Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tahiri pretendenti kryesorë për Forumin Rinor!?

Shko poshtë

Tahiri pretendenti kryesorë për Forumin Rinor!? Empty Tahiri pretendenti kryesorë për Forumin Rinor!?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 11, 2009 11:44 am

Tahiri pretendenti kryesorë për Forumin Rinor!?

Blendi Gashi
Xhafer Tahiri, Shkëmb Manaj, Visar Emini, Faton Peci dhe Bujar Hasimi janë kandidatët për të udhëhequr Forumin Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Tahiri pretendenti kryesorë për Forumin Rinor!? Ldkekosoves_10
I preferuari
Xhafer Tahiri, një kandidat jo shumë i njohur, por ekspertë në lëminë e drejtësisë dhe drejtues i zyrës ligjore të presidentit Fatmir Sejdiu, besohet të jetë kandidati më i përkrahur nëse jo nga Prishtina nga rrethet tjera gjithsesi.
E paqartë
“Pasi që kanë dal edhe dy-tri kandidatura të tjera, konfiguracioni i delegatëve, degëve që mbështesin është i paqartë dhe nuk mund të spekuloj, por besoj që në Kuvend do të qartësohet kjo gjë”, thotë Peci.



Prishtinë, 7 korrik – Të dielën do të kuptohet se kush do të jetë lideri i të rinjve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Forumi njëra nga shtyllat kryesore të LDK-së, ka përfunduar procesin e zgjedhjeve në degët e saj në Forumin Rinor të saj, dhe ditën e diel është caktuar të mbahet Kuvendi i Përgjithshëm i Forumit Rinor.
Jo zyrtarisht nuk dihet ende se kush ka marrë përkrahjen e të mëdhenjve të partisë, pasi procesi po mundohet të kalojë nëpërmjet një procesi transparent dhe pa instrumentalizuar të rinjtë. Por, meqë forumi për shumë vjet ka qenë dora e djathtë e liderëve të kësaj partie, siç ndodhë edhe me të gjitha partitë tjera, preferenca apo edhe vetëm përfytyrimi se kush mund të jetë më afër Presidentit Fatmir Sejdiu nxit përqendrimin e vëmendjes për të orientuar fuqitë kah ai kandidat. Burime tona bëjnë të ditur se beteja është e përqendruar në dy emra kryesorë dhe që mund të konsiderohen të respektuar, mr. Xhafer Tahiri, i kandiduar nga dega e Vushtrrisë, zonë nga e cila vjen kandidati, dhe Shkëmb Manajt, të birit të avokatit Shaban Manajt të vrarë pas lufte, dhe që konsiderohet njëra nga shumë vrasjet politike ndaj veprimtarëve të LDK-së. Ndërsa, nuk janë pa mbështetje edhe kandidat si Visar Emini, i cili të paktën sipas një kumtese zyrtare ka marrë mbështetjen e të pesë degëve të Forumit Rinor nga Prishtina, përfshirë edhe degën e njohur si dega e Presidentit Rugova, e emëruar për nder të personalitetit historik të kësaj partie dhe të kombit. Por, Xhafer Tahiri, një kandidat jo shumë i njohur, por ekspertë në lëminë e drejtësisë dhe drejtues i zyrës ligjore të presidentit Fatmir Sejdiu, besohet të jetë kandidati më i përkrahur nëse jo nga Prishtina nga rrethet tjera gjithsesi.
Mirëpo, të pyetur përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës se kush do të zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të LDK-së ata mohojnë se kanë ndonjë kandidat të parapëlqyer të tyre. Kryetarja në largim e Forumit Rinor të LDK-së, Sytrime Dërvisholli mendon se derisa të gjithë kandidatët janë në garë, gjithsecili nga ta është kandidat potencial për të fituar dhe nuk ka shprehur ndonjë preferencë ta sajën. “Do të shohim më vonë, kur të jetë kuvendi i përgjithshëm se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Forumit Rinor të LDK-së. Por, kandidat potencial nuk ka përderisa të gjithë janë thjeshtë kandidatë. Absolutisht për asnjërin nuk kam preferenca sepse do të dëmtohej ndonjëri prej tyre”, tha Dervisholli, e cila besohet se atëherë qe zgjedhur me mbështetje jo të drejtpërdrejtë të Presidentit Sejdiu. I pyetur nga gazeta “Bota Sot”, kandidati për kryetar të Forumit Rinor të LDK-së Xhafer Tahiri pohon se është Kuvendi ai që vendos, dhe se sipas tij nuk mund të thuhet se cili do të ishte kandidati më i mirë. “Unë pretendoj se mundem t’i dal zot pozitës dhe punës në Forum. Kandidimi im ka ardhur pas insistimit të shumë degëve dhe delegatëve që të kandidojë për kryetar të Forumit Rinor të LDK-së”, thotë ai. Ndërkaq kandidati tjetër Shkëmb Manaj vlerëson punën e bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sepse në zgjedhjet e mbajtura LDK-ja ka strukturuar partinë ku rreth 20 për qind janë inkuadruar njerëz të rinj. “LDK-ja ka bërë një punë të mirë në strukturim, sepse në këto zgjedhje rreth 70 për qind janë njerëz të rinj që kanë ofruar potenciale të mira, ku 70 prej tyre janë njerëz të cilët kanë titullin e magjistrit apo master në lëmenj të ndryshëm”, thotë Manaj, i cili aktualisht është drejtor i Departamentit të Administratës Qendrore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.
Ai mendon se të gjithë kandidatët që garojnë janë kandidatë potencial për tu zgjidhur kryetar të forumit rinor të LDK-së. “Që të gjashtë kandidatët kanë garuar me programet dhe vizionet e tyre dhe po e presim përmbylljen e këtij procesi”, thotë Manaj duke e vlerësuar procesin e deritashëm zgjedhor korrekt.
Ndërkaq kandidati tjetër për kryetar të forumit rinor të LDK-së Faton Peci thotë se meqenëse numri i kandidatëve është shumë i madh ka iniciativa të ndryshme për mundësinë e shkuarjes në Kuvend me një kandidat me konsensus. I pyetur se çka mendon se kush do të zgjidhet kryetar i Forumit, ai nuk ka dashur të spekulojë se kush mund të jetë kryetari i ardhshëm. “Pasi që kanë dal edhe dy-tri kandidatura të tjera, konfiguracioni i delegatëve, degëve që mbështesin është i paqartë dhe nuk mund të spekuloj, por besoj që në Kuvend do të qartësohet kjo gjë”, thotë ai.
Mirëpo, shumica e degëve të Prishtinës përmes një komunikate për media kanë deklaruar se e mbështesin Visar Eminin për udhëheqjen e FRLDK-së. Në komunikatë thuhet se pas konsultimeve me shumë të rinj të FRLDK-së dhe rekomandimeve nga strukturat me të larta të LDK-së, kanë njoftuar se Dega e IV e FRLDK- së nxjerr si kandidat për kryetar të Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës Visar Eminin. Ndërkaq zëdhënësi i LDK-së, Vehbi Miftari lidhur me këtë çështje thotë se nuk mund ta paragjykojë një gjë të tillë. “Janë disa kandidatura potenciale, por duhet pritur Kuvendin kur edhe do të zgjidhet kryetari i Forumit Rinor të LDK-së”, tha ai. I pyetur se a është Xhafer Tahiri zyrtari ligjor në Presidencë, kandidati më i mundshëm për tu bërë Kryetar i Forumit Rinor të LDK-së, ai thotë se tek të hënën që shkoi ka dëgjuar për kandidaturën e tij, dhe sipas tij, Tahiri është i njëjtë si të gjithë kandidatët e tjerë. Kandidatët potencial që janë duke garuar për tu zgjedhur në postin e kryetarit të forumit rinor të LDK-së janë: Xhafer Tahiri, Shkëmb Manaj, Visar Imeri, Faton Peci dhe Bujar Hasimi etj.
Në kuvendin qendror do të jenë 355 delegatë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi