Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR PRANVERA RUKA (GJERMANI),

Shko poshtë

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR PRANVERA RUKA (GJERMANI),  Empty Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR PRANVERA RUKA (GJERMANI),

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 26, 2011 2:58 pm

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR PRANVERA RUKA (GJERMANI),  190478_10150129213713186_678723185_6489520_4985342_n
RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL
E FOKUSUAR PRANVERA RUKA (GJERMANI), LNPSHA ”PEGASI” ALBANIA
FEMRA ELBASANSE NË JETËN BERLINEZE, KA MALL DHE SUPERON NË NJË UDHËTIM TË BUKUR FIGURATIV...
PJESËMARRËSE NË SIMPOZIUMIN E KATËRT NDËRKOMBËTAR


Pranvera Ruka
“Fllad ndjenjash...”
poezi

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR PRANVERA RUKA (GJERMANI),  49703_678723185_7208_n
Redaktor letrar: KRISTAQ F. SHABANI I.W.A
W.P.S


PËRGATITI MATERIALIN PËR BOTIM : IVANA DERVISHI LNPSHA PEGASI”,
Recezente: Aleksandra Shabani (Majlinda)U.P.L.I, W.P.S
REZARTA PODE


Ideoi kopertinën: Autorja
Art grafik: Dashamir Vraniçi


Copyright Pranvera Ruka , 2011

Libri botohet nën kujdesin e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, në kuadrin e nismës “Inkurajim për talentët e rinj”,në kuadrin e SIMPOZIUMIT NDËRKOMBËTAR “MUZA POETIKE PEGASI 2011” “LIRIZMI NË LETËRSI”

Libri është shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë botuese “Marin Barleti” Tiranë, 2011


PRUSHIM NDJENJËSOR NË FLLAD…

E panjohur, por, kur hedh një hap të bukur poetik, çuditërisht shpejt njihet dhe të gjithë merren me të… Kështu ndodh dhe në këtë rast fanitje konturore poetike.
Elbasansja – bërlineze, me një emër bukuror stinor, Pranvera, përshfaqet me lirizmin e saj të mbrujtur në një libër të këndshëm dhe të gjallshëm ndjenjësor, në një trajtë modern lirikash. Vallëzim me element lirikë shpërthyes, me simbole, të cilët nisen nga “kraharori” prodhuar me shpirt: këngërim dashurie, ideale dhe përbetim real, befasi hyrëse dhe dalëse, befasi pritëse dhe gufuese, përpikmëri besimi dhe rrugëtim në ëndrra të mëdha, që mbartin mbi supe shpresën e realizimit gjithkah…… Brenda saj dhe brenda atij, një lidhësi që dallohet nga mprehtësia e syrit…. Edhe në këtë vëllim duetizohet dhe protagonistohet nga pronorët: “UNË DHE TI”, duke ndërruar rolet në rrugëtimin e gjatë … Një njohje dhe përsjellje njerëzore në një duet fantastik, ku ankthi është i bukur nëpër netë të ngjizjes dhe mëngjesit dinamik… Univers ndjenjash me larmitet ndërthurur, dialogim mes trurit dhe zemrës, këshillim mbireal.., vrapim në produkte të besueshme ndjenjash; hiret trupore gazmojnë arkitekturëne tyre të krijimit. Në vëllim gjen lulesa figurative, të cilat janë vjelë në pjekjen e plotë në pemën figurative si: Kanë rënë në gjumë lulet e kopshtit tim... Kur planetin e kuq shtrëngon në gji... Me mur gjethe vjeshte e rrethova... Nën membranën “hënë” na zuri gjumi..! U ktheva në një re... Pres diellin të zhgaravis retë gri... Dëgjohen vetëm kërcitje puthjesh... Ku gjethet e rëna nga pemët, rrugët e pyllit kanë pikturuar... Më shfaqe flakërimin e diellit, si një prestigjator i shkëlqyer. T’i hap me buzë petalet e tua! Dhe vetë shëmbëlleja me kokëposhtë para pasqyrës!
Eja, të rrotullohem në belin tënd, si rruazë! Era valëviti flokët e mi në ajër... e tjera, bukurime këto, që të nguliten me “figurat” e tyre mendimore, por edhe me ndjesinë, që sjell një “afresk” i tillë i penelatuar...
Në vëllim ndesh me pyetje- përgjigje poetike me mendim të thellë, të cilat të freskojmë interesin dhe të shtojnë pikëarritjen dhe kumtojnë përvojat vetiake, dashurimin qiellor dhe lidhësinë morale të fisnikërisë, dashurimit dhe të respektimit njerëzor...
Do ikësh me vjeshtën/ Dhe pas pemë pa gjethe do lësh,/ Pa dashuri...
Shprehtësi të tilla figurative dhe sugjestionuese ndesh më tepër në këtë vëllim, që të ndez dëshirën dhe pasionimin për të lexuar këndshëm.
Në këtë kontekst ka zbuluesë të një bote femërore origjinale, dhe që jep kontribut në daljen në pah të anëve të pazbuluara të feminilitetit, të këtij Universi që nuk eksplorohet dot, sa do të përpiqemi...
Por Pranvera sjell edhe botën e saj në aspektin moral e shoqëror në ndjesitë e së kaluarës, në freskinë e kujtimeve të dikurshme, të cilat kanë lënë vragë në shpirt dhe, shpesh herë rikthehet në këtë retrospektivë pëlqese, në një formë po origjinale, e cila përfton nga mallimi, nga të qenurit larg, atje në Gjermaninë e bukur, në jetën dehëse, ku njeriu frymëmerr lirshëm dhe ka objektiv mirëqenien e përgjithshme të tij, të pasardhësve... Bukurim shpirtëror ndien te poezitë për nënën, për shtëpinë, për lulet, për borën, për shpirtin dhe një shkëlqim te fëmijët e saj, për djalin dhe vajzën.
Një çast Hijeshoi buzëqeshja violë / Në buzët e njoma, të freskëta, fëmijërore!/ Nën vështrime të ankthshme,/ Fokusuar në të voglat duar,/ Kaq të brishta,/Për të luajtur “Bartok Symphonie”/Çudi, Përse s’më dukesh më fëmijë?!
(Duar melodi)
Vëllimi i Pranverës ka gjetje dhe larmitet dhe në këtë gjendje të tij është i plotuar dhe premton fuqimisht një startim të bukur për prurje të reja.
Ai sjell ndjesitë e mjedisit, ambientit, etikës, kulturimit, përkushtimit, ëndrrës, ardhmërisë të një vendi potent, si Gjermania dhe gjetjen e vetvetes brenda këtij lulimi zhvillimor...
Syri rrok, mendja përfiton dhe e ardhmëria aplikon në vendin e baltës mjaltore..., pasi i është rritur katërcipërisht vizionimi...
Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S
Ivana Dervishi LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Mars , 2011


Mos fli...!

Mos fli zemra ime,
Mos fli...!
Kanë rënë në gjumë lulet e kopshtit tim...
Pëlhurën e bardhë mbrëmja hedh tani,
E dremisin ëmbël qerpikët rreth liqenit të kaltër,
Të syve të tu...

Ëndërr!
Qëndro zgjuar!
Nata ra e mbeti
Fushave të bardha, vrapuar;
Mos fli zemra ime,
Mos fli...!

Vajzë Hënë
Në buz'muzg,
Hënëzën
Nga kënd’dritare e hapur kundroj...
Degët e thata të pemës vjeshtake
Ty më s'mund të të fshehin lozonjare ..

Përse, e vogla ime,
Me hënën je dashuruar?

Kur planetin e kuq shtrëngon në gji
Sepse ndjej një xhelozi
Më thuaj, të lutem!
Dua ta di!
Për kë është më e madhe ajo dashuri?!

Atë natë fjeta me Adamin....
Trupin me yje ia mbulova..
Me mur gjethe vjeshte e rrethova
“Dashuro” -më belbëzonte hëna...

E etur puthja trupin e tij buzëflakëruar,
Pas syve të kaltër mrekulluar!
Në detin e tyre të zhytem,
...të mbytem.

Simfoni dashurie shkruam me retë atë natë...
Nën membranën “hënë” na zuri gjumi..!
Unë dhe Ai,
Përqafuar, lulëzuar, dashuruar...

Unë, zogjtë dhe natyra!
Sot u bëra një zog
E fluturova e lirë në kaltërsi
Për të ndjerë të tjera dashuri.
U ktheva në një re...
dielli të luante kukafshehthi me mua.
U bëra zog, sepse zogjtë
Ëndërrojnë e dashurojnë
Kaq bukur!!!

Fluturo përmes imazhit tënd!
Lëri flokët të t’i kreh erë e muzgut...
E shikimin tënd të depërtoj thellë...
Vrapo në errësirë...
Injoro semaforët modernë
E makinat zhurmuese.
Ngrihu
E madhërishme në piedestal..!
Lëre shpirtin të fluturoje në ajër..
Falja ngjyrave imazhin tënd verbues...

Ich liebe Lejla! ( Të dua Lejla)


Rrokullisem nën një pemë
Mbi çarçafin gjethor.
Kërkoj për ty, e dashur,
Dhe gjithçka tënden!
Syrit, me gjethe ia fshij lotin.
Më mungon!
Kujtimi yt fshihet nën të gjithë kërcejtë e botës,
Dashuri e gjelbër!
Eja!
“Të pres këtë natë në shtrat,“ - belbëzoj.
...Vjen ajo e më ulet pranë.
M`i ledhaton flokët prej ëndrrave shpupuritur,
Duke kënduar ninulla hyjnore në veshët e mi.
Unë fle...
I lumtur se atë pranë e ndIej..!
Butësia e buzëve të saj,
Mbi buzët e mia
Aromë trëndafili!
Muzgu të sjell!
Agimi të merr!
Eja përsëri, Lejla ime..!

2. Vjeshtë e thyer!


Vrapoj...
Mbi qilimin e verdhë vjeshtor,
Ku gjethet e rëna nga pemët,
Rrugët e pyllit kanë pikturuar...

Dëgjoj fëshfëritje - gjethesh
Nën këmbët e mia...
Kthej kokën,
Ti je?

Me gjethe siluetën tënde formoj.
Dy copëza qielli për sytë e tu.
E flakëroj natyrën me gjethe verdhë e kuqe
Nga malli,
Për të takuar vjeshtën e dashuruar!
Kam mall...
Të përjetoj atë çast marramendës
Dhe mëngjesin vrapues,
Për të kërkuar dashurinë tek TI,
Vjeshtëzë e thyer!


3. ***


Ti erdhe me hënën!!
Qielli i yjëzuar,
Në krahët e tu të mbështillem,
Si kërmill dua!
...Dhe të përqafuar
Përmes puthjeve flakëruese,
Shpërthejmë
Agimin e një dite të dashuruar!

4. Duke aguar


Ti erdhe me vegimet e mëngjesit,
E më trokite në zemër.
Kudo gjethet lotonin.
S' kish hënë, as yje s' kish!
Magjishëm u shfaqe pak çaste,
E kuvendoje me mua lirisht...
A thua vallë më është dukur?
...apo erdhe vërtet?
E në kristalin e zemrës sime
Trokite lehtë!
5. Mëngjesi im
Mëngjesi im,
Më pe këmishë çkopsitur,
Flokë shpupuritur,
Buzëdridhur,
Të pa ëndërruar,
Të përmalluar!

Mëngjes,

Më fale, në heshtje,
Për mëkate të paqena.
Më mërmërite ninulla zgjimi,
Përmes këngës së bilbilit.
Më dhurove bardhësinë e hënës,
Fshehur nën kodër.
Më shfaqe flakërimin e diellit,
Si një prestigjator i shkëlqyer.

Ty Mëngjes:
Të preka,
Të putha,
Të ndjeva..
E më rizgjove agimet e kaltra!

Mëngjesi im..
Jepmë trëndafilin mbi buzë
E pastaj le të vdes...!


6. Mosputhja!

Ti erdhe i lëkundur..
Si degët e pemës, gati shkulur nga stuhia!
Zhurmues,
Si një dallgë përplasur në shkëmb!
Ti erdhe për të mos puthur kurrë?!

Shhhhttt...!
S'i them askujt!!

Më mirë mos kishe ardhur kurrë!..
...Pse vjen?!...


7. ***

Pika shiu trokasin zhurmshëm
Në rrugët berlineze kaq pajetë!!
Gjithçka tjetërsuar.
Zogjtë ku e kanë folenë?!
Ylli blu zhdukur mes resh...
Eh,
Hëna larg,
(Shumë larg!)
Rreze të argjendta thyhen,
Mbi kristalin ku ti fle...

8. Venitje..!


I mora vargjet e poezisë
E i shkruajta së prapthi në letër.
I zhubrosa të gjithë karafilat
që më dhurove mbi të!
Diellin e pashë si hënë e hënën si yll!?
Të gjitha kthyer së prapthi!
Dhe vetë shëmbëlleja me kokëposhtë para pasqyrës!
Me fjalët e tua u helmova...
Larg nga germat e drejta
E të shtrembëruarit kuptim!!
Ç' zhgënjim!

9. “Ragazza Solare” Eja..!


Vajzë e ndritur, eja!
Eja, e dashur, në ëndrrat e mia!
Merr çelësin e artë nën qilimin magjik!
E hape portën e zemrës time!
Sapo të shkelësh në prag,
Të qeshurat e tua lotuese
Do të më zgjojnë!
E lot deti do të më rrjedhë nëpër vena!

Eja, lozonjare!...
“Primavera” do të sjellësh me vete...
E di!
Dhe erë shelgu do të kundërmosh!

E unë i paduruar
Ty do të pres,
Te pragu i zemrës sime!

Eja, futu në çarçafët e bardhë!
Dhe mbështillu me të si një Zanë!

Eja ,të rrotullohem në belin tënd, si rruazë!
E të pi ujë në burimin tënd!

Të shoh përdredhur, si sirenë deti!
Eja..., “ragazza solare”!
...Eja!...

10. Nata e kaltër..! Blue night..!


Natën e kaltër
U ule mbi qepallat e mia të mbyllura
E më pëshpëritje ninulla odisesh..!

Me dorë
U mundova të prekja krahët e tua fluturake
Valëvitur në fllad- ere,
Që rrokullisej rrëmbimthi nga dritarja e hapur,
Mbi trupin tim “pa jetë”!

Symbyllur u luta
Për natën pa fund..
Dhe ëndrra të përjetshme!

11. Duar melodie
(Vajzës sime, Peris)


Melodia e ëmbël
E gishtave të hollë mbi tastierë
Më gllabëroi..!

S’mora frymë.
As nuk lëviza.
Lodronte muzika me shpejtësi
Mbi pedale nëpër gishtërinj
E mbushi sallën plot harmoni.

Një çast
Hijeshoi buzëqeshja violë
Në buzët e njoma, të freskëta, fëmijërore!
Nën vështrime të ankthshme,
Fokusuar në të voglat duar,
Kaq të brishta,
Për të luajtur “Bartok Symphonie”
Çudi,
Përse s’më dukesh më fëmijë?!


***

Muzika ndaloi.
Duartrokitje.
“Bravo”-t më zgjojnë.
Duke u përkulur lehtë,
Një puhizë rozë mbi faqe të ra.
E turpëruar u ule.
Koncerti vazhdoi...

12. Sa qeshnim...

Sa shumë qeshnim të dyja,
Kur unë trikot e tua
I provoja e ndërroja, si dëshiroja,
Motërzë,
Mirëzë,
Hënëzë!

Jetova kohën më të bukur studentore:
E çiltër,
E qeshur,
Lozonjare,
Çapkëne.
Trikon verdhë-blu
Puthitur në trup,
Valëvitur nga era
Ngjyrosur pranvere!

Dashuruar me:
Lulet
Cicërimat e zogjve
Diellin
Valët e detit
E ngjyrat blu!

Sot...
Ah, larg!
Larg teje!
Zëri yt në telefon
Me krahë më bëri.
Të fluturoj
Detin "Egje" të kapërcej
Dhe
Ty të uroj:
Happy Birthday!
Motërzë, mirëzë, hënëzë!

Fluturo përmes imazhit tënd!
Lëri flokët të t’i kreh erë e muzgut...
E shikimin tënd të depërtoj thellë...
Vrapo në errësirë...
Injoro semaforët modernë
E makinat zhurmuese.
Ngrihu
E madhërishme në piedestal..!
Lëre shpirtin të fluturoje në ajër..
Falja ngjyrave imazhin tënd verbues...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi