Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti Sejdiu kërkon që urgjentisht të ndriçohen vrasjet!

Shko poshtë

Presidenti Sejdiu kërkon që urgjentisht të ndriçohen vrasjet! Empty Presidenti Sejdiu kërkon që urgjentisht të ndriçohen vrasjet!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 10, 2009 2:31 am

Presidenti Sejdiu kërkon që urgjentisht të ndriçohen vrasjet!

Politika sa më larg drejtësisë dhe rastit “Bllaca”

Presidenti Sejdiu kërkon që urgjentisht të ndriçohen vrasjet! EULEX_vrasjet_09

Prishtinë, 9 dhjetor - Hetimet për krime nuk mund t’i politizojnë as pjesëtarët e EULEX-it, dhe hetimi i rastit Bllaca nuk duhet të pranojë kurrfarë ndërhyrje, deklaroi të mërkurën kryeministri i vendit Hashim Thaçi, me të përfunduar takimin me shefin e EULEX-it, Iv de Kermabo.
Ky qëndrim i kryeministrit nuk u komentua as nga shefi i misionit për monitorim në drejtësi dhe polici, z. Kermabo.
Ndërkohë, presidenti i vendit Fatmir Sejdiu, pas takimit me shefin e EULEX-it bëri thirrje, për ndriçimin e rastit Bllaca, me një mesazh që dukej se dallonte nga ai i kryeministrit, aq më tepër, që si zakonisht në takime të tilla, bisedat reale në takime mbesin kryesisht të fshehta.
I shumëpërfoluri Nazim Bllaca, i cili tash ndodhet në arrest shtëpiak për 30 ditë, është vet deklaruar se pas luftës në Kosovë ka vrarë të paktën një person dhe ka marrë pjesë në 16 raste të tjera, si vrasje, tentim vrasje, dhunë brutale, gjatë kohës sa ishte agjent i SHIK-ut, 1999-2003, i angazhuar, siç thotë ai, ‘në sektorin e vrasjeve’. Ai ka akuzuar ish zyrtarë të lartë të këtij organizimi se e kishin urdhëruar atë të kryente këto akte dhune, ndërsa disa zyrtarë të kësaj organizate tani janë zyrtarë të qeverisë, deputetë dhe në udhëheqje të PDK-së...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës, “Bota sot”)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi