Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nënshkruhet marrëveshja për gazsjellësin Nabuko

Shko poshtë

Nënshkruhet marrëveshja për gazsjellësin Nabuko Empty Nënshkruhet marrëveshja për gazsjellësin Nabuko

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 9:47 pm

Nënshkruhet marrëveshja për gazsjellësin Nabuko

Bota sot
Katër shtete të Bashkimit Evropian dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshjen për projektin e tubacionit të gazit natyror, duke reduktuar në këtë mënyrë varësinë e BE-së nga Rusia.Turqia është ura e parë mes vendeve me rezerva të mëdha gazi dhe blerësve në Perëndim, tha Erdogan në ceremoninë për nënshkrimin e marrëveshjes qeveritare.


Nënshkruhet marrëveshja për gazsjellësin Nabuko +nabuko--1
Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ai i Bullgarisë, Sergej Stanishev, kryeministri i Rumanisë, Emil Bok, ai i Hungarisë, Gordon Bajani dhe kancelari i Austrisë, Verner Fajman, nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare për këtë projekt.
BE shpreson më shumë pavarësi strategjike dhe garanci furnizimi me gaz për gjithë Evropën.
Pesë shtete nënshkruan sot në kryeqytetin turk Ankara marrëveshjen mbi gazsjellësin me rëndësi strategjike Nabucco.

Ankara-Pesë shtete nënshkruan sot në kryeqytetin turk Ankara marrëveshjen mbi gazsjellësin me rëndësi strategjike Nabucco. Baza për fillimin e ndërtimit të gazsjellësit u hodh, tha kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan që e cilësoi nisjen zyrtare të projektit si "moment historik". Turqia është ura e parë mes vendeve me rezerva të mëdha gazi dhe blerësve në Perëndim, tha Erdogan në ceremoninë për nënshkrimin e marrëveshjes qeveritare për ndërtimin e gazsjellësit. Austria, Hungaria, Rumania, Bullgaria dhe Turqia duan të kapërcejnë me këtë marrëveshje pengesat shtetërore për ndërtimin e tubacionit rreth 3300 kilometra të gjatë. Duke nisur nga viti 2014 Nabucco do të transportojë gaz nga Deti Kaspik deri në Austri. Me projektin që kushton rreth 8 miliardë euro evropianët synojnë të reduktojnë varësinë e tyre nga livrimet me gaz rus. Në projekt merr pjesë edhe koncerni energjetik gjerman RWE.
Nabucco" synon të rrisë pavarësinë e Evropës nga furnizimet me gaz prej Rusisë dhe Ukrainës. Sot (13.07) vendet nëpër të cilat pritet të kalojë ky gazsjellës, do të nënshkruajnë një marrëveshje në parim për projektin.
Ideja për t'i dhënë emrin "Nabucco" projektit të gaszjellësit që kishin përpiluar gjatë ditës, u erdhi përfaqësuesve të pesë sipërmarrjeve energjetike një mbrëmje tetori të vitit 2002 kur po ndiqnin operan me të njëjtin emër të Xhuzepe Verdit në Operën Shtetërore të Vjenës. Megjithëse heroi i Xhuzepe Verdit "Nabucco", mbreti i Babilonisë, Nebukadnezar, nuk i njihte pasuritë që fshihte toka nën mbretërinë e tij, pasuri për të cilat është jashtë mase e interesuar brezi i sotëm.
40 kilometra larg Vjenës ndodhet Baumgarten. Në stacionin gjigand të shpërndarjes së gazit, ku deri tani kanë përfundonin tubat nga Rusia, do të përfundojë gazsjellësi Nabucco. Fillimi i ndërtimit të gazsjellësit është parashikuar në vitin 2011. Rruga e parashikuar për të kalon nëpër Hungari, Rumani, Bullgari dhe nëpër Turqi, fillimisht deri në Ankara. Pas vitit 2014 mund të fillojë rrjedhja e gazit. Faza e dytë nga 2014 deri 2015 do të bëjë zgjerimin e "Nabuccos" në drejtim të lindjes. Me një degëzim në Gjeorgji dhe një në Iran. Gjatësia përfundimtare e gasjellësit do të jetë 3.300 kilometra. Numri i tubave të nevojshëm 20.000, kostoja 7,9 miliardë euro.
Nga do të merret gazi dhe ç'ofron Nabucco për gjithë këto para?
Më shumë pavarësi strategjike dhe rritje të sigurisë së furnizimit për vendet pjesëmarrëse si dhe për gjithë Evropën, thonë përkrahësit e projektit. E thënë më troç, ndryshe nga gasjellësit e tjerë, gasjellësi i ri nuk do të kalojë nëpër Rusi dhe as nëpër ish-republikat e Bashkimit Sovjetik, Bjellorusi dhe Ukrainë. Po atëherë nga do të merret gazi, pyesin ata që e kritikojnë projektin. Deri tani nuk është bërë asnjë kontratë e qëndrueshme furnizimi me gaz. Mbase nga Iraku, por atje qeveria autonome kurde është duke u grindur me qeverinë qëndrore në Bagdad, se kush duhet të jetë partner në projekt dhe furnizues i "Nabuccos". Përveç kësaj gjendja e sigurisë në Irak vazhdon të jetë pak e qëndrueshme, që do të thotë se infrastruktura do të ketë edhe koeficient të lartë rreziku, rrezik do të ketë po ashtu edhe për personelin.
Irani ka reverva të mëdha, megjithatë aktualisht është më shumë duke importuar sesa duke eksportuar gaz. Në Iran mungojnë investimet për hapjen e burimeve të reja të gazit. Në situatën politike aktuale mbetet utopi angazhimi afatgjatë i firmave perëndimore, po ashtu siç mbetet utopi roli i Iranit si furnizues i besueshëm gazi.
Rajoni i Detit Kaspik interesant jo vetëm për Evropën
Lidhjet veriore të gasjellësit "Nabucco" synojnë rajonin Kaspik. Segmenti do të duhet të kalonte nga Gjeorgjia. Në rast nevoje, Rusia është në gjendje të ruajë me shumë efektivitet interesat e saj politike në Gjerogji, siç u tregua edhe në luftën e shkurtër vitin e kaluar. Por, pavarësisht opsioneve ushtarake në rast krize, Moska zhvillon bisedime intensive ekonomike me furnizuesit e mundshëm të gazit që ndodhen në Detin Kaspik, ish-republikat e Bashkimit Sovjetik. Me Azerbaxhianin sapo u nënshkrua një marrëveshje e re furnizimi, Kazakistani dhe Turkmenstani janë duke parë në qetësi ofertat, që vijnë për më tepër edhe nga Kina. Rusia ka bërë planet e veta për transportimin e gazit nga rajoni i Detit Kaspik për në Evropë, të ashtuquajturin gazsjellës „Southstream“, i cili kalon nga Deti i Zi nëpër Bullgari, me një degëzim për në Austri, dhe një për Greqi, e prej këndej në Itali. Ky projekt mund të përfundojë më shpejt se "Nabucco".
Nënshkruhet marrëveshja për gazsjellësin Nabuko MarreveshjaLinja e gjatë prej 3.300 km e njohur si Nabuko do t'u ofrojë klientëve evropianë alternativa të furnizimit ndryshe nga ato që ofron Rusia
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi