Pse gënjejnë që u largua UNMIK-u?
Faqja 1 e 1
Pse gënjejnë që u largua UNMIK-u?
Pse gënjejnë që u largua UNMIK-u?
Çka lyp UNMIK-u ende në Kosovë? Apo, a ka shanse për këtë kohë sa do të qëndrojë ende, të zgjidhë ndonjë problem elementar nga problemet që kanë vazhduar të ekzistojnë në kontinuitet të administrimit të tij? Kush ka penguar që Pavarësia e Kosovës të arrihet tetë vjet më vonë nga dita e parë e administrimit të OKB-së? OKB-ja, Rezoluta 1244. Standardet. Komoditeti në “bregun e fildishtë”, rrogat marramendëse “të të diturve ekspertë” që na kanë mësuar “si milen lopët”. Në emër të besimit të atdheut që kemi pasur ndaj tyre, ata na e kanë stërvitur inferioritetin, lojalitetin, servilizmin dhe frikën. Kanë punuar me kursistë shqiptarë, i kanë injoruar kuadrot e dëshmuara. A ka sens politik kjo që një vend që plotëson standarde politike (dhe të tjera) të detyruara nga bashkësia ndërkombëtare, të administrohet me “dy apo tri sovranitete”, apo kështu e kanë zbuluar Afrikën në Evropë? Që në fillim të mandatit, kur masmedia shqiptare e karakterizonte UNMIK-un si “protektorat”, nëse ne nuk kemi ditur se kjo nuk është e vërtetë (se protektorat vihet mbi shtetin, e jo vendin pa status) dhe nuk kemi “guxuar” të demantojmë, pse Zyra e UNMIK-ut nuk e ka deklaruar se nuk është protektorat, por mision? A e kemi pasur të qartë se dikur “Liga e Kombeve” OKB-ja sot, është një “konferencë” e përhershme, ku debatohen problemet botërore politike, po ku shumësia e qëndrimeve të ndryshme politike të qindra shteteve, pengon zgjidhjen e problemeve me instrumentin “e vetos” permanente? A dihet ndonjë rast i vetëm që OKB-ja ka zgjidhur ndonjë problem në botë dhe nuk na bie të pyesim sa probleme ka nxitur dhe patentuar (të mos i përmendim vendet afrikane)? Duke mos e pasur të qartë se OKB-ja është një tryezë-debati për frustrimin e atyre që nuk kanë ku tjetër të shprehin faktoritet politik, e ku polemizohen dhe destruktohen qëndrimet e instancave të tjera të larta të bashkësisë ndërkombëtare? Ndërkaq ne i kemi pritur si pritet shpëtimtari. Kemi pasur besim të madh se ata nuk do të bëjnë kalkulime politike të qëndrimeve të shteteve të ndryshme nga kanë ardhur këtu të vendosin si faktorë kryesorë para një lidershipi të defaktorizuar dhe para shqiptarëve të disiplinuar politikisht që kanë plotësuar standarde, të cilat nuk mund t’i hasësh në asnjë anë të botës. Pse kanë ndodhur destruksione dhe pengesa për ta stabilizuar situatën politike në Kosovë? Që nga “konferenca” e kryeadministratorit të parë, zotit Bernar Kushner, ata që politikën nuk e kuptojnë nga lajmi i mbrëmjes, kanë kuptuar se në Kosovë do të konservohet një kohë të gjatë situatë e krizës humanitare, në emër të zgjidhjes së statusit politik është dashur të durohen të gjitha poshtërimet dhe varfëria, stagnimi i arsimit, i kulturës, i ekonomisë, i shëndetësisë etj. etj. Kush e ka betonuar tetë vjet status quonë në Kosovë? Kush është përpjekur ta ruajë sa më gjatë status quonë? Më në fund, pas tetë vjetëve, “mosmarrëveshja” midis Rosinit dhe Galluçit, dëshmon faktin e njohur kaherë, por të fshehur nga opinioni: që nga fillimi i misionit në Kosovë, UNMIK-u brendapërbrenda strukturës së tij “administrative” nuk ka “punuar” në bazë të një platformë, madje edhe të deklaruar, por ka punuar në bazë të qëndrimeve të shteteve të ndryshme, të deleguara në UNMIK nëpërmjet individëve të ndryshëm administratorë, ndër ta edhe shumë albanofobë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pse u largua nga lista emri i Anton Qunit?
» Fitim Selimi tregon arsyen se pse u largua nga Nisma për Kosovën
» A u largua Shaip Muja nga PDK për shkak të këtij poshtërimi që i kishte bëri Thaçi (VIDEO)
» EULEX made in UNMIK
» UNMIK-u asgjësoi dosjet e krimeve politike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi