Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bashkimi Europian përgjegjës për situatën e krijuar

Shko poshtë

Bashkimi Europian përgjegjës për situatën e krijuar Empty Bashkimi Europian përgjegjës për situatën e krijuar

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 10, 2009 12:31 am

Bashkimi Europian përgjegjës për situatën e krijuar


Nga Express

Bashkimi Europian synon të arrijë një përparim të dukshëm në marrëdhëniet me Serbinë dhe është bërë tepër i ndjeshëm ndaj interesave serbe, prandaj ka fyer dhe destabilizuar autoritetet e Kosovës, konsiderojnë zyrtarë të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG).

Drejtori për Ballkanin i ICG’së, Marko Prelec thotë se përgjegjësinë për situatën e porsakrijuar duhet kërkuar edhe në anën e EULEX’it edhe në anën e Prishtinës, sepse sipas tij, kanë vepruar shumë keq në situatën rreth nënshkrimit të protokollit për bashkëpunimit policor të Serbisë dhe EULEX’it.

“Aty është edhe pala e tretë, Beogradi, i cili përfaqëson pozicionet e tij, ndërsa BE në situatën konkrete ishte tepër e ndjeshme ndaj interesave serbe”, thotë Prelec për Deutsche Welle. Meqenëse BE dëshiron të arrijë një progres të dukshëm në marrëdhëniet me Serbinë, që do të thotë aktualizim të regjimit të vizave, ai thotë se “Beogradi duhet të përmbushë të gjitha kushtet e mbetura, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me Kosovën”.

Sipas drejtorit për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, sikur harrohet fakti se EULEX’i nuk është aty për të çuar përpara stabilizimin e Serbisë dhe Ballkanin Perëndimor, por Kosovën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi