Kërcënimet ‘milosheviçiane’ të Ramës
Faqja 1 e 1
Kërcënimet ‘milosheviçiane’ të Ramës
Kërcënimet ‘milosheviçiane’ të Ramës
Feti Zeneli
Rama nuk është aq tralala sa dukej në takimet elektorale me mbështetësit e vet, ku përveçse “çohu!” nuk u thoshte asgjë tjetër të pranishmëve, shumicën e të cilëve mezi i mbanin gjunjët dhe bastuni i pleqërisë. Po për “kasketat” e majta të Partisë Socialiste, të mësuar me këngë partizane apo vullnetare, kjo ishte gjithçka. Motive të tilla, shumica e këtyre militantëve, në mos i kanë vërshëllyer nga frika duke ecur natën nëpër pyll, i kanë kënduar nga “trimëria” përballë “një armiku 40 milionë”, paçka se “dyfekët lidhur me gjalmë” dhe “fishekët në xhep i mbajnë” apo nga “lumturia” e tallonit socialist, duke mbajtur “në njërën dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën”. Dhe s’kish si të ndodhte ndryshe, ndërkohë që “kryekëngëtari” Rama e shumëzoi me zero gjithë periudhën e zhvillimit demokratik të vendit tonë dhe ekipin e personaliteteve politiko-qeverisëse që i përkasin asaj, në emër, gjoja, të një “bashkimi të ri për ndryshim”, që fillonte me rrëzimin imagjinar të bustit të Enverit. Domethënë, në këtë mënyrë, kjo mostër e “politikës së re” nuk donte t’u njihte paraardhësve të tij as meritën e rrëzimit të diktaturës komuniste, jo më kontributin e tyre të çmuar për zhvillimin demokratik dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Nga ana tjetër ai donte t’i hidhte “hi syve” edhe përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, duke e paraqitur gjithë këtë veprimtari kryekëput enveriste, si një “politikë te re” demokratike.
Dikush mund të thotë se po e ekzagjerojë me një krahsim të tillë, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Ata që po e ekzagjerojnë dhe teprojnë qëndrojnë në krahun tjetër, duke i bërë elozhe dhe lutje Edi Ramës që të mos jap dorëheqjen nga posti i kryetarit të PS-së, megjithëse një kërkesë e tillë është sanksionuar në statutin e partisë dhe staturën e ish kryetarit historik të saj, z. Fatos Nano. Madje ata janë gati t’i thurin këngë “trimërie” atij, por natyrisht, jo me stilin e këngës “Çohu!”, nga që ashtu si Enveri shkakun e dështimit e shikojnë tek “armiku i brendshëm dhe i jashtëm”, që në rastin konkret janë Meta dhe Berisha. Dhe sipas “tablosë sinoptike” të Ramës, “armiku i brendshëm dhe ai i jashtëm” kishin filluar të bashkëpunonin që para zgjedhjeve, për të mbërritur tek aleanca qeverisëse pas zgjedhore. Ndaj “demaskimi popullor” filloi sapo mbaroi “kërcimi nga belaja” i popullit të majtë, krahas kërcënimit revolucionar “për të mos njohur zgjedhjet” dhe institucionin ligjor që i certifikon ato, sidomos lidhur me rezultatet paraprake në “bastionet socialiste”. Ata nuk mund ta imagjinojnë kurrë që në Fier e Berat, përshëmbull, avantazhi të jetë vetëm një deputet më shumë, ndaj në “rrugë revolucionare” kërkojnë që diferencë të shojë në “tre”, sa në Vlorë.
Zgjedhjet e 28 qershorit provuan më së miri se Edi Rama është një rrezik serioz për demokracinë shqiptare. Këtë nuk po arrijnë ta kuptojnë ende, vetëm “militantët lakuriq” të Partisë Socialiste në katundet dhe qytetet e Shqipërisë, pse jo dhe disa gazetarë “të blerë” të medias së shkruar dhe asaj vizive. Ai kishte kohë që e shfaqte këtë cilësi të keqe të karakterit të tij, qysh kur Fatos Nano i mori me “thonjë të paprerë” nga Parisi dhe e bëri ministër të Kulturës. Janë vese që burojnë jo vetëm nga mosmirënjohja por edhe pangopësia për para e pushtet të pamerituar. Kjo ishte arsyeja që Rama pretendonte një pushtet-dhuratë edhe në zgjedhjet e 28 qershorit ’09, duke përdorur jo vetëm paratë dhe pushtetin e pamerituar të viteve të shkuara, por edhe “simpatinë” e krijuar tek militantët “pa fe dhe pa atdhe” të Partisë Socialiste. Në këtë mënyrë kreu socialist mund të ketë marrë padrejtësisht afro 10% të votave që ka fituar PS-së në zgjedhjet e fundit, ku një pjesë i përkisnin Lëvizjes Socialite për Integrim dhe të tjerat individëve që “blihen” për 50 apo 100 euro. Ndoshta këto mund të jenë zgjedhjet e fundit në Shqipëri ku mund të fitohet duke blerë vota apo duke përdorur Policinë Bashkiake, ndaj militantët socialist mos t’i bëjnë ende “hesapet pa Hanxhiun”, duke luftuar më mish e me shpirt që të mbajnë akoma Ramën në krye të PS-së. Duke qenë një rrezik i madh për familjen apo të gjithë shoqërinë e qytetëruar ai s’mund të jetë i dobishëm për “familjen socialiste” dhe “popullin e majtë” të vendit tonë.
Kërcënimet që Rama i bën koalicionit më të ri qeverisës të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit janë kërcënime për zhvillimin dhe integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Kjo gjë nuk kuptohet tek artikulimet e tij spekulative të tipit: “Duke i siguruar që të dy, edhe Sali Berishën dhe Ilir Metën, se sot Partia Socialiste është më e fortë se asnjëherë dhe se mua sulmet e tyre primitive vetëm më forcojnë bindjen në drejtësinë e një beteje që as kam ndërmend ta lë përgjysmë e as do ta fitojnë duke marrë peng qeverinë e Shqipërisë…”, por tek vendosmëria e tij diktatoriale për të mos e lëshuar “…mandatin e 9-të të Fierit me asnjë çmim…”. Pse e kërkon me kaq ngulm një mandat z. Rama, kur dihet se i duhen të paktën 6 të tillë për të fituar? E kërkon për të përmbushur në një të ardhme të afërt ëndrrën diabolike të destabilitetit të qeverisjes dhe të vendit, sikundër paralajmërojnë analistët dhe mediat “pro” tij.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kërcënimet e Gjergjit
» Surroi: Tri kërcënimet për Kosovën
» Bllaca – Miftarit: Ku mbeten kërcënimet?
» Kërcënimet terroriste bëhen faktike
» Vetizolimi politik i Edi Ramës!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi