Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Numerimi i Popullsise ne SHBA-- Censusi 2010 dhe Shqiptaret (Mesazhi i Dyte

Shko poshtë

Numerimi i Popullsise ne SHBA-- Censusi 2010 dhe Shqiptaret (Mesazhi i Dyte Empty Numerimi i Popullsise ne SHBA-- Censusi 2010 dhe Shqiptaret (Mesazhi i Dyte

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 09, 2009 8:55 pm

Te nderuar kolege:

Para disa javesh (me sakte 20 Maj 2009) dergova nje mesazh ne Alb-Shkenca mbi Censusin 2010 (numerimin e popullsise ne SHBA ne vitin 2010). Ditet kaluan, tema te reja u hapen ne forum dhe Censusi nuk gjeti dot vend per diskutim ne kete tryeze te mendimit te lire. A jam une i zhgenjyer nga nje gje e tille? Sigurisht qe po. Por dua t'ju them se nisur nga deshira per nje rezultat te pranueshem te procesit te numerimit te shqiptareve ne SHBA, nuk kam plane per t'u terhequr nga edukimi i ketij komuniteti. Per mua, ajo cfare bej cdo dite eshte me teper se nje pune per te cilen paguhem, ajo eshte pasion. Me lejoni qe kete pasion t'a perdor edhe nje here per t'ju informuar ju dhe pastaj te mbetem me shpresen se ju do te informoni te tjere.

Ne nje leterkembim me 16 Qershor 1898 Faik Konica i drejtohet Visarion Dodanit me keto fjale:

"Mos mendo se jam zemerak. Si mundet dikush te behet zemerak kur shikon nje vella te vertete t'i flase nga thellesia e zemres? Vetem nje gje me ben zemerak dhe me lendon shpirtin: disa bashkatdhetare te mi, te cilet nuk munden te me kritikojne hapur....."

Tani une ju pyes: Pse nuk denjuan bashkeatdhetaret e mi te shprehin perkrahjen e tyre per nje projekt te tille te rendesishem si numerimi i shqiptareve te Amerikes? Mos valle jam duke bere dicka qe nuk shkon? Nese po, ju lutem me thoni se cfare nuk shkon! Ju lutem me kritikoni hapur!

Vellezer e motra!
Jam ne dijeni te faktit se jo te gjithe ne kete forum jetojne ne SHBA. Po ashtu jam ne dijeni se shume mes nesh jetojne ne SHBA. Pastaj, te qenurit ne SHBA nuk eshte aq me shume rendesi nese i qendrojme besnike kauzes sone te njohur qe bashkon shqiptaret pa dallim feje, krahine, ideje, e bindjeje politike.

Per ne shqiptaret, nje numerim i suksesshem ne vitin 2010 do te ishte i barazvlefshem me te mesuarit e shkronjes "A" nga nje vogelush. Ne kemi rruge te gjate per te bere, ashtu si edhe vogelushi ka shkronjat qe vijojne pas se pares. Por "nje fillim i mbare eshte gjysma e punes" thote populli.

Ne duhet te jemi krenare qe jemi ata qe jemi, por edhe te mesojme nga komunitetet e tjera. Me ka rene rasti te shikoj nga afer se si komunitetet e tjera percaktojne prioritetet e tyre dhe njeri prej tyre eshte Censusi. Jo sepse e them une, por sepse keto komunitete ia kane ndjere "lezetin" parave qe vjelin nga Qeveria Federale dhe kjo i ka lejuar ato te fuqizohen. Per fat te keq, ne shumicen e rasteve qe ne shqiptaret mblidhemi ne aktivitete te ndryshme, kemi 6-7 ore (madje me shume ndonjehere) te hame, pime, kercejme por organizatoret nuk gjejne 5 minuta kohe qe te pranishmit te informohen ne lidhje me ceshtje te rendesishme te komunitetit, perfshire edhe numerimin e popullsise shqiptare ne SHBA. KJO DUHET TE NDRYSHOJE.

Disa nga ne mund te vuajne nga komplekse te caktuara dhe le te mbeten ato komplekse tonat, dhe vetem tonat. Ngritja dhe diskutimi i problemeve madhore me te cilat ndeshen sot shqiptaret kudo qe jane kerkon nje diskutim serioz sepse nga veprimet (ose heshtja) tona percaktohet e ardhmja e femijeve tane. Nese ne shqiptaret pajtohemi me idene se "po na lene te hame nje cope buke aty ku jemi" dhe nuk duhet te ndjehemi, bejme gabimin me te madh dhe brezat do te na gjykojne.

PS: Ju lutem gjeni bashkengjitur disa materiale edukative qe mund t'i shperndani nepermjet emailit tek njerezit qe njihni. Materiali "Censusi 2010 dhe Komuniteti Shqiptar" eshte perfshire (falas) ne Albanian Yellow Pages (faqet 84-91) qe del ne New York. Faleminderit botuesit te saj, zotit Ismer Mjeku!

Me fjale zemre dhe respekt,

Ilir Hysa
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi