Izet Shehu:Meneksheja e gjirizit
Faqja 1 e 1
Izet Shehu:Meneksheja e gjirizit
Meneksheja e gjirizit |
Izet Shehu Kjo ditë e bukur korriku të grish dhe të mbështjellë me dritë qiellore. Edhe pse në rrugët e metropolit lëvrijnë plot zhurmë e nëpër smog makina të bukura, njeriu gjen rastin të shohë e të meditojë. Madje, në heshtje sjell ndërmend çaste të së djeshmes dhe të sotmes, i përzien dhe i spërkat ato me një ndjenjë të hollë njerëzore. Sheh postera e portrete kandidatësh gjysmë të grisura e të qullura, që janë vendosur vend e pavend. Edhe ata të shohin të gëzuar e të trishtuar. KQZ tashmë i ka përcaktuar kandidatët që do të zënë vendet në parlamentin e ri. Ata ende të shohin dhe të premtojnë me solemnitet për liri e begati. O Zot sa premtime, sa buzëqeshje, sa shtirje! Njeriu i thjeshtë, me naivitetin e tij, i ka ngrënë ose s’i ka ngrënë gjithë ato petulla premtimesh. Po e zëmë se i ka ngrënë, por, tashmë, pas zgjedhjeve është tepër vonë. Votimet kanë mbaruar. Ti kërkon të shkosh në këtë botë duarbosh, me një qiell premtimesh mbi shpinë, me male akuzash, fjalësh e dritëzash të blerta shpresash. S’je i pari dha as i fundit që mashtrohesh me kësi broçkullash. Ti ç’pate për të bërë, e bëre: vure një “iks” në fletën e votimit, pa e kuptuar mirë në kryqëzove në të veten apo premtuesin. Gjithësesi, ti e bëre zgjedhjen tënde. Ec më tej me hapa të matura e mendime të qarta. Pllakat në trotuarët e zhveshur dhe të përcëlluar ktheji në bukë. Në heshtje, me vete, ti, kundërshton: “Njeriu, - thua, - nuk rron vetëm me bukë”. Po, tashmë, është vonë. Një fjalë të mençur po ta them ty dhe, ndërkohë, edhe vetes: “Mos u gëzo, o i gëzuar, mos u trishto, o i trishtuar!” Fundja, s’kemi lindur për të qenë fitimtarë dhe as humbës. Njeriu duhet të mësohet me të dyja. Rëndësi ka që jetojmë në liri (Dikush të qorton: në anarki). Para Librit Universitar, befas, ty të del përpara një njeri, që t’i kurrë s’e ke dashur, por as ai s’të ka dashur. Përkundrazi, njeriu i beftë të ka ndjekur gjithë jetën si hije e zezë. Madje dhe të ka bërë gjëmën me stisjet e tij. Ti, vërtet e mbaje larg fytyrën e tij të neveritshme, por, shpesh, të shfaqej nëpër ëndërra si një korb i zi, që të krraurriste dhe të çukiste me sqepin e përgjakur kokën dhe ëndrrën. Ti, u shpërfytyrove sapo e pe. Ai, kohët e fundit, të kalonte pranë kokëulur, por këtë radhë të doli ndryshe: si fitimtar i përjetshëm. I fituam zgjedhjet, - të tha. E pastaj? Po ti me cilën parti je? Me të dyja, - u përgjigj me krenari. – Ndaj po ta porosis për të fundit herë: emrin tim mos e zër askund në gojë! Kuptove! Fitimtarë jemi ne merimangorët. Ty, sikur të ranë në kokë tulla e pllaka, që pak më parë në mënyrë të pavullnetshme i ktheve në bukë. Në çast u përndeze. - Kriminel i Sigurimit të Shtetit! – thirre. Si guxon, more egërsirë? Dhe iu vërsule. Sakaq, turma e njerëzve, u grumbullua rreth teje. Në fillim, të morën për të marrë, se në këto ditë të nxehta ndesh në rrugë shumë gra e burra, që flasin me vete. Po ai, tjetri, fitimtari, operativi i dikurshëm i sigurimit, i çelur si meneksheja e gjirizit, ta turbulloi gjakun dhe iku me hapa komode drejt lulishtes së vogël në anën e rrugës. Iku si mi i vetkënaqur. Tani, vendos vetë: cili kish të drejtë, ti, apo ai që ta preu rrugën dhe ta turbulloi gjakun? Këtu qëndro pak: ku kërkon të shkosh në këtë botë të mbarsur me mëkate e krime, të cilat njeriu i ndershëm, idealisti, i moralshmi, patrioti nuk gjen as guximin për t’i denoncuar me zërin e ngritur monstra të tilla, që hiqen si shenjtorë, por, në fakt, përsëri bredhin rrugëve, si dikur me çantën e operativit të sigurimit në sup dhe shpifin, sajojnë, turbullojnë, trazojnë. Asnjë gjemb s’u ka hyrë në këmbë. Asnjë pështymë në fytyrë. Ti, thërret me të madhe: njerëz ky është njëri nga ata që më sakatoi jetën për një fjalë, për një ide, për një ëndërr! Turma të dëgjoi, të dha të drejtë, por heshti. Atëherë, ti, dhe mijëra të tjerë si ti duhen bashkuar në një zë: të denonconi menekshetë e gjirizit që krekosen, që kërcënojnë, operativët e Sigurimit të Shtetit monist që ende punojnë në administratën “e reformuar”, madje dhe atje ku kanë punuar para nëntëdhjetës. Ata s’heqin dorë kurrë nga shpifja dhe kërcënimi. Kurrë. Ai, dëshmitar i skenës, që sapo përshkrova, e bashkoi zërin me ty dhe thirri: “Mos shkel mbi trotuaret e metropolit zëshuar, mos u mashtro vetëm me premtimin solemn për liri, premtim, të cilin njerëzit, që s’i provuan tmerret e tua, me naivitetin e tyre as që i përfytyrojnë dot, madje, u trembën, sepse për shoqërinë njerëzore, në përgjithësi, dhe për shqiptarin, në veçanti, nuk ka gjë më të padurueshme se sa frika në demokraci. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» POEZI NGA IZET SHEHU
» Redi Shehu:L a k u r i q e s i a
» Izet Abdyli:BAJRAM ZUKA
» Shkrime nga Fatmir Terziu:NJË ROMAN ME SHIJEN E OSCAR WILDE
» IZET DURAKU SHQIPËRIA PO IKËN
» Redi Shehu:L a k u r i q e s i a
» Izet Abdyli:BAJRAM ZUKA
» Shkrime nga Fatmir Terziu:NJË ROMAN ME SHIJEN E OSCAR WILDE
» IZET DURAKU SHQIPËRIA PO IKËN
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi