Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkëlzen Halimi: Ne (shqiptarët) dhe Ata (shqiptarët)

Shko poshtë

Shkëlzen Halimi: Ne (shqiptarët) dhe Ata (shqiptarët) Empty Shkëlzen Halimi: Ne (shqiptarët) dhe Ata (shqiptarët)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 06, 2009 12:00 pm

Shkëlzen Halimi: Ne (shqiptarët) dhe Ata (shqiptarët) U1_ShkelzenHalimi
NE (shqiptarët) dhe ATA (shqiptarët)

Në Shqipëri që moti është krijuar përshtypja se në Maqedoni janë vetëm dy-tre shkrimtarë, dy-tre politikanë, dy-tre aktorë, dy-tre gazetarë, asnjë piktor dhe kaq. Të tjerë nuk ka, sepse sipas Maks Velos dhe disa qarqeve intelektuale, shqiptarët në Maqedoni “dinë të ndërtojnë vetëm xhamia që janë si raketa të Iranit” dhe asgjë tjetër

Nga Shkëlzen HALIMI

Barrierat ndërshqiptare nuk i krijojnë të tjerët, por vetë shqiptarët. Ky konstatim ndoshta tingëllon paksa çuditshëm, por janë argumentet e shumtë që e justifikojnë këtë të vërtetë të keqe. Shqiptarët e Maqedonisë, të Kosovës, të Luginës së Preshevës, Malit të Zi dhe gjithandej ku ndodhën, kanë një emocion të veçantë kur bëhet fjalë për Shqipërinë. Por, jo gjithherë të gjithë këta shqiptarë ndjejnë se shqiptarët e Shqipërisë kanë të njëjtin emocion ndaj tyre për të mos thënë se shqiptarët jashtë Shqipërisë nga disa konjuktura intelektuale të Tiranës shikohen me përçmim, mbase edhe absurd. Dhe, pikërisht në këtë relacion të cunguar lindin barrierat që shpesh duken neveritëse dhe dëshpëruese. Është fatkeqësi e madhe që mediumet në Shqipëri nuk i kanë kushtuar vëmendje sa duhet vlerave të ndryshme dhe të shumta të shqiptarëve jashtë kufijve administrativ. Pos kësaj, janë edhe elitat e intelektuale që apriori kanë krijuar pozita superioritet ndaj bashkatdhetarëve të tyre që jetojnë në shtet fqinjë. Gërditësh kur shpesh dëgjon apo lexon se si në mediumet e Shqipërisë shqiptarët e Maqedonisë emërohen si “shqiptaro-maqedonas” ose edhe “maqedonas”. A është kjo pasojë e ndonjë inercioni të rastit apo pasojë e mosnjohjes së gjërave, kjo mbetet të vlerësohet nga vetë ata që i kanë krijuar këto konstruksione që megjithatë janë përçmuese.
Në Shqipëri që moti është krijuar përshtypja se në Maqedoni janë vetëm dy-tre shkrimtarë, dy-tre politikanë, dy-tre aktorë, dy-tre gazetarë, asnjë piktor dhe kaq. Të tjerë nuk ka, sepse sipas Maks Velos dhe disa qarqeve intelektuale, shqiptarët në Maqedoni “dinë të ndërtojnë vetëm xhamia që janë si raketa të Iranit” dhe asgjë tjetër. Natyrisht, nuk duhet akuzuar aq shumë Velon dhe bashkëmendimtarët e tij, sepse janë pikërisht mediumet që sforcojnë dy-tre emra nga Maqedonia, edhe atë më shumë sa “për sy e faqe” se sa si nevojë e domosdoshme. E vërteta është se në Maqedoni ka edhe shumë shkrimtarë tjerë, ka shumë aktorë, shumë gazetarë, shumë piktorë, shumë politikanë e shumë shqiptarë të tjerë të suksesshëm, që përbëjnë një elitë të vërtetë.
Elitat shqiptare në Maqedoni edhe në të kaluarën kanë qenë të suksesshëm dhe me vizione përparimtare. Po japim një shembull që ndoshta për shumë kënd do të jetë befasuese. Gjuha e unifikuar shqipe, edhe atë para Kongresit të drejtshkrimit, është përdorur në mediumet shqiptare. Pastaj Teatri Shqiptar i Shkupit edhe sot e kësaj dite mbetet si teatri më i suksesshëm shqiptar i të gjitha kohëve, që për shumë vite (edhe atë në kohët më të vështira të viteve 80-ta) gëzonte edhe epitetin e teatrit evropian. I përmendëm këta shembuj për t’ua bërë të ditur elitave intelektuale, politike e mediale në Shqipëri se shqiptarët në Maqedoni kanë patur dhe kanë kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar vlera të mirëfillta. Dikush do të pyesë po ku janë tani? Janë midis nesh, por kanë hapësirë të ngushtuar dhe trajtim mizor. Ashtu siç i trajtoi në bllok “Enciklopedia maqedonase”. Të hapësh në këtë kohë letrën e përkatësisë fetare të shqiptarëve, përfshi edhe të shqiptarëve të Maqedonisë dhe të thuash se pikërisht përkatësia fetare e shqiptarëve është problem pse, bie fjala, maqedonasit na trajtojnë ashtu siç edhe e bënë publikisht (me enciklopedinë e tyre të dështuar), siç e tha përafërsisht Maks Velo në debatin e së hënës në “Opinion” të TV Klan, është jo vetëm naivizëm, por mbi të gjitha një diletantizëm i llojit të vet. Sepse nga e gjithë kjo del se shqiptarët në Maqedoni, profesion ekskluziv na paskan fenë islame dhe asgjë tjetër. A nuk është ky një përçmim? Ose të shtrosh dilemën pse shqiptarët janë të lidhur me Turqinë? Edhe për këtë çështje aspak nuk janë fajtorë shqiptarët, sepse ishte një akademi tjetër, ajo serbe, që qysh në fillim të shekullit të kaluar kishte projektuar elaboratin e shpërnguljes së qindra mijëra shqiptarëve në drejtim të Turqisë nga vatrat e tyre në Serbi, Kosovë e Maqedoni, duke përdorur të gjitha llojet e dhunës që mund t’i paramendojnë vetëm ata që asnjëherë s’u nginë me gjakun dhe tragjedinë shqiptare. Janë lidhjet familjare që mbetën dhe që mbahen edhe sot e kësaj dite në mes të shqiptarëve të Turqisë dhe atyre në Maqedoni, Kosovë e kështu me radhë. Kjo është e vërteta dhe përgjigja për lajthitjet e “kozmopolitëve” shqiptarë. Shqiptarët në Maqedoni sa u përket dilemave të këtyre “kozmopolitëve” janë shprehur qartë në dhjetëra e dhjetëra anketa dhe ata rreth kësaj kanë qëndrim absolut: 99 për qind janë pro Amerikës dhe pro Evropës dhe këtë e kanë dëshmuar me mijëra e mijëra herë. Ndaj, problemet në Maqedoni shpërthejnë për shkak se shqiptarët me mish e shpirt janë të interesuar të integrohen në strukturat euro-atlantike, ndërkaq pala tjetër, maqedonase, nuk paraqit interesim të prerë në këtë drejtim. Shqiptarët në Maqedoni kanë kapacitete të mjaftueshme intelektuale dhe politike për t’i ballafaquar me të gjitha situata, në çfarëdo formë qoftë. Natyrisht, për shumë arsye të njohura, ndoshta nuk kanë gjuhë të përbashkët, por në rastin e enciklopedisë të gjithë folën me një gjuhë të përbashkët. Ofendimet e shprehura në Enciklopedinë maqedonase për etnogjenezën e shqiptare nuk u dedikohen vetëm atyre që jetojnë në Maqedoni, por të gjithëve, kudo që janë e jetojnë. Pra, është ofenduar edhe Maks Velo e të tjerët si ai që mbështeten në disa standarde, që për rrethanat tonë, ende nuk mund të pinë ujë.
Më në fund, se perceptimi i “kozmopolitëve” shqiptarë është plotësisht i gabuar u pa edhe nga sikleti që e përjetuan profesor Ali Aliu dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, në emisionin “Opinion” të ditë së hënë, në të cilën emision u vu qartë në sprovë distanca përçmuese: NE (shqiptarët e Shqipërisë) dhe ATA (shqiptarët e Maqedonisë). Ose jemi të gjithë shqiptarë ose kemi disa lloje të shqiptarëve. Kur kjo distancë shtrohet në mes Tiranës, atëherë del se akademikët maqedonas e serbë kanë të drejtë që na emërojnë me epitete të ndryshme, duke na thënë se ne duhet të emërohemi si: gegë, toskë, “shiptari”, arnauti, “pllaninci” (malësorë) e çka jo tjetër.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi