga këshilli drejtues i shoqatës, një sharqi të madh. Mbas tërheqjes së litarir startuan konkuruesit në vrapimin me këmbë në thes dhe vrapimin me lugë në gojë dhe vezë në to. Garat u ndoqën me interes dhe krijuan një ambjent gazmor. Ato u ndoqën jo vetëm nga familjet tona por edhe shumë prej familjeve për rreth që si edhe ne pushonin. Ata duartrokitën zhvillimin e garave dhe fituesit për të cilët u dhanë edhe “trofetë”.
Mbas lodrave popullore u kalua në fushën e futbollit, ku dy skuadra me lojën e tyre ngjallën emocione. Në fund fitoi ajo e drejtuar nga Ilir Asllani. Në këtë ndeshje u dalluan të dy portjerët e skuadrave, Petriti dhe Bashkimi të cilët morën edhe “trofeun” si futbollistët më të mirë.
Orët kalonin kaq shpejt sa që nuk kuptoheshin farë. Mbasdite vonë, familjet njëra pas tjetrës filluan të largohen të kënaqura se kaluan një ditë shplodhëse, me variacione, si dhe të gatshëm për të filluar mbarë një javë të re.
Të kënaqur ishin edhe organizatorët e piknikut, anëtarët e këshillit drejtues të shoqatë, kënaqësi që të jep një punë ndofta e lodhëshme por me rezultate ashtu sic e kishin parashikuar. Dita ishte tepër argëtuese dhe shplodhëse. Ata ndjejnë kënaqësi kur kënaqin të tjerët.
Pamje e pjesëshme e familjeve në piknik |
Fëmijët gëzojnë sipas mënyrës së tyre |
Gjyshja dhe gjyshi kujdesen për mbesën |
Gara e tërheqjes së litarit për burrat |
Edhe gratë matin forcat në tërheqje litari |
Gara e vrapimit me lugë në gojë dhe vezë mbi të |
Pamje nga ndeshja e futbollit |
Organizatorët e piknikut |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vlashi Fili: Festojnë fëmijët në Filadelfia
» Norvegji, polica konfirmon 7 viktima nga shpërthimi dhe 10 në kampin veror
» Ramiz Kelmendi:Ç’THONË SHQIPTARËT PËR SHQIPTARËT
» Shkëlzen Halimi: Ne (shqiptarët) dhe Ata (shqiptarët)
» Shqiptarët shpëtojnë gjermanin
» Norvegji, polica konfirmon 7 viktima nga shpërthimi dhe 10 në kampin veror
» Ramiz Kelmendi:Ç’THONË SHQIPTARËT PËR SHQIPTARËT
» Shkëlzen Halimi: Ne (shqiptarët) dhe Ata (shqiptarët)
» Shqiptarët shpëtojnë gjermanin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi