Qemal Sakajeva: Paslajmet e një dite pa lajme
Faqja 1 e 1

Paslajmet e një dite pa lajme
Nga Qemal Sakajeva
28 qershori 2009, ajo ditë e Zotit dhe datë kalendarike e Njeriut, për Shqipërinë rastisi të qe caktuar dymbëdhjetë orë votimi. Shoqëria shqiptare, fort e njohur për prodhimin me lehtësi e shumicë të lajmeve, përkundër thirrjeve të përsërtitura për sjellje të qetë, që nga agu deri në terr, thuajse sekush pati drojën, a mos do të vijonim të mbeteshim të kritikuar për prapësi zgjedhore? Por, për herë të parë, edhe neve, na shkoi për shtat thënia, “No news good news” (Lajm i mirë, kur s’ka lajme). Asaj të diele, tepër e rëndësishme, Shqipëria nuk prodhoi lajm. Ose, për ne e jo për vende me demokraci të zhvilluar, mund të thuhet se zgjedhjet e qeta e korrekte, përbënin një lajm që nuk kishte ndodhur në gati njëzet vjet.
Ajo ditë e zgjatur, shprese dhe drithërimi, se mos votimet cenoheshin, siç moti prishet nga retë e zeza të befta në skaj të qiellit, u mbyll pa lajme. Por, paslajmet qenë të bujshme.
Lajmi i parë: U fshinë, si me “fshesën e pastruesve të bashkisë”, partitë e vogla të së majtës. Ky qe tërmet politik rrënues nga kodi zgjedhor elektoral proporcional rajonal, i përzgjedhur me ngulm nga Partia Socialiste. Janë endur nëpër vite mendime për domosdoshmërinë ose jo të pakësimit të partive. Ato janë përqeshur gjatë luftës politike me nofkat si, “partiza”, “këpusha”, “anëtarësi sa një autobus”. Megjithatë, përveç që qe i pamundur përjashtimi i tyre nga pushteti, disa syresh morën deri edhe rol kushtëzues për qeverisjet e dy partive të mëdha. Askush nuk do të kishte mundur t’i fshinte kësisoj, si shparca e leshtë numrat e shkumësit mbi dërrazën e zezë, përveç synimit të trifuqisë së kryetarit të PS: fuqia e bashkisë e dyfishuar në parti për t’u kulmuar mbi të gjithë të majtën dhe ekzekutivin.
Lajmi i dytë: Drejtues të partive të vogla, padyshim me emër që nga vendosja e pluralizmit, që kryesonin formacione politike me anëtarësi mjaft të kufizuar, u gjendën në hutim, mbetën pa fjalë dhe fytyrëçmeritur nga nxjerrja në pension brenda dymbëdhjetë orëve, 7.00 -19.00. Aq të keqgoditur u ndjenë sa që, për gjatë gjithë javës, thuajse nuk pipëtinë, nuk u dukën nëpër ekrane, ose edhe kur ndonjë u shfaq, nuk tha ndonjë gjë për t’u mbajtur mend, përveç që akuzuan vullnetin politik të kryetarit të PS, Edi Rama, për zhbërjen e tyre. Ky qe prodhim i hidhur i “Politikës së re”, që, për hirë të së vërtetës, e vështruar ngusht, nuk u prit keq nga një pjesë e publikut, duke shpotitur me fjalët që, “u shuan ato që nuk ishin”.
Lajmi i tretë: Koalicioni “Bashkimi për ndryshim” i humbi zgjedhjet. Pajtimi me këtë zhvillim nuk u bë, siç duket nga që PS e kishte përjashtuar si mundësi. Por drama politike i ngjan lëkundjeve pasuese të tërmetit të ndodhur. Kryetari i PS që, me kodin e ri zgjedhor përjashtoi partizat dhe drejtuesit e tyre, është i detyruar të largohet edhe vet, në bazë të statutit të partisë dhe deklarimit publik që, po u humbën zgjedhjet, përgjegjësia vetjake merret përsipër me dorëheqje. Duke qënë që, “Plani A” nuk funksionoi, domethënë, jo deputet, por “kryetar bashkie, kryetar partie dhe kryeministër”, Edi Ramës i mbetet zmbrapsja te “Plani B”, “jo deputet, jo kryeministër, jo kryetar partie”, vetëm kryetar bashkie. Siç duket, kryetari i PS, kur preu degën mbi të cilën rrinin partitë e vogla dhe drejtuesit e saj, nuk pati besuar që, edhe ai ishte në po atë degë, që e preu vet dhe me po atë sëpatë të stërmadhe ndër duar, kur qe shfaqur dikur nëpër ekrane.
Lajmi i katërt: Koalicioni “Aleanca për ndryshim” i fitoi zgjedhjet, gjë që u kthjellua nga njoftimi i rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Edhe Partia Demokratike u ndje si ndër ethe, sepse kishte besuar një fitore më të madhe ndërsa zbriti deri në numrin e 71 mandateve, gjithësesi, edhe aq, të mjaftueshme për të krijuar qeverinë. Kryeministri Sali Berisha, tha për gazetarët që, “ fitorja, e madhe apo e vogël, shndrit” , dhe shqiptoi një përcaktimin politik thuajse matematikor me numrat e rezultatit të ngushtë: “Sovrani na dhuroi fitoren, por diktoi koalicionin”. Sidoqoftë, koalicioni paszgjedhor, i emërtuar “qeveria për integrim”, natyrisht që e mendon se, përballë ka një opozitë të majtë të fuqishme, i duhet të gjejë rrugë bashkëpunimi me të dhe përballimi i katërvjeçarit arrihet me cilësinë e qeverisjes.
Lajmi i pestë: Drejtuesit e Partisë Socialiste, nga sa thanë, u duk se synonin mbrojtjen e imazhit të Shqipërisë gjatë ditëve të numërimit të votave, por me çfarë bënë, paszgjedhjet shpëtuan për fije të perit nga shkarja në kaos e dhunë dhe, njollë më të rëndë se ajo nuk do të kishte për vendin. Kërcënimi socialist, në Fier, se votat do t’i mbronin edhe me gjak (gjaku rrjedh kur vret!), u pasua me kërcënimin tjetër, afër mesnatës të së premtes, pas shpalljes së rezultatit paraparak nga zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, se koalicioni i djathtë kishte 71 mandate: në emër të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, me pamje të zymtë dhe frymë përtej politikës së re, paralajmëroi nxjerrjen e njerëzve nëpër rrugët e gjithë Shqipërisë.
Nuk duhen nënvleftësuar deklarimet qetësuese të brendshme, por i besoj shumë trysnisë ndërkombëtare për qetësi dhe frikës që politika e dhunës ka prej saj, për të kuptuar se, në Shqipëri, këto kohëra nuk janë as si të pesë viteve më parë, jo e jo të dymbëdhjetë viteve të shkuara.
Lajmi i gjashtë: Thënia popullore, “Ku ka zë s’është pa gjë”, kësaj here u vertetua në politikë. Me pikëpamjen për koalicion të gjerë, të një qeverisje të qendrueshme gjatë katër viteve vendimtare për hapjen e dyerve të Bashkimit e Europian, kryeministri Berisha doli në konferencë për shtyp dhe publikisht e ftoi Lëvizjen Socialiste për Intgrim, t’i bashkohej qeverisë së re, për tri vlera bazë: sepse Ylli i saj Polar është integrimi i Shqipërisë në BE, kryefjalë e programit të saj është punësimi që do të vijë nga reformat e thella dhe ajo është një parti e cila ka njohur persekucion ligjor në të dy zgjedhjet e fundit, ku Partia Deomokratikë nuk qe e përfshirë në të.
Lajmi i shtatë: Zhvillimet vijuan marramendëse, sepse Ilir Meta doli në foltoren e konferencës për shtyp, duke qartësuar shumë me një deklaratë të shkurtër: tha se, e pranoj ftesën e kryetarit të koalicionit të djathtë Sali Berisha, për të marrë pjesë në koalicionin qeverisës; se, marrëveshja me Edi Ramën është e pamundur tani, sepse kjo prodhon vetëm krizë; se, e quaj historike përgjigjen pozitive dhe marrjen pjesë në koalicionin qeverisës, për të mos e futur Shqipërinë në krizë, në kohën që i duhet shërbyer intrgrimit të shpejt të vendit në Bashkimin Europian.
Siç duket, të dy partive, edhe PD, edhe LSI, rezultati paraprak zgjedhor u çliroi duart: PD mund të formojë qeverinë dhe LSI nuk gjykohet se shpëtoi koalicionin e djathtë nga pamundësia për krijimin e qeverisë. Kësisoj, koalicioni i gjerë edhe me një parti qartësisht nga spektri i majtë, nuk ka të bëj me formimin e qeverisë, por me qendrueshmërinë e qeverisjes në një mandat historik, në fund të të cilit besohet se Shqipërisë mund t’i hapen portat e Bashkimit Europian.
E diela e 28 qershorit 2009, vërtetë qe një ditë pa lajm, por të shtatë ditët e tjera, u pasuan nga lajme të mëdha, që do t’i japin frymëmarrje demokratizimit të vendit dhe shpirt e zë Shqipërisë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Qemal Sakajeva:Mos i lutni më!
» Qemal Sakajeva: ''Zoti kjoftë me ju!'' - u lut ajo në shqip
» Qemal Sakajeva: Një shekull për t’u kthyer te deti
» Qemal Sakajeva:Luftë politike me shtegtimin e ikësve
» Qemal Sakajeva:Doris Pack qorton Frashërin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi