Proceset infinit-politike
Faqja 1 e 1
Proceset infinit-politike
Proceset infinit-politike
Një lider i madh, miku më i sinqertë i Kosovës, kishte deklaruar se Kosova brenda dhjetë-njëzet vjetëve do të dijë dhe do të mund t’i marrë këmbët dhe të bëhet një shtet i zhvilluar. Kjo është e sigurt, themi ne, për kaq shumë kohë me siguri se proceset politike dhe zhvillimore do të demokratizohen në maksimumin e tyre. Do të triumfojë deri atëherë, ose edhe më parë, e vërteta. Për historinë, vjetët, dekadat, nuk ngrenë peshë në kandar. Për historinë një dekadë është sa një minutë, kjo dihet. Nëse dihet atëherë themi se nuk është shumë kohë për Kosovën dhjetë vjet ose njëzet që ajo të ngrihet në këmbë si një shtet i zhvilluar. Por proceset politike dhe ekonomike në botë nuk ecin vetëm për Kosovën, por të gjithë u nënshtrohen atyre proceseve zhvillimore. Nëse bëjmë krahasime me nivelin e zhvillimit teknologjik në botë, duke matur shkallën e tij para njëzet vjetëve dhe sot, atëherë të gjithë e dimë se sot ne jetojmë në një botë, që për njëzet vjet është zhvilluar më shumë se për njëzet shekuj. Inercioni i përparimit dhe i evoluimit të teknologjisë, mjeteve të punës, sociologjisë së politikës që ndjek hapat e kësaj teknologjie, atëherë do të kuptojmë se pas njëzet vjetëve kjo botë e sotme do të duket arkaike, e prapambetur. Ku do të arrijë bota pas njëzet vjetëve, a do të jenë në opsion këto marrëdhënie ndërkombëtare, a do të ekzistojë Evropa e Bashkuar, apo planet i bashkuar, a do të ketë ende sfera interesi politik dhe ekonomik, çka do të ndodhë në botë pas njëzet vjetëve, këtë as futuristi më i mirë i analitikës politike nuk mund ta dijë me siguri. Por me siguri dihet se Kosova nuk do të mund të mënjanohet nga proceset botërore, për shkak se rryma elektrike nuk është zbuluar për një shtet a një komb, kështu që zbulimet e reja të “veglave të punës” nuk do të mund të eskivojnë as Kosovën, dhe Kosova do të integrohet në progresin, zhvillimin gjithëbotëror, dhe do të jetë një shtet i fortë dhe i pasur. Por kur na përmenden dy dekada, bie se vetëm ata që sot i kanë mbushur nga 20 vjet mund të presin diçka që kemi kërkuar dhe diçka për të cilën kemi rezistuar dhe luftuar këto 50 vjetët e kaluar. Njëqind vjet robëri nën Serbinë nënkupton njëqind gjenerata që linden dhe vdiqën në robëri. Deri te dita e lirisë së vërtetë sa do të mbesim ta gëzojmë? Dihet se do të mbesin gjenerata të reja dhe shqiptarë deri atëherë do të ketë së paku trefish më shumë. Vetëm kjo mund të na gëzojë. Ai që e mbjell një mollë, e di se frutat e saj do t’i hanë ata që ende nuk janë lindur. Kështu së paku na mbetet të ngushëllohemi, por edhe të besojmë! Nëse besojmë vërtet në perspektivën tonë shtetërore, atëherë, për të arritur atje ku arrijmë pas 10 vjetësh, duhet të nisemi që sot! Të nisemi që sot, do të thotë të fillojmë punën. Pra angazhimin e gjithmbarshëm për punë dhe krijimtari. Por për punë dhe krijimtari a mund të mendojmë, kur ende merremi ekskluzivisht me politikë, dhe presim prej punës politike të na çlirojë duart për punë prodhuese dhe krijuese! Të bërit politikë me tre turne po na imponon bashkësia ndërkombëtare, ajo paguhet për punën politike, kurse ne jo! Ne na paguhet vetëm puna e prodhimit dhe krijimit, asgjë tjetër. Pra dihet si mund të shkojmë edhe më shpejt atje ku jemi nisur. Janë dy mënyra, por asnjëra nuk del nga laboratori kimik i politikës, por nga vendimi politik. Kush do ta marrë këtë vendim dhe a do t’i lejohet?

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Grabovci: Vetëvendosje,po mundohet të bllokojë proceset politike
» Proceset e lëna në gjysmë dua t’i çoj deri në fund
» MORALE APO POLITIKE!
» Serbia vazhdon proceset e montuara kundër shqiptarëve
» HIPOKRIZIA POLITIKE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi