Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/6

Shko poshtë

Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/6 Empty Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/6

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 07, 2009 7:08 pm

Nxehtësi korriku/6

(poezi)

Nga Përparim Hysi

1.Gërshetat e tua
Gërshetat e tua si të Pipi Çorapegjatës
S'i harroj dhe i sjell gjithmonë në kujtesë
T'i lidhja,shpesh herë,ato pas qafës
Sa herë takoheshim lëndinave me vesë

Vjete kaluan dhe gërshetat i ke prerë
Lëndinave me vesë s'del më me mua
Po ja që të kujtoj unë ndonjëherë
Dhe them me vete:-Mos prapë të dua?!...
30 korrik 2002
2.Pashë profilin tënd
Tek një zonjë pashë profilin tënd
Dhe zëmra nuk di pse më bëri "tëng!"
U ngrita në këmbë që ta shoh më afër
Po pse m'u duk që ti më je qasur?

Pastaj mblodha veten dhe u kthiellova
Që nuk ish e vërtetë,pak u sëmbova
Se më ligështoi keqas vetëm shëmbëllimi
Në më dhëmbi zëmra,i shtrenjtë qe kujtimi.
8 korrik 2002
3.Pse bën sikur s'sheh?
Pse bën sikur s'më sheh?
Moj e bukura,menekshe!
Në një vënd bashkë edhe...
Ti ul kokën përdhe

Unë të flas,po kot,sepse...
Ti po bën sikur nuk sheh
"S'më dëgjove dhe s' më pe?!"
Dhe më mbush,moj,me aq pse?!
9 korrik 2002
4.Natyrë e qetë
E hodhe rrobëdeshambrin me thekë mbi supe
Dhe vjen vërdall tutje-thu në kuzhinë
Më duket se mban erë të thekur buke
Po prapë si nikoqire e mirë,s'e humbet freskinë.

Ka diçka këndellëse në këtë sjelljen tënde
Këndellëse je në pamje dhe në gjithçka
Kjo pamje e përditshme jotja ma kënde
Se sa të shoh për rreth,zë bëhem me krahë.
7 korrik 2002
5.Tek ky përrua
Tek ky përrua që rrjedh e rrjedh
Kam ardhur dhe kridhem në kujtime
Kam ardhur vetëm po mëndja më bredh
Andej nga je ti,moj mikja ime.

Se vinim dikur së bashku këtu
Mu tek ky përrua që rrjedh e rrjedh
Sot jam i vetëm;pra,jam pa ju,
S'di pse ky përrua pak më rrënqeth.
5 korrik 2002
6.Pleqëri
Pleqëri,të dua të bardhë
Të kem këmbë e të kem duar
Jo të kthehem plak bastard
Mos më keq dhe i rrëngjuar.

Dua të kem mëndtë në kokë
Edhe sy që të shikoj
Vdekja drejt e në gropë
Se mundimet s'i duroj.
6 korrik 2002
7.Vdekja
Në se vjen me trastën hapur,
Për t'më futur atje mua
Do të pres me krahët hapur
Sherr të bëj,me ty nuk dua.

Veç të lutem për një gjë:
Vdekje,moj,mbaje shënim!
Më merr mua,pastaj atë *
Sika është meraku im.
*Sika-ime shoqe
6 korrik 2002
8.Kam shaluar kalin e sevdasë
Kalin e sevdasë e kam shaluar
Kalëroj me të dashurive
Se aq shumë jam i përmalluar
Sa po kthehem,i tëri,në "hije"

E kam lënë të kullosë hergjele
Mëngojëz a fre s'i kam vënë
Se mallin s'e vë dot në fre
Pleqërinë e kam shkelur me këmbë.

Sa vite kam hequr nga supet
Aq malle kam vënë mbi ta
Dhe s'mbahem,nuk mbahem nga vrullet
Kalëroj i mbushur sevda.
6 korrik 2002
9.Vjen një çast
Vjen një çast kur rri mendohem,
Rri mendohem për 7-qejfe
Edhe pak po përgjërohem
Se s'harroj seç ndodhi sefte

Se më vjen i freskët,taze,
Ai çast që më mallëngjeu
Edhe mbushem aromë-vajze
Kjo aromë vërtet më dehu!

Dhe ,i dehur,siç dhe jam
E lëshoi unë kapistallin
Oh,si ishte,mor babam!
Dhe tani ma sjell t'hu mallin.

Mbushem plot me ngashërima
Keqas zëmra më regëtin
Në lëshoj unë aq psherëtima,
Për atë zëmra më grin.
6 korrik 2002
10.Një çupë mituri
Një çupë mituri që shiste luledielli
U rrit si me magji dhe feksi si dielli?!
Më lëbyri sytë një ditë,papritur,
Se u bë e "trëndafiltë",kur i thashë"qenke rritur!!!..."
6 korrik 2002
11.Si zogj të hutuar
Si zogj të hutuar rrinim në një mbrëmje
S'di si ta shpjegoj këtë tonën gjëndje
Nuk di ç'e shkaktoj këtë farë hutimi
Të rrishë i hutuar në mbrëmje dëfrimi?!

Vijnë ca emocione që dhe na rrëmbushin
Dikush seç fsheh flakën,dikush edhe prushin
Dhe flaka dhe prushi pak na "përcëllojnë"
Të hutuar ne jemi,se diçka kujtojmë.

Se diçka kujtojmë në vite e vite
Epo vjete janë nuk janë vite-drite
Kujtimet qenë fshehur,tash dolën në dritë
Ndaj hutuar jem gjendur,hiç mos u çudit!
28 korrik 2002
12.Ku është matura e vitit 1959?
Ku është matura e vitit 1959-të?
Matura e pedagogjikes,në Elbasan?
Mundohem që shokët të sjellë përmënd
Kujtesës i bëj thirrje të çohet në alarm!

Nuk mbaj mënd se sa kemi qenë atëherë
Sidoqoftë,shumë prej tyre i mabj mënd
Dua që të mblidhemi,të takohemi dhe njëherë
Kjo dëshirë imperative m'u bë,me tërë mënd.

Të mblidhemi ne që tash jemi gjyshër
Ndonjë,prej nesh,është për requem
Në qershor 1959-të,të gjithë qemë qiqër
Të mblidhemi,në 1 dhjetor 2009,po ju them *
*1 dhjetor 2009 është 100-vjetori i Normales së Elbasanit dhe
50-vjetori i diplomimit tonë.
28 korrik 2002
13.Po puthej një çift
Po puthej një çift dhe një shok u rrebelua:
-More,ç'bëhet kështu?U prish bota,thua?!
-Pse u rrebelove?- ia priti Vasili *
Është më njerëzorja,kjo që po bën çifti.

Pa erdh e t'u skuq,mu si kungull i pjekur
Ky njeri me huqe,namuzli i thekur
-Jo,nuk ka moral;e mbroçkulla e dokrra
Domethënë:trushplarë,ka"lakra" te koka.
*Vasil Tase nga Erseka
28 korrik 2002
14.Ajo zonja nga Bullgaria
Ajo zonja,nga Bullgaria
Të themi të drejtën:na tundoi!
E zgjedhur me dorë nga Perëndia
Po ç'bëri më shumë Helena në Trojë?!

Shikoni se ç'hire që ka
Ka hire që na vijnë e na ngasin
Njëgojësh bëjmë "papa!"
Secili,për të,sa s 'plasim...
28 korrik 2002
15.Dhe vij me mënd
Dhe vij me mënd aty tek ti
Të shoh seç bën dhe si kalon
Gjithçka për ty dua të di
Meraku i rëndë si gur peshon.

U bë kaq kohë,u bë kaq kohë
Me njëri-tjetrin nuk jemi parë
Unë të kujtoj dhe sa s'bëj "oh!"
Po ti a më kujton,ndonjëherë,valllë?

Qemë miturakë atëherë kur u njohëm
Po kishim mall;ah,se sa mall!
Tek kujtoj atëherë ç'ndodhën,
Më tepër se atëherë mbushem me mall.
29 korrik 2002
16.Secili
Secili e ka një të dashur
S'do mënd dhe unë e kam
Dhe këngë ka thurur për të dashur
Dhe unë thurur i kam

Këtu pe s'i lëshoj njeriu
Sikur të qe gjeni
Dashuroj,sinqerisht,i ziu
Besomë,dashuri!

Dhe vargjet dallin nga zëmra
Dhe vargjet bëhen këngë
Se më dhëmb për miken zëmra
Dhe mikes i bie nën këmbë.
29 korrik 2002
17.Vjen një zonjë me karafil
Vjen një zonjë me karafil
Edhe dëng mua,me bërryl
Domethënë,more bandill
Në mejdan hajde,më dil!

A durohet t'më vërë"brirë?!"
T'i lëshohem si "katil"
Zë e"rrah" mirë e mirë
Sa të "vdekur" e lë,shtrirë...
2 korrik 2002
18.Moj e vogël topolake
Moj e vogël topolake
Ngri e ul ato çorape
Janë sinjale,janë "adhape"
I lexoj,o moj fierake!

Një fytyrë si cipënape
Buzë e kuqe si verë Narte
Gjiri,pjepër dimarake,
Më fut "dreqërit,moj fierake

Që të vij unë pas mesnate
Për të nxjerrë ca "taksirate"
3 korrik 2002
19.Një mike
Një mike më rri përbri
Dhe në rri,mirë bën që rri
Por më rri,më ha me sy
Si t'ia bëj që vallahi

Ja tek është:nuk luan,aty
Ia mbërthej unë timin sy
Edhe bëhemi,potthuaj,nji
Pse u bëmë?Kushdo e di...
3 korrik 2002
20.Dardha e korrikut
O moj dardha e korrikut
Fët me sy ia bën vërsnikut
Dhe vërsniku qenkam unë
Ta marrë dreqi këtë punë!

Edhe marrim tatëpjetë
Në një vënd që e dimë vetë
Larg njerëzve,nga "rreziku?!"
Dhe "vërsnikja",dhe"vërsniku"

Dhe vërsnikja,dhe vërsniku
Hëngra syrin që më piku
Se më qe i nxehtë korriku.
2 korrik 2002
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/6 Empty Nxehtësi korriku/7

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 08, 2009 7:34 pm

Nxehtësi korriku/7

(poezi)

Nga Përparim Hysi

1.Ky diell i korrikut
Ky diell i korrikut të djegë e të pjekë
Si t'ia bëj ashikut se dua që ta pjek
Në është i nxehtë dielli,për diellin nuk pyes
Se më pret"sheqeri" dhe s'e lë t'më presë.

Bëra dhe çfarë bëra,u nisç me yrysht
S'pyeta për të tëra,zëmra më rreh liksh
Çava përmes diellit;kam thënë s'e njoh frikën
Iu hodha"sheqerit",si gjahtar mbi bishën.
2 korrik 2002
2.Veç dy rripëza
Veç dy rripëza mbi kurriz
Dhe,mandej,ti shih e shkruaj
Sytë m'i shpon si me murriz
Ndaj më dhëmbin dhe po "vuaj"

Se gjithçka është përjashata
Me"lëndinë",edhe me "pllajë"
Ah,të qafsha!Moj,të qafsha!
HIdhem sulm dhe të "përrlaj..."
2 korrik 2002
3.60-vjeç jam rrumbullak
60-vjeç jam rrumbullak
Hajde gjej si unë,një plak!
Për nga mosha,jam goxha
Por nga mëndja"tra-lala?!"

Shoh një femër,syri "fap!"
Domethënë,më prit pak?!
Ja,të priti;po pastaj?
Mos e pandeve kollaj?

Se Janina ka dava
Dhe s'kalohet me "aha?!"
Se është lumë që nuk ka "va"
Futesh dhe bie në"bela?!"

Është një lumë me shtjella shumë
Edhe plaku ra bëlldum
Mirë t'u bë,o firaun!...
2 korrik 2002
4.Profesore Vjollca Omarit
Sa brymë ka rënë mbi flokë
Aq vuajtje ke hequr mbi supe
Se koha të qëllojë me top
Një kohë e mbushur me turpe.

Dhe e vranë shpirtin e bukur
Seç vranë tek ti pafajësinë
E vrau një regjim i paskrupull
Por s'e vrau dot fisnikërinë.

Dhe shfaqesh madhështore ndër vite
Mademë që nga koha nuk prishet
Ti feks si një ylldrite
Fisnike e shënjte mes vitesh.
*mësuesja ime e gjuhës shqipe në vitet '50-të.Është "Nderi i Fierit"
31 korrik 2002
5.Sa i freskët...
Sa i freskët gjiri yt
Sikur fryn veriu mbi të
Apo mua më bën sytë
U "qërrova" dhe s'shoh më.

Pastaj vura buzët provë
Prova doli një më një
Ata gji të fortë si ftonj
Më freskuan si asgjë më.
31 korrik 2002
6.Ah...
Ah,- më the,- unë jam bërë gjyshe
Dhe ç'më thuaj,nuk ka lezet.
S'dua ta di,moj dallandyshe,
Le të jesh në moshë të tretë.

Edhe vet a nuk jam gjysh
Vallahi,për moshën s'pyes,
S'dua të di as si, as qysh
Dhe t'i puth dy sytë e zesë.

Se veç sytë nuk kanë ndryshuar
Më kanë dritën që më kishin
Sa lezet!Të dashuruar
GJysheja me babagjyshin.
31 korrik 2002
7.U bëmë gjyshër
U bëmë gjyshër.Hej,ç'bela
Por nga huqet s'heqim dorë
Vete bie unë në sevda
Me një vide topdëborë.

Sa e bardhë!Sa e bardhë!
Shih nga dielli vetëtin
Po unë nuk jam bastard
Mos shijoj bukurinë.
31 korrik 2002
8.Hiret e tua
Hiret e tua,s'i ka asnjë tjetër
Po ta them,unë,sevdalli i vjetër
Kam patur shumë prova,po dhe dëshmira
Si hiret e tua,s'kam parë,moj Dëshira!...
31 korrik 2002
9.Është bela me dashurinë
Është bela me dashurinë
Të merr mëndjen,të merr sytë
S'pyet për nderin,pasurinë,
Bëhesh,gati,si i dytë.

E humbet fare gjykimin
Zëmra s'pyet gjykim a ligj
Një i zgjuar bën gjytyrimin
Katandis,ndonjëherë,si qyq.
31 korrik 2002
10.Në se piva
Në se piva shumë atë ditë
Enkas unë për ty u ndeha
Se të doja edhe pikë
Se aq shumë,moj,të pëlqeva.

Ti iu gjejge thirrjes sime
Dhe më "dehe" dhe pa pirë
Unë,tani,mbushur gëzime
Pi e pi si qelepir.
31 korrik 2002
11.Më shkon mëndja
Më shkon mëndja vite,tutje,
Kur të dy ishim të rinj
Kur më vije me vrullçupe
Unë përvlim si djalëri.

Tani brymë ka rënë mbi supe
Edhe brymë ka rënë mbi flokë
Por të shtrenjta ato supe
Se më janë dhe sot të ngrohtë.
31 korrik 2002
12.Në s'harroj
Në s'harroj se ç'kemi patur,
Ç'kemi patur dikur bashkë
Ndodh se ndjenja nuk është mardhur
Se kjo ndjenjë zgjatka mjaft.

Sa të pashë dhe më rrahu zëmra
Siç më rrihte mua dikur
Dhe ma kënda,moj, ma kënda
Ndaj dhe thashë:sikur...sikur...
31 korrik 2002
13."Delikatja"
Ti je"delikate" si petale lulesh
Po me syrin tënd pse mbi mua sulesh?
Domethënë që syrin s'e ke delikat
S'e vë në dyshim,sa zëmrën kam plagë...
14 korrik 2002
14.Në jetë jam përleshur
Në jetë unë jam përleshur
Jo se jam unë xanxar
Se jeta mua nuk më ka buzëqeshur
Mua që dreqi të më marrë!

E pranoj që shpesh jam përleshur
Nga grackat që më ngritën ca larashë
Pati raste që më ngriu buzëqeshja
Po buzëqeshjen s'e dhashë kurrë si haraç.

Buzëqeshjen kurrë s' e dhashë të shtirë
Hipokrizinë e urrej siç urrej Urjah Hipin *
Ndershmërisht goditjet e larashëve kam pritur
Mbi zverk s'pranova që t'më hipinin.

Kurrizin kurbë s'e bëra asnjëherë
Goditjet i mora në ballë
Në jetë kurrë s'bëra dot karrierë
Dhe në u përlesha me larashë,jam krenar.
*Personazh negativ i Dikensit
14 korrik 2002
15.Sheqere
Sheqere të thonë,si sheqer më je
Dua të shoh"përbrënda"(vallë si jashtë a je?!)
Dua të shoh "përbrënda";andej,tutje,thellë
Dua që të "sondoj" në tënden "minierë"

Dhe,sa futa "sondën",zushë qiellin e shtatë
Sheqere qe jashtë,"përbrënda" qe mjaltë...
15 korrik 2002
16.Mos më thoni
Mos më thoni:"kollajllëk" telefoni
Se për mua s'është hiç i kollajt
Kur më foli"ajo" nga telefoni
Zëre se mua më zunë djajtë.

Dëshira m'u shtua dhe më tepër
Një zjarr që po "fikej",u ndez flakë
Të vëretën po hedh unë në letër
E si qenka,pastaj,telefoni i "kollajt?!..."
15 korrik 2002
17.Dhe erdhi ajo
Dhe erdhi "ajo" tek supermarketi
Ta shihje!Sikur kish dalë nga parajsa!
Ne ngrimë të gjithë;thuaj erdh "qameti?!"
Me të rinj e pleq;se e madhe qe "ngasja?!"

Një trup të tillë s'e gjen as në sfilatë
Bërë kokë e këmbë si me porosi
Turp hiç s'patëm;sytë na:kllap!
Dhe pritëm sa iku; pa "shkrimë" përsëri.
15 korrik 2002
18.Para pasqyrës
Para pasqyrës,të gjej të menduar
Pse s'më thuaj,moj xhane,çfarë të ka munduar?
Që ta marrë unë vuajtjen mbi supet e mia
Se s'e shoh dot vujatjen ku është dashuria.
15 korrik 2002
19.E di
E di për vete që unë jam plak
Siç e di për ty që je taze e re
Por ende pulson kjo zëmra ime gjak
Pulson,pulson dhe e di sepse

Sepse të shoh ty dhe zëmra shton pulësimin
Gjaku zë vërshon i freskët në aortë
Se ti që më je taze,"keq" ma ngul vështirmin
Edhe pse ndryshojmë,kokolizur tok.
16 korrik 2002
20.Sadi Halili
Artist i merituar(invalid nga Librazhdi)
E,Sadi,si qenka puna e jetës
Një e përkëdhel,një tjetër e linçon
Ti,Sadi,mëngojëz m'i vë jetës
Sado invalid, me duar zë vallëzon.

Ti që vallet e Rajcës çove nëpër botë
Herë si koreograf dhe herë si valltar
Prapë nuk dorëzohesh(sado që,tash"ulok?!")
Në vënd të këmbëve,tash "vallëzon" me duar.

Në se jeta ty keqas të plagosi
Se fatkeqësia të goditi befasisht
Ti qëndron si nje hero eposi
Në vallet e trevës,i madhi artist!
*ka humbur të dyja këmbët nga një gangrenë e,megjithatë, nuk shkëputet
nga vallet.
16 korrik 2002
Përparim Hysi,7 korrik 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/6 Empty Nxehtësi korriku/9

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 09, 2009 8:49 pm

Nxehtësi korriku/9

(poezi)

Nga Përparim Hysi

1.Një "anije" afrohet drejt meje
Si një"anije" që kërkon të hyjë në liman,
Ashtu po afrohesh drjet meje,pak e nga pak.
Ky çast më mban në alarm dhe më bën duman
Nxito,shpirt,nxito!S'pres dot,se jam plak...
1 korrik 2003
2.Një dhomë e një ballkon
Një dhomë ke...dhe një ballkon
Por ç'do deshnim vallë më shumë?
Dhe kaq na del dhe na "tepron"
Nuk kam tjetër ç'them unë.

Aty,aty në atë dhomë,
Bashkë shkëmbejmë"tepsitë"
Kur them që del e tepron
Ku pyesin dashuritë?
2 korrik 2003
3.Edhe pas banjës
Edhe pas banjës,flokët e mi si krifë luani
Mezalla s'e shtrohen,sikur nisen për sulm
E dinë që pas banjës,më pret"mejdani"
Se shtrirë është dikush që më pret me ngulm.
2 korrik 2003
4.Kur je vetëm
"NJëshi.Zero e fil..."
Majakovski
Kur je vetëm të duket vetja si i shplarë
Pa vlerë po se po dhe krejt si lakuriq!
Këtë çdo njeri e ka provuar
Unë s'jetoj dot vetëm:dua miq!
2 korrik 2003
5.Nata e "parë"
Nata e "parë":E magjishme me plot të panjohura
Në natën e dytë fillon "magjia" e besimit
Nuk di pse më shfaqen këto gjëra të ndodhura
Si relike i vijnë,në kurbet,Përparimit.

Dhe,po hodhe të dytën,të tjerat me radhë
Dal e ngadalë,formohet një stereotip
Dashuria e vërtetë zë e të mban gjallë
Sa një çast pa të, të duket se je në zgrip.
2 korrik 2003
6.Kontakti me ty
Gjaku im sikur derdhet drejt një pafundësie të butë
Se ndjej një ngrohtësi që s'kam se si e shpjegoj
Kontakti me ty,moj,më bën si të mangët nga trutë
E humb arsyen se ty të dashuroj.
2 korrik 2003
7.Nga thellësitë e harresës
Që nga thellësitë e largëta të harresës
Më bëhet se një zë vjen e më thërret
Shkund kokën si një pemë prej kujtesës
Dhe vjen e më ravijëzohet i yti portret

Tani gazëllehem dhe nuk mbahem
Vijnë çastet aq të përmallshme
Me veten pak zë dhe hahem
Se ç'qe,mbaroi pak përvajshëm.
2 korrik 2003
8.Pse të dridhet zëmra
Pse të dridhet zëmra,mu si zëmër zogu?
Në këtë mes,nuk ka asgjë për t'u alarmuar
E shoh që zë dridhesh;sa s'të zë amoku
Duket që herë e parë që ke dashuruar.
2 korrik 2003
9.Fjalët e vërteta
Fjalët e vërteta janë të mbushura me dritë
E vërteta ndriçon si flori në mes errësirës
Nëse sot po të them açik:-Më prit!
Është aq e vërtetë se kot nuk jam ashik.
2 korrik 2003
10.Në se...
Në se lëvizja është jetë,
Unë jam më i fortë se një shkëmb.
Se kam ndërruar kontinet
Shkëmbi:atje,në vënd...
3 korrik 2003
11.Dashurinë...
Dashurinë e dua të pastër
Dhe s'dua të jem rob i pasionit
Vulgar nuk jam dhe as i ashpër
Dashurinë e ruaj prej"erozionit..."
3 korrik 2003
12.Kur gjithë bota
Kur gjithë bota shkon të flerë
Unë,zgjuar,mendoj veç për ty
Kujtoj gjithë netët si pranverë
Dhe ditët pranverë;s'ka se si?

A s'qe ti si pranverë e vërtetë
Dhe pyll i mbushur gjelbërim
Që më hiqje nga supet çdo siklet
Që ma mbushje shpirtin me gëzim.

Në djall! I siketerisa të gjitha
Dhe gjumin dhe natën e gjatë
Kujtimi yt i shtrenjtë si drita
Unë qesh i lumtur dhe me fat.
3 korrik 2003
13.E di
E di që kanë çelur jargavanët e verdhë
Dhe flakëzat e florinjta duken si zjarre
Të shoh,mandej,në mëngjes tek i mbledh
Dhe s'mbahem ngashërimash,mbushur malle.
3 korrik 2003
14."Vizatim"
Një rreze drite hyri nga dritarja
Dhe,befas,pashë gojën që lulëzoj
Sikur dhoma m'u mbush plot lule të bardha
Dhe unë nxjerrë "lapsin" mbi ty"vizatoj"...
3 korrik 2003
15.Të kisha një shtëpi fshati
Të kisha një shtëpi timen në fshat
Përballë:një kopsht mbushur gjelbërim
Një lopë,një qen dhe një kalë-at
Por ç'do doje tjetër,mor zoti Përparim?

Dhe në atë shtëpi do prisja miq
Që t'i qerasja me qumësht të freskët
Në kopsht,mes pemëve,do bënim "piknik"
Mushkëritë do mbushnim me ajër të shëndetshëm.

Unë kam shtëpi,po e kam në pallat
Ky ma ngushton "valvolën" e ajërit
Dua shtëpi të madhe të kem në fshat
Zot,më dëgjon?Më jep shans mua,të varfërit!
3 korrik 2003
16.Fati
Fati është i papërcaktuar
I ngjan pak ujit që merr formën e enës
Në sa forma vjen?Kush i ka numëruar?
Por është i bukur kur vjen befas...
3 korrik 2003
17.Nuk e di
Nuk e di pse gjërat e bukura
Gjithmonë i mendoj me peizazhe fshati
Jam si një miturake që ëndërron veç kukulla
Përfytyroj lëndina ku fryn lirshëm flladi.
3 korrik 2003
18.Ditët e fëmijërisë
Ç'më vini parasysh,o ditët e fëmijërisë
Dhe shfaqeni kujtimesh si ara nga fshati
Mbytem nga malli unë prej nostalgjisë
Dal e luaj me ju sa më lë takati

Zë bëhem i vogël dhe bredh ugareve
Dy gurë bashkë s'i lë,siç bëja dikur
O fëmijëri,më ndjell si manare
Dhe aq ligështohem sa s'jam më burrë.
3 korrik 2003
19.Një femër
Një femër që kam përbri
Me sy më fshikullon
Më nget tamam si kalë dori
Dhe frenë ma shtrëngon.

Nisem unë e marrë revan
Se fshikulla mbi kurriz
Sytë s'm'i ndanë dhe fshikulla "bam"
Revani më ujdis.

Pa lodhem unë,s'lodhet ajo
Ndaj ma shtrëngon frenë
Fshikullën s'ma ndanë sa obobo!
Zë "çlodhemi" në tavernë.

Një kupë ajo,dy kupa unë
Se fyti im është gorricë
E ndreqëm pak atë "djallo punë"
Se fshikulla mbi kurriz...
3 korrik 2003
20.Kjo hije
Kjo hije e bukur kapitjeje
Tregon se nuk je ngopur me gjumë
Të bën kjo hije më fine
S'ka si të jetë ndryshe,them unë.

Nata sikur është fundosur
Në detin e djeshëm,pa kthim,
Unë pas teje,i trullosur,
E humb,sa shoh bukurinë.
3 korrik 2003
Përparim Hysi,9 korrik 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/6 Empty Nxehtësi korriku/8

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 09, 2009 8:50 pm

Nxehtësi korriku/8

(poezi)

Nga Përparim Hysi

1.Në se...
Në se unë zë shkruaj për gjëra që kam parë,
A nuk do të thotë që jetën dyfishoj?
Shpesh,për ç'ka shkruaj,ndjej dhe mall
Ndodh që ndonjë mbresë pak e"zbukuroj"

Por,në fund të fundit,për asgjë s'gënjej
Gënjeshtrën e urrej dhe kam neveri
Në se shihni që me vargje shfrej,
Ndodh se ngjarjen e jetoj si tani.

Diku vargu s'është krejtësisht i bukur
Dhe shije të keqe tek lexuesit lë
Por dhe jeta s'është gjithmonë e bukur
Faji u bë "xhaketë",po s'e veshi asnjë.
17 korrik 2002
2.E dashur
A nuk të duket se në të dy jemi në një barkë
Lundrojmë me të deteve plot tallaz të jetës
Lopatat e shpirtërave lëvizim;të lodhur jo pak
Dhe ende lundrojmë...deri në çastin e vdekjes.
17 korrik 2002
3.Lexues
Ti e shikon këtë bllok dhe mos u çudit
Në sheh,veç vjershave,ca zhgarravina
Alba,tinëzisht,më iku nga sytë *
Dhe e mbushi këtë faqe me të sajat"firma"

Si duket do që gjyshin ta"ndihmojë?!"
Dhe bëri mbi faqe plot"vizatime"
Unë këtë"ndihmë" të saj e"pranoj"
Po i ruaj,pa prishur,si kujtime.
*Alba-mbesa 2-vjeçe.
17 korrik 2002
4.Nostalgji
Dhe vikan ndjenjat vrullshëm,siç vijnë shirat në vjeshtë
Këto ndjenja më bëjnë të"lakueshëm";lakohem nga mosha,vërtet.
Më kap një kapitje e përmallshme dhe s'kam si mos mallëngjehem
Humbas kujtimesh,paskajshëm; mallëngjehem aq sa shkrehem
17 korrik 2002
5.Ai vështrim i parë i syve
Ai vështrim i parë i syve që më hëngri egërsisht
Më ka mbetur si relike dhe e ruaj përjetësisht
Se,kur kotem kot së koti,si më "hëngrën" ata sy
Ke parë fap më bie loti,se më ngjan ndodhi tani

Se çfarë kiste ai vështrim dhe tani dot s'e shpjegoj
S'qe vështrim,po drithërimë;drithërimë që vate,shkoi
Drithërimë...vate e shkoi,po e madhe qe davaja
Se më ligu dhe dobësoi,aq,mor,aq më qe sevdaja.
17 korrik 2002
6.Ku s'kam vajtur
Ku s'kam vajtur,ku s'kam pyetur
Dhe gjëkundi nuk të gjej
Si nën dhe të jesh fshehur
Mazalla,gjëkund s'të gjej

Po kërkoj si oshënar
I rashë botës kryq-tërthor
Aq kam mall,moj, aq kam mall
Sa këlthas si zog i gjorë.
17 korrik 2002
7.Nëpër xhepat e kujtesës
Nëpër xhepat e kujtesës seç rri fhsheur një vegim
Dhe më hap udhët e shpresës që të nisem vetëtimë
Vetëtimë që shkrep e djeg;le t'më djegë e më bëj shkrumb
Se veç ty dua të pjek;se,përndryshe,mora fund.
17 korrik 2002
8.Mbijetesa
Një fije bari ka mbirë në plasën e një guri
E shoh me gazëllim si ka çarë,e rrebeluar,
Them se mbijetesa ka forcë centauri
Dhe diçka e brishtë lufton për të mbijetuar.

Shikoj një pemë që hijen ka të madhe
Kurorën gjelbëroshe mu si krifë luani
Por dhe një puhizë që fryn me ngadale
Mund t'i bëj aq dëm sa i bën tufani

Këto që them s'janë shpikje as trillime
Por janë realitet fare i prekshëm
Se mos kujtoni se po merrem me supozime
Jo.Jam një vëzhgues i pandreqshëm.
26 korrik 2002
9."Pulëbardha"
Përditë vjen ajo në klub
Dhe si një "pulëbardhë"shpalos hiret
Ne e shohim dhe mbesim si "vuvë"
Ç'është e drejta,s'ia heqim shikimet.

Seç ka një sharm që të tundonë
As flet dhe as shikon njeri
Kjo heshtje e saj më shumë na sëmbon
Tinëzisht,të gjithë, e "hamë" me sy.

Si ikën ajo,zë mbushemi me frymë
Sikur,sa qe,qemë të"zhytur"nën ujë
Dhe,si në një kohë,lëshojmë ndonjë regëtimë
Sa mbledhim veten,jemi pak "rrëmujë"
26 korrik 2002
10.Jam qejfli i pandreqshëm
Ja,që qenkam qejfli i pandreqshëm
Shikoj një të bukur dhe,i gjithi,kulloj
Nuk di pse m'u bë ky ves i përhershëm
S'tentoj asnjë çikë që nga ky"ves" të shpëtoj.

Domethënë që vetes nuk dua t'i vë fre
Freri,nuk di,po më kujton skllavërinë
Pra,më pëlqen të"kullos" hergjele
Dhe s'mbahem fare(zëre se bëj "kërrdinë")
28 korrik 2002
11.Një koleg "interesant"
...dhe ai ka mbaruar për gjuhë-letërsi
Si unë,pra,të njëjtin fakultet.
Zë e pasll unë për prozë,poezi
Ai më vështron si guak i vërtetë.

Kam neveri për këtë koleg"interesant"
Një libër s'ka lexuar në jetë të tij
Ky i "diplomuar" është fare i njorant
Ishte mirë që të punonte në bujqësi.
28 korrik 2002
12.Kur Evropa të jetë një
Evropa e bashkuar më pëlqen;dhe s'më pëlqen
Unë evropiani;prapa listës pse të jem?
Dua që"pragjet" të sheshohen;dallim mos ket për asnjë
Jo si kali balash;mua Evropa më përzë:

Se,gjasme,unë,shqiptari,e bëj kulaçin shtrëmbër
Tek shkel unë,"s'mbika bari";kudo më shikojnë vëngër?!
Jo.Ky fardallimi më damkos si me hekur të skuqur
Europë!Hiqe këtë lloj shëmtimi dhe unë do them:bukur!
28 korrik 2002
13.Një mikeje
U thave nga koha si druri
Që thahet nga dimri në mal
Nga faqet të iku purpuri
E keqe qe "koha",si djall.

Prej syve iku shkëlqimi
Në sytë e bukur s'ka dritë
E tëra je si peizazh dimri
Se jetën e shkove në zgrip.

Nën qeskat e syve,fshehur,
Pret ditën të ndizet një iskër
Sado që je tharë e rreshkur
Për mua je zjarr që shkrin çdo dimër.
30 korrik 2002
14.Sado
Sado që kaluan vite e vite
Ti mbete si lule mes lulesh
A mua më ngjan si ylldrite
Nga qielli më dukesh se sulesh

Dua që në krahë të të pres
Me vrullin që ke marrë nga qielli
Dëshirë kam,po kam dhe shpresë
Moj ylle e bukur nga Fieri.
30 korrik 2002
15.Jetë,moj,çudi e madhe
E çuditshme më është jeta
Ka përpjeta,tatëpjeta
Ka përpjeta,tatëpjeta
Ndonjëherë të nxihet jeta.

Ka që lindin me këmishë
Që han mish dhe oriz
Ka që s'ngopin barkun fare
Pse kështu në këtë jallane?!

Unë ku hyj në këtë lloj"valle"
Anamezo apo shkundur fare?
Bamp me vuajtje,vu me halle
Sa ta sos këtë jallane.

Jetë,moj,çudi e madhe
Më zhgënjeve,punë e madhe
E pres fundin pa pishmane.
30 korrik 2002
16.Pagjumësi
Ime shoqe,e lodhur,po fle në krevat
Edhe unë shtrirë,po gjumi s'më kap
Gjumi nuk më kap;mëndja s'di nga vvete
Se me timen"barkë" lundroj në aq dete.

Dete plot me dallgë edhe me ajzbergë
Herë si pulëbardhë herë dhe si zgalem
Ku nuk zhytet mëndja si një kredharak
Nga do më zërë gjumi,mua një dreq-o plak?!
30 korrik 2002
17.Askush
Askush nuk m'i hedh sytë më
Se iku nga unë djalëria
Kush sheh një"film pa zë?!"
Mallkuar,- them,- pleqëria!

Askush nuk m'i hedh sytë
Veççanërisht,këtu,në kurbet
Zë me vete dhe mëmërit
Ta dini se sa jam në siklet.

Të merr malli për një palë sy
S'besoni?Po kjo është e vërtetë
Dhe humba zero me dy
Sikur jam nga tjetër planet.
1 korrik 2003
18.Ëndrra
Një ëndërr e keqe,e ligë,gjumin e natës ma çarti
Mua dhe timeshoqe,Sikë, sikur na "hëngri" luvgati
Një baticë deti na përfshiu;o burra të çajmë me not!
Sa dolëm,na sulmoi ariu!Po ç'është kështu,o Zot?!!!

Zura bërtita sa u shqeva;të trëmbja doja arinë
Kot që u ngjirra,u shkreva;tramaksa më kot shtëpinë.
E shkula shtëpinë nga "frika" dhe djersët më shkuan palë-palë
Kur shoh pranë meje,Sika; qeshë tramaksur kot,për djall.
1 korrik 2003
19.Ka ndonjë çast
Ka ndonjë çast që gjithë gratë duken të bukura
Dhe ti je në hall:nuk di nga t'ia mbash?!
Je si një miturake në një pavijon me kukulla
E gjitha është si një"lojë" që do ta humbasësh.

S'ke si mos humbësh.Është e madhe tufa
Ti në mes tyre si në një livadh lulesh
Në vjen ky çast,ndodh që ke kthyer kupa
Ndaj e humbet fillin dhe s'di nga sulesh.
1 korrik 2003
20.Sytë e ruses
Në sytë e tu,hapësira e hapësira
Që më ndjellin,tutje,në Veri
Madej,tundra,stepa,lëndina
Apo një liman buzë Detit të Zi.

Ç'shkruaj,nuk janë fare pandehma
Në sytë e tu,ka mistere e enigma
Po unë nuk merrem dot me pandehma
Se unë të dua;ja dhe firma...
1 korrik 2003
Përparim Hysi, 8 korrik 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/6 Empty Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/11

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 12, 2009 10:05 pm

Nxehtësi korriku/11

(poezi)

Nga Përparim Hysi

1.Ti

Ti je e freskët si një lule në ujë
Dhe,kur qesh,të heqë vite nga supet
Kushdo që të sheh,bëhet pak rrëmuë
Se s'ka se si i mban dot,vrullet.

Shpesh herë më ngjan si një lule që ecën
Se një lule si ti,nuk rri dot në saksi
S'di pse më kap një mall i kahershëm
Sa herë që të shoh dhe ndeshem me ty.

Me siguri,ti ke ardhur nga një planet tjetër
Këtë e vë re,kushdo që të shikon
Aq e bukur je,sa s'e them dot me letër
Dhe s'ka faj askush,në ju dashuron.
10 korrik 2003
2.Mahnitje
A kini parë petale të rrallë trëndafilash
Nga ata që,papritur,çelin në mars
Ja!Pashë fytyrën tënde dhe humbas humbëtirash
Dhe,nga i mërzitur,mbushem me gaz.

E,si mos mbushem kur pashë këtë bukuri
Se rrallë çelin trëndafilat në mars
Trëndafil më je si një lulëri
Dhe unë të shoh dhe gati sa nuk plas.
10 korrik 2003
3.Mos më thoni
Mos më thoni që një vajzë mituri
Nuk i ngjan një peme në lulëzim
E shoh tek hedh shtat;rritet i saj gji
Dhe futem në pandehma si në vidhimë.

Dua që trupin e brishtë t'ia shkërrmoq
Dhe gjirin që rritet,t'ia ledhatoj
A s'ndodh dhe me pemën kur u poq
Ma gjeni njerinë që t'më kundërshtoj.
11 korrik 2003
4.Ç'janë këta gjinj të fortë?
Ç'janë këta gjinj të fortë e të rëndë
Që me thithkat përpjetë shpojnë këmishën
Ta dishë,sa i shoh,mbetë si pa mënd
Aq sa nga nepsi ngjaj,pakësa,me bishën.

Se më ndizen tani sytë mua
Ashtu siç ndizen dy prushe në hi
I dua ata gjinj,moj,i dua
Ndaj lëshohem i etur dhe i"pi?!..."
14 korrik 2003
5.Të vëmë maska
Të vëmë maska për të biseduar
Se s'ka ikur nga mëndësitë,marrëzia
Të vëmë maska për të dashuruar
Se nuk"lejohet" dashuria?!

Pra,të zëmë e të "luajmë" si artistë
A ca më shumë si arlekinë
Nuk e di kur,moj kohë e "pistë?!"
Kur do ta lëshë,Shqipërinë?!...
14 korrik 2003
6.Dy sytë e tu
Si dy yje në një natë behari
Janë dy sytë e tu
Ah,ta dishë,sa m'ka marrë malli
Pse s'ju kam këtu?

I kërkoj dy sytë e tu
Këtë natë behari
Por ç'e do,jam larg nga ju
Dhe më griu malli.


Malli i vjetër,domosdo,
Si plagë po më dhëmb
Kam aq dhimbje sa bëj "oh"
Veç për sytë tënd.

Se janë sy të mbushur dritë
Për mua aq të shtenjtë
Po ku je,ku je,o shpirt?
Malli po më çmënd.
14 korrik 2003
7.Ikën fuqia,s'ikën huqi
Ja,iku fuqia.Po nuk ikka huqi
Shkoi djalëria,po një vajzë më skuqi
Ç'kam unë me një vjazë?Hajde dhe ma gjej
Sado që kokëbardhë,atë e "mbërthej..."
15 korrik 2003
8.Jam siç kam qenë
Më duket se jam siç kam qenë
Një lis që i bëj ballë erës dhe stuhisë
Prapë fëshfëritja e një fustani më bën "dëm"
Se duket s'i bëj "ballë" dashurisë?!

Ashtu si një fllad i hollë pranveror
Që tund kreshtat prej luani të një lisi
Ashtu jam si dikur"dashuror"
S'ndryshoka,jo:Përparim Hysi...
15 korrik 2003
9.Kur
Kur i vë duarët mbi gjoksin tënd
Më duket sikur kam pushtuar botën
I gjithë ky çast si kujtim që dhëmb
Dhe sa s'kap me grushta kokën.

Më dukej atëhere sikur mbaja dy zjarre
Dhe me këto"zjarre"ngrohja duarët
Ah,sa malle që kam!Sa malle
Dhe zë i kërkoj përsëri;po pse më zënë "djajët?!"
17 korrik 2003
10.Mua
Mua më pëlqejnë gratë e harlisura dhe joshëse
Mbase,i harlisur,jam pakësa dhe vet?!
Rend pas tyre dhe s'u shpëtoj joshjeve
Edhe tanimë që jam mbi gjashtëdhjetë.

Ndërsa ato më shtijnë sytë me djallëzi
Unë djallëzinë me to e shkëmbej barabar
Se jam mësuar me ata sy unë tani
Ke parë që s'heq dorë dhe tani,kokëbardhë.
18 korrik 2003
11.Vegim
Mbi bregun tim të kujtesës mbuluar me diell
Befas,vërshuan një lumë mjegullash
Humbas nga kujtesa diçka që më këndell
Dhe ja: bosh u bëra si të jem mes pandehmash.

M'u duk sikur oqeani i gjithi u tha
Në shtegun që u hap,nisa shtegëtimin
Sado që po ecja si në Sahara
Për Shqipëri unë mbaj oreintimin.
18 korrik 2003
12.Ç'kërkon vesa mbi qerpik?
Ç'kërkon ajo pikël vese mbi qerpik
Më lejon që atë"pikël" ta lëpij
Ta "lëpij" por dhe "hak" dua njëçikë
Dua syrin ta puth dhe gjirin ta"pi..."
18 korrik 2003
13.Ata sy
Ata sy që shndrisin nga "inati"
Me frymëmarrjen time di t'i "zbusë"
Por buzës që dridhet,ç't'i bëj,i ngrati;
Ja,për këtë jam në hall;ndaj Zotin lus

Zotin lus që t'ia ul pakëz inatin
Asaj që buza-flakë i dridhet
Se ende,moj,ende e kam takatin
Mike,moj,ashik si unë s'gjindet.
18 korrik 2003
14.Ç'janë ato vetulla?
Ç'janë ato vetulla që shkëlqejnë si presa
Të tilla i kam parë veç tek një drenushë
Kur i pashë,moj,sa s'më mbuloj djersa
Sikur ato vetulla më dogjën me prush.

I ule vrullshëm,pakësa,me djallëzi
Sikur me këtë ulje diçka do më thoje
Bajamet e syve pse lulëzuan tani
Apo më dhanë isharet se ti,moj,më doje.
19 korrik 2003
15."Kalaja"
Një femër më ngjan si një kala
Kala që unë orvatem ta marrë
S'do mënd që kam rënë në bela
Ndonjëherë,jam mundur për djall.

Se kalaja ka dhe "bedena"
Dhe aq lehtë nuk është për ta marrë
Se dhe Ali Pashë Tepelena
Ka humbur si unë;barabar!

Por prapë,mezalla se sprapsem
Me "pallë" orvatem ta pushtoj
Pra,ende unë hiç nuk mbahem
Që për të marrë"kala" të tilla,ngulmoj.
19 korrik 2003
16.Në këndoj për dashurinë
Në këndoj për dashurinë,
E bëj se nuk dua të më lërë
S'e honeps dot pleqërinë
Dhe s'dua as gër as mër

Se nuk nginjem unë me dashuri
Më thoni:-Pse ta kem këtë katar?!
Po me të unë përzë pleqërinë
Veç dashuria më mban gjallë.
19 korrik 2003
17.Më pikon zëmra gjak
E si mos më pikoj zëmra gjak
Jam larg,aq larg prej dashurisë?
Më gjeni,mandej,më të madhin shkak
Se ky dhe,mbi të,brenga e lirisë.

Lirinë unë e kam me pashë
Po dashuria,ja që më mungon mua
Se shkova nga vëndi dhe e lashë
Ndaj të brengosur më gjen mua.

Dhe nuk kam si i shpëtoj kësaj brenge
S'kam si e kapërcej këtë barrierë
Sikur tash po zihem me njëmijë dreqe
Nga nervat:tufan dhe erë.
19 korrik 2003
18.Buqetë urimi nga një mike
Nga M.L.
A.Ngushëllim në ditë të vështira
Ditët për mua këtu:të gjitha të "vështira"
Se këtu unë nuk kam as miq as dhe shokë.
Nuk më hyjnë në sy gjithë këto të mira
Përjashta:shëndosh!Përbrënda: ulok!
B.Buzëqeshje në ditë trishtimi
Në më uron buzëqeshje kur më zë trishtimi
S'do mënd që ngrohtësisht unë të falënderoj
Se s'ka më të trishtuar se sa Përparimi
Kurbetin,them të drejtën,hiç s'e suportoj.

Ti më dërgon buzëqeshje(ku ka më dhuratë?!)
Që unë me të të "vras" trishtimin që kam
Urimi yt është i shtrenjtë,o mike zëmërartë
Dhe kapem pas këtij urimi dhe si kam qenë,s'jam.
C.E qeshura të të puth buzët
"Po unë kur kam me u qesh
A,ndoshta,më parë duhet të vdes?"
Migjeni
E qeshura vërtitet si flutura rreth flakës
Kështu gjatë tërë ditës,gjer afër darkës
Por është pak e shtirur,si e kërkuar
Se vëndi ku e gjeja,këtu më ka munguar.
D.Perëndimet e diellit të të ngrohin zëmrën
Perëndimet e diellit hiç nuk më ngrohin
Dal,i bëj sehir dhe gati më lodhin
Se jam në vënd të huaj dhe ndjej si ftohtësi
Dua perëndimet e diellit,atje,në Shqipëri.
21 korrik 2003
19.Unë
Puthjet e nxheta me një femër
Unë nuk i ndërroj me asgjë
Dhe dashuroj veç me zëmër
Kot:nuk shkoj me asnjë.
21 korrik 2003
20.Kur nisem për "gjah"
Kur nisem unë për "gjah"
S'më trëmbin bubullimat
Se jam nisur për sevda
Sevda bëjnë veç trimat.

Çaj përmes bubullimave
Nga rruga s'kthej hiç fare
Si u trëmbkam bubullimave
Kur tej më pret një sorkadhe?!

Në lagem a qullem nuk pyes
S'pyes në "vritem" a "plagosem"
S'pyes pra as nga katër a pesë
Me miken që dua,"karfosem"
21 korrik 2003
Përparim Hysi, 11 korrik 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/6 Empty Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/12

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 4:02 pm

Nxehtësi korriku/12

(poezi)
Nga Përparim Hysi

1.Jam një zog pa krahë
Jam si një zog pa krahë
(kështu më ngjan vetja tani!)
S'kam se me kë bie në sevda
S'kam me kë bëj dashuri

Mos kujtoni se diçka shpik
Mjerisht,kjo është e vërtetë
Sikur kam marrë fund dhe pikë
Sa e kotë që më dukesh,moj jetë!...
21 korrik 2003
2.Kënaqësi
"Kënaqësia për të kujtuar kënaqësitë e mia"
Kazanova
Ja.Katandis që të ngopesh me lugë bosh
Dhe ngopesh kujtimesh me kënaqësitë e tua
Këtë gjëndje më mirë arrin ta kuptosh
Po të jesh në gjënjde që më sheh mua

Tek shkruaj,befas, rrëshqasin cifla gëzimi
Të cilat,domosdo,janë relike kënaqësish
Ja,kështu,katandisi tani Përparimi
Të ngopet e dehet edhe prej boshësisë.
21 korrik 2003
3.Nuk skuqem...
"Nuk skuqem nga turpi tek rrëfej"
Kazanova
Nuk skuqem nga turpi tek rrëfej
Dhe s'jam fare moralist i rremë
Të vërtetën,pa dorashka,e pëlqej
Për ç'shkruaj,s'ka gjëkund një rrenë.

Në më del fytyra ashiqare
Dhe ngjaj ndokund si djall
Mua s'më bëhet vonë hiç fare
Të zezës s'i them kurrrë:e bardhë!
21 korrik 2003
4.Ti
Ti je e freskët si trëndafili i mëngjesit
Sado që mua s'më shikon në sy
Po unë jam i lumtur;s'i bëj ballë shendit
Kur kam përballë një trëndafil si ti.
21 korrik 2003
5.Në se...
"Bukuritë ëngjëllore që kanë lindur në qiell,
s'ka vello që t'i fsheh"
Ariosto
Në se s'më lejon që të puth,
Jam i lirë që t'ju përpij me sy
Nga dashuria,s'rri dot urtë e butë
Ndaj,pak grindavec,t'u duka ty.

Ti je për mua më e lartë se cdo univers
Je si një frut i ndaluar që nga koha e Evës
Po,kur dashuroj,kapërcej çdo pengesë
Dhe nuk i trëmbem as dallgëve,as erës.
21 korrik 2003
6.Po nuk qe...
Po nuk qe dashuria e ndërsielltë,
Unë hiç nuk e quaj dashuri
Kurrë nuk kam kërkuar dashuri të "rreptë"
Apo ca më keq:me përdhuni!

Po qe se një mike m'u përgjigj
Me të njëjtin afsh apo gjatësi-vale
Këtë dashuri po;e përligj
Këtë e quaj:dashuri e madhe.
21 korrik 2003
7.Pse?
Pse më ngjan me një zambak ujë?
Nga ata që rrinë gjithmonë çelur?
Apo pse mua mëndjen ma bën rrëmujë
Aq e humba sa mëndjen s'e kam mbledhur

Se viteve të gjata s'ke humbur freskinë
E njëjta aromë:si konxhe e porsaçelur
Ndaj dhe mëndja ime ka marrë arratinë
Se aq,moj,aq më ke këndellur.
22 korrik 2003
8.Ti
Ti sikur je një hënë pesëmbëdhjetëshe
Se s'ka si ndryshe që balli të hënëzojë
Unë çuditem.Humb i mbytur mall
Dua që me duartë e mia këtë hënë ta pushtoj.

Për ta parë apo për ta kundruar më shkoqur
Dhe sillem me sy sikur jam i gozhduar
Mandej ti afrohesh(natyrisht,e ndrojtur)
Hëna shkon në qiell,sa të kam përqafuar.
22 korrik 2003
9.Miturake
Një push i butë mbi lëkurë
Ca sythe të një lulëzimi pa pra;
Më duket mua apo sikur
Po rritesh çdo ditë e nga ca

Se sytë sikur kanë tjetër dritë
Dhe sythet,pa pra,lulëzojnë
Je tamam si një shpirt
Miturake!Të dashuroj!...
22 korrik 2003
10.X...
Një fllad i ëmbël,s'di se nga erdhi
Dhe hyri vrullshëm në zëmrën time
Mbi buzët e mia gjithë mallin derdhi
U shkrimë të dy dhe u bëmë thërrime.
22 korrik 2003
11.Vështrimi flakërues
Flakërues vështrimi si flakë
Si flakë që lëshon një flakëhedhëse
Sado,sado që jam plak,
Mora flakë siç merr një shkrepse.
23 korrik 2003
12.Dhimbje
Post Mortum
Profesor Dhimitër S. Shuteriqit
Oqean i pamatë,i pamatë dhe pa kufi
Si s'më lë që të shkoj pak; për atje,në Shqipëri?
Që të shkoj në Shqipëri,ca më sakt:në Tiranë!
Ku përcillet me oi,një NJeri që qe Vigan.

Një Vigan diturie,made in Shuteriq
Një studiues letërsie që dhe rrallë ka të dytë
Më shumë vepra se sa jetë;zhytur dete diturie
Ngjan më shumë me një Profet;qe burim urtësie.

Dhe u "lodh",po domosdo;pa u shtri që të pushojë
Unë kam dhimbje sa bëj "oh!",dhe lotoj;për të lotoj.
24 korrik 2003
13.Vegim
Si hëna që shfaqet paritur
U shfaq supi yt i hijshëm
Dhe,befas,mbeta i goditur
Se qe vezullim i magjishëm

Ky sup,tani,i zhveshur
Më godit mua si me plumb
E shoh dhe sa s'bie i dergjur
Jo.Nuk duroj dot.Nuk mund.
24 korrik 2003
14.Je i lumtur
Je i lumtur kur ke një njeri që të do
Se bashkë me të,përmbys dhe mallet
Në se je i vetëm,as mos shpreso
Se buza do të qeshë;do të vënë poshtë hallet.
24 korrik 2003
15.Në më mbetën sytë tek ti
Në më mbetën sytë tek ti
Edhe mbeta si guak
Faj s'kam unë,po faj ke ti
Që më je porsi zambak.

Në e humba unë pusullën
Si Xhaferri,- thonë,- simiten
S'e s'duroj kur shoh të bukurën
Domosdo që dhe lajthitem.

Dha tani që kam lajthitur
E humbas unë fillin pak
Jam tamam si i goditur
Se çfarë pret më nga një"guak?!"

Ndaj zë unë t'i puth sytë
(po mjaftojnë për mua kaq?!)
Jam"liruar" tash nga burgjitë
Moj e bukur,më kënaq.
25 korrik 2003
16.Perëndim mbi oqean
Oqeani duket sikur ka marrë zjarr
Në këtë perëndim krejt të kuq
Por mëndja ime s'di se nga ka marrë
Që "vidhet" nga unë,e ka huq.

Ka ikur tutje,tutje,andej larg
Andej,për matan oqeanit
E shoh që ka hipur mbi një barkë
Dhe ia njoh mirë intinerarin.

Të soset kërkon,në Shqipëri
Për andej,i ka ndezur"motorët"
Shkundem dhe kthillem unë tani
Dhe ndjej të lagem nga lotët.
25 korrik 2003
17.Si një zog
Si një zog që po jep shpirt
Troket era në dritare
Unë po sy e veshë,i gjithë:
Të pres ty,o moj sorkadhe.
25 korrik 2003
18.Unë dhe zogu
Zogu e fillon ditën me një këngë
Unë e filloj ditën me një shpresë
Dhe ngjaj me zogun përnjimënd
Mos u çudisni në zogu është shpezë.

Se ka,mes nesh,ngjajshmëri
Siç ka,kuptohet,dallime
Sado që unë jam njeri
Ja që i besoj asaj cicërime.
25 korrik 2003
19.Një fjalë
Një fjalë që vjen që nga larg
Më ka një forcë magjike
Ballsam është për timen plagë
Se vjen nga ti,o moj mike:

E pres këtë fjalë me shumë mall
Dhe,natyrisht,që gëzohem
Ah,sikur që ta dinit,vallë?
Për ditë si qiri,për ty,kullohem.
25 korrik 2003
20.Çast
Majat e leshrave të tua më gudulisën
Dhe ndjeva sikur shkela mbi gjëmba
Mbajta një çast frymën;sytë m'u përpëlitën
Dhe,kur pashë që ike, gati u shëmba...
28 korrik 2003
Përparim Hysi, 12 korrik 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/6 Empty Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/14

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 5:02 pm

Nxehtësi korriku/14


(poezi)

Nga Përparim Hysi

1.Ç'mbetë pas një dashurie të humbur
E ç'mbetë pas një dashurie të humbur
Dihet,çiltas,veç kujtimi
I ngjetë një luftëtari të mundur
Që kthehet nga dyluftimi.

Boshllëk ke në shpirt si shkretëtirë
Se shpirti keqas plagoset
Je sikur një det me helm të kesh pirë
Aq sa dhe me vete llafosesh.
30 korrik 2003
2.Nuk mundem
Nuk mundem,nuk mundem t'ju harroj
Si ndodh?Qysh ndodh?S'e di
As vet nuk di kë të fajësoj
E gjitha ç'ndodhi,qe çudi!

Po ç'qe ky fat kaq i keq
Ky çast i zi që na ndau?
Po vuaj,po vuaj.Ç'po heq
Se koha e keqe na"vrau".

Se vrasje qe apo mënxyrrë
Gjë tjetër s'kam se ç'them
Në shpirt sikur kam shkretëtirë
Nga mëndja jam-ujem!
30 korrik 2003
3.Ç'më duhen
Ç'më duhen vegimet?Janë veçëse iluzion
Që më vijnë parasysh dhe më përlotin
Jam sjell me ju si një që s'kupton
Dhe sa ndryshoj vallë me idiotin?

Se lozja me ju si macja me minë
Brënda digjesha zjarr dhe jashtë me politesë
Se nuk ta shpreha dot dashurinë
Dhe mbeta në provim në vjeshtë.

Kur unë vendosa,ti kishe ikur
Pse?E çfarë prisja që t'më hipje sipër?
Tek shkruaj,jam si i goditur.
Në zëmër kam veç dimër.
30 korrik 2003
4.Të tepërta
"Të tepërta rrobat mes tonë"
GËTE
"Të tepërta rrobat mes tonë"
E ka thënë me kohë një gjeni!
S'më bëhet vonë,për ne ç'do thonë
Açik që duhemi,kushdo e di.

Pse duhet që të vëmë maska
Mos vallë po bëjmë blasfemi?
Për vete unë i çjerrë këto maska
Pa jakë t'hu,o dashuri!
30 korrik 2003
5.Ato buzë
Ato buzë të trëndafilta që më qeshin pa të keq
Ç'do të bëja po s'i thitha,sa po vuaj e sa po heq
Ato syçka aq të bukura që gjezdisin nga duan vetë
Seç m'i ka,kjo belkëputura;sa nur ka dhe sa lezet!

Dhe gërsheti i gjatë nga prapa,nuk e di se çfarë më thotë
Aq keq më djeg mua vapa,rend pas teje bot e bot
Pak nga pak i thashë të tëra dhe nuk lashë gjë pa shkruar
Sa të pashë,moj,si u bëra!E merr vesh:jam dashuruar.
31 korrik 2003
6.Pritja
Dielli,i lodhur,po largohet;po largohet,të pushojë
Po pse mikja po vonohet që aq shumë e dashuroj?!
Ç'do ket ndodhur vallë me të,që s'po vjen e nuk po vjen?
Vallë,mos i ka ndodhur gjë?Apo mëndje,ndoshta,kthen?

Errësirë.Tash u bë natë.Veshët pipëz unë i kam
Mjerisht,s'ndihet asnjë çap;gati zëmra ma bën bam!
Ja,tek erdhi.Më dual frika.Iku ankthi,mbushem frymë
Se,për pak,desh më ra pika.Tash e puth e s'mbushem frymë.
31 korrik 2003
7.Kjo "raki" e fortë
Kjo "raki" e fortë,shkumëzon e harbuar
Seç më ra në kokë,moj qofsh e bekuar!
Tani seç u piva,këmbët tërheq zvarrë
Mbi ty seç u"shpiva",o moj syri i shkruar.

Dhe,ashtu,i "pirë",shaluar rri mbi ty
Seç"ha" qelepir,çfarë gjeta aty.
31 korrik 2003
8.Ata...
Ata gjinj të bardhë dëborë
Ato llërë,moj,aq të buta
Nuk e di pse më djegin horë
Për ato më ha mua buza.

Buza me vërtet më ha
Do më hajë,nuk ka se si?
Gjinj të tillë s'kam parë dhe s'ka
Ndaj vë buzët dhe i "pi"
31 korrik 2003
9.Impresion
Rrezet e trëndafilta të diellit mëngjesor
U japin syve tuaj një bukuri verbuese
Fytyra e bardhë(mos është dëborë?)
Që më futin në mendime tunduese?!

Sytë e mrekullueshëm,të mprehtë e të kulluar
Më hedhin një vështrim tërë epsh të gjallë
Dhe nuk kam si nuk mbesë krejt i hutuar
Aq sa jam shkërbyer dhe ngjaj me një djall.


Mbeta gojëhapur para syve të ndritshëm
Vallë,a kini parë kund të tillë mrekulli?
Bëj t'hu,o çast!O çast i magjishëm
Po ku ka më hyjnore se ti,dashuri?!
31 korrik 2003
10.Meditim kozakshe
Stepa më futi në gjirin e blertë
Bari i gjatë më mbuloi çip më çip
Shaluar kam mbi një kalë të sertë
Sapo e lashë,tani,timen izbë

Kali ecë ngadalë sikur po dremit
Mendime gjithfarësh vijnë e më kaplojnë
Mike,moj mike,tek stepa më prit
Se si një kozak di të dashuroj.
31 korrik 2003
11.Ku je?
Rri i strukur në një qoshe dhe mendoj si pak azat
Po ku je,moj bukuroshe,se ma bëri mëndja "fap!"
Kam një vit pa të parë,pse më duket si një shekull?
Kam një vit që digjem zjarr,pak nga pak do bie i vdekur.

Nuk e di se ku ke shkuar,me një tjetër,sigurisht
Malli keqas më ka bluar,më ka shkoqur:jam bërë hiç!
Se s'duroj,s'duroj,i varfëri,u shkërrmoqa,dashuri
Më pickoi malli si gjarpëri,do të vdes,mike,për ty.
1 korrik 2005
12.Edhe një,o moj Dafina!
"Ndaj,papritur,kupa zbraz Poeti!"
ESENIN
Edhe një,o moj Dafina,edhe një se e kam hak
Se m'u nda shpirti në grima,po shkërmoqem pak nga pak.
Edhe një,po mbushma plot;edhe një dhe nuk dua tjetër
Se m'u gris shpirti si rrobë,s'mban më andra rrobë e vjetër.

Rrobë e vjetër s'mban më andra;nuk bën më;shko,flake tej!
Në nga jeta keq u vrava,unë me vdekjen s'e këmbej
Ndaj luftoj me shpirt në dhëmbë;ndaj luftoj dhe nuk dorëzohem
Dashurisë i bie ndër këmbë,për atë edhe flijohem.

Dashuroj unë si një djalë,mezalla s'shteret meraku
Si nga genet të jem djall,sepse valë më rrika gjaku
Kur e shoh që s'dal në kut,zë e hahem unë me veten
Jetë,moj jetë,sa më ke dukë:dashuroj sa mposht dhe vdekjen.
5 korrik 2005
13.O moj gusha...
O moj gusha rrath-rrath
A e sheh?Po bëj bërdaf!
U ciflosa,moj,si xhami
Se më dogji për ty xhani.

Malli më dogji për ty
Mua,plakun,sevdalli
Që më plaçin që të dy!....
6 korrrik 2005
14.Kur
Kur të shoh tani me sy,zënë më kapin njëmijë dreq
Si më je ti tani;me të vërtetë që ndihem "keq"
Më zënë dreqërit dhe më ngasin,mëndja iku dhe kaptoi
Se s'e mbaj dot marazin;aq mall kam sa po çartoj.

Se më je tamam si Misse,më ke sharm e më ke nur
Ah,ta dishë,ta dishë,moj mike,unë,ashiku,rashë sëmurë.
Rashë sëmurë se s'duroj dot,se shkarkoi si shumë "rrufeja"
Më rigoi nga syri lot,se më dhëmbi ca mideja

Se m'u gritën flokët gjëmb;s'qe rrufe,po qe hata
Edhe zëmra zu më dhëmb;plaga hapur lëre sa!
Katandisa si i shkretë,mu si lypësi që do mëshirë
Ajo plagë më dhëmb vërtet,o moj mike aq e mirë.
8 korrik 2005
15.Jam dalldisur
Jam dalldisur me peizazhin fshatarak
Me grurin që po jep shpirt,korrur nga kombajna
E kundroj nga larg dhe nuk ngopem aspak
Ah,- them me vete,- atje frymën ta mbaja.

Të ngopesha me larminë e këtij peizazhi
Ashtu siç jam ngopur aq vjete e vjete
Por jam larg,aq sa nuk më zë alarmi
Dhe aq ligështohem sa nuk vij në vete.

Se hedhin valle atje punët e stinës
Fshati i gjithë si bleta kur roit
Dua që këtej të vidhem;të ikin tinëz
Aq jam i dalldisur,sa bëhem invalid.
8 korrik 2005
16.Ngarkuar koka
Ngarkuar koka ime plot me re të errëta
Turbulluar nga falsiteti dhe zhgënjimi
Këto vite larg Shqipërisë(oh,sa të serta!)
Dhe hiç në këto vite nuk m'u nda trishtimi.

Fati,siç duket,luan me mua cic-mic
Ditët të trishta dhe netët agravuese
Malli për Shqpërinë më çjerrë e më grricë
Mërgim,më ke thinjur!Më mblodhe,më krruse.
8 korrik 2005
17.Mos doje?!...
Mos doje t'më "pije" të tërin
Se aq shumë më thithe me buzë
Sa mua,- thoshe,- nuk doje asnjërin
Dhe puthja e zjarrtë,e gjatë-shpuzë.

Ja,kështu,më vjen ky moment
Dhe mbresa e freskët,e gjallë
Po pse nuk vjen këtu,vërtet,
Që t'më ngopësh me puthjen e rrallë?!

Se aq,moj,aq ma ka ënda
Sa dhe tani ha imja buzë
Ta dishë,ma kënda,ma kënda
Atë puthje të gjatë dhe shpuzë.
8 korrik 2005
18.Unë
Unë s'i shpëtoj dot tundimit tuaj
Sikur më ke zënë me lak
E ndjej mungesën,sa shumë që vuaj
Aq sa zëmra më bën "tak!"

Çuditem vet me këtë tundim
M'u kthye në obsesion
Ku je,ku je,o shpirti im?
Se malli keqas po më blon

Pranoj një çast nga ty të ndahem
Por fare nuk është e mundur
Me veten time,hahem,hahem
Dhe shtrihem unë i mundur.

Përse kështu,kuptohet lehtë
Se malli keq më bloi
Pa ty,pa ty,jam si i shkretë
Aq sa s'dua të rroj.
9 korrik 2005
19.Jam
Jam si si një kaçubëz mbuluar nën dëborë
Gjithësia rreth e përqark ka ngrirë.
Edhe frymë këtu sikur marë me zor
I mërguar jam,ndaj jam aq "mirë..."
8 korrik 2005
20.Ajo buzëqeshje
Ajo buzëqeshje jote aq e përmbajtur
Sikur diçka mban fshehur
Por mëndja ime,sado e hallakatur
Diçka aty ka gjendur

Dhe zë"gërmon" me shumë kujdes
Të fshehurën të zbulojë
Aj buzëqeshje për mua"liçencë"
Që unë t'ju dashuroj.

Nuk është hamëndje,por imponim
Se vjen thellë nga zëmra
Tek ju zbulova dashurinë
Se kot s'rëmova"brënda"
9 krrik 2005

Përparim Hysi, 14 korrik 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/6 Empty Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/13

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 5:06 pm

Nxehtësi korriku/13

(poezi)

Nga Përparim Hysi

!.Ç'është ky vështrim?
Ç'është ky vështrim mu në dritën e syve?
A nuk e di që ky vështrim më bën që të dridhem?
Një vështrim i "tillë",na bën "dëm" të dyve
Se ndryshe këtij vështrimi s'kam si i përgjigjem

Përgjigja dihet:vështrimi flet vetë
Ai më fton mua drejt një deliri
Bëhem me krahë,bëhem me fletë
Dhe i puth dy sytë dhe s'ngopem së "piri?!"
28 korrik 2003
2.Ti
Ti je si një dhimbje e ëmbël
Dhimbje që më pushton trupin
Kjo "dhimbje" s'më ndahet as në ëndërr
Ndaj plagë e kam tërë trupin.

Ke parë që dhimbja më jep kënaqësi
Dhe sillem tërë kohës i gëzuar
S'do mënd që kam rënë në dashuri
Se e ëmbël është dhimbja që më ke shkaktuar.
28 korrik 2003
3.Kam frikë nga dashuria e grave
Po.Kam frikë nga dashuria e grave
Se sa të bën të lumtur,aq të helmon
Megjithëse kam frikë,s'hoqa dorë prej grave
Se dashuria e tyre më ngjall e më rinon.
28 korrik 2003
4.Plaga ime është e thellë
Plaga e zëmrës sime është e thellë
Që ta shohësh atë,duhet galeri
Zëre se do futesh në një minierë
Po u fute në të,do të gjesh flori.

Se flori e kam unë timen zëmër
Dhe këtë e them trroç:pa modesti!
Dikush e plagosi këtë timen zëmër
Plagë e zëmrës sime quhet dashuri.
28 korrrik 2003
5.Je e freskët
Ti je e freskët si mëngjesi
Faqet e trëndafilta skuqin e skuqin
Dhe unë sa të shoh,më zë nepsi
Jam aq në hall,po s'e mposht dot turpin.

Se jam gati që turpin ta ha me bukë
Dhe faqet e trëndafilta t'i puth
Të them të drejtën;nuk duroj,nuk
Pa puthur buzën tënde,pra nuk kam turp.
29 korrik 2003
6.Peizazh
Në detin e qiellit notojnë retë
Dhe duken si një tufë mjellmash
Unë shtrirë në lëndinë i sodis,i qetë,
Dhe humbas mendimesh e pandehmash.

I lëshoj mendimet të kullosin hergjele
Tutje lëndinave e pyjeve të pafund
Në qiell,tanimë,s'ka asnjë re
Kaltërsia e qiellit gati mua më mund.
29 korrik 2003
7.A s'është mëkat?
A s'është mëkat që ata sy të jenë të trishtuar?
Këta sy kaq të bukur dhe kaq të mëdhenj?
Sikur të mos i shihja,as që do kisha besuar
Po ja që i pashë dhe vërtet më mallëngjejnë.

Se diçka fshihet pas atij trishtimi
Një shpirt bujar që keqas u shpërblye
Ndaj i mërzitur është miku yt,Përparimi,
Se jam me shpirtin tënd që u fye.
29 korrik 2003
8.Ndodh
Ndodh,ndonjëherë,që në zëmër
Nuk rrjedh gjak,po derdhet mjaltë
Vjen e të pushton një ndjenjë e ëmbël
Sa bëhesh me krahë,sado që je plak.

Dhe e ka një shkak,një ndodhi e tillë
Që ti po noton në një det krejt të ëmbël
Ke rënë në dashuri( o plaku qafir!)
Sa në vënd të gjakut,rrjedh mjaltë në zëmër.
29 korrik 2003
9.Nëpër shtatin e hollë
Nëpër shtatin tënd të hollë
Dredhet egër dashuria
Se më dukesh si mënjollë
Se më mundi hijeshia.

Dhe,i mundur,hiqem zvarrë
Se ndjek shtatin tënd të hollë
Ah,sa mall që kam !Sa mall!
Ta zë shtatin me një dorë

Se nuk ngopem kur të shoh
Egër derdhet bukuria
Dhe rënkoj e po bëj "oh!"
S'mbahet,s'fshihet dashuria.
29 korrik 2003
10.Diçka
Diçka e njohur,e butë prej gruaje
Zu dhe më mbushi flegërat e hundës
Mësuar hunda ime prej kësaj "majaje"
Aq shije më ka si e thekura e bukës.

Dhe zë mbyll sytë;kaloj në afeksion
Çikja me një grua më ndaloi frymëmarjen
Ah,aroma e gruas!E shtrenjta aromë
Aq sa më gëzon,më trishton me ndarjen.
29 korrik 2003
11.Në dashuri
Në dashuri,shpirti zgjerohet
Bujarisht darovit dhe nuk pyet për nesër
Në se ke gaz,gazi dyfishohet
Ke një ndjenjë gëzimi që s'e ke patur kurrë tjetër.

Harron urrejtjen e ke bërë dalje
Zëmra është e dlirë si qiell i pastër
Ndihesh i lumtur(sa lumturi e madhe!)
Dhe hiç nuk pyet dhe nëse je i varfër.
29 korrik 2003
12.I njoh ata sy
I njoh ata sy që po qajnë
I kam parë ka sa kohë
Në se me dikë më ngjajnë
Kjo ndodh se hallin e tyre e njoh.

Kështu derdh lot një që dashuron
Lotët e dashurisë janë të trishtë
Ndaj dhe syri im hiç nuk gabon
Se i njoh lotët që dalin nga një shpirt.
29 korrik 2003
13.Vështrimi...
Vështrimi i një gruaje që dashuron
Jo.Nuk arrrin që të përshkruhet
Është tamam si një jehonë
Që sa bën"blic" dhe,mandej,zhduket.

Është si një psherëtimë që hyn në zëmër
Dhe lë gjurmë të rëndë prej vetëtime
Një vështirm i tillë,thuaj,se është ëndërr
Një ëndërr e bukur,si e ndalurfryme.
29 korrik 2003
14.Një fjalë
Një fjalë që s'e tham dot
Na shkakton aq e aq vuajtje
Pendimi,sado është i kotë
Na bren,po korë s'vë mbi vuajtje.

Dhe plagën më keq e mais
Se ja,tanimë,zë e rrjedh
Nga dhimbja,nën zë sa s'kuis
Por mëndjen aspak nuk e mbledh.
29 korrik 2003
15.Gjiri i freskët
Gjiri i freskët dhe rinor
Ka harbuar si bostan
Më hip nepsi dashuror
Sado plak,po jam nopran.

Është harlisur porsi bari
Mu si bari në livadh
Unë kam një neps prej djalli
Se jam sevdalli i madh.
30 korrik 2003
16.Kam një mallëngjim
Kam një mallëngjim që gati po qaj
Si një vajzë adoloshente e dashuruar
Kujtimi yt më bën që të vuaj
Ndaj jam i mallëngjyer dhe i trishtuar

Sepse s'mbahet zjarri i dashurisë
Ai të djegë përbrënda pak e nga pak
Më pushton malli prej nostalgjisë
Dhe ofshaj e ofshaj pa pushuar
30 korrik 2003
17.Vështrimi yt
Vështrimi yt-kaos i vërtetë
Në të ka frikë,habi e turbullim
Pse je kaq konfuze,as vet nuk e di
Kjo gjëndje jote,për mua:befasim!

Mandej,ja tek feks një buzëqeshje
Që e shkërrmoq kaosin sikur s'ka qenë
E di,e di seç më thotë ajo buzëqeshje
Vështrimi i ngrohtë,dashuri më ka dhënë.
30 korrik 2003
18.Ndarja
E gjatë ndarja jonë;i madh është malli
Sa kohë që shkon, më shumë ndizet zjarri
Se zjarri i dashurisë as shuhet ndonjëherë
Tani pleqërisë e ndjej më thellë.
30 korrik 2003
19.Ky shteg
Ky shteg që kuqon nga perëndimi i diellit
Më çon në një vënd,dikur-dikur...
Kur për mua qenë hapur portat e Edenit
Dhe prapë po më duket mua sikur...

Sikur me vajzën e dikurshme shetisja
Në këtë shteg që skquq nga perëndimi
Dhe s'di pse një çast kuturisa
Si peng i një çasti a më shumë një vegimi.
30 korrik 2003
20.Erdhi mbrëmja
Erdhi mbrëmja,u fsheh dielli
Ç'do të bëjmë tani?
Ah,ta dish!Ah,unë,i mjeri.
As vet nuk e di.

Ra dhe nata.Doli hëna
A po vjen tani?
Se ta dishë,moj ballargjënda
Po të pres unë ty.

Shpjeto këmbët,mos ki frikë
Për asgjë mos pyet.
Se ta dishë,gjëkund një mik
S'do të gjesh në jetë.

Shkojmë kories apo pyllit
Ku të duash:njësoj!
Se më iku delli i syrit
Se të dashuroj.
30 korrik 2003

Përparim Hysi,13 korrik 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/6 Empty Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/15

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 15, 2009 6:50 pm

Nxehtësi korriku/15



(poezI)

Nga Përparim Hysi

1.Ç'më sjell ai pikëllim sysh?
Ç'më sjell ai pikëllim sysh?
Ç'më sjell,ç'më sjell tani?
Se jam disi më dysh
S'e gjej dhe s'kam se si?

Dhe ngjyra,ah ngjyra e syve
E florinjtë si lajthi e pjekur
Magjepsur jam prej syve
Sa mëndjen s'e kam mbledhur

Mëdyshem,s'dal dot në kut
Po shkakun dot s'e gjej
Sado jam plak i urtë
Pikëllimi më çon tej.

Tej kur unë qeshë djalë
Dhe hasa në një pikëllimë
E putha atë me mall
Dhe zgjidha hamëndësinë.
9 korrik 2005
2.Jam...
Jam pa plangë e pa shtëpi
Jam pa miq,pa shokë
Ka më"mirë" nga unë tani?
Ka vallë,më ulok?!

Si anije jam pa vela
Në një det me dallgë
S'di anijen nga shpie era
Ah,"ç'i bukur fat?!"

Do të zhtyem a do mbytem
Ku i dihet,vallë?
Dhe me fatin zë e zihem
Mëndja krejt vërdallë.

Fat qe apo qe proçkë
Që ma bëri koka?
Pse s'të theva, o moj kokë?
Pse s'të bëra copa?

Të të bëja copa-copa
Do të qe më mirë
Se nga vëndi unë u "vodha"
Unë,djalli me brirë.

Edhe korra atë ç'mbolla
Ç'do "fitoja" tjetër
Në nga vëndi im u "vodha"
Atje vdes,patjetër.
12 korrik 2005
3.Si lumë vërshon malli
Në sy si lumë vërshon malli
Ka ardhur degë më degë
Po prag të madh na vë morali
Morali?I keq për dreq!

Dhe koha ikën e ikën
Dhe malli sa vjen shtohet
Morali mallit i ka vënë"pritën"
Dhe malli "rrezikohet"

Tash malli zu e po bën "dredha"
Se veç kështu,moj,e çan pritën
Drejt teje dhe unë u derdha
Në krahë e mora miken.
12 korrik 2005
4.Digjem duke ëndërruar të ardhmen
Digjem duke ëndërruar për të ardhmen
Ashtu siç djeg fshatari hambullën në gusht
S'ka çast që mos mendoj për të ardhmen
Si unë,më duket,rrallëkush.

Për të ardhmen dua të di diçka konkrete
Jo vetëm fjalë si mbill e mos korr
Të ardhmen e mendoj me vrundull jete
Të ardhmen e Shqipërisë-të bardhë,dëborë.

Kush në këtë mes sheh veç shtirje
Unë atë veç e anatemoj
Do ndizet për vëndin një dritë jeshile
Që do të ndodhë,shpresoj e besoj

Kjo që them,do të ndodhë patjetër
Për të ardhmen e bukur jam mbushur me shpresë
As mos thoni:-Shpresoke si tepër?!
Do të ndodhë.Do të ndodhë.Vë pikë,jo presë.
12 korrik 2005
5.Zëri i nënës
(ka vdekur më 16 qershor 2004)
Përmes oqeanit si një aluçinacion
Më vjen zëri i nënës ,edhe më thërret
Është mezi i natës;gjumin ma trazon
Ngrihem që nga shtrati dhe më s'jam i qetë.

Tutje-t'hu në dhomë tani vej e vij
Apel i bëj vetes:-Përse më thërret?
Zë e shoh të gjallë;edhe ngrij,ngrij
Dhe nga syri,befas,një lot zë më shket.

Zë e fshij lotin,më shumë ngashërehem
Imazhi i gjallë,pak nga pak largojet
Jam aq i brengosur(vallë,kujt t'i rrëfehem?)
Zëri i nënës sime,me shkrim nuk rrëfehet.
12 korrik 2005
6.Unë t'i hodha sytë
Unë t'i hodha sytë me ngulm
Sa,moj,ti u skuqe
Pse ma more krejt si sulm
Pse,moj lulkuqe?

S'qe guxim,po qe lakmi
Mbi ty,o moj lule
Pse të trrëmbën sytë e mi
As më thuaj,moj lule?

Depërtuan si në rontgenë
Dreq-o sytë e mi
More vesh se ç'do të them
Pa u skuqe ti.

Në u skuqe,nuk prish punë
As m'i bënë t'i heq
Nga ty hiç nuk ndahem unë
Për ty shkoj në dreq.
12 korrik 2005
7.Jam "tjetërsuar"
Unë tani jam "tjetërsuar"
Nuk më ka ndodhur me femër tjetër
Aq shumë tani kam "ndryshuar!"
Sa çuditem kur më thërasin me emër?!

Se tani,nuk"jam ai";mori fund
Se aq shumë ty të dua
Jo,të lutem,kokën mos e tund
"Jam tjetër"unë,pothua...
12 korrik 2005
8.Ti
Ti je një bukuroshe në lulëzim
Që,veçmas,mua më dalldis
Ta dish,ta dish,o shpirti im
Pa ty unë jam si në krizë.

Se herë më ngjan me një livadh alpin
Ku vonë,shumë vonë harliset bari
Me ty është kolisur shpirti im
Për ty më dogji malli.

Herë-herë ti më ngjan si pllajë
Ku unë lirshëm zë e "kullos"
Tani më thuaj e kam kollaj
Që mëndja për ty mos më loz?!

M'u ndez mua flaka e rrebelimit
Dhe po digjem pak e nga pak
Ç'i bëre,moj mike;Përparimit
E dogje dhe tani që është plak.
12 korrik 2005
9.Përbrënda shpirtit
Përbrënda shpirtit diçka m'u ndez
Zu dhe filloi për mua pasioni
Më ndezën mua dy sytë e zesë
Që kishte Ypsiloni.

Pse ndodh kështu,kuptohet lehtë
Vu krahë tek unë pasioni
Se sytë ajo m'i ngul shigjetë
Ah,dreqi që s'më mori!...
12 korrik 2005
10.Në atë shikim
Në atë shikim ka një naivitet femëror
Si një pëshpërimë e thënë në errësirë
E kam ndjerë atë në agun e parë dashuror
Dhe rri dhe e sodit se më vjen mirë.

Ta hajë dreqi,pse u përsëdyt
Kur vitet e njëkohëshme nuk kthehen më
Kapem pas shikimit dhe zë e sodit
Dhe sulem pas asaj që s'e di ku është më.
12 korrik 2005
11.Si një psherëtimë
Si një psherëtimë e ndrydhur gjatë
Shpërthen kjo ndjenja ime
S'e them me fjalë dhe as me kartë
Se ç'ndjej,o shpirtka ime.

Është ndjenjë e thellë dhe krejt e artë
Merr vesh,o shpirtja ime
Për masë matet me karat
Se del nga zëmra ime

Kam zëmër të brishtë unë,prej pëllumbi
Regëtin kjo zëmra ime
E thellë kjo ndjenjë,s'i gjendet fundi
Për ty,moj shpirtka ime.
13 korrik 2005
12.Shoh vështrimin tuaj
Midis gjithë mendimeve që më kaplojnë
Unë shoh vështrimin tuaj të trishtë
Shoh sytë tuaj që gati perëndojnë
Dhe vet,tani,bëhem i trisht.

Se dua të di ç'enigma fshehin
Ata sy,moj,që perëndojnë.
Në botën tuaj ata më ndjellin
Të fshehtat dua të lexoj.

Dua të di,po s'është e mundur
Kush bëri vallë si do?
Në sytë tuaj hummbas i mundur
Rënkoj e po bëj "oh!"

Se është betejë e shkuar betejës
Po bluhem nga përbrënda
Dhe hiç s'i bëj ballë "betejës"
Dorëzohem,se rashë brënda.
13 korrik 2005
13.Ato buzë
Ato buzë të fryra plot epsh
Gati mua më rrufitën
Dhe s'ka si i zoti të jesh
Nuk ke se si u vë "pritën"

Se buzë të tilla keq të ndjellin
Të ndezin,të shtojnë nepsin
Kur mua,plakun,më këndellin
Të rinjtë s'do mënd,i ndezin.

Të ftojnë ato,të vënë në ngasje
Rehat nuk e fle gjumin
Për ato buzë të"fryra",pranoj "përplasje"
Ca më shumë... dhe turpin.
14 korrik 2005
14.Hapur buzët si gonxhe
Hapur buzët mu si gonxhe
Kështu hapin lulet
Unë të shoh që nga një qoshe
Syri mbi to sulet.

Sulet,sulet i hazdisur
I mbuhsur është plym
Përmbi buzën e ormisur
Syri gjen qetim.

Sepse "prehet" dhe gjen strehë
Atje gjen "rehat"
Ato buzë,moj,si m'i ke
Janë të ëmbla-mjaltë.

Jnaë si mjaltë pa vënë në zjarr
Ah,sa më kënaqën!
Dhe tani për to kam mall
Sado që u plakëm.
14 korrik 2005
15.Parfumi i buzëve
Parfumi i buzëve të tua
Erë bari të njomë larë nga një shi maji
Po këtë"parfum" e dua,moj, e dua
Se aq e dua sa s'e kam hiç kollaj

Se qe "dehës" ai parfum dhe më ra në kokë
Siç të bie në kokë,verë e mirë,e vjetër
Ja,kështu e kujtoj(kur u puthën tok)
Dhe të mos e harroj,po e hedh në letër.
15 korrik 2005
!6.Si kalin
Ashtu si kalin që ndjellë tagjia
Më ndjellin sytë e tu
Ç'ka bërë,kështu,ç'ka bërë Perëndia?
GJen të tjerë sy kështu?

Dy sy blu mbuhsur me qiell
Si qiell i pastër- ar
Një shpirt më hyn,një tjetër del
Ndaj sytë i puth me mall.
15 korrik 2005
17.Ti dhe Ajo
(X ...,Y...)
Ti je porsi lule,Ajo si zambak
Nga t'ia mbaj,i ziu,unë gërxhoja plak?
Ti më je tërë nur,Ajo më ka sharm
Në ti më "sëmurë",për të:në alarm!

Për ty po lëngoj,Ajo më prish gjumin
Ç'të them,sheriboj;e kam hak dhe plumbin,
Këndej është sevdaja,andej bukuria
Më ka zënë belaja:ju dua që të dyja!

Jini si dy zjarre:që të dy të djegin
Për njërën kam malle,për tjetrën kam nepsin
Koha ime ikën;s'luaj dot me "dy porta"
Pa zgjedh unë "vërsniken" të mirën sa bota
18 korrik 2005
18.Analogji
Ky afsh i nxehtë shëndeti
Më kujton afshin e plisave çarë nga plugu
Në bëj këtë analogji unë,i shkreti
Ndodh se tek unë fshehur rri bujku.

Domosdo kështu do të jetë
Se brez pas brezi unë jam fshatar
Me afshin e plisave të nxehtë
Më ngjau afshi yt,atëherë;ca kohë më parë.
18 korrik 2005
19.Shpirti m'u tha
U tha shpirti im,si galetë ushtari
Se iku nga shpirti blerimi
Po thahet pak nga pak nga malli
Blerimin ma thau mërgimi.
18 korrik 2005
20.Më duket
Më duket se kam hipur mbi një kalë të xhindosur
Që ka nisur një vrapim të lemerishëm
Se më duket se kjo rrugë s'ka të sosur
Dhe mbeta mbi kalë,magjishëm.

Ky kalë ka nisur një vrapim si të çmëndur
Dhe sillet si përqark,po vrapimin nuk e sos
Po unë vallë a s'kam qenë i lënur
Që i hipa këtij kali?Dhe ja tek firmos...
20 korrik 2005

Përparim Hysi,15 korrik 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/6 Empty Re: Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/6

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi