Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

UNMIK-u asgjësoi dosjet e krimeve politike

Shko poshtë

UNMIK-u asgjësoi dosjet e krimeve politike Empty UNMIK-u asgjësoi dosjet e krimeve politike

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 13, 2012 1:44 pm



UNMIK-u asgjësoi dosjet e krimeve politike


UNMIK-u asgjësoi dosjet e krimeve politike F1_13unmik1344846162

Prishtinë, 13 gusht - Misioni i Kombeve të Bashkuara, UNMIK-u, “varrosi” të vërtetat për vrasjet e pasluftës.

Dosjet e krimeve me motive politike janë asgjësuar nga UNMIK-u, ndërmjet viteve 2006-2007.

Sipas një dëshmitari deri vonë, ish-gjyqtari në Gjykatën Supreme, në kohën që kjo e fundit drejtohej nga Rexhep Haxhimusa, një pjesë e dosjeve, në qendër të të cilave ishin krimet politike, janë asgjësuar nga misioni i UNMIK-ut, nëpërmjet një letër-prerëse, që ndodhej në anën e majtë të katit përdhes të Gjykatës Supreme.

Ish-kryeprokurori i vendit, Hilmi Zhitia, ka rrëfyer se nuk ka pasur kompetenca që ta kontrollojë UNMIK-un, madje pohon se nuk e dinte as me çfarë lëndësh merreshin dhe as sa punonjës ishin.

Në vitin 2007, Zhitia pohon se ka kërkuar ndihmën e shtetit për ndërhyrjen e Shërbimit Informativ, por kjo kërkesë i është refuzuar, ndërkohë që në lëvizje ishin shërbimet informativ të partive politike, edhe pse nuk ishin zyrtare.

Hilmi Zhitia ka qenë kryeprokuror i Kosovës për dhjetë vite radhazi. Në kohën kur ish-gjyqtari dëshmitar pohon se janë asgjësuar dosjet e krimeve të rënda politike. Sipas tij UNMIK -u, i zgjidhte vetë lëndët që donte dhe më pas ishte punë e tij se çfarë bënte me to.

“Disa herë më janë ankuar punonjësit e policisë së UNMIK- ut, nuk iI lejon të marrin dosjet, nëse më parë nuk i kanë zgjedhur ata. Mirëpo unë nuk kisha kompetenca të ndërhyja. Madje unë nuk dija as se sa punonjës kishte UNMIK – u që merreshin me këtë detyrë dhe se kush ishin ata”, i ka thënë gazetës “Kosova Sot”, ish-kryeprokurori i vendit.

Nuk janë të pakta vrasjet, të cilat cilësohen me motive politike që kanë ndodhur në Kosovë pas luftës, edhe që ende nuk kanë autorë.

Këshilltari për informim i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Xhemail Mustafa, është ekzekutuar më 23 nëntor të vitit 2000, fare pranë banesës së tij, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ndërkohë që po kthehej nga puna. Kur kanë kaluar përreth 12 vjet, edhe sot e kësaj ditë, vrasja tij e shtuar në rendin e vrasjeve me motive politike vijon të jetë e pazbardhur dhe për pasojë pa autorë. Dosja Mustafa është marrë që në fillim nga policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i, të cilët nuk kanë mundur ta zbardhin asnjë detaj.

Aktualisht nuk dihet asgjë për fatin e kësaj dosjeje, madje nuk dihet nëse ekziston ende e plotë, apo është përgjysmuar nga asgjësimet e UNMIK-ut. Po në të njëjtën periudhë janë regjistruar edhe ekzekutime të tjera, duke përdorur të njëjtin model, vrasjen pranë banesës. Disa nga këto janë edhe vrasja e Haki Ymerit, ish-anëtar i Degës së LDK-së në Skenderaj, e Shaban Manajt, anëtar i Kryesisë së KP të LDK-së në Istog, e kryetarit të komunës së Klinës, Ismet Rracit, pastaj vrasja e deputetit të Parlamentit të Kosovës, Smajl Hajdarajt, vrasje e Kosovë Zeqirajt dhe Albert Zeqirajt, përkrahës të LDK-së në Istog. Vrasja e deputetit Hajdari kishte ndodhur në prag të marrëveshjes paraprake ndërmjet udhëheqësve politikë të Kosovës për krijimin e institucioneve të Kosovës. Këto vrasje dhe një seri vrasjesh të tjera të kësaj natyre, janë cilësuar si vrasje me motive politike.

Herë pas herë politikanët kanë ngritur zërin për vrasjet e quajtura politike, madje Kuvendi jo në pak raste është shndërruar në arenë debatesh, se pse ka ngecur hetimi dhe zbardhja e këtyre çështjeve. Por, ata që janë më të prekur drejtpërsëdrejti nga këto vrasje janë familjarët, të cilët duan të dinë se çfarë ka ndodhur me hetimet e të afërmve të tyre.

Në këtë mënyrë familjet e viktimave vijojnë pareshtur të kërkojnë zbardhjen e vrasjeve të familjarëve të tyre dhe të çohen para drejtësisë autorët. Vetëm pak ditë më parë familjet e viktimave që janë përmendur ne raportin e EULEX -it, janë bashkuar nën shoqatën “Thirrje për drejtësi”.

Në raportin e EULEX-it, i cili është pranuar si dëshmi në rastin “Bllaca 2″, e të vetëshpallurit agjent i SHIK-ut, Nazim Bllaca, thuhet se vrasjet e LDK-së janë bërë për motive politike. Po ashtu, në raport përmenden Ismet Arifi-vrasje në tentativë-3 nëntor 1999; Selim Broshaj-i vrarë- 14 shtator 2000; Besim Dajaku-i vrarë- 19 tetor 2001; Nezir Gara-sulm I rëndë fizik- 25 shtator 1999; Sali Gashi-vrasje-15 qershor 1999; Gani Geci-vrasje në tentativë-19 tetor 2001; Haki Imeri-vrasje-2 nëntor 1999; Ajet Istogu-vrasje-17 janar 2000; Bekim Kastrati-vrasje-19 tetor 1999; Ibush Kllokoqi-vrasje-6 gusht 1999; Adem Lahi-vrasje-21 qershor 1999 etj. Të gjitha këto raste, sipas EULEX -i janë në dorën e tij dhe po hetohen. Por se çfarë ka ndodhur me rastet, të cilat nuk përmenden në atë raport, EULEX -i, nuk mund të konfirmojë një përgjigje


Koha.net
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi