Ish presidenti Moisiu kërkon që termi “kosovar” mos të përdoret
Ish presidenti Moisiu kërkon që termi “kosovar” mos të përdoret
Ish presidenti Moisiu kërkon që termi “kosovar” mos të përdoret
Agim Ramadani ishte jo vetëm luftëtar dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ishte edhe vizionar dhe faktor unifikues i luftës së Kosovës, u tha në akademinë përkujtimore me rastin e 12-vjetorit të rënies së Agim Ramadanit dhe dëshmorëve të Betejës së Koshares. Me këtë rast ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka kërkuar që termi “kosovar” mos të përdoret për t’i dhënë kuptim tjetër, por vetëm atë kuptim që ka, si krahinë e Shqipërisë, ashtu siç është Labëria, ose Mirdita.
Moisiu ka thënë se Beteja e Koshares është ndjekur me interesim më të veçantë se betejat tjera të Kosovës, të cilat po ashtu kanë qenë të lavdishme, por kjo betejë kishte një rëndësi strategjike për faktin se kishte të bënte me komunikimin direkt ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës së çliruar të Kosovës.
Me këtë rast, ai ka shprehur kundërshtimet e tij për tendencën për të bërë ndarje mes kombit shqiptar, duke nxjerrë termin kosovar si komb të ri.
“Sigurisht Kosovën e quaj krahinë të Shqipërisë, sepse ashtu është, siç është Labëria, siç është Mirdita, e siç janë viset tjera të Shqipërisë. Pra mirditorët janë mirditorë, labët janë labë dhe kosovarët janë kosovarë, por shqiptarë janë të gjithë. Pra pikërisht ne duhet të mësohemi, jo ne se ne këtë e dimë, por gjithë të tjerët duhet të mësohen, që jemi një komb që padrejtësisht na ndanë, në mënyrë shumë grabitqare na ndanë, por edhe sot mos të flemë gjumë, sepse një fjalë e popullit thotë `uji fle, por hasmi nuk fle’”, ka thënë ish presidenti shqiptar.
Në këtë linjë ishte edhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i cili ka shprehur hapur kundërshtimin e tij pse në këtë akademi u intonua vetëm himni shtetëror i Kosovës, e jo edhe himni kombëtar.
“Heronjtë e vërtetë kur e kapin armën nuk e lëshojnë, derisa të fitohet liria, ose liria e vetë personale që ai të vdes në fushë të betejës dhe të mbetet i pavdekshëm përgjithmonë, ose bashkë me të tjerët ta gëzojnë lirinë, ku njerëzit do të mund të mendojnë, të bisedojnë, të flasin, të shkruajnë, të punojnë, të veprojnë lirisht dhe të jenë anëtarë kombit të vetë, e jo të vijë situata të kemi ne himna pa fjalë, himna të cilët më shumë të vënë në gjumë, sesa të japin forcë të qëndrosh. E ne duhet të ngrihemi në këmbë, sepse nuk duam t’ua prishim qejfin miqve tanë, sepse duam që megjithatë të tregojmë se jemi më burra se ata që mundohen të na shburrërojnë, me shpresë e me bindje të plotë se do ta kemi himnin edhe ne me fjalë të vërteta, me fjalë të ushtrisë sonë, me fjalë të popullit tonë”, ka thënë Demaçi.
Ndërkaq, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, duke folur për figurën e Agim Ramadanit dhe Betejën e Koshares, ka thënë se kjo betejë, tregoi se UKÇ-ja ishte forcë kompakte, me strukturë komanduese dhe e aftë për luftë frontale.
“Agim Ramadani nuk ishte vetëm luftëtar, luftëtar dhe ushtar i madh, por mbi të gjitha ai ishte vizionar, unifikues dhe strateg i madh. Ai ishte i ndërgjegjshëm dhe lufta jonë do të kishte sukses vetëm nëse të gjithë do të bashkohemi rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe idealit të saj, dhe tërë energjinë e tij i shkriu për këtë ideal të shenjtë, i cili u sëndërtua në Betejën e Koshares, e cila i bashkoi të gjithë ata që kishin ideal të vetëm lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë”, është shprehur Çeku.
Agim Ramadani përveç strateg lufte, ishte edhe piktor dhe poet, i cili mori edhe shpërblime ndërkombëtare.
Për krijimtarinë e tij ka folur akademik Rexhep Ferri, i cili tha se pikturat dhe poezitë e Agim Ramadanit, janë art i luftës, art i jetës dhe art i vdekjes.
Agim Ramadani lindi në Zhegër të Gjilanit më 3 maj të vitit 1964, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa akademinë ushtarake, dega e komunikacionit, e kreu në Zagreb. Ai u mor edhe me piktorë dhe poezi, ndërkaq në vitin 1998 u bë anëtar nderi i Akademisë Evropiane të Arteve. Ishte njëri prej hartuesve të planit për thyerjen e kufirit. Ra heroikisht më 11 prill të vitit 1999, në vendin e quajtur Rrasa e Zogut.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Presidenti Sejdiu kërkon që urgjentisht të ndriçohen vrasjet!
» A është termi “Schatzi” diskriminues?
» Të mos përdoret politikisht puna e AKK-së
» Presidenti Nishani merr mesazh urimi nga Presidenti amerikan, Obama
» Prishtina kërkon hetime për raportin e Martit, EULEX-i kërkon dëshmi
» A është termi “Schatzi” diskriminues?
» Të mos përdoret politikisht puna e AKK-së
» Presidenti Nishani merr mesazh urimi nga Presidenti amerikan, Obama
» Prishtina kërkon hetime për raportin e Martit, EULEX-i kërkon dëshmi
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi