Përparim Hysi:Këpucët me qafa
Faqja 1 e 1
Përparim Hysi:Këpucët me qafa
Këpucët me qafa |
Kujtimit të Dr.Dhimitër Konomi
Nga Përparim Hysi
Aty nga vera e vitit 1952,të sëmurë rëndë dhe me një
temperaturë alarmuese,më vunë mbi qerre së bashku me të ndjerën,nënën
time,dhe,pasi udhëtuam gati një orë në një terren tepër të thyer ku
dhe qetë mezi mbajnë zgjedhën,dolëm në xhade mu aty tek kisha e
Vajkanit.Aso kohe ne banonim në Petovën e re dhe shtëpinë e kishim mbi
një kodër dominuese me të njëjtën lartësi që ka kodra ku është ngritur
Manastiri i Ardenicës.Gjithmonë e kam vrarë mëndjen pse im atë(ndjesë
pastë),vajti dhe ngriti shtëpinë mu mbi atë kodër ku të shplante Veriu
dhe ku të thahej buza për pikën e ujit.Por ndjesë pastë,im atë,kish
mëndësinë e atij skraparliut që,sado shtegëtoi në Myezeqe,ka kultin e
lartësisë.Dhe në vënd të pulës,hëngri sorrën.Ia vuri synë kodrës më të
lartë dhe aty ngriti dhe shtëpinë.Ndaj dhe terreni qe i tillë:do
zbrisje një të tatëpjetë thikë(kush ka përdorur qe në qerre,mund ta
kuptoj se ç'heqin qetë për të bajtur qerren në një pjerrësi të
tillë),pastaj do ngjisje një të përpjetë që të merrte frymën dhe,kur e
mendoj tani këtë terren aq të thyer,them që kish hak Nastradini që ia
thërriste kujes kur qe tatëpjetë,se e dinte që dardha e kish bishtin
prapa.Pra,bëmë nja një orë me qerre dhe dolëm mu tek kisha e
Vajkanit.Për spital nuk më nisën për në Fier(që aty Fieri është rreth
8 km larg),por më nisën në Lushnje.Më sakt:erdhi ambulanca e Lushnjes
që më mori mua bashkë me të ndjerën,nënën time.Erdhi ambulanca e
Lushnjes se atë kohë në Lushnje shef i seksionit të Shëndetësisë së
rrethit qe xhaxhai im,Avdulla Hysi.Ky u interesua për mua dhe më
shtruan atje,në Lushnje.Për mua u kujdes,enkas,një
doktor,atëherë,mezoburrë,me trup të drejtë,si shkop,po i thantë.Ky qe
Dr.Dhimitër Konomi apo dr.Miçua siç e thërrisnin shkurt.Tri ditë e tri
net ai u kujdes për mua jo si pacient,por sikur më kish fëmijën e tij
dhe,saj tij,sot jam gjallë dhe zë cicëroj.Se kisha qenë vërtet rrezik
dhe këtë e mora vesh më vonë,kur dola nga rreziku.Dr.Miçua m'u bë aq i
dashur sa e shikoja me përvuejtari.E shikoja tek kalonte si një njeri
të shënjtë.Sa dola nga rreziku seç ndënja dhe ca ditë shtruar dhe u
ktheva në fshat.Ama doktori(Miçua,pra) s'më hiqej nga mëndja.Më dukej
se nuk qe njeri si gjithë të tjerët,po krejt i veçantë.Gati si shënjt!
* * *
Atë verë sa kisha mbaruar dhe klasën e katërt dhe,me
që shkollë unike nuk kish gjëkundi afër nesh veç Fierit,xhaxhai im,i
miri Avdullla,më mori në Lushnje.Atje kam mbaruar klasën e
pestë.Merreni me mënd sakrificën e xhaxhait tim.Ai bashkë me gruan
kishin dy fëmijë dhe banonte në një dhomë të vetme me qera,në
lagjen"Xhevdet Nepravishta".Banonim në një ndërtesë dykatëshe që ishte
në pronësi të Hyqmet Toshkësit.Ishim gati 6 familje me qera dhe një
dhomë kish im ungj.Në atë shtëpi unë u miqësova me dy djemtë e
Hiqmetit,Albertin(Belen) dhe Hysenin(Cenon).Belja është Albert
Toshkësi ish futbollist dhe basketbollist i "Traktorit",kurse Cenua u
bë shofer.Ngjitur me dhomën tonë qe me qera një llogaritar që quhej
Muharrem Rustemi dhe unë ndjeja se ngjitur dëgjohej e qare një
fëmije:ky që djali,Fatbardh Rustemi,shkrimtar dhe publicist sot.
Shkollën në Lushnje,me Belen e Cenon(moshatarë
me mua),e vazhduam në shkollën"Model"(kështu quhej shkolla.Lushnja
kish vetëm dy shkolla unike(7_vjeçare,tjetra,veç asaj"Model",kish
emërin "Skënder Libohova").Në shkollë drejtor kishim të ndjerin
Dhimitër Gogoni,të jatin e futbollisti të shquar Kristaq Gogoni.Vet
Kristaqi qe në klasë të shtatë kur unë isha në të pestën.Veç Beles në
klasë unë kisha dhe një futbollist tjetër të shquar për Lushnjen:ky qe
Themi(Mimi) Xhoxhi.Kam shumë kujtime për Lushnjen ,sidomos për
futbollin lushnjar,se Hiqmeti( i ati i Beles dhe Cenos)ishte shoferi
që i shpinte futbollistët nga një rreth në tjetrin me një
makinë"Praga".Ruaj në kujtesë futbollistë si,Teki Dervishi,Halim
Haxhiu,Hajdar Sherifi,Naun Kondakçiu etj. Por në këtë tregim nuk kam
për qëllim të tregoj për përshtypjet e mia për atë vit që kalova në
Lushnje.Ndoshta këtyre kujtimeve do t'u kthehem njëherë tjetër.Qëllimi
im është gjetkë...
* * *
Kur unë u vendosa tek xhaxhai dhe im-ungj qe me atë
detyrë,në krye të pushtetit në Lushnjë qe një ish partizan me emër.I
njohur në ato treva aq ,sa ,sado që nuk kishte shkollë,ia kishin
besuar atë detyrë.Megjithëse ia di mirë si emërin dhe mbiemërin atij
pushtetarit të atëhershëm,do më lejoni që,për etikë,ta quaj
X...Y...Kam patur fatin që këtë,pushtetarin e asaj kohe,ta njoh dhe
fizikisht kur kish rënë nga vakti,mbasi kish "paguar" dhe"haraçet"
dhe,duke gjykuar me ato ç'u ka ndodhur të tjerëve,them që do ketë qenë
me fat që nuk e pagoi me kokë.Por gjërat,pakësa me radhë.Ky
X...Y...,duke qenë në pushtet si titullar i rethit,e thërret një ditë
Dr.Miçon në zyrë.Do vish me mua në shtëpi,- i propozon doktorit,se
kam një mik që duhet jo vetëm të ma vizitosh dhe do ma
mjekosh.Natyrisht,që doktori hipi në makinën e kryetarit dhe drejt e
në shtëpi.Kur hyri brënda,u ndesh përballë me të sëmurin.Nuk qe i
sëmurë,por,siç vuri re një mjek profesional si Dr.Miçua,kishimi të
bënim me një të plagosur.Të plagosur me plumb pushke.Qe pak
i"sikletshëm" konstatimi,po hija e titullarit nuk i la vënd për shumë
hamëndësime.-Dëgjo,- i foli titullari,- ky,i plagosuri,është miku
im.Dua jo vetëm të ma shërosh,po,nga ana tjetër, dua dhe besën jo
vetëm si mjek,po dhe si burrë:-Çfarë shikon dhe çfarë do bësh nuk do
t'ia besosh askujt.Dhe doktori fisnik, veç betimit të Hipokratit,qe
njeri me zëmër të madhe.Bëri detyrën dhe e shëroi të "sëmurin".Ky
mjekim kaq "delikat",zgjati goxha,po mjeku Mio Konomi qe,njëherësh,jo
vetëm mjek ipërgjithshëm por kish njohuri edhe për mikrokirurgji dhe
për gjinekolog.Qe diplomuar në Athinë dhe po të zinte me dorë,do të
shëronte se s 'bën".Një ditë prej ditësh(qe viti 1953),"kurimi i të
sëmurit" mbaroi me sukses.I "sëmuri" u bë aq i prekshëm nga ky mjek
kaq i ditur dhe kaq ekzigjent,sa kur u shërua plotësisht,pyeti se sa i
kushtoi gjithë ai kujdes aq i posaçëm.Por humani,Dr.Miçua,ia
priti:-Kam bërë veç detyrën që do të bënte kushdo në vëndin tim dhe,sa
për vizitat në shtëpi,"harxhet" i heq ky,babushi.Babushi qe X...Y...
Natyrisht,që kjo përgijgje në adresë të "babushit",qe vetëm shpoti dhe
aq.I sëmuri,i kapur peng nga gjithë ai kujdes,i thotë:-Me që nuk
pranon para,do të dhuroj diçka të veçantë dhe,ndërkaq,u përkul poshtë
krevatit dhe nxori që andej një palë këpucë me qafa.Këpucë me qafa
që,sa t'i shihje,të mbetnin sytë.Si të prodhuara jashtë serie.Këto do
t'i marrësh,- ngulmoi,i"sëmuri".Dhe doktori i mori.Po ai shpirt
altruist bënte shumë për njerëzit.Sidomos për miqtë e tij,.Një nga ata
ishte dhe im ungj që,aso kohe,sado që ishte shef shëndetësie,ishte
ngusht ekonomikisht:vetëm ai punonte.Dr.Miçua e dinte dhe kjo e
detyroi që me atë "dhuratë" të shtrenjtë në dorë ,të drejtohej për në
shtëpinë tonë,atje tek ajo dhoma me qera.THem që dhe diçka tjetër
duhet ta kishte shtytur për atë vizitë:doktori kish vënë re se
i"sëmuri" qe burrë i shkurtër dhe,afër e gjatë nga shtati qe sa
xhaxhai im(se dhe xhaxhai është i shkurtër).Them është se xhaxhai im
është sot 93-vjeç! Pra,erdhi doktor Miçua dhe,mbi të gjithë,u gëzova
unë.Më dukej se kish ardhur për mua.Jo.Ai mbasi piu kafenë,nxori nga
çanta këpucët me qafa dhe ia dha tim ungji:-M'i dha një mik,po mua nuk
më bëjnë,prandaj t'i gëzosh!I pari vrapova unë dhe i kapa ato këpucë
me qafa.I ktheja mbarë e prapë.Çfarë të shihje.Meshina vetëtinte,kurse
poshtë shualli qe me gozhdë si këpucë alpine.Kaq dhe iku
doktori.Xhaxhai im kaloi me to nja 10-dimre të mira.E mbanin jo vetëm
ngrohtë,po ku do griseshin në ato pak metra rrugë që bënte nga shtëpia
në zyrë.Tani pas kësaj "dhurate" kaq të shtrenjtë për
xhaxhanë,Dr.Miçua,filloi dhe m'u bë më i shtrenjtë dhe më i dashur.
Por....
* * *
Dy vjet pas kësaj historie,ndoshta dhe pak më shumë,
ndodhi diçka tronditëse.Unë kisha ikur,se vetëm një vit bëra në
Lushnje,po,megjithatë,u mor vesh:me lojën e"zgjuar" të sigurimit
tonë(kish ndodhur,tashmë,tradhëtia e Kim Filbit),mundi të bjerë në
rrjetë"diversanti",Hamit Matjani.Jo vetëm që ra në rrjetë,po
mbas"përpunimit" që iu bë,u mor vesh që ai me grupe të ndryshme kishte
hyrë disa herë në Shqipëri.Në një nga këto "hyrje",ai qe plagosur.Qe
strehuar tek baxhanaku i vet,X...Y...,titullar i pushtetit në Lushnjë
dhe,u mor vesh,që,veç tjerash,qe mejkuar në shtëpi nga Dr.Miçua.Mandej
dihet që Hamit Matjanin e varën,ndërsa titullarin(kish patur shumë
merita në luftë) e rrasën në burg.Dr.Miçua,i ndershëm,pranoi që kish
mjekuar dikë,mik të titullarit,por asgjë më shumë.E transefruan në
Skrapar këtë mjek me kaq kualifikim të lartë.Sa dëm iu bë atij,aq mirë
iu bë Skraparit.Skrapari i preu vizitat për në Berat se Dr.Miçua që
dhe doktor,po dhe spicer.Qe ilaç.Po ku të harronte kollaj sigurimi?U
fabrikua grupi i Teme Sejkos dhe për t'i dhënë një"shtrirje" sa më të
madhe,e çuan"rrjetin" e këtij grupi deri në Skrapar?!Arrestuan të
mirin,Dr.Miçon,që,megjithëse,e dënuan me 15-vjet privim lirie,kurrë
nuk zuri në gojë se kujt ia kish dhuruar ato "këpucë me qafa". E bëri
burgun kokërr më kokërr,dhe,në pleqëri të vonë,erdhi me familje në
Fier.E kisha parë dhe,veç këasj,njihesha me të birin,Andonin,që e
përjashtuan në vitin e fundit për mjekësi,se i ati u shpall armik?!Në
Fier edhe vdiq ky doktor sa i zoti dhe,po aq,fisnik.Le të jetë ky
shkrimi im si një epitaf,për pasjetën e tij, nga një pacient që ka
peshqesh jetën,por dhe për një njeri me zëmër të madhe,siç qe,i ndjeri
dhe i pavdekshmi,doktor Dhimitër Konomi.Paqe mbi varrin e këtij njerii
të ditur dhe besnik.Amen!
* * *
Epilog...
Kur qeshë kryetar pushteti,në zonën time,punonte
si ndihmësmjek,i biri të ndjerit,doktor Miços,Andoni.Ky edhe xhëku e
shkelte disiplinën e punës dhe,për të,vinin dhe ankesat për ta
ndëshkuar.Ndërsa i zmbrapsja këto ankesa pak me"politesë",kurrë nuk e
ndëshkova,Andonin.Se para më dilte ai,i miri,i urti dhe i
pavdekshmi,Dr.Miçua,,dhe do më dukej se do më thoshte:-Edhe ti,o
Brut?! Dhe,ndërsa unë dorëzova detyrën,më erdhi mirë që dhe Andoni
familjarisht mërgoi në Athinë.Atje rron për së mbari me gjithë fëmijë
dhe m'u bë qejfi shumë për të.Se,ndryshe,krejt ndryshe do të ishte
fati i tij,sikur Dr.Miçua të mos ishte jo vetëm doktor,por mbi të
gjitha Njeri.Njeri me të madhe.Se vetëm njeri zor se bëhersh dot.
7 korrik 2009
Përparim Hysi, 7 korrik 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Përparim Hysi:E di-(poezi)
» Përparim Hysi:Si po ia çon,or miku jem?
» Përparim Hysi:Iku dhe Ali Podrimja...
» Poezi nga Përparim Hysi
» Përparim Hysi: Gjykatësi
» Përparim Hysi:Si po ia çon,or miku jem?
» Përparim Hysi:Iku dhe Ali Podrimja...
» Poezi nga Përparim Hysi
» Përparim Hysi: Gjykatësi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi