Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agolli: Meta bëri shaka

Shko poshtë

Agolli: Meta bëri shaka Empty Agolli: Meta bëri shaka

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 06, 2009 6:43 pm

Agolli: Meta bëri shaka

Agolli: Meta bëri shaka Agolli-490x320

Dritëro Agolli e quan koalicionin e shpallur mes Ilir Metës dhe Sali Berishës një shaka. Edhe një pjesë e Kryesisë së LSI’së e kritikojnë Metën se mori vendim vet dhe në kundërshtim me vullnetin e elektoratit të majtë.

Nga Express

Shkrimtari Dritëro Agolli e ka quajtur marrëveshjes parimore për krijimin e Qeverisë së re të Shqipërisë mes Sali Berishës dhe Ilir Metës një shaka.

Agolli, figurë e moçme politike e Partisë Socialiste, ka thënë se nuk mund të rrijë pa dhënë një qëndrim të tij për gjendjen më re në politikën shqiptare.

Duke folur për gazetën “Shekulli”, Agolli ka thënë se nuk arrin ta besojë që Meta të mund të ulet në një tavolinë qeverisëse me kreun e PD’së, njeriun që ai aq shumë e ka sulmuar në gjithë këto vite.

“Unë nuk e besoj që Ilir Meta dhe Sali Berisha të kenë vendosur të bëjnë një koalicion për të qeverisur bashkë. Kjo më duket se është një shaka përmes një dialogu larg njëri-tjetrit, që pasqyrohet në ekranet televizive apo ndoshta është një duet i një kënge majë një krahu në Shkëlzen dhe në Tomor, siç kanë qenë ato këngët e malësorëve”, është shprehur Agolli.

Shkrimtari ka vënë paralele mes asaj që përfaqësojnë Meta dhe Berisha, duke i ironizuar ata njërin si “socialist i vërtetë” dhe tjetri si “demokrat i vërtetë”.

“Dhe vërtet ma merr mendja se është një shaka mes tyre, një socialist i vërtetë dhe një demokrat i vërtetë. Para një jave, socialisti i vërtetë thërriste: ‘Mblidhu o popull të rrëzojmë Sali Berishën. Pas një jave, socialisti i vërtetë filloi të thërrasë: ‘O milet, mblidhuni të ngremë Sali Berishën’. Prandaj them përsëri që kjo është një shaka”, ka deklaruar Agolli.

Ndërkohë ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Sërvet Pëllumbi, ka deklaruar se koalicioni është produkt i një pazari të ulët që Meta dhe Berisha kishin arritur të bënin para zgjedhjeve.

“Ilir Meta shpalli një pazar të bërë që më pare”, ka thënë Pëllumbi.

Edhe vet një numër i Kryesisë së LSI’së nuk janë të kënaqur me marrëveshjen e shpallur mes LSI’së dhe PD’së.

Sabit Brokaj, anëtar i Kryesisë, ka thënë se jo LSI, por vet Ilir Meta ka vendosur për koalicionin.

“Vendimi për t’u bërë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës me Berishën nuk është vendim i LSI’së si institucion, por i Ilirit si individ. Unë di të them se për një lëvizje të tillë nuk është diskutuar fare në kryesinë e partisë që ne kemi mbajtur para disa ditësh, madje, atje, ne, përfshi edhe Ilirin, kemi kritikuar Dritan Priftin për deklaratën emocionale që mbajti lidhur me votën që do t’i jepte Berishës”, ka thënë Brokaj.

Ai ka shtuar se LSI-ja nuk ka marrë votat e elektoratit të majtë për të shkuar dhe bashkëpunuar me Berishën.

“Ne nuk kemi marrë votat e elektoratit tonë të majtë për të shkuar të qeverisim me Berishën. Ne kemi pasur deri më tani dy qëndrime të kryetarit të partisë, Ilir Meta, se do të krijonte pas zgjedhjeve një koalicion me PS-në dhe se do të nxirrte Berishën në pension. Prandaj, nuk e kuptoj sesi ka arritur Meta në këtë vendim”, është shprehur Brokaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi