Luan Çipi: Shpirtra detarë
Faqja 1 e 1
Luan Çipi: Shpirtra detarë
Nga deti dallëndyshja fluturoi
Dhe në vende të ngrohta ngre folenë:
Me mallin brodhi atje, po nuk harroi,
Kur sosi çasti, të shkonte n’atdhenë.
Zef Serembe “Migjeni”
SHPIRTRA DETARË
Portret nga Luan Çipi
Mino Puri, i thërrisnin, qysh në fëmijëri Minella Llukës, apo Konstandini, siç u mbiquajt më vonë. I thërrisnin Puri, ndofta, nga që erdhi midis shokësh, ashtu, krejt i sinqertë dhe i pastër, si ujët e burimit. Minua, pa asnjë dyshim, ishte ndër shokët e mi më të vjetër dhe më gjurmëlënësi. Me Minon jemi njohur që herët kur kemi filluar ta ndjejmë jetën dhe i kemi belbëzuar njëri tjetrit. Ato vitet e para të fëmijërisë më zgjohen në kujtesë fort të mjegulluara, por, portreti i Minella Kostandinit spikat i fuqishëm dhe gjithnjë qëndron përballë meje: Çapkën, shumë i lëvizshëm që s’e mbante vendi, gjithnjë topolak e shëndet mirë dhe që, më shumë se çdo gjë tjetër, prirej pas detit të pa anë e të magjishëm.
Ne, familjarisht, banonim në Skelë të Vlorës, buzë detit, por shtëpia e Minos ishte edhe më afër detit, sa thua se lagej nga valët e shkumëzuara të tij. Deti me atë bukurinë dhe pafundësinë e tij përrallore. na bëri ëndërrimtarë dhe na tërhiqte, çdo ditë e më shumë.
Dashurinë për detin çudibërës e të mistershëm na e nxiste, së tepërmi, në mënyrë të veçantë xha Vangjeli, babai plak i Minos, një ish emigrant evropian, që kalonte në ekstreme pasionante për vlerësimin dhe adhurimin e detit.
Një ditë e pyeti xha Vangjelin Zhaku, siç e thërrisnim Llazar Papajorgjin, një shokun tonë, pak më të madh, por që ishte model në sjellje e në mësime:
-Xha Vangjel! E kam vrarë keq këmbën. Shikoma pak, të lutem. Ç’duhet të bëj?
-Me vrap fute në det dhe fërkoje, lehtas, me ujë deti.
Tol Ballua, që e kish marrë këtë nofkë nga që gjithë ditën vallëzonte e vinte vërdallë, si fugë, i afrohet xha Vangjelit dhe si me turp, e pyet atë:
-Më kanë dalë ca puçrra në duar dhe më kruhen keqas. Si të shpëtoj?
- Rri në det nga dy orë në ditë, për 10 ditë rresht dhe …je i shëruar.
Kic Mashkulli, që mburrej se ish burrëruar para kohe, ngaqë i kishin dalë ca si qime mbi buzë, duke bërë mundje në rërë kishte ndrydhur krahun. Duke ulërirë nga dhembja shkon te xha Vangjeli. Ai ia shpie me lehtësi në vend.
-Po tani, ç’të bëj?, e pyet Kici i lehtësuar.
-Futu, ore, shpejt në det. Ç’më rri si guhak. Apo pret që të të dalë prapë nga vendi. Deti është melhemi, jo unë. Bëj njëqind metër not pashi!
Lik Lejleku, e kish marrë këtë nofkë nga qafa e tij e gjatë, me atë kokë, që e ngrinte dhe e ulte shpesh. Ai, duke qenë edhe kushëriri i Minos, e pyeti mjeshtrin një ditë, me intimitet:
-O dajë! Siç e sheh, më kanë zënë sytë sklepa, mezi po i hap. Si t’i mjekoj?
-Futu me kokë në det dhe rri, sa të mundesh, i zhytur nën ujë, me sy hapur.
Sërbua, siç e quanim Sezai Hoxhën, duket nga që ishte i gjatë dhe i bëshëm, si të qe “kalë serbi”, bashkë me Llazarin, ishin shokët tanë më të rritur. Hoxhatët kishin në oborrin e tyre mana të kuq dhe të zi dhe hardhi me rrush të shijshëm. Shumë kohë hipnim e zbritnim mbi këta mana, që ishin shekullor. Sërbua kish një dhembje të paduruar në grykë dhe temperaturë, ndaj iu qa Xha Vangjelit dhe i kërkoi shërim:
-Më bëj derman, se vdiqa.
-Korrik është. Mos kij frikë se acarohen më shumë nga deti. Kridhu thellë në detin e pastër dhe fut e nxirr ujë të kripur nga gryka. Pasnesër je i shëruar. Mos merr ilaçe. Ne këtu afër kemi farmacinë më të kompletuar dhe më të lirë në botë, detin. Vlerësojeni atë, siç e meriton
Kuqua, siç i thërrisnim Harillës, nga që vinte pak si i kuq në fytyrë, po që ishte dhe shpuzë në mësime e në dituri, e pyet, pa teklif mjeshtrin, se gëzonte dashurinë dhe nderimin e veçantë të tij:
-Më kanë dalë ca si njolla të kuqe, këtu te gjoksi dhe po më marrin trupin. Jo se kam ndonjë bezdi të madhe, po unë ca i kuq jam, ca këto, më kuqojnë fare. Ç’i dëgjon shokët, pastaj. Ç’të bëj?
-Det, diell, dush! Mos i harro! Largohu nga kumi i pistë. Shtro ndonjë çarçaf, që mos të marrësh mikrobe.
Ferik Muhameti, të cilit i kishim vënë nofkën zabiti, për pasionin ushtarak që shfaqte, në një kohë, kishte filluar të hante pa hesap dhe po shëndoshej, çdo ditë e më shumë. Vjen një ditë me një copë byrek në dorë, duke u mbllaçitur :
-Xha Vangjel, po më kërcen barku, po shtrembërohem. Kam frikë, se nuk do të më pranojnë dhe në shkollën “Skënderbeg”, si të bëj?
-Çdo ditë bëj një orë not flutur pandërprerje, derisa të lodhesh dhe për një muaj je qefull, siç ke qenë. Po, mos harro, kufizo ca dhe të ngrënët.
Llambi Kona, më simpatiku dhe më gazmori i grupit, i cili natë e ditë nuk i ndahej radios dhe dëgjonte e belbëzonte kanconeta italiane, sapo vinte e po dobësohej, ndaj vendosi të këshillohet me mjeshtrin.
-Xha Vangjel. Po dobësohem dhe më është prerë fare oreksi. Ç’më këshillon ?
-Not, more bir. Të gjitha stilet, sa më gjatë. Lodhu në det, pastaj do të më kërkosh edhe mua për të më ngrënë.
Vangjel Kuqi kishte një hall dhe ashtu i turpshëm siç qe, guxoi një ditë dhe mori këshillën e mjeshtrit:
-Xha Vangjel! Më fal që po ta them, po mua më djersijnë shumë këmbët dhe më mbajnë erë të keqe. Më shpëto nga ky hall.
-Fare kollaj. Rri gjatë në kum dhe futu në det dhe prapë kum-det, gjithë ditën e perëndisë.
Kështu xha Vangjeli u bë mësuesi ynë i parë i shëndetit fizik e moral.
Minua ynë i dashur edhe sipas shembullit të babait të tij të adhuruar, ishte gjithnjë nismëtari për të na tërhequr drejt detit kaltërosh, të bukur e të mistershëm. Ishte ai, që na mësoi të gjithëve të notonim qysh sa kishim nisur të barisnim. Na i mësoi, njërin pas tjetrit, të gjitha stilet e notit, duke e nisur nga noti i qenit, not ije, shpinë me pash, krol, baterflaj. Organizonte gara se kush të mbërrinte i pari te koka e molit zero, kush të shkonte më larg, kush të zhytej e të merrte më shpejt kum te bova, kush të mbante frymë nën ujë më shumë, kush do nxirrte më shumë kalema e krimba si ushqim për peshqit, që kish teknikën e vetë dhe që ishte çelësi i suksesit në gjuetinë me grepa, kush do të hante më shumë tul xhixhivalleje të gjallë, kush do të gjente guaska deti të rralla, kush do ta bënte kalanë e kumit më të madhe e më të bukur dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, kush do të
zinte më shumë peshq dhe kush do ta kapte peshkun më të madh. Për të gjitha garat Minua siguronte vendin e parë. Ai na e kaloi të gjithëve, sidomos, me talentin për të peshkuar. Nën ujë, me atë gjoksin e gjerë dhe leshtor, mbante shumë frymë. Zhytej në thellësi, te këmbët e ngelura të ish molit zero dhe në gurët, aty poshtë, shkulte me forcë oktapod të gjallë. Shtrinte krahun e tij të fuqishëm leshtor dhe, oktapodi budalla, ia pushtonte me putrat e tij si ventuza, atëherë Minua e tërhiqte kafshën e gjorë me fuqi dhe e shkëpuste nga foleja, pa pyetur për “mellanin” që nxirrte, për të maskuar vendndodhjen.
Minua i përdorte, me sukses, gjithë llojet e peshkimit: Me kamaq, me pushkë, me pezevoll dhe me trata. Po, specialist i mirëfilltë, mjeshtër i parë në gjithë bregdetin e Vlorës, ishte për të gjuajtur peshq me grep e me parangall. Sekreti profesional niste që nga sigurimi i ushqimeve, kareme të diferencuara, sipas llojit të peshkut, vendit të kapjes dhe motit. Ai i dinte, si asnjë tjetër, vendet ku grumbullohej më shumë peshk, orët e caktuara të ditës dhe të natës më të favorshme, muajt dhe stinët më të begatshme për peshkim.
Më e shijshme ishte kocja gushtake, që binte më dendur, te Plazhi Nartjotëve; murrat e molit zero dhe të vaporit të mbytur; bafat e Valltos së Dukatit, pa le kocja e dalanit të Dukatit e përmendur në Enciklopedi, siç thoshte vetë Minua; levreku dhe licat e Karaburunit. Qefullin e ha pezevolli dhe lica bie si budallaqe në parangall, po ta kosh me cironkë të gjallë. Shpesh e dëgjonim të thoshte e të jepte komanda për ne:
-Ikim. Ngrihuni shpejt. I mblidhni rraqet!. Këtu s’ka më peshk, se ra lica dhe i trembi.
-Kjo shirokë, që po fryn do të na afrojë peshk me bollëk. Bëhuni gati !
-Hidhe, hidhe pezevollin para, atje ku do të hedh unë këtë guralecin, se shoh një tufë me qefuj budallenj.
-Nesër do peshkuar me komerdare, në thellësi, se peshku është larguar, i trëmbur nga plazhistët.
-Sot kam siguruar një pushkë pneumatike të mirë me shigjetë të gjatë, me tub, lopata dhe me maskë hermetike. Do gjuajmë matanë vrimës, te shkëmbijtë e Ujit të Ftohtë.
-Këtë të djelë do të vemi për bafa, në Vallto të Dukatit. Ato, të shkretat, aq të majme, tani shijohen, shoqëruar me verë brusko Zvërneci.
-Na vajti shumë mirë dita sot. Peshkun do ta ndajmë në katër pjesë. Ktheu me kurriz ti, Luan, dhe zgjidh:
-Kush do ta marrë këtë tufën e peshqëve këtu?
-Atë ta marrësh për vete.
-Po këtë?
-Llambi Kona!
-Po këtë?
-Harilla
-Hallall, ta ketë hak, se u lodh shumë sot. Kthehu, tani. Kjo e fundit të ngeli ty. Dëgjoni: Unë, me pjesën time do bëj një tavë të mirë narqoçe. Për darkë jeni nga unë. Hajdeni rreth orës tetë. Ti, Luan, na sill ca verë Narte. Mos harro mandolinën, se do këndojmë. Unë do lajmëroj dhe Vangjel Mërkurin, që të vijë me gjithë kitarë.
-Po, kemi dhe ca mësime. Kush e duron nesër profesoreshë Marika Bezhanin.
-Lere, ore. Ç’e kujton, se na është bërë si burri i nënës, na mori shpirtin. E di ç’e? Më mirë nesër nuk vemi fare në shkollë, po dalim, andej nga Vapori i mbytur, se kam edhe nja dy shashka.
Me Minellën ne ishim bashkë, në një klasë, qysh në shkollën përgatitore, foshnjore, si i thoshim, po kështu në shkollën fillore dhe në atë unike. Minella i zgjuar dhe i shkathët, mjaftohej me shpjegimin e mësuesve dhe kënaqej vetëm sa të merrte notë kaluese, çka nuk e kishte të vështirë edhe pa mësuar jashtë shkolle. Ne aktivizoheshim edhe në detyrat jashtë klase si në kor dhe në teatër. Të pesë klasat e shkollës fillore ne i përfunduam në vitin e parë pas Çlirimit të vendit nga nazifashistët. Më vonë u aktivizuam dhe në grupet artistike të Shtëpisë së Pionierit dhe në Pallatin e Kulturës së qytetit të Vlorës.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Luan Çipi: Shpirtra detarë
Bashkë ishim dhe në Tiranë. Ai në Shkollën e Mesme të Fizkulturës dhe unë e Harilla në atë Financiare. Unë veja shpesh në palestrën e shkollës së Minellës dhe, bashkë me të, ushtrohesha në veglat gjimnastikore. Ushtrimet e lira dhe kipet në tokë dhe në vegla, saltot, fikfaken dhe rondatën nga Minua i mësova. Si ushtrime toke ato u përsosën, më vonë, në cekëtinën e detit dhe në kumin e buzëdetit të Vlorës.
Në vitin l956 u ribashkuam në Vlorë. Ai mësues fizkulture dhe unë anëtar i ekipeve përfaqësuese të Flamurtarit të Vlorës në gjimnastikë, mundje e ngritje peshe e më pas si gjyqtar e trajner i sporteve të rënda. Miqësinë e kishim të pandarë dhe pjacala prej çimentoje e shtëpisë së Kostandinajve, në lagjen Kume të Skelës ishte arena e takimeve, darkave, ahengjeve dhe vallëzimeve për një grup shokësh dhe shoqesh të ngushta. Shpesh vinte aty dhe vëllai më i madh i Minos, Sotiraqi, ose Ciqia, siç i thërrisnim, që ishte gjithnjë i qeshur dhe në humor të mirë dhe që, si shumica prej nesh, këndonte bukur kanconeta italiane e veçanërisht napolitane. Në takimet shpesh konsumonim peshk, verë dhe birrë e hera herës merrnim ndonjë qengj dhe e piqnim. Në një darkë kishim pjekur një gic. Po hanim, po pinim, po këndonim dhe recitonim, me radhë. Ja, pikërisht aty, unë thura ca vargje, që më vonë u shoqëruan me melodi dhe u kënduan për shumë kohë :
Ciqe, o Ciqe
merr derrin e piqe
dhe ndajua miqve!
S’ke pse na hiqe
si me ofiqe
se, ti, për mish
për desh se s’vdiqe.
Them të vërtetën
troç, lakuriqe.
Ndajua të tjerëve,
mbaj dhe për vete
është gic i shijshëm
për shtatë palë qejfe.
Ne, të rinjtë e Kumes, shumë kohë kaluam së bashku, shoqërisht e në mënyrë krejt vullnetare, për të ndërtuar dhe zgjeruar shtëpinë e Minos. Bënim blloqe çimentoje dhe ndihmonim ustallarët për ngritjen e mureve, suvatimet, hedhjen e soletës dhe për çdo lloj pune ndihmëse. Kjo ndjenjë solidariteti na jepte kënaqësi dhe duket se ishte si një shpërblim, sado i vogël, për përpjekjet shumë vjeçare të Minos sonë të dashur, që na ndihmonte e na drejtonte për të kapërcyer, si djem të virtytshëm, hapat e para dhe, më tej, vështirësitë e jetës.
Minella Kostandini u shqua edhe si një sportist cilësor, trajner, pedagog dhe drejtues i pasionuar i sportit vlonjat. Ai përfaqësoi për disa vjet Vlorën, si krolisti më i shpejtë i kohës. Me shumë dashuri,urtësi e ndershmëri ushtroi dhe detyrën e mësuesit të fizkulturës në Gjimnazin “Ali Demi” të Vlorës, më vonë kaloi instruktor dhe kryeinspektor fizkulture në rreth, shef i klubit i “Flamurtarit” për të gjitha sportet, përsëri mësues dhe organizator i dalluar manifestimesh sportive. Si meritë më e madhe, historike për jetën sportive të qytetit të Vlorës, është, padyshim, puna e tij si trajner i ekipit të femrave të “Flamurtarit” në not, ku si një metodist dhe pedagog i shkëlqyer, nxori një numër të madh kampionësh dhe rekordmenësh kombëtar.
Nuk është rastësi vlerësimi im për Minon e dashur:
E njihni, apo s’e njihni
Mikun tim me shpirt të Artë?
Është Minella Kostandini,
Po e them me zë të lart!
Ti, o djalë, vajzat e mia,
Kur të lexoni ditarin,
Në personat vip të tija
Minon e keni të parin.
Do qëndrojmë të pavdekur
Përherë miq, pranë e pranë,
Lidhur fort, çelik e hekur,
Nuk ka forcë që na ndanë.
Jemi njohur shumë herët,
Sa dalluam nënë e babë,
Dhe nuk ishim si të tjerët,
Po, si dy kokat në shkabë.
Nuk na lidhi dhënia, marrja;
Nuk u fut parja në mes
Vendimtare ishte ngjarja:
Sporti, kënga, fjala besë;
Lojërat, qysh në fëmijëri,
Kumi, deti kaltërosh,
Vallet, qejfet, në rini
“Gëzo çastin, që të rrosh!”
Dhe më pas, si familjarë
Punë ditën, dëfrim natën.
Kudo ishim të pandarë
Në dysh e ndanim kafshatën.
Minua u dashurua dhe u martua me Niqi Poron, një vajzë e mrekullishme, mësuese dhe amvise e mirë, që për ne, djemtë e Kumes, u bë shumë e afërt, familjarisht. Ajo, me kujdesin e saj të pazakontë, ia shtoi dhe ia zbukuroi jetën Minos. Çifti i lumtur u gëzua me dy trashëgimtare të denja: Klajdën dhe Irenën, simbole të dashurisë, respektit dhe përkujdesjes së pakursyer për babën e tyre, çuditërisht shumë të rënduar fizikisht, në vitet e fundit.
Të duket e pabesueshme sesi ai trup aq i fortë, i kalitur me mijëra ditë në det, nuk u rezistoi deri në fund viteve. Për disa vjet, Minua ynë i dashur, përballoi me guxim shqetësime shëndetësore të një paralize parciale. Tri herë pati vdekje klinike, por tri herë u rikthye në jetë. Edhe në kushtet e disa goditjeve të parainfraktit ai ngeli një model vitaliteti dhe optimizmi, duke bërë, me vullnetin e tij të hekurt përmirësime, falë përpjekjeve titanike për mbijetesë. Shëtitjet mbi rërë, buzë detit, disa orë në ditë, duket se i lehtësonin dhembjet fizike dhe gjendjen e rënduar shpirtërore.
Ashtu mbeti, i pavdekshëm-shpirti i bukur i detit.

Similar topics
» Luan Çipi:Arlinda
» Tregim nga Luan Çipi
» Poezi nga Luan Çipi
» Dy tregime nga Luan Cipi
» Luan Çipi: Përsihatje
» Tregim nga Luan Çipi
» Poezi nga Luan Çipi
» Dy tregime nga Luan Cipi
» Luan Çipi: Përsihatje
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi