Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Esat Ruka:SKËNDER FRASHËRI, themeluesi i këngës së krijuar në Mat

Shko poshtë

Esat Ruka:SKËNDER FRASHËRI, themeluesi i këngës së krijuar në Mat Empty Esat Ruka:SKËNDER FRASHËRI, themeluesi i këngës së krijuar në Mat

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 12, 2009 9:40 pm

SKËNDER FRASHËRI, themeluesi i këngës së krijuar në Mat









Esat RUKA



Esat Ruka:SKËNDER FRASHËRI, themeluesi i këngës së krijuar në Mat Skender-frasheriKanë mbetur pak njerëz në Burrel që e kanë njohur. Po kaq të pakët janë edhe ata që i kanë dëgjuar emrin. As shkruesi i këtyre radhëve nuk e ka takuar kurrë dhe as e ka njohur. Kam patur fatin dhe nderin të jem i pari artist matjan, që kam shkruar në kopertinën e një albumi muzikor, emrin e tij si krijues i njërës nga këngët e intepretuara nga ana ime. Në fakt prej 60 vjetësh këndohen këngët e krijuara prej tij, nga këngëtarë matjanë e matjane dhe intepretues të tjerë në Radio Tirana. Atëherë nuk di, i përmendej emri si krijues? Por një gjë është krejt e sigurtë: hitet e para të kënduara në vitet ‘50 -‘60, të vlerësuara me çmime, ishin këngët e krijuara nga Skënder Frashëri.



CIKLA BIOGRAFIE



E përcaktova kështu, pasi origjina dhe kontributi i tij, do të nderonin një pendë të artë për të përshkruar dhe plotësuar një monografi të veçantë në llojin e vet. Skënder Frashëri është pinjoll i një familjeje të madhe me origjinë nga Frashëri i Përmetit. I lindur në Stamboll, në vitin 1901, bir i dr. Rifat Frashërit dhe me nënë stambolleshë nga Bërzeshta e Librazhdit, ka mbaruar liceun frëng të Stambollit për piano. I ati, Rifati, ishte profesor në Universitetin e Stambollit dhe kryetar i lëvizjes së shqiptarëve të quajtur Shoqëria “Bashkimi” deri në vitin 1913. Pas këtij viti, për ndjenjat dhe aktivitetin e tij patriotik, internohet në Siri. Me mbarimin e luftës së parë botërore, lirohet nga internimi dhe kthehet në atdhe me banim në Tiranë. Në kohën e qeverisë së Fan Nolit emërohet menjëherë drejtor i Përgjithshëm i Shëndetësisë, duke themeluar kështu të parin institucion të këtij profili në Shqipëri. Rifat Frashëri vdes në vitin 1934 dhe varroset me nderime nga shteti i atëhershëm. Sot njihet si patriot i Rilindjes Kombëtare. Skënder Frashëri ka punuar sekretar në Ministrinë e Jashtme dhe më vonë duke dhënë mësimet e frëngjishtes, muzikës dhe si përkthyes në legatën turke deri në kohën e pushtimit fashist. Për ndjenjat e tij atdhetare dhe veprimtarinë e tij antifashiste, burgoset në Tiranë dhe më pas internohet në kampin e Kolfioritos e më vonë në Sienë, ku ka qëndruar 3 vjet. Edhe pas ardhjes në Tiranë ndiqet familjarisht dhe futet disa herë në burg në Tiranë e Vlorë. Vëllai i tij, Vedat Frashëri vritet nga fashistët në mars të vitit 1943, duke u rreshtuar në radhët e dëshmorëve të LANÇ-it. Pas çlirimit, Skënder Frashëri punon si përkthyes e mësimdhënës i frëngjishtes në ambasadën sovjetike në Tiranë deri në vitin 1951. Arrestohet për ngjarjet e ambasadës në atë vit, por merr pafajësinë nga gjyqi ushtarak dhe emërohet nga Bashkimet Profesionale në qarkun e Tiranës, si instruktor muzike. Atë vit, sipas kujtimeve të tij, merr një çmim të pare në një festival artistik kombëtar. Në vitin 1954 arrestohet përsëri dhe internohet deri në vitin 1956, pa iu treguar arsyeja. Ai kishte fëmijë të xhaxhait, Servetit, Naim Frashërinartist, Safo dhe Mediha Frashërin nëpunëse të asaj periudhe.



VEPRIMTARIA KRIJUESE



Në vitet 1952-1959, me krijimet e tij muzikore vlerësohet me çmime, si dhe Esat Ruka:SKËNDER FRASHËRI, themeluesi i këngës së krijuar në Mat Frasheri_1regjistron në Radio Tirana disa këngë. Në vitin 1957 dërgohet me punë në Peshkopi, pranë Shtëpisë së Kulturës, ku çmohet puna e tij krijuese e përkushtuar. Në qershor të vitit 1959 transferohet në Burrel, i emëruar drejtues muzike pranë Shtëpisë së Kulturës dhe mësues i muzikës në ish-shkollën 11-vjeçare të qytetit. Gjatë punës artistike, siç dhe shkruan në arkivin e tij, së bashku me kolektivin që drejtonte artistikisht, ngrejnë grupet e estradave duke shkruar për ‘to të gjitha materialet muzikore. Ardhja në një qytet të ri e një kuadri pasionant dhe të talentuar, në një periudhë ku trashëgimia autoktone artistike ishte krejt e virgjër dhe e panjohur, kishte të mirat, por dhe pengesat e veta specifike. Vetë kompozitori tregon, se “…fillimet ishin shumë të vështira. Për shkak të fanatizmit, të rejat dhe gratë nuk pranonin të këndonin përpara meje. Burrat këndonin vetëm këngë trimërie. Mu desh të bëja rrugë të gjata në këmbë për të ndjekur dasmat dhe ceremonitë e ndryshme popullore në fshatra. Frutet e punës sime filluan pas një viti, kur edhe me ndihmën e arsimtarëve u bëra si njeri i brendshëm në shumë familje. Gratë e vajzat u lejuan të këndojnë para meje. Deri na atë kohë Radio Tirana transmetonte nga folklori i Matit vetëm “Valle e Burrelit numër 1 dhe 2”. Skënder Frashëri, tashmë me përvojën e fituar dhe përgatitjen profesonale, ishte i pari që ngriti siparin e prezantimit të këngëve popullore qytetare matjane. Ai shprehej se, ishte me fat, që ndeshej me një begati e larmi të rrallë lirikash dhe ritmesh popullore dhe që rrethohej nga dashamirës të shumtë të artit, zëra të bukur e origjinalë. Brenda vitit ngriti grupin e estradës amatore me këngë, valle, kuplete e skeçe, grupin e burrave dhe të solistëve, si dhe një orkestër modeste. Në një letër që i dërgon Institutit të Foklorit më 7 qershor 1962, deklaron bilancin e punës së tij trevjeçare, ku kishte mbledhur 125 këngë, (tekste e melodi), 42 valle popullore matjane. Tridhjetë e dy këngë prej këtyre i kam inçizuar në Radio Tirana me këngëtarë e këngëtare matjane. Këngët që transmetohen, thuajse çdo ditë për dëgjuesit me kërkesa ishin: “Ç’farë të donte shtati moj Fate”, “Shtati jot i hollë si kurpna”, “Do të marr mori bardhoshe”, “Lefi qeni, krisi gardhi”, “Fërfëlloj fëllanxan’ujë”, “Hiq jelekun, qenke djers, moj tranafile”, “Sa gjethe që ka plepi”, “Luje mori, luje”, “Paske syn oj cucë, porsi rrush i zi”, “Trandafili me gjashtë rrema”, “Qan nji lule n’at rraz’ shkambi”, “O florini i vogël-o”, “A e mban mend moj e vogël-o”, “Kur dole në lëmë”, “Rrushi i kuq i bukur-o”, “Tanë malësore”, “Hypi djali n’mollë”, “Të kërkova lis më lis”, “Cucë e bukur moj matjane”, “Skuadërkomandantes”, “Më ka zanë maraku me një cucë matjane” etj.

* * *

Arti rrezellon dhe rezonon në mënyrë specifike. Krenaria me vlerat e vokacionit të shprehur nëpërmjet artit, gjithmonë ndahet me autorët krijues. Në fakt këtë, në mënyrë të hapur, e bëjnë vetëm ato që fisnikërohen nga arti. Dhe nuk ka munguar dhe te matjanët kjo fisnikëri. Rasti me kompozitorin e tyre, që për herë të parë hodhi në pentagram visaret e artit muzikor të Matit, flet shumë dhe qartë. Është fat që ende ruhen letërkëmbime në dorëshkrime midis këtij kompozitori dhe disa kuadrove të asaj periudhe.



VLERËSIME MIQSH



Terzi DUNGU, që aso kohe ishte mësues në Peshkopi, në letrën e tij që mban datën 05. 03. 1962, e falenderon nga zemra për punën e shkëlqyer në nxjerrjen në pah të vlerave të folklorit të Matit dhe jehonën e tyre në shkallë Republike. “Ju lutem të falenderoni nga ana e jeme edhe solistët e solistet, Feriden me shoqe, që kaq bukur po i këndojnë ato knëgë, pa harru edhe orkestrën. Kam besim se ju jeni i palodhun për ta vazhdue punën edhe në zona të tjera të Matit, se kjo për juve ka për të mbetun një meritë e çmueshme dhe e pashlyeshme…”



Dali TERZIU, të cilin e kishte bashkëpunëtor në krijime letrare, në letrën e tij të datës 29. 05. 1962, me një vlerësim të lartë dhe admirim të thellë “si një njeri i shtrenjtë dhe zbulues i ndërgjegjshëm për krenarinë e maleve të vendit tim” i kërkon të vazhdojë punën dhe midis të tjerash i shkruan:

njeriu i ndërgjegjshëm, me sedër e pa interes, e ka për detyrë të punojë për të ndihmue atë që asht’ nji hap ma mbrapa… kjo tregon pjekurinë e

kulturës njerëzore” Ai falenderon me përulësi këngëtaren e mirënjohur, “vajtimtaren e trimave”

Fitnete Rexhën, që nuk përtoi për t’i shtue krenarisë së rrethit tim, së bashku me ty i dashur kompozitor, nji kangë të vjetër me nji dëshmi të gjallë. Edhe sot, pas 106 vjetësh, në gërmadhat e këshllasë së Gjalishit, sheh ferrat që donte të vadiste turku me gjakun e trimave të maleve tona….

Me zanin dhe melodinë tuaj, po i kujtoni brezit të ri se sa e çmonin baballarët tonë lirinë. Ju i dhatë matjanit të drejtën të mburret me krenarinë e vet. Për këtë, ju falenderoj me sinqeritetin ma të madh dhe njëkohësisht, na kemi deyrë t’ju themi miq të paharruar. Te ne njerëzit jabanxhi janë largue me moton “sytë që nuk shohin, harrojnë”, por ju po tregoni se dhe larg nesh, po vueni dhe sakrifikoni për ne…”

Qamil ÇUPI, që në atë kohë ishte financier i zyrës së arsim-kulturës dhe anëtar i estradës së rrethit, i kërkon profesorit të nderuar, të mos i humbë lidhjet me Matin dhe të ndërhyjë për gjetjen e ndonjë instrumentisti, pasi Burreli ka nevojë për artistë. Ai i kujton se: “…në

Mat nuk të ftojnë shumë, por kur na vjen miku i mirë, e presim me shumë bujari e dashuri. Sa here dëgjojmë këngët tona në radio, ju kujtojmë dhe njërëzit pyesin dhe flasin me simpati për punën e mirë që bëtë…”

Muziktari Ymer NELAJ është dëshmitari skenik i tij, i cili flet për të me adhurim, sa e krahason Skënderin për muzikën e Matit, si ai që shpiku për herë të pare zjarrin për njerëzimin. “Profesori mbante gjithmonë me vete fletore muzike dhe një lapës. Nuk kishte

nevojë për gomë, pasi i hidhte në notë këngët shumë shpejt dhe pa gabime”.

Për krijimin dhe orkestrimin e këngëve, ai përdorte një fizarmonikë. Nga që ishte i sëmurë dhe i lodhur nga jeta, nuk e vinte në krah, por në prehrin e Y. Nelit dhe e përdorte si piano. Ymeri, si një bartës i shkëlqyer i motiveve të folklorit të zonës së Prellit, ishte njëkohësisht furnizuesi me bulëza muzikore për muzikantin Frashëri. Aftësitë krijuese të Skënderit e shndërruan folklorin burimor matjan në krijime me vlerë të spikatur duke u bërë pjesë e transmetimeve të përditëshme të Radio Tiranës. Mbështetja në motivet e mrekullueshme të këngëve të dasmës matjane, meloritmika e pasur dhe e pastër, harmonia e thjeshtë e përdorur prej tij, shoqërimi me një formacion të vogël orkestral, dhe në mënyrë të veçantë vokali brilant i këngëtareve Feride Kurti, Vera Kurti, Selvie Lena, Hysni Hysneli etj, e prezantuan këngën matjane në skenën shqiptare si pjesë e qytetarisë që ajo meritonte.

* * *

Historia e zhvillimit njerëzor është dokumentuar nga njerëz me dhunti, dashuri dhe seriozitet të veçantë. Në këtë dokumentim dhe rritje të shpejtë progresive kanë kontribut specifik dhe krijues të artit. Nëpërmjet artit, dëshmive të tyre të zbuluara, janë nisur shumë studjues, zbulues, historianë, antropologë, arkeologë, gjuhtarë, etnomuzikologë etj, për të përcaktuar origjina e përkatësi, vlera të vaçanta e universale. Ky universializëm i përfshin të gjithë: subjekte si prodhues të artit dhe përthithësit që vetëndryshohen prej tij.

Respekt dhe mirënjohje për intelektualë të tillë! Nuk ka dyshim se e ardhmja jo e largët do të kërkojë një studim të kujdesshëm e të thelluar, jo vetëm në aspektin e folklorit muzikor, por në rrafshin e gjithë etnokulturës së kësaj treve. Ka shumë elementë qytetarie, të dallueshëm nga trevat e tjera të zonës veriore e verilindore. Pasuria e gjuhës e përdorur me disa nëndialekte dhe veçoria e aftësisë së ndryshimit të dialektit më me lëhtësi se trevat e tjera rrethuese, përbën një aspekt të rëndësishëm. Kështu, mund të flitet dhe për elementë të tjerë në veshje, jetesë etj. Vëzhgime e studime të tilla, mendoj, se mund të çojnë në përcaktime më të sakta e më specifike etnokulturore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi