Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Londër (UK) dhe Stamford (SHBA) rizgjohet tradita shqiptare e bahçevanëve

Shko poshtë

Londër (UK) dhe Stamford (SHBA) rizgjohet tradita shqiptare e bahçevanëve Empty Londër (UK) dhe Stamford (SHBA) rizgjohet tradita shqiptare e bahçevanëve

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 07, 2009 7:16 pm

Londër (UK) dhe Stamford (SHBA) rizgjohet tradita shqiptare e bahçevanëve


Fatmir Terziu



Londër (UK) dhe Stamford (SHBA) rizgjohet tradita shqiptare e bahçevanëve 20090702__st0706stgarden%7E01_Gallery


Tradita e lashtë e bahçevanëve shqiptarë mbetet traditë e bukur edhe në ditët e sotme. Shqiptarët duket se e kanë rikthyer këtë traditë të bukur në ditët tona me një risi të re të përqafuar edhe nga emigrimi në kushtet e tij. Këtë traditë të bukur e kanë ‘shpërngulur me vete’ shqiptarët, thonë aktivistët e shoqatës “Dituria” në Londër, që vetëm pak kohë më parë u përkushtuan në hapësirën e blertë, duke prodhuar mjaft bimë bujqësore në kopshtet e marra me qira në Londër. Kështu kopshtet e punuara nga shqiptarët, lulet dhe lulishtet në afërsi të banesave të tyre flasin për këtë ‘ringjallje’ të traditës në kohë e vend tjetër. Ndërsa shoqata “Dituria” shquhet në këtë drejtim, një emër tjetër nga 36 Leonard Street në Stamford të Amerikës vjen në rendin e ditës duke mbushur mediat. Është familja e Keda dhe DIN Dervishit. Është kjo familje që me 11 vitet e saj në emigrim në SHBA ka fiksuar të bëjë gjelbërimin pjesë të jetës dhe integrimit. Ata kanë ndërtuar një kopsht pikërisht aty kua ata banojnë me familjen e Londër (UK) dhe Stamford (SHBA) rizgjohet tradita shqiptare e bahçevanëve 20090629__st0706stgarden%7E04_Gallerytyre dhe dy binjakët e shëndetshëm, Londër (UK) dhe Stamford (SHBA) rizgjohet tradita shqiptare e bahçevanëve 20090629__st0706stgarden%7E02_GalleryYona dhe Terence. Kur ata mbërritën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata u vendosën në Bronx, të Neë Yorkut. Dhe pikërisht ata filluan pa humbur kohë të integrohen, të luftojnë me jetën si amerikanët, pore dhe të ushqehen njësoj si vendasit. Pas një viti, Keda, 44 vjeçare, vuri mbipeshë dhe u prek nga problemet digjestive të shëndetit. Ajo ishte e lodhur gjatë gjithë kohës. Kështu është shpehur dhe kështu të paktën i tha mediave ajo.
Pra pesë vjetësh ata vendosën të shpërngulen në Stamford dhe pikërisht në Whole Foods në Grinviç filluan të bënin pazaret. Keda filloi të ndjehej më mirë dhe gradualisht filloi të binte në peshë. Din, 51 vjeçar, një ish-kapiten i ushtrisë shqiptare që punon për mirëmbajtjen e qytetit të Grinviçit, venLondër (UK) dhe Stamford (SHBA) rizgjohet tradita shqiptare e bahçevanëve 20090629__st0706stgarden%7E03_Gallerydosi që sa më shpejt të ndërtonte një mënyrë për ushqime organike. Dhe menjëherë biseduan me një pronar që të punonin kopshtin. Filluan gërmimet në një vend të vogël. Dhe tani ai vend i vogël duket një oaz i blertë me qepë të njoma, domate, speca, lulelakrra, patëllxhanë, kunguj, misra dhe mjaft lloje të tjera zarzavatesh.
“Unë e di se sa e rëndësishme është për të ngrënë ushqim organik,” i tha Keda medias lokale amerikane, pasi ajo shpjegoi se u rrit në Berat, Shqipëri, me një kopsht të tillë të ngjashëm me perime. Në jetën e saj tani perimet e freskëta janë një magji për shëndetin. Ajo bashkë me familjen e saj punojnë gati dhjetë orë në ditë, por janë të shëndetshëm dhe të lumtur që s’kanë më pesticide në trupin e tyre.
“Ata gjithashtu kanë tetë pula dhe 25 zogj pulash. Katër pulat e quajtur nga Yona - Trippie, Annie, Obie dhe Butterscotch kanë tashmë një përkujdesje të vazhdueshme nga familjarët pasi i furnizojnë mjaftueshëm me vezë të freskëta.”,- shkruan gazeta lokale e zonës së tyre.
Fjala e Lire - Free Speech
Posted by M.I.P.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi