Adnan Abrashi: Të gjithë kandidatët për kryetar të Prizrenit?!
Faqja 1 e 1

TË GJITHË KANDIDATËT PËR KRYETAR TË PRIZRENIT?!
Nga Adnan Abrashi
Shpesh, duke u motivuar nga shumë veprime dhe ndërmarrje të gabuara dhe spirituoze të politikanëve lokal dhe qendror, qytetarët e Prizrenit janë të pirur të sajojnë lloj-lloj batuta, apo “shtosa”, sikur zakonisht i quajnë me zhargonin provincial në përdorim
Këso far “shtosa”, vazhdimisht tregohen nëpër ndeje të shumta të badihavaxhive ordinar të qytetit.. Ato, gjatë tregimit të përsëritur, dita ditës shumohen, zbukuron, qëndisen dhe përshtaten me elemente të reja përmbajtjesore duke u bërë sa më të kapshme dhe interesante si humor.
Para mbajtjes së zgjedhjeve te përgjithshme dhe lokale të vitit 2007, atëbotë, kryetari ende aktual i degës së PDK-së në Prizren, dhe tani edhe deputet i Parlamentit të Kosovës, z. Zafir Berisha, ndoshta edhe si shaka, pat deklaruar se, posa PDK-ja t’i fiton zgjedhjet në këtë komunë, gjënë e parë që do ta bëj është ndryshimi i ngjyrës së “Shtëpisë së Bardhë”; asaj ndërtese më moderne dhe më atraktive administrative komunale të qytetit, ku aktualisht është vendosur udhëheqja e ngushtë pushtetar e saj.
Vërtet, PDK-ja i fitoj zgjedhjet, dhe, mbase njëra nga shumë premtimet të saja të parealizuara deri më tani, është edhe ky: ndryshimi i ngjyrës së SHTËPISË SË BARDH. Kështu, këtë vit, sa më shumë po afrohet dita e zgjedhjeve për pushtetin lokal, kësaj shakaje të mësipërme, tani si vazhdim po i shtohet edhe pjesa e dytë: “Këtë ndryshim të koloritit të mureve të ndërtesës më të famshme të qeverisë lokale në Prizren, nuk e bëri Zoti kësmet, ngase, qysh po duket, është e shkruar që këtë vit, sërish aty të vendoset si kryetar, ideatori dhe ndërtuesi i parë i saj, Eqrem Kryeziu”.
“Hajgare, hajgare, por kosi me pare” – thotë populli, ama, marrë seriozisht, ata që sado pak e njohin mentalitetin prizrenas dhe karakterin e ish kryetarit, z. Eqrem Kryeziut, të cilit kurrë nuk i dihet, atëherë, edhe pse ai zyrtarisht ende jo i kandiduar, shumë lehtë mund të ndodh e kundërta: konkurrenti më serioz për kryetar komune në këto zgjedhje të jetë pikërisht Eqrem Kryeziu, i cili, para këtij mandati, përplot 7 vite ishte i pari absolut dhe me ndikim të pacenueshëm vendimmarrës në këtë qytet.
Mu për këtë qëllim, nga tabori i degës së LDK-së në Prizren, si duket, qëllimisht lansohen në opinion emrat e disa kandidatëve tjerë si propozime të mundshme për kryetar komune nga kjo parti, dhe aty nuk figuron emri i EQËS. Kjo, s’ka se si të interpretohet tjetër, veçse si një taktikë e parapërgatitur qëllimisht nga vetë Eqrem Kryeziu. Ai, sigurisht pret që, së pari zyrtarisht, të gjitha degët e partive tjera ta kandidojnë kandidatin e tyre për kryetar komune, dhe, në fund, si befasi, në opinion të del emri i tij për këtë post si pretendent më serioz
PDK-ja e cila aktualisht është në pushtet, vazhdon të jetë e bindur se, nga këto zgjedhje, edhe këtë herë, pa kurrfarë telashe, do ta ketë votëbesimin e popullit për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Ajo, dy vite sa ishte në pushtet, aq krijoji si bindje një figurë të idealizuar për veten, saqë elektoratin e gjerë prizrenas e shikon nga prizma e disponimit pozitiv të reflektuar nga rrethi i ngushtë i militantëve partiak me të cilët ka kontakt çdo ditë si interes; më pas, shumë mbështetet në rezultate e aksionit, sikur thuhet, “tejet të suksesshëm” disa ditësh, për regjistrimin e anëtarëve të rijnë ku ofronin plotësimin e fletëaderimeve partiake edhe mysafirëve të rastit nëpër qebaptore dhe kafeteri; si dhe kalimit “spektakular” të ditëve të fundit në radhët e saj të disa anëtarëve të parëndësishëm dhe me autoritet minorë nga partitë e tjera..
Edhe përpos kësaj, dega e PDK-së në Prizren, ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidatin e vet për kryetar komune për këto zgjedhje, andaj, bazuar, sërish në fjalët e “çarshisë”, beteja mbase përçarëse brenda - përbrenda partisë për këtë kandidat, do të zhvillohet: në mes të deputetit aktual të Kuvendit të Kosovës, z. Zafir Berisha, për të cilin flitet se nuk e ka përkrahjen e duhur të Hashim Thçit, dhe, kryetarit aktual, z. Ramadan Muja, i cili, si duket ka marr lezet në këtë post, dhe ka indicije serioze se Thaçi po e favorizon edhe për këtë mandat.
Nga spektri tjetër partiak opozitar dhe jashtëparlamentar të qytetit, në këto zgjedhje për kryetar komune të Prizrenit, pa dyshim se do të ketë edhe emra tjerë kandidatësh në koalicion si dhe ndonjë të pavarur. Të gjithë këta të tjerë në konkurrim, përpos si emra me një biografi pozitive, nuk do të jenë asgjë tjetër, veçse elemente pasuruese të mozaikut demokratik zgjedhor që duhet të duket me sa më shumë kandidat për kryetar.
Por, me këtë rast, mos ta harrojmë edhe befasinë e mundshme. Në fakt, për fillim, edhe pse jo aq emër i njohur për prizrenasit, kandidati tanimë veç i shpallur edhe zyrtarisht për kryetar komune nga radhët e AAK-së, z. Bislim Zyrapi, dita-ditës po e përvetëson simpatinë e qytetarëve të këtij qyteti. Sa më ka ra mua të dëgjoj, për të ende nuk ka batuta dhe barsoleta përqeshëse sarkazmatike. Përkundrazi, si vlerësim nga shumëkush mund të hasësh në konstatimin: “Nuk e njoh, ama kam dëgjua fjalë të mira për të”. Me sa duket, Bislim Zurapi, ngadalë, por sigurt, po përvetëson simpatinë e zgjedhësve prizrenas.
Sido që të jetë, pa dyshim se karakteristika e zgjedhjeve të nëntorit në Prizren do të përshkruhet nga disponimi i ndryshuar i zgjedhësve që do të variroj: në mes të sentimentit për ish kryetarin e mëparshëm Eqrem Kryeziu, nga njëra anë, dhe kandidatit të dal si propozim nga PDK-ja aktualisht në pushtet, por me gjasa të përçarjes brenda përbrenda saj pikërisht në lidhje me kandidaturën e kryetarit. Me këtë rast, patjetër si rezervë e befasisë së mundshme për fitore, duhet llogaritur edhe në kandidatin e AAK, z. Bislim Zyrapi, emri i të cilit, ngadalë por sigurt, ka filluar ta përfitoj simpatinë e prizrenasve.
Edhe pse nga aspekti klimatik, data e 15 nëntorit e shpallur si ditë zgjedhore për pushtetin lokal në Kosovë, pritet të jetë e ftohtë, për prizrenasit, ajo ditë do të jetë e ngrohët dhe përplot befasi. Të shpresojmë që ato të jenë të këndshme...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adnan Abrashi: Ata na thonë...
» Adnan Abrashi:1+1=3
» Adnan Abrashi:KUQ E ZI
» Adnan Abrashi: Mendoj me zë...!
» Adnan Abrashi: Të dal, apo të mos dal në zgjedhje...?!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi