Dy tregime nga Luan Cipi
Faqja 1 e 1
Dy tregime nga Luan Cipi
BURRI ME KARAKTER TË FORTË
Portret
Maliq Riza Hajrua, nipi i atdhetarit të shquar gjirokastrit Shemsho Hajro, lindi në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1900 dhe vdiq në Vlorë, në vitin 1987.
Ta shihje edhe në moshë të madhe, të linte mbresë: me atë trupin e gjatë e të drejtë si qiri; me sytë gri, nën syzet e miopit; flokët e bardhë, që i mbulonte me një borselinë po gri; me atë hundën karakteristike, të madhe dhe me hark, si të shqiponjës; gjithnjë i pastër dhe veshur mirë dhe me një bastun të gdhendur, që e mbante përherë në dorë, si ta kishte shok. Gjithë jetën e tij punoi në sektorin komunal të Bashkisë Gjirokastër, qysh me kryetar Bajo Topullin, ku vendosi, ndoshta, ndonjë rekord gines, se kjo puna e tij atje zgjati, gati pa ndërprerje, deri në vitin 1970, kur unë e solla familjarisht në Vlorë, me kërkesën dhe dëshirën e tij. Qëndrimi në Gjirokastrën e dashur, me atë terren aq të thepisur, në kushtet kur ai kishte nevojë patjetër të lëvizte,u bë i vështirë për të. Kërkonte me këmbëngulje: “Hajdeni, më merrni, më hiqni nga qafa e Pashallarës, se më shkurtoi
jetën”. Pas kësaj në Vlorë jetoi edhe gati 20 vjet të tjera, me atë rregullin e tij të ngurtë, pa u shqetësuar seriozisht asnjëherë. Në Gjirokastër xha Maliqi, siç i thërrisnin të gjithë, u mor me ndërtim ujësjellësish dhe kanalizimesh dhe i njihte ato, si asnjë tjetër, aq sa, nga Vlora, e thërrisnin shpesh, për të zgjidhur probleme të vështira komunale të Gjirokastrës.
Maliq Hajrua kishte marrë pjesë aktive në tri luftëra: në vitin 1920 në Luftën e Vlorës, më 1924 në Revolucionin e Qershorit me Fan Nolin dhe më 1943 në Luftën Nacionalçlirimtare si këshilltar i qarkut.
Xha Maliqi ishte shumë i thjeshtë, i ndershëm dhe i rregullt e i përpiktë me njerëzit. Nuk mburrej kurrë dhe për çka tregonte, thoshte vetëm të vërtetën, thjesht ato që dinte e që i kishte parë e dëgjuar vetë. Luftën e Vlorës e kujtonte shpesh, ngaqë e kishte përjetuar në moshë të re, fare pranë. Për pjesëmarrjen në atë luftë heroike xha Maliqi, i dekoruar, edhe diç kishte shkruar. Këtë fakt e dinin shumë njerëz. E dinte, midis të tjerëve, edhe gjirokastriti Veiz Gjebero, luftëtar partizan, komunist i vjetër, i cili në kohën që merr jetë ky tregim, ishte në një pozicion shtetëror të rëndësishëm, si zëvendësministër.
Veiz Gjeberua prej shumë kohësh e kërkonte në Vlorë xha Maliqin dhe m’u desh mua që të organizoja një takim me të në hotel “Adriatik”. Veizi kishte dëgjuar nga babai dhe vjehrri i tij, se edhe ata kishin qenë pjesëmarrës të Luftës së njëzetës në Vlorë, po, meqë ata nuk jetonin më, ai as që i dinte bëmat e tyre heroike.
Veizi pati besim se xha Maliqi, aq i freskët në kujtesë, siç kishte lexuar dhe i kishin thënë, do t’ia plotësonte zbrazëtitë dhe pas kësaj njerëzit e tij të dashur patjetër që do të futeshin si pjesëtarë aktivë të historisë së lavdishme të Kombit tonë. Oh, sa do t’i bëhej qejfi gjithë farefisit dhe sidomos gruas së tij të dashur!
Meqë isha prezent dhe e freskova nga ditari im, mbajtur momentalisht, e mbaj mend si sot zhvillimin e bisedës:
Bisedën e nisi Veiz Gjebero:
- Xha Maliq! Jam shumë i gëzuar që të takoj dhe më bëhet qejfi se të shoh shumë mirë me shëndet. Më kishte marrë malli shumë. Të fala të posaçme ke dhe nga ime shoqe.
- Edhe unë gëzohem shumë, aq më tepër se ti je djali i mikut tim dhe vërtet i ngjan e ndaj më nxjerr mallin e babait tënd. Kujtoj, me këtë rast, me respekt edhe vjehrrin tënd, një nga miqtë e mi më të hershëm. Qoftë i paharruar kujtimi i tyre!
Pasi u kapërcye kjo hyrje mirësjellje, Veiz Gjeberua, me padurim, i ra shkurt:
- Xha Maliq! Nuk dua të të ha kohë, ndaj po futem drejt e në temë. Pres të mësoj nga goja jote për veprimtarinë, luftërat dhe trimëritë e treguara nga gjirokastritët, e veçanërisht të njerëzve të mi të dashur, në luftën legjendare të Vlorës më 1920. Na takon neve, të rinjve, bijve të Gjirokastrës heroike, që kemi dalë nga zjarri i luftës partizane dhe kemi pozita të rëndësishme dhe mundësi më të mëdha propagandimi, të shkruajmë e të pasqyrojmë përpjekjet e tyre të shquara dhe t’u japim vendin, që u takon në historinë e Shqipërisë.
- Lëre më mirë atë kohë të shkuar, gjysmëshekullore. Lëre atë në humbëtirën e vet dhe hajde ta tokim njëherë…!
- Jo, jo! E di që je fjalëpak dhe modest, por unë e dua sot të vërtetën historike. Kërkoj të më thuash për rolin tonë, mo, të gjirokastritëve, se nuk durohen dot të tjerët, këta vlonjatët sidomos, që i bien gjoksit me grusht dhe duan t’i marrin të gjitha vlerat historike për vete.
Xha Maliqi u zu ngushtë. Nuk e ndryshonte dot, me një thirrje të djalit të mikut të vjetër natyrën e vet. Ç’është e vërteta, s’e kishte fare të lehtë edhe t’ia prishte gjithë këtë entuziazëm që kishte shoku Veiz, i cili për një përgjigje të favorshme edhe mund ta ndihmonte më pas xha Maliqin hallexhi, që banonte në Vlorë në një shtëpi të vjetër, gjysmë të shkatërruar, me qira private. Veizi, me një fjalë goje, mund ta strehonte xha Maliqin në një shtëpi shtetërore, fundja kaq ai e meritonte si veteran lufte.
- E do të vërtetën?
- E dua, me domosdo!
- E po, nxirre penën dhe kartën e shkruaj.
Xha Maliqi, pasi gjerbi një gllënjkë nga gota me arançatë, i munduar, duke u futur në thellësinë e shekullit, nisi të tregojë ndodhitë e përjetuara gati gjashtëdhjetë vjet më parë:
- Më kujtohet si tani. Isha 20 vjeç. Në pranverën e vitit 1920 u veshëm si ushtarët e parë vullnetarë të ushtrisë shqiptare, me uniforma të prera apostafat. Bënim talim në kalanë e Gjirokastrës, ku kishte qëndrimin batalioni ynë. Pas ca kohe morëm urdhër: kush kishte vullnet mund të nisej në luftë kundër zaptuesve italianë, që kishin zënë Vlorën deri në Tepelenë. Dolëm vullnetarë njëzet djem gjirokastritë.
Në Tepelenë ishte nje garnizon ushtarak italian i dislokuar brenda në kala. Bashkëpunuam me çetën e trimit dhe luftëtarit të shquar, plakut Selam Musai, e rrethuam paq garnizonin dhe i dhamë ultimatum. Pritëm derisa pamë flamurin e bardhë të dorëzimit pa kushte. Ata na u dorëzuan neve, që ishim me uniformë ushtarake dhe po ne u caktuam për t’i shoqëruar deri në Vajzë të Vlorës, ku kishin grumbulluar dhe robër të tjerë italianë. Ata i ruante dhe i administronte komanda e zonës, me trimin vlonjat Rexhep Sulejmani në krye.
Ne, ushtarët vullnetarë nga Gjirokastra, ashtu siç ishim të veshur me uniformë e armatime, u caktuam për të ruajtur depot e municionit të Kotës, që i kishte marrë në dorëzim Komiteti i Shpëtimit Kombëtar nga një nënoficer italian kalabrez, marshall Xhovani, me origjinë arbëreshe. Ky arbëresh bëri një punë të madhe për Luftën e Vlorës, aq sa, siç mendoj unë, ky duhet të futet në histori, se na siguroi xhephane të shumta. Prandaj dhe italianët atë e dënuan me vdekje. E kërkuan dhe e gjetën, këtu në Shqipëri dhe e ekzekutuan 15 vjet më vonë.
Unë, vazhdon xha Maliqi, i humbur në kujtimet e vjetra, duke qenë se u vendosa në udhëkryq, ku ishte depoja, isha i mirinformuar për situatën e frontit në vazhdimësi, si për zhvillimin e luftimeve dhe për forcat lëvizëse, se jo vetëm e shihja dhe e ndiqja vetë, por edhe dëgjoja hollësira nga ata që vinin nga balli i luftimeve e merrnin municione. Kuptohej se me ecurinë dhe sukseset në luftë varej dhe jeta jonë.
Atje, posa nisën operacionet luftarake, mësova me krenari se dhe nga Gjirokastra jonë e dashur, si dhe nga disa qytete të tjera të vendit tonë, erdhën ndihma, banda muzikore, përforcime, armatime, ushqime, ilaçe e ç’i duhej një lufte të vërtetë. Atje u takova, me respekt e me mall, edhe me babain dhe vjehrrin tënd Bamen, që e kisha shok, si dhe me Hasan Xhikun dhe me trimat e tjerë gjirokastritë, të gjithë burra dyfeku, siç ishin luftëtarët e çetës së Gjirokastrës. Komiteti i Luftës së Vlorës, me të marrë vesh ardhjen e vullnetarëve civilë nga Gjirokastra, të organizuar në çetë, trima të sprovuar e zotër të dyfekut, ashtu siç kishin qenë në luftë me grekun, për pavarësinë e Shqipërisë, i nderoi ata si asnjë tjetër, duke i vënë në vendin më kyç e më të rëndësishëm për fatin e krejt betejës, në transhenë e parë të Frontit të Kaninës. Kanina ishte një pikë strategjike, që nga ana e
Komandës Shqiptare qe paracaktuar si etapa e parë e sulmit vendimtar për çlirimin e Vlorës. Po të merrej Kalaja e Kaninës, ku italianët kishin përqendruar forca dhe artileri të fuqishme dhe që komandohej nga gjeneralë të përgatitur, çështja e fatit të luftës ishte zgjidhur njëherë e mirë.
Po, ç’ndodhi? Italianët, që kishin oficerë të aftë, nuk pritën sulmin e shqiptarëve, por e panë të udhës që, në befasi, me shumë forca dhe me ndihmën e projektorëve të fuqishëm, ata të parët sulmuan natën.
Dhe gjirokastritët e transhesë së parë, që i njihnin mirë luftërat dhe pasojat vdekjeprurëse të tyre, e vlerësuan se ishin të pabarabartë dhe se do të asgjësoheshin të tërë, ndaj u tërhoqën nga transheja e parë dhe u thanë dhe të tjerëve të bënin të njëjtën gjë: të tërhiqeshin duke luftuar. Ndofta, menduan në fillim se do të vendoseshin te transheja e dytë apo tek e treta, se fronti nga ushtarakët tanë ishte i organizuar me tri radhë, në tri transhe. Por ata, që e ndien fare mirë rrezikun e madh, si më me përvojë që ishin, nuk e panë të udhës rezistencën e pabarabartë dhe çanë e ikën e pas dy ditësh u gjendën në Gjirokastër, atje ku s’i kapte dot as plumbi dhe as gjylja e topit. Vlonjatët e transhesë së parë nuk pranuan të tërhiqeshin pa urdhrin e komandës së tyre dhe atje u ndeshën deri me bajoneta e me thika, derisa u vranë të gjithë, si heronjtë e Thermopilit...
Këtu xha Maliqi, pasi fshiu lotët me shami, vazhdoi:
O biri im! Në Luftën heroike të njëzetës në Vlorë, që është faktori kryesor që ne patëm Shqipëri, në këtë epope të lavdishme ndihmoi e gjithë Shqipëria, por keqas u therorizuan lebërit e Vlorës. Këtë unë e pashë me sytë e mi. Këta lebër kaq të mirë, kaq trima e kaq të zgjuar thanë më vonë se nuk ndodhi ndonjë hata, ngaqë shokët e tyre gjirokastritë u befasuan nga sulmi i papritur, i paparashikuar dhe i pabarabartë i italianëve. Kjo mund t’i ndodhte kujtdo. Tmerri i luftës, përkohësisht, edhe ndodh që të merr mendjen e të zhburrëron.
Pas fitores dhe hedhjes së italianëve në det, kur erdhi çasti i lumtur që fitimtarët do të parakalonin në rrugët e Vlorës së çliruar, vlonjatët e mirë, nëpërmjet Komitetit të Shpëtimit Kombëtar, në shenjë nderimi e solidariteti mbarëkombëtar, i ftuan për të parakaluar edhe këta gjirokastritë. Unë prapë i pashë edhe vjehrrin, edhe babain tënd, o Veiz i dashur. Ata parakalonin së bashku dhe njësoj me fitimtarët vlonjatë me qylafë në kokë.
Këtu e mbaroi tregimin, duhet thënë, shumë i pikëlluar dhe i shqetësuar, deri në përlotje, veterani gjirokastrit Maliq Riza Hajro.
- Shoku Veiz e mblodhi grusht të zhubrosur letrën me ato pak shënimet e para dhe u largua, i dëshpëruar, shumë i zhgënjyer, pa na përshëndetur.
Kështu, xha Maliqi e humbi edhe një shans, që iu krijua për të marrë një shtëpi shtetërore me qira…duke mbetur deri ne fund te jetës së tij të gjatë, gati njëqind vjeçare, një burrë me karakter të fortë dhe një atdhetar i vërtetë.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dy tregime nga Luan Cipi
VUNOTASIT
Tregojnë njëherë se një vunotas, kurbetçi, si shumica e djemve të fshatit Vuno të bregdetit Jon të krahinës së Himarës, punonte në një furrë buke, në qytetin e madh Lion të Francës. Në turnin e tij kishte shok pune një vendas. Bisedonin dhe si punëtorë bashkëvuajtës, qanin hallet me njëri-tjetrin. Vunotasin e zuri lufta në atë vend të largët dhe kishte vite pa marrë asnjë haber nga të tijtë. Mendja gjithnjë atje i punonte dhe, duke punuar, gjithë për njerëzit dhe për fshatin e tij fliste me mall, dashuri e krenari.
- O shqiptar! - i thotë një ditë francezi. More, na more mendjen me këtë vendlindjen tënde. Kaq qendër e rëndësishme na qenka ky Vunoi yt? Kaq i madh është?
- I madh është, o, si s’është i madh. Për mua është shumë i madh.
- Po, sa i madh është, konkretisht?
- Unë nuk ta shpjegoj dot. Prej këtej nuk di si ta mas. Po ti a më ndihmon dot?
- Po ja, më thuaj, sa furra buke ka?
- Këtë, po, ta them fare lehtë. Vunoi ka 320 furra buke.
- Oho! Qenka ku e ku më i madh se Lioni, që ka vetëm 30 furra buke. I bie të jetë më shumë se dhjetë herë më i madh. Paske të drejtë që mburre dhe s’e heq nga goja.
Vunotasi i tha të vërtetën, se në Vuno për çdo shtëpi ka nga një furrë buke të vogël dhe përshtypja e francezit, për madhështinë e fshatit të tij ia mbushi zemrën e përvëluar me gëzim.
Dajua i nënës sime, 80-vjeçar, në vitin 1980 u kthye pas 50 vjetësh nga Amerika, për të bërë një vizitë në Shqipëri. Nga biseda me të më la mbresa, sidomos, pohimi i tij për qëndrimin e shqiptarëve të asaj kohe ndaj punës. Duke udhëtuar me makinë nga Rinasi drejt Vlorës, ai i pa fushat të mbushura me gra kooperativiste që si milingona, me shamitë e bardha në kokë, në pisk të vapës, nën rrezet e diellit përvëlues, punonin në prashitje me krahë, pa pushuar dhe tha:
- Jam gëzuar shumë që, më së fundi, lindi një burrë që shqiptarët i bëri të dashurojnë punën, se, me sa kam vërejtur nga e kaluara, duke u marrë kryesisht me blegtori të imët, ne ishim kthyer në dembelë. Kur them ne, përfshirë dhe pjesën tonë që emigruam në vendin e punës, në Amerikë. Edhe them, shyqyr, që atje doli “sevapi” vonë, se ndryshe edhe ne të gjithë sevapçinj do të ishim bërë. (Sevap ai quante ndihmat e shtetit për ata që s’deshën të punonin, minimum jetese.)
Një tjetër të vërtetë që shprehu dajua, këtë radhë për shqiptarët në Amerikë, ishte:
- Në Amerikë lobi grek është shumë i fuqishëm, se ata punuan me mend që në fillim, e dashuruan punën dhe i arsimuan fëmijët e tyre, të cilët tani kanë shumë ndikim deri në jetën politike të vendit. Pothuaj gjithë shqiptarët ortodoksë, për të pasur përkrahje sociale atje, tha dajua, deklarojnë se janë grekë. Këtu bëjnë përjashtim korçarët dhe vunotasit.
Prapë këtu u ndesha me vunotasit. Nuk e përjashtoj ndonjë anësi dhe ndikim vetjak, por këto janë të vërteta që i kam dëgjuar dhe hasur në vazhdimësi, ndaj dua të tregoj, sadopak, dhe për një tjetër vunotas, që kam ndeshur gjatë kohës kur punova në Kombinatin e Konservave në Vlorë.
Është fjala për një vunotas të thjeshtë dhe jo nga ata që për shumë vite kanë qenë në krye të përpjekjeve për një Shqipëri të vërtetë e të lirë dhe për dhjetëra të rënë në luftëra gjatë shekujve, të cilët, ç’është e vërteta, kanë qenë të shumtë. Për ata kanë shkruar dhe do të shkruajnë edhe të tjerë. Ky personazhi im i nderuar quhet Pano Andoni.
Një ditë po punonim me Pano Andonin në një zyrë në katin e dytë të Kantinës së Verë-rakisë në Spile të qytetit të Himarës. Na shqetësoi një zhurmë britmash me zë të lartë, që vinin nga salla e madhe e katit të parë të Kantinës. Dalim që të dy në parmakët e ballkonit që zotëronte sallën.
- Ç’është ajo zhurmë aty? - pyeti xha Panua nga lart magazinierin Pandeli Beleri.
- Po ja, shoku përgjegjës. Ka ardhur përsëri major Kahremani, nënkryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Vlorës. Ai kërkon një tabuzan tjetër nga ajo vera e rezervuar e cilësisë së parë.
- Pse e do, si do ta marrë? Fol shpejt, se, siç e di, kemi punë me nëndrejtorin e ndërmarrjes sonë, që ka ardhur nga Vlora dhe s’kemi shumë kohë për të humbur.
- Po ai, s’është se do ta blejë apo me dokumente, ndryshe, nuk do t’ju shqetësoja. E do xhaba. Thotë se i duhet, dava shërbimi.
- Ku është more?! Po foli të llafosemi, pse fshihet?
- Ja këtu jam, shoku Pano. Vera na duhet, se presim një delegacion të huaj dhe për nder të tyre do të shtrojmë një drekë në Jalë, te Vila.
- More, Kahraman! Major i sigurimit të shtetit je ti apo mazhordom i delegacioneve të huaja? Po, pse more i pangopur, gjidi pijanec, nuk të arriti ajo tabuzana e parë që more pardje, gjoja për nevoja shërbimi? Po, pse more batakçi, nuk e mora vesh unë gënjeshtrën tënde të parë? Kujton se populli është qorr dhe nuk i sheh orgjitë tuaja?! Ju në të vërtetë asnjë shërbim shtetëror nuk kishit, po i shërbyet njëri-tjetrit në Jalë, në Vilën “Sheti”, ku, pasi vratë dhe peshq me dinamit e i poqët në zgarë, ia shtruat me të ngrëna, me të pira e me këngë gjer në sabah, derisa u zuri gjumi të dehur. Mos do të thuash që dhe ata ishin të delegacioneve të huaja dhe kishin ardhur që ju t’u mësonit këngët tona labe?
- Dëgjo Pandeli! Asnjë pikë verë nuk do t’ju japësh dhe mos i lini të dalin, pa u marrë firmën për tabzanin e parë.
- Ti, major Kahramani, vër firmën dhe ik e zhduku sa më parë dhe mos të të shkelë më këmba këtu, ndryshe tani po e marr në telefon Sekretarin e Parë në Vlorë dhe pastaj e di vetë se si të fluturojnë spaletat. Si s’ke turp të turpërohesh! Si s’e mendon që po i vini minat Pushtetit Popullor, që u formua me gjak e me sakrifica?!
- Dale, shoku Pano! Unë e di që je komunist i vjetër, veteran lufte dhe njeri i nderuar, po bashkë jemi keqkuptuar, ndërsa ti je keqinformuar. Do të ketë qenë ndonjë tjetër në Jalë. Unë po iki. Do ta gjej gjetiu verën. Do ta porosis të ma dërgojnë nga qendra.
Ishte trim, parimor dhe i gjerë xha Panua dhe nuk do të më harrohet jo vetëm për aktin vërtet të ndershëm dhe prej guximtari, që përmenda më sipër, por edhe për korrektesën e tij. Ai vinte më këmbë çdo ditë, me gjithë moshën e thyer, nga Vunoi në Himarë, para se të fillonte orari i punës dhe e vuri sektorin e tij, ku ishte drejtuesi kryesor, në pararojë për plotësimin e të gjithë detyrave.
Pano Andoni ishte dhe një drejtues me vizion të gjerë. Njëherë e pyeta për emërimin në punë të një kandidati për magazinier sezonal, një djalë i mirë ky, i shkolluar, po që, siç më thanë, kishte një “kleçkë” në biografi.
- Merre, Luan! Mos u bëj merak. Edhe unë e njoh për djalë të mirë. Vërtet ai e ka një dajë “të arratisur”, siç thuhej atëherë, por kjo këtu s’është ndonjë çudi. Nuk gjen më të mirë. Kandidatët e tjerë jo vetëm që s’janë të zotë për punën, por në këtë drejtim janë fare mos më keq, se dikush, matanë, ka babanë, dikush vëllain e ndonjë tjetër gjithë familjen. Ky djalë vërtet e ka një kleçkë, por ka dhe mend. Mund të gjendet ndonjë pa kleçkë, po që mendjen e ka zero. Ne këtu na duhet, së pari, mendja, ky është njëshi, pas së cilit do të kenë vlerë zerot.

Similar topics
» Dy tregime nga Luan Çipi
» Luan Çipi: Cikël me tregime për Avokatin dhe për Çamët
» Tregim nga Luan Çipi
» Poezi nga Luan Çipi
» Luan Çipi: Përsihatje
» Luan Çipi: Cikël me tregime për Avokatin dhe për Çamët
» Tregim nga Luan Çipi
» Poezi nga Luan Çipi
» Luan Çipi: Përsihatje
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi