Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fiton ajo që na bën të mos konsumojmë mallra serbe

Shko poshtë

Fiton ajo që na bën të mos konsumojmë mallra serbe Empty Fiton ajo që na bën të mos konsumojmë mallra serbe

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 08, 2009 9:13 pm

Fiton ajo që na bën të mos konsumojmë mallra serbe



Ishte një lajm para do ditëve që entuziazmoi ata që presin funksionimin e Policisë së Kosovës në të gjitha “pikat” ku deri sot lirshëm është shkelur sovraniteti i Kosovës. Lajmi bën një konsum njëditor të fitores dhe suksesit në paraqitjen e fuqisë së vendosjes pushtetare të shtetit të Kosovës. Në fakt, nuk kalon asnjë ditë dhe deklaratat e ndryshme të zëdhënësve të organizatave ndërkombëtare në Kosovë, përsëri caktojnë “tajmautët” e ndryshëm ku do të pushojë status quoja e proklamuar e sigurisë së Kosovës me kufijtë e thyer nga ata që nuk e pranojnë. Jo lajmi i këtyre ditëve, po ka gati dhjetë vjet që në kufi (Bllace) nuk ke mundur të kalosh pa respektuar procedurat normale të ligjeve në fuqi (edhe pse ato ende nuk kanë qenë të kushtetutizuara deri më 15 qershor ’08). Por derisa në Bllace, ose në pika të tjera kufitare (me Shqipërinë) është ndjekur dhe respektuar procedura ligjore e qarkullimit të ideve politike, në të gjithë vijën kufitare në veri të Kosovës, dhe jo vetëm në pikat doganore, qarkullimi ka qenë i lirë, por jo për “ide politike” por për mallra të kontrabanduar që për çdo vit e kanë dëmtuar ekonominë e Kosovës për një miliardë e katërqind milionë euro. Pra sukses do të ishte sikur të mund t’i ndalonim qarkullimet e lira të mallrave të kontrabanduara, por edhe atyre që futën legalisht të padoganuara, e jo individët që po të donin vërtet të futeshin në Kosovë, i kanë pasur qindra mënyra që kjo të mos bëhet hyrje ose ndalesë propagandistike politike. Ndërkaq, që sa kohë kaloi, gati që nëntë muaj që ka dalë në diskutim “zyrtar” publicistik dukuria (fenomeni) i thyerjes së kufirit nga mallrat e shtetit terrorist të Serbisë dhe është paraqitur në diskutim se kjo ka qenë dhe ka mbetur mënyra ekstreme e kolonizimi të Kosovës. Pse as opozita, as pozita, madje as qytetarët nuk bëjnë asgjë që të ndalohet ky eksport serb, po trumbetohet një ndalesë në jug, derisa në veri as nuk ka policë që kontrollojnë hyrje-daljet, qarkullimet e ideve dhe mallrave serbe?! A ka kush ngrihet dhe të bëjë një anatemë “opozitës” inekzistente që këtë shkretërim të Kosovës përpiqet t’ia ngarkojë Qeverisë, derisa vetë nuk bën asgjë që së paku anëtarët e partive të saj (opozitare) t’i udhëzojë që të mos i konsumojnë mallrat e Serbisë. Në pushtet do të vijë ajo parti politike e cila e para do t’ia dalë ta indoktrinojë popullin e Kosovës mos të konsumojë asnjë fije a kilogram mall serb që edhe mund të jetë i kontaminuar dhe në një kohë pak më të largët do ta ketë shkatërruar edhe shëndetin fizik, pos këtij shëndetit moral të shkatërruar që ka ndërgjegje të hajë bukë serbe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi