Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Proceset e lëna në gjysmë dua t’i çoj deri në fund

Shko poshtë

Proceset e lëna në gjysmë dua t’i çoj deri në fund Empty Proceset e lëna në gjysmë dua t’i çoj deri në fund

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 27, 2010 12:02 am

Proceset e lëna në gjysmë dua t’i çoj deri në fund

Lirie Hajdari
Proceset e lëna në gjysmë dua t’i çoj deri në fund Gani%20Geci_25
Intervistë me Geni Gecin, kandidat për deputet nga LDD-ja

“Bota sot”: Jeni kandiduar për deputetë edhe në zgjedhjet e sivjetme nacionale. Pse votuesi duhet t’ua japë votën pikërisht juve. A mendoni se e keni elektoratin që e kishit në zgjedhjet e 2007-ës?
Geci: Atë që ia pata premtuar elektoratit në vitin 2007 e kam realizuar dhe nuk ia kam munguar për asnjë presje. Në radhë të parë e kam mbrojtur figurën historik të presidentit Ibrahim Rugova, gjë që LDK nuk e ka bërë, e kam mbrojtur flamurin dardan që LDK nuk e ka bërë. Unë kam kërkuar nga kryetari i Kuvendit që të mos e heq fotografinë e Presidentit sepse është fotografi e një Presidentit historik të Republikës së Kosovës, gjë të cilën LDK nuk e ka bërë. Unë kam denoncuar krimin e organizuara politik. Kam denoncuar krimin ekonomik të cilin e kanë bërë bashkë PDK-ja dhe LDK-ja dhe unë kërkoj votën prej elektoratit tim, votën e elektoratit të presidentit Rugova. Në mandatin e ardhshëm do të bëjë edhe më shumë sesa në mandatin e 2007-ës dhe ka disa procese që kanë mbetur në gjysmë dhe unë do t’i çoj deri në fund.
“Bota sot”: Keni qenë ndër deputetët më të zëshëm për inicimin e luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit dhe gjendjes në Veriun e Mitrovicës. A do të vazhdoni të jeni i njëjtë nëse zgjidheni sërish deputet. Cili do të jetë synimi juaj?
Geci: Nuk kam qenë vetëm në Veri, kam qenë edhe në Debëllde, por edhe në vende fshatra tjera. Kam mbrojtur tërësinë territoriale të Kosovës në çdo pëllëmbë ku ka qenë e mundur. Ndërsa sa i përket Mitrovicës unë kam qenë disa herë atje. Kam qenë në Zveçan, që nuk ka qenë asnjë nga politikanët e Kosovës. Kam qenë matanë urës së Ibrit disa herë, ku falë angazhimit tim së bashku me KFOR-in, çështja atje ka filluar të stabilizohet dhe të filloj ndërtimi. Angazhimi im ka qenë maksimal dhe atëherë qeveria e ka kuptuar se ka mundësi të shkoj në veri dhe që në atë kohë kanë filluar ndërtimet atje. Nuk kam asnjë biznes që më ka shtyrë të shkoj atje. E kam bërë thjeshtë për t’i vizituar banorët shqiptarë të atyre fshatrave. Kurse, ne vëllezërit Geci e kemi një fabrikë dhe të gjithë qeveritarët blejnë materialin nga Serbia dhe jo nga ne, dhe kjo për shkaqe politike. Qeverisë më mirë i duket të blejë nga Serbia sesa nga fabrika e Drenicës. Nuk kam pasur asnjë biznes dhe do të jem denoncues i çdo biznesi kriminel që bëhet në pjesën Veriore të Kosovës.
“Bota sot”: Partia të cilën e përfaqësoni ju ka pësuar rënie në zgjedhjet komunale të 2009-ës, ndërsa zgjedhjet në Rahovec treguan një tendencë rënie të sërishme. Cilat janë shkaqet e ndëshkimit të elektoratit, koalicioni me AKR-në apo mos puna juaj në terren?
Geci: Koalicioni me AKR ka qenë një marrëveshje, e cila është bërë pas datës që kanë mundur të bëhen koalicionet. Ne short të hedhjes së numrave i kemi pasur dy numra të përafërt me AKR-në, dhe gjithë ata që e kanë votuar kanë votuar numrat 64 dhe 65 dhe diku rreth 60 mijë vota kanë qenë të pavlefshme. Koalicioni jonë atëherë është dëmtuar nga të dy anët, sepse është dashur që të votohet si koalicion dhe ne nuk kemi qenë në koalicion, ky ka qenë një gabim. Ndërsa sa i përket Rahovecit, njerëzit që kanë dalë nga LDD dhe janë shitur për para në një parti tjetër dhe kjo është bërë në momentin e fundit dhe kjo neve na ka dëmtuar. Ne nuk mërzitemi shumë për ata që shiten për para, sepse kjo kuptohet se ai që shitet shkon me atë që e paguan më së shtrenjti.
“Bota sot”: Si kritikues të kryeministrit Thaçi, në rast se kërkohet një koalicion pas zgjedhor ndërmjet LDD dhe PDK-së, cili do të jetë qëndrimi juaj. Do ta mbështetni z. Daci për një koalicion me partinë e Thaçit?
Geci: Ne do të bëjmë koalicion me atë parti që e do elektorati jonë dhe për këtë ai do të do të jetë i sigurt. Koalicioni i LDD-së do të jetë në përputhje me elektoratin e LDD-së. Nëse elektorati ynë thonë se duhet bërë koalicion me LDK-në, ne do të bëjmë atë, po nëse thotë se duhet të jemi në koalicion me PDK-në, ne prapë do ta bëjmë atë. Do të shkojmë degë më degë pas zgjedhjeve dhe dot ë kërkojmë mbështetjen për koalicion që e do elektorati. Pra do të shkojmë në koalicion me atë parti, të cilën e dëshiron elektorati ynë, edhe pse tash për tash nuk mund të flitet për koalicione se jemi ende larg. Do të shkojmë në secilën degë dhe do të vendosin sipas kërkesave të tyre.
“Bota sot”: Jeni parti që keni trashëguar diçka nga fryma rugoviane. Pse Uka, djali i presidentit Ibrahim Rugova nuk u bashkua me ju, por me AAK-në. A do të thotë kjo se ai e ndjen vetën më afër me Ramush Haradinajn, sesa me akademik Dacin?
Geci: Nëse do të flitej për interesa, unë them sinqerisht se për interes timin unë do të duhej të isha në AKR, sepse është i vetmi Behgjet Pacolli që ka ndihmuar vëllezërit e mi me 760 mijë euro para. Por ne për të mos qenë në AKR ia kemi paguar gjithë borxhin që e kemi. Nëse Uka ka pasur interes ka shkuar në AAK. Nuk ka shkuar për filozofi dhe këtë duhet ta kemi të qartë, sepse filozofia politike e Ibrahim Rugovës nuk është në AAK. Ai nuk ka shkuar as në LDK, sepse ndoshta nuk i janë përputhur interesat. Ne në LDD nuk kemi pasur para dhe sikur të kishim pasur do të na ishin përputhur interesat edhe me disa të tjerë. Por pasi nuk kemi shumë fuqi interesat e tyre nuk përputhen me interesat tona. Ne jemi të fuqishëm sepse askush tek ne nuk ka dhënë para. Te LDD nuk ka dhënë askush para, sepse ai që jep para e drejton edhe koalicionin. Ne nuk mund të na thotë askush shkoni në të djathtë, apo në të majtë, sepse askush nuk ka derdhur mjete te ne. Uka me siguri se ka pasur interesa më të mëdha në AAK, kurse kur flitet për filozofi, dihet se kush e ka mbrojtur atë. Interesat e tij kanë qenë që të hyjnë në koalicion me AAK-në dhe unë nuk e di se si e ndjen vetveten ai në atë parti. Tregjet që po bëhen po i ngjajnë një prostitucioni politik.
“Bota sot”: Cila është ftesa juaj për votuesit?
Geci: Ftoj elektoratin e LDD-së, elektoratin rugovian të votojnë LDD-në, sepse është parti e vetme që mbron filozofinë e presidentit Rugova dhe ftoj elektoratin të më mbështesin mua, sepse kam disa procese që i kam lënë në gjysmë dhe që dua t’i çoj deri në fund. Ata që kanë bërë krim pas lufte, i kanë vrarë njerëzit e Presidentit Rugova do t’i ndjek deri në varr.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi