Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lobim për Kosovën

Shko poshtë

Lobim për Kosovën Empty Lobim për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 22, 2008 8:17 pm

Dervishi vazhdon me lobimin diplomatik per Kosoven ne Suedi
(Japonia, Franca dhe Siria)



Gjatë javës se fundit te punës para pushimeve te festave te fundvitit politikani i zgjedhur ne Suedi, me prejardhje nga Kosova dhe pishtari kombetar qe njeheresh eshte magjister i Shkencave Politike Evropjane Avni Dervishi kishte nje sërë takimesh me me rendesi si falenderuese ashtu edhe promovuese. Perpos te tjerash ia vlen te permenden takimet shume miqësore me:



17 dhjetor

Me Ambasadorin e Japonisë Akira Nakajima ne Parlamentin e Suedise.

- Ambasadori Nakajima e shprehu diturine e tij se Kosova do ta kete te veshtire ne fillim me ndertimin e nje administrate shteterore te qendrueshme.

- Dervishi ne anen tjeter e falenderoi ambasadorin dhe popullin, qeverine e imperatorin e Japonise per njohjen e shtetesise se Kosoves dhe per perkrahjen e pandalshme qe ky shtet i ka dhene e po i jep Kosoves. Dervishi poashtu e ceku ndihmen madhore qe Japonia ia jep Kosoves permes UNDP (United Nation Development programe ? ne shqip Programi Zhvillimor i Kombeve te Bashkuara). Dervishi poashtu iu lut ambasadorit te Japonise qe te shikoj mundesite qe studente nga Kosova te mund te studjojne per ndonje semester apo vit neper univerzitetet e Japonise, sepse Japonia si fuqia e dyte ekonomike ne bote ka pervoje shume te duhur ekonomike qe i duhet Kosoves.

Dervishi poashtu e ftoi ambasadorin e Japonise qe te merr pjese ne nje seminar te ardhshem ku pervoja japoneze e organizatave nderkombetare do te diskutohej, gje qe u mireprit nga ambasadori i ketij shteti si nje propozim shume me vend.




Lobim për Kosovën Avni_Dervishi_Akira_Nakajama

Avni Dervishi dhe Akira Nakajama

18 dhjetor

Avni Dervishi u takua me ambasadorin e Frances, Joël De Zorzi.

Dervishi e falenderoi ambasadorin, presidentin Sarkozy, ministrin e Puneve te Jashtme dhe kombin francez per punen e tyre te palodhshme per forcimin e Kosoves, njohjen e pavaresise si dhe punen e shefit te pare te UNMIK-ut ne Kosove Bernard Kushner ne vitin 1999. Dervishi e cmoi larte iniciativen franceze per zhvillimin e bashkepunimit te vendeve te Mesdheut (e njohur si Mediteranean Initiative ? ne shqip: Iniciativa e Mesdheut) dhe angazhimit te dendur te diplomacise franceze gjate luftes ne Gjeorgji gje qe edhe solli armepushimin ne mes te forcave ruse dhe atyre gjeorgjiane.

- Qe te dy u pajtuan qe qeshtjet e Mesdheut dhe nderlidhshmeria e Lindjes se Mesme ne ate forum eshte ne interes te gjithe kontinentit te Evropes. Qe te dy u morren vesh qe ta mbajne kontaktin dhe bashkepunimin e ndersjelle. Ambasadori poshtu iu pergjigj pozitivisht ndonje ftese te mundshme nga Dervishi ne lidhje me mbajtjen e nje ligjerate per kete sukses diplomatik francez.




Lobim për Kosovën Avni_Dervishi_Joel_Zorze


Avni Dervishi dhe Joël de Zorze



- Vlen te theksohet fakti poashtu se qe te dy ambasadoreve Dervishi iu dha dhurata modeste ne forme Caj Mali qe ishte prodhim 100 % nga Kosova, ku cdo gje ishte e shkruar ne shqip dhe anglisht. Harta e Kosoves ishte poashtu ne paketimin e ketij produkti kosovar.







19 dhjetor

Siria është një vend nga bota arabe qe ende nuk e ka njohur pavaresine e Kosoves dhe kjo edhe ishte arsyeja kryesore qe Dervishi te premten me 19 dhjetor u mireprit mysafir ne Ambasadën e Sirisë në Stokholm. Shefi më i larte i perfaqesise diplomatike te ketij shteti arab, i ngarkuari me punë Ayman Alloush i uroi Dervishit mireseardhje dhe i premtoi se shteti i tij do ta njohe pavaresine e Kosoves dhe se kjo njohje nuk do te vonoje shume. Sipas diplomatit sirian qe Siria de facto e ka pranuar shtetesinë e Kosovës, mund te ilustrohet me urimet pershendetëse qe kryetari i ketij shteti i kishte derguar kryetarit Sejdiu perpara.



- Gjate vizitës me te gjate se nje ore perpos rolit te organizates Islamike etj, poashtu u diskutua per gjendjen ne Lindjen e Mesme ne pergjithesi dhe politiken evropjane atje. Per bashkejetesen shekullore dhe shume paqesore ne mes te te krishtereve dhe myslimaneve ne Siri, rolin dhe interpretimin e fese ne diplomacine nderkombetare sot etj. Diplomati sirian poashtu shprehu falenderim per Cajin e Kosoves qe Dervishi ia kishte sjelle nga Kosova. Qe te dyte u pajtuan qe te vazhdojne dialogun, sepse sipas bashkebiseduesve permes dialogut mund te shkohet perpara tek paqja, stabiliteti dhe zhvillimi i gjithembarshem.




Lobim për Kosovën Avni_Dervishi_Ayman_Alloush


Avni Dervishi dhe Ayman Alloush





Avni Dervishi 22 dhjetor - 5 janar do te jete per vizite ne Kosove dhe mund ta kontaktoni ne avnidervishi@hotmail.com dhe ne 044-278 484

Raporti Online
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi