Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hamiti porosit të rinjtë e LDK-së, ‘mos u rrezitni verës!’

Shko poshtë

Hamiti porosit të rinjtë e LDK-së, ‘mos u rrezitni verës!’ Empty Hamiti porosit të rinjtë e LDK-së, ‘mos u rrezitni verës!’

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 12, 2009 10:21 pm

Hamiti porosit të rinjtë e LDK-së, ‘mos u rrezitni verës!’

Arsim Rashiti, Bota Sot
Forumi Rinor i LDK-së me udhëheqje te re

Hamiti porosit të rinjtë e LDK-së, ‘mos u rrezitni verës!’ Ldk%202%20(Small)
Tahiri për “Bota sot”
Kryetari i ri i FRLDK-së, Xhafer Tahiri, u shpreh se është i nderuar që ju ka dhënë besimi për ta udhëhequr FRLDK-në në mandatin dy vjeçar. Ai shtoi se punët që do t’i drejtoi Tahiri, do të udhëhiqen nga parimet e profesionalizmit. “Me punën time do të udhëhiqem nga parimet e profesionalizmit, ndershmërisë dhe përkushtimit për punë. Unë do të mundohem të jem gjithë përfshirës për pikëpamjet e të gjithë anëtarëve të kryesisë, të kryetarëve të degëve dhe të gjithë forumeve të FRLDK-së me punën time, me vendimet që do t’i marrim si kryesi e FRLDK-së”, tha ai.
Sipas tij FRLDK-së gjatë mandatit dy vjeçar synon të jetë aktiv në jetën politike dhe si forumi më i vjetër i të rinjve të Kosovës do ta ketë primatin në vendimmarrje. Por, ai tha se jemi gjeneratë e rritur në frymën e Presidentit historik Rugova.
“Synojmë që këtë mandat dy vjeçar FRLDK-së të jetë aktiv me jetën shoqërore dhe politike të Kosovës, dhe që FRLDK-ja si forumi më i vjetër dhe më gjithë përfshirës i të rinjve të Kosovës të ketë primatin sa i përket përfshirjes së të rinjve në jetën kulturore, shoqërore dhe politike të Kosovës në vendim marrje në shoqërinë kosovare. Ne jemi gjeneratë evropiane që jemi rritur në frymën e Presidentit Rugova dhe që jemi shumë me fat që jemi të udhëhequr nga Presidenti, Fatmir Sejdiu në këtë periudhë”, tha Tahiri.
Në këtë kuvend zgjedhor pa asnjë votë kundër kandidat u zgjedh kryetar i FR të LDK-së, Xhafer Tahiri, nga Vushtrria.
Vjeshta e të vjelave
”Jeni pikërisht tash ju që këtë dinamizëm ta tregoni në vepër. Jemi në stinën e verës, vjen vjeshta e të vjelurave. Ata që duhet të vjelin në vjeshtë nuk duhen rrezitur verës, por duhet të punojnë verës”, tha Hamiti. Hamiti, duke folur tha se i ju i përkisni një lëvizje që ka histori për Kosovën. “

Forumi i Rinisë dhe LDK-ja e Kosovës ka një rrugë dhe histori të gjatë të veprimit, e cila ka qenë dhe është e ndërlidhur në synimet dhe angazhimet e popullit të Kosovës. Në këtë rrugëtim nuk kemi qenë të vetmuar e pa prijës, por përkundrazi kishim në ballë udhëheqës që ditën të na prijnë dhe orientojnë kah liria dhe pavarësia, prosperiteti dhe demokracia. Këtë rrugëtim e bëri më të lehtë fakti se ne kishim një prijës siç ishte Presidenti, dr. Ibrahim Rugova. Kështu u tha të dielën në hapjen e punimeve të Kuvendi të tetë zgjedhor të FR të LDK-së. Gjithashtu të pranishmit në punimet e Kuvendit të tetë zgjedhor të FR të LDK-së theksuan se gjatë këtyre dy vjetëve, Forumi i Rinisë i LDK-së, është angazhuar maksimalisht në jetësimin e qëllimeve të LDK-së dhe në ofrimin e ndihmës për të rinjtë, gjë e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Me këtë rast, Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, duke përshëndetur fillimin e punimeve të këtij kuvendi, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të japë kontributin e saj në shtet ndërtimin e Kosovës dhe në këtë aspekt një rol të rëndësishëm luan edhe rinia.
Hamiti porosit të rinjtë e LDK-së, ‘mos u rrezitni verës!’ -hamiti-1
Hamiti: Ju jeni e tashmja e jo e ardhmja e Kosovës
“Sot jetojmë në Republikën tonë, dhe Forumi i rinisë vazhdon rrugëtimin e saj për ndërtuar Kosovën evropiane. Rinia e LDK-së duhet të ketë më shumë angazhime tash në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 15 nëntor. Unë ju siguroj që një pjesë e madhe e juaja do të jenë konkurrues në listat zgjedhore të LDK-së dhe të arrijmë bashkërisht suksesin”, tha Haziri.
Ndërkaq, Sytrime Dervisholli, ish-kryetarja e FR të LDK-së, ka folur për punën e këtij forumi gjatë mandatit të saj dyvjeçar, duke përmendur angazhimet dhe aktivitetet në jetësimin e qëllimeve të LDK-së. “Forumi i Rinisë përgjatë këtyre dy vjetëve është angazhuar aktivisht në jetësimin e qëllimeve të LDK-së. Në këtë aspekt Forumi Rinor si organizatë politike e të rinjve të LDK është angazhuar posaçërisht në ofrimin e ndihmës për të rinjtë, si në ndarjen e bursave për të rinjtë, trajnime, seminare dhe konferenca të ndryshme”, tha Dervisholli.
Ndërkaq, Sabri Hamiti, duke i përshëndetur të pranishmit tha se kjo është mosha më e mirë dhe po jeton këtu dhe ju jeni ata të cilët po i jepni Kosovës. “Është zakon ajo formula e ardhshme, por ju jeni e tashmja e Kosovës. Unë besoj që ju do të dëshmoni që të jeni të zotët që të merrni detyrat sot “, tha Hamiti. Ai shtoi se jeni një pjesë shumë e rëndësishme dinamike e LDK-së, ashtu siç është edhe Forumi i Gruas i LDK-së, duke shtuar se pret nga FRLDK-ja të tregojë dinamizëm “Ju i përkisni një lëvizje që tashmë i bënë dy decenie, një lëvizje që ka histori, histori për shqiptarinë dhe histori për Kosovën, një lëvizje që ka prirë për të krijuar shtet dhe për të krijuar demokracinë. Slogani historik dhe i kujtesës historik të kësaj partie është slogani i Ibrahim Rugovës, Liri-Pavarësi-Demokraci”, u shpreh Hamiti. Ai shtoi se ne sot kemi pavarësinë. Puna për lirinë dhe për demokracinë as s’është e përfunduara tek ne as përfundon kund , dhe këto na mbeten si orientime për zhvillimin e Kosovës së pavarur. “Këto donë punë, nder, përkushtim dhe guxim. Unë e di që këto i kini të gjithë ju dhe këto i ka LDK-ja”, tha ai.
Hamiti porosit të rinjtë e LDK-së, ‘mos u rrezitni verës!’ -lkdd
Ndërkaq, Melihate Tërmkolli, kryetare e FGLDK-së, tha se edhe pse LDK-ja i ka humbur zgjedhjet e fundit ajo e ka forcën e vet të brendshme të jetë prijëse zhvillimit dhe proceseve të reja politike. “Është e vërtet që LDK-ja i ka humbur zgjedhjet e fundit , por LDK-ja nuk ka rënë, ajo është e fuqishme, LDK-ja e ka forcën e vet të brendshme të cilën duhet ta zgjoi dhe të dal aty ku gjithmonë e ka pasur vendin. Prijëse e zhvillimit dhe prijëse e proceseve të reja politike. Ne mund ta bëjmë atë dhe do ta bëjmë atë”, tha ajo.
Tradita si vlerë dhe vizioni si e ardhme
Ndërkaq kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, duke i përshëndetur të gjithë të pranishmit theksoi se LDK-ja është forca e vetme , e cila me suksese do ta ndërtojë shtetin e Kosovës, do të qeverisë me Kosovën dhe e cila ka për detyrë dhe ka përgjegjësi që ta merr këtë qeverisje. “Së bashku me ju do të kemi besim më të madh në vetvete, do të kemi besim më të madh në LDK-në, në kryesinë e LDK-së, do të marrim shembull nga presidenti i LDK-së dr. Ibrahim Rugova, sepse e pati besimin dhe vizionin që në kohët më të vështira të ndërtoi shtetin e Kosovës dhe punoi për shtetin e Kosovës. Këtë vizion sot e ka edhe lideri i ri i LDK-së, i cili me sukses po ndërton dhe po e udhëheq këtë shtet. Kështu që ne e kemi për detyrë t’i bashkëngjitmi asaj lufte dhe që sa më shpejt të vihemi në ballë të shtetit të Kosovës”, tha Mustafa. Në këtë kuvend zgjedhor pa asnjë votë kundër kandidat u zgjedh kryetar i FR të LDK-së, Xhafer Tahiri, nga Vushtrria.
Hamiti porosit të rinjtë e LDK-së, ‘mos u rrezitni verës!’ Ldkgg
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi