Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vuçiq porosit: Do të vij në Kosovë bashkë me Vullinin

Shko poshtë

Vuçiq porosit: Do të vij në Kosovë bashkë me Vullinin Empty Vuçiq porosit: Do të vij në Kosovë bashkë me Vullinin

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 25, 2013 8:11 pm

Vuçiq porosit: Do të vij në Kosovë bashkë me Vullinin
 
Vuçiq porosit: Do të vij në Kosovë bashkë me Vullinin F1_25-vucka1382717640

Beograd, 25 tetor – Nënkryetari i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq porositi sot serbë të Kosovës që ishin tubuar para qeverisë në Beograd, se deri në fund të fushatës për zgjedhjet lokale do të vizitojë Kosovën bashkë me ministrin pa portofol, Aleksandar Vullin, si dhe theksoi që mbështet të gjitha listat serbe, por më së shumti e do “Listën tonë  Serbe”. 

“Në ato zgjedhje është me rëndësi që ne të fitojmë edhe një faktor me ndikim dhe të krijojmë Bashkësinë e komunave serbe, por është shumë me rëndësi edhe të tregojmë se nuk mund të na ndajnë dhe përplasin”, theksoi Vuçiq. 

“Unë them tashti, le të arrestojnë kënd të duan, se do të shkojë bashkë me Vullinin në Kosovë dhe se do të vizitojë pothuaj të gjitha vendet në Kosovë e Metohi”, porositi ai, raporton agjencia FoNet. 

Ai foli edhe në lidhje me deklaratat e Erdoganit në Prizren para dy ditëve dhe i shtroi pyetje Brukselit nga Beogradi se si është e mundshme të lejohet vizita e Erdoganit dhe Edi Ramës në mitingu e partisë së Hashim Thaçit, kurse Vullinit t’i ndalohet paraqitja në tubime që i organizon Lista Serbe. 

“Si është e mundshme të na thoni që të vizitojmë ekskluzivisht manastiret, kurse unë nuk pash as Erdoganin e as Ramën në xhami, i pash në tubimin politik të Thaçit. A janë këto kute të njëjta apo të dyfishta? Këto janë pyetjet tona Brukslelit”, tha ai. 

Ai tha se ka pritur që dikush nga Brukseli të thotë se është skandal ajo që ka thënë Erdogani.

Vullin ndërkaq, ftoi serbë të dalin në zgjedhje lokale, sepse, sipas tij, asisoj do të ruajnë Serbinë. “Nuk kemi ne rrugë më të mirë dhe më të shkurtër nga kjo që është para nesh. Më 3 nëntor votoni për ‘Srpska’, më 4 nëntor do të ndërtojmë ‘Srpskan’”, tha ai.

Sipas raporteve të mediumeve serbe, sot në Beograd, në mënyrë të organizuar dhe me autobusë kishin ardhur rreth 1 000 serbë nga Kosova. Ata bartnin flamuj të Serbisë, flamuj dhe transparente të Iniciativës Qytetare “Srpska” dhe brohorisnin emrat e Vuçiqit dhe të Vullinit. 

Pas fjalës së Vuçiqit ata sërish u ulën nëpër autobusë dhe u nisën drejt Kosovës.  
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi