Arif Kutleshi: Ditari i Shqipërisë më 1995
Faqja 1 e 1

REPORTAZH LETRAR
DITARI I SHQIPËRISË MË 1995
Nga Arif KUTLESHI
E mërkurë, gusht
Fluturimi nga Brniku ka zgjatur vetëm një orë e njëzetë e pesë minuta, dhe më në fund ndodhem në tokën shqiptare. Kaloj proceduren e zakonshme të doganës, dhe dal nga ndërtesa e Aeroportit të Rinasit.
Sakaq, dhjetëra taksistë më gjuhen në shpinë. Të gjithë e kanë vetëm një kërkesë: Eja me mua! Një njëzetë vjeçar, ndërkaq, është më fatlumi. Merr 10 DM dhe më shpie në Tiranë, duke fishkëlluar. Rrëmuja që mbretëron në kryeqytet, është e pazakonshme për mua, por jo edhe për vendësit. Pastaj shoh se këtu duhet pasur shumë kujdes për jetën tënde, nga makinat e panumërta që turren si të çmendura nga të katër anët.
Të mërkurën e kaloj natën në Tiranë, ndërsa të enjten vazhdoj tutje, kah bregdeti…
E enjte, gusht
Në ora dhjetë duhej të takohesha me mikun e fillores e të gjimnazit, të studimeve e të jetës, Skënderin, prandaj nëpër një shi të qetë, ngutem t´i bëj një vizitë tregut të gjelbërt, në të cilin bujqit e vyeshëm që në orët e para të mëngjesit nisin t´i ekspozojnë zarzavatet që kanë për të shitur. Bie shi, dëgjohet muzikë, ndizen zjarre sa për t´i ngrohur duart, anipse nuk është ftohtë, dhe thërrasin myshterinjtë, të blejnë, dhe vetëm të blejnë.
Këtu gjendet çdo gjë, pemë, perime, bylmetra, qumësht, djath, mish, specialitete të mishit të punuara vetë, e çka të duash, veç paguaj, dhe bjeri fyellit, siç i thonë një fjale….
Mikun e takoj aty ku e kemi lënë: tek monumenti i Skenderbeut, që i jep pamje gjithë sheshit të Tiranës. Skënderbeu ishte, dhe mbetet krenaria e shqiptarëve!
Skenda gëzohet dhe menjëherë nis fjalët hokatare: ´po si më gjete pa kurrfarë adrese, o mafioz?!´ Qeshim, dhe shkojmë e ulemi në një lokal për t´ia shtruar me nge, muhabetit. Përnjëmend si e gjeta banesën e mikut? Në Tiranë dhe përgjithësisht në Shqipëri, edhe atje ku ka rrugë të emërtuara, askund pothuajse nuk mund të gjesh një tabelë rruge, të ngjitur dikund, siç e do rendi, dhe është mjaft vështirë të orientohesh. Nga ana tjetër, njerëzit janë shumë dashamirës dhe sa herë që i pyet për akëcilen rrugë, përpiqen të të ndihmojnë. Mirëpo edhe vendësve u duhen disa pika markante markuese, siç janë ´Posta´, ´TVSH,´ ´Ish-Kombinati´, e të ngjajshme, dhe pastaj vetëm shtojnë: Përballë, mbrapa, ngjitur, me këtë e këtë, dhe ia qëllojnë përafërsisht sakt. Kuptohet, këtu nuk llogaritet koha e humbur, sepse ja ke kohë të mjaftueshme këtu, ja të ka falur i madhi Zot, të pakohë për jetë e mot.
Nga Tirana deri në Vlorë, udhëtimi me autobus zgjat përafërsisht katër orë. Nëse marrin vesh se vjen nga një vend i huaj, anipse ti flet shqip dhe dëshmohesh se je shqiptar, do të paguash më shtrenjtë se udhëtarët vendës. E vetmja kënaqësi e këtij udhëtimi ishte mundësia që në çdo pauzë kishe mundësi të pije kafe, sepse ata që kishin shtëpitë buzë rrugës menjëherë u kujtuan që me pak mund këto shtëpi mund t´i kthenin në shitore e lokale pritjeje, dhe kështu të fitojnë sadopak.
Gjatë gjithë rrugës për në Vlorë na përcolli shiu, mirëpo ajri është i nxehtë dhe shpresoja se ditët e ardhshme do të ishin me diell.
Në mbrëmje arrij në Vlorë.
Një kafe e një çlodhje, dhe prapë me një taksi vazhdoj deri në Orikum.
Orikumi-një katund qytezë, buzë detit më pret me gjallërinë e njerëzve që kishin dalur për të shëtitur, porse edhe me qentë e macjet endacake që më nuhasin miqësisht, dhe ikin tutje, duke dredhur bishtat. Dy net në një familje në Orikum, janë një mundësi e mirë për t´u njohur për së afërmi me njerëzit e thjeshtë, me hallet e tyre, me jetën shqiptare buzë detit të përjetshëm.
Disa janë në pension, disa punojnë, fëmijët presin ditën e fillimit të mësimit, por ende pa i pyetur, mendimi për ta siguruar ekzistencën lexohet në fytyrat e tyre. Shkollimi është falas por shumë gjëra të tjera të reja që sjell ekonomia e tregut, janë ende të papërceptueshme për shqiptarin e thjeshtë e të varfër.
E shtunë, gusht…
Në ora 13. nisem me një mikrobus nga Orikumi, për në Himarë. Janë nja 70 km. rrugë. Dita është e bukur dhe e nxehtë. Tashti kam marrë pak ngjyrë sepse dy ditë jam larë e rrezitur në det. Udhëtoj e dëgjoj bashkëudhëtarët dhe shikoj përmes xhamave pamjen e bukur të maleve shqiptare buzë detit Jon. Gjithçka që shoh është bukuri: edhe natyra, edhe qielli, edhe uji kristalor. Pemët e panumërta të fikut e të ullirit në të dy anët e rrugës, ia shtojnë edhe më shumë hijeshinë këtij peizazhi. Rreth meje udhëtarët flasin për gjithçka ngapak. ´Çka kemi vuajtur ne, nën diktaturë, është vështirë të përshkruhet!´, më thotë një burrë i moshuar.
Rreth orës 17 arrijmë në Himarë.
Vendlindja e njohur e shkrimtarit Petro Marko me një terren të ashpër por me butësinë dhe mirësjelljen e banorëve më shfaqet tashti në një dritë të re, pak si e ndruajtur, pak si e lodhur, e tërhequr nga mosvënia dorë në asnjë fushë e faktorit njeri, as në meremetim, as në ndërtim a në rindërtim. Himara e himariotëve të paepur e krenarë nëpër të gjitha furtunat e historisë. Ku janë ata himariotë sot? Dielli i shpresës së re dhe i mundësive të favorshme që ofron demokracia natyrisht që hetohet në fytyrat e njerëzve, por a mjafton vetëm kjo?
Qëndroj edhe këtu dy netë dhe u kënaqa duke thithur ajrin e pastër të bjeshkëve himariote, duke u larë në ujin kristal të Jonit, e duke u rrezitur në diellin –edhe pse fundgushti-gati gati tropikal. Mundësitë për të investuar këtu në Himarë janë të mëdha, por ku të gjenden investitorët?
Si të gjendet njeriu i pasur dhe i guximshëm që ka projekte e që i konkretizon ato? I paguximshmi dhe veçmas i huaji do të dëshpërohet shpejt nga entuziazmi i çastit, sepse gjithçka që të kap syri është e rëndë: ja mbeturinat e hedhura nga të gjitha anët gjithkund e gjithëqysh, ja kopeja e qenve duke u sorollatur poshtë e lart, ja tufa e gomerëve duke mrizuar nën hijen e ullinjve. Kërkon një kartëpostale për të blerë, por nuk gjen askund…
…Mirëpo këto janë mungesa që mund të ndryshojnë shumë shpejt. Një organizim më i mirë i shërbimit komunal, një vetëdije e re e njerëzve se ambienti duhet të mbahet mirë, do ta përshpejtonte procesin e gjithëmbarshëm të përparimit të kësaj qyteze.
E hënë, gusht…
Dua të shkoj tutje, poshtë bregdetit shqiptar deri në Sarandë, por me çka se?! Si të kalohen 70. km. rrugë? Deri në Borsh me taxi, e pastaj ia bëni disi – më thotë i zoti i restaurantit, tek i cili ktheva shpesh këto dy ditë të qëndrimit tim këtu. Një shkuarje deri në Borsh 17. km. me taxi kushton 700. lek, dmth. Nja 12. marka gjermane. Pranoj dhe nisemi. Dhe prapë shiu na bën shoqëri gjatë rrugës. Ndjehem i disponuar ndoshta nga shkaku i kurreshtjes për të parë e ´zbuluar´ PAMJE të reja, të pavizituara prej meje, më parë. Ja…një kështjellë buzë Jonit, e cila përmendet diku tek romani i Godo-s mbi Ali Pashë Tepelenen, ku thuhet se në këtë kështjellë kishte një pus të thellë e që ka një dalje nëntokësore, diku në det…
Shoferi i taxi-së është një djalë i shkëlqyer. Se sa mikpritës është shqiptari e dëshmon ky i ri: nuk kthehet mbrapa assesi, pa më qëras me një kafe në restaurantit e Borshit.
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Arif Kutleshi: Ditari i Shqipërisë më 1995
E hënë, e njëjëta ditë…
Jam ulur në trungun e një ulliri qindravjeçar, dhe llafosem me fëmijët e Borshit. Papritmas ndalon një kamion i vogël. Në kabinë s´ka vend, por në rimorkio po, anipse duhet të ulem mes thasëve me patate e qepë, dhe me një qengj simpatik.
-Nuk mund të rrish këtu deri në Sarandë – më thotë shoferi.
-Të gjitha mjetet e udhëtimit i kam provuar, që nga biçikleta e deri tek aeroplani, por vetëm me këso kamionete kështu në rimorkio nën qiell të hapur, nuk kam udhëtuar ende – i them duke qeshur.
Udhëtimi deri në Sarandë vërtetë është i bukur e romantik. Mund të ndalosh ku të duash e të provosh shijen e bukur të fikut. Mund të këndosh e të kënaqesh me pamjen madhështore që shpaloset përpara teje…Kontakti i parë me njerëzit kur arrinë në një qytet të panjohur, zakonisht janë taxitë. Në Sarandë, përveç këtyre, të parët që më dolen përpara ishin këmbyesit ambulantë të devizave. Ata që nuk kanë pasur rastin të udhëtojnë në vendet postkomuniste, veçmas në Europen Jug-lindore, ndoshta nuk mund ta paramendojnë këtë pamje.
-A keni dollarë?
-A keni marka?
-A keni drahmi?
-Avash! Avash! – u them miqëve të rinj duke qeshur më shumë me veten, sepse përdora këtë shprehje turke që ka hyrë në fjalorin e përditshëm pothuajse në çdo familje shqiptare.
-Ngadalni more burra! – ua kthej tashti pak më seriozisht.
-Qenka shqiptar- tha një prej tyre, dhe saora u qetësuan.
Banesa që gjeta e që kushtonte nja 10. marka gjermane, ishte më e mira nga të gjitha banesat që pata në dispozicion, qysh nga nata e parë.
Saranda është pararoja dhe krenaria e bregdetit shqiptar. E pastër, e rregulluar bukur, me rrugë të gjëra, me palme nga të dy anët, me shëtitoren buzë detit, me kulturën dhe sjelljet e njerëzve, ajo qysh tashti do të duhej të tërhiqte vëmendjen e vizitorëve të huaj.
-A kishte shumë vizitorë të huaj sivjet? – pyes pothuajse në çdo lokal ku hyj. Të njëjtën përgjigjje marr: Shumë pak! E shkaku?…
Shkakun e vërtetë të mosfrekuentimit të kënaqshëm nga të huajt e ´gjeta´ gjatë shëtitjes së mbrëmjes. Të huajt nuk e dinë kush është e si është riviera shqiptare, e as Saranda. Në Austri e në vendet tjera europiane nuk mund të gjesh prospekte, guida, ciceronë, harta për vendet turistike të Shqipërisë.
Duhet bërë reklamë, duhet hargjuar mjaft para, veçmas në fillim, për ta bërë të njohur ndonjë pikë turistike, siç është Saranda…
Me gjasë, gjithë këtë shqetësim timin e dinë shumë më mirë se unë, sarandasit, por…mungesa e investimeve, paraja…
Frika që ndjeja qysh në Himarë se nuk do të mund të kthehesha me kohë në Tiranë për shkak të lidhjeve të dobëta, më në fund më kaloi, posa e pashë tabelën e varur në ballë të stacionit të autobusëve.
Është një mbrëmje e freskët, dëgjohet një muzikë e lehtë shqiptare, drita të shumëta ndriçojnë palmet dhe fytyrat e njerëzve, që rrijnë nën to. Poshtë, aty te këmbët e mia, pushon e dremit deti Jon. Jo fort larg, shihen drita të shumëta që shkëlqejnë mbi sipërfaqen e ujit të qetë e gjumëndjellës.
-Është Korfuzi…- më shpjegon kamarieri…
E martë, tetë orë rrugë me autobus..
Autobusi mbushet përplot me udhëtarë, dhe nisja bëhet me kohë, në relacionin Sarandë-Tiranë. Njerëzit janë të qetë, shumica mbajnë gazeta në duar dhe lexojnë. Në ballë mbi kokën e shoferit shoh shenjën që tregon se është e ndaluar pirja e duhanit. Kjo është shenjë e mirë, mendoj më vete…Deri në Gjirokastër nuk shoh përmes xhamave diçka të veçantë, por kur kalojmë afër këtij qyteti, më përthekon gjithë trupin dhe mendjen një ndjenjë e veçantë. Ndjenja e rikujtimit për letërsinë që lidhet me emrin e Kadaresë. Sakaq më kujtohet rasti i dhuratës së pediatrit vjenez i cili më 1992 më fali ´Chronik in Stein´, sapo mori vesh se isha shqiptar. Ishte e shtunë dhe ne u ndodhem rastësisht mbas njëri tjetrit në radhë për ta blerë librin ´Kronikë në Gur´. Burri që pagoi para meje mbante librin e Kadaresë në dorë dhe në fytyrë i lexohej kënaqësia. -Und Sie, was hätten Sie gerne? – më pyeti shitësja. Das gleiche! – ia ktheva. Domethënë të njëjtin libër, si personi paraprak, i cili ende ndodhej aty pranë meje.
-Das war das letzte...
Çfarë ndjeva në ato çaste kur më tha se ai ishte ekzemplari i fundit...por
-Na, es gehört Ihnen, hab schon gehört, es gibt’s nicht mehr! Sie sind ein Albaner wahrscheinlich?
O burrë njeriu i huaj vjenez bleu dhe pagoi librin e Kadaresë dhe ma la në dorë sa hap e mbyll sytë. Hiç asnjë fjalë, sikur thanë sytë e tij të kaltër e plot mirësjellje, mbasi qëllove shqiptar dole me fat..
-Ju lutem a prisni vetëm pak këtu tek hyrja, se banesen nuk e kam larg, e dua t´ua sjell një libër tjetër, një kundërdhuratë...i them mikut....ai qesh, sa mundet qesh...jo jo ma kthen s´kam kohë e as që është nevoja për këtë...atëherë ju lutem mos ma prishni dua t´iu qëras me një kafe...po si, kafe bën...dhe ulemi në sheshin aty përballë librarisë e ia shtrojmë muhabetit.
Jam mjek i fëmijëve nga Vjena. Me disa shokë të profesionit kemi qenë disa herë në Shqipëri, edhe në Gjirokastër..Sa vend i bukur. Çfarë natyre!...
Në mbrëmje jam në Durrës, në vend se të jem në Tiranë sepse i kam edhe dy net për të bujtur dhe nuk dua të largohem pa e parë edhe njëherë detin. Detin shqiptar. Por edhe qytetin të njohur qysh në lashtësi, të ndërtuar e të shkatërruar shumë here nga pushtues e perandorë të huaj, siç ishin ata romakë.
E enjte, treni i orës 9:20, në linjën Durrës-Tiranë…
Të udhëtosh me tren në Shqipëri është gjë e rrallë. Për vendësit, është poashtu një privilegjë, por edhe për mua jo më pak se sa një kënaqësi e veçantë.
Edhe këtu ka rregull. Treni niset tamam sambas orarit. Është një kompozicion karakteristik i kombinuar me vagona nga shtete të ndryshme të Europes të cilat ia falen Shqipërisë këto dy tre vitet e fundit. Është një lokomotivë Diesel që i shkon përshtati vagonave dhe hekurudhës, mbi të cilën lëviz. Gjej një kupe të lire dhe ulem. Këtu mund të hahet të pihet të shëtisësh të këndosh e të bësh një sy gjumë, po deshe. Zgjedhja është e lirë. Një udhëtim vërtetë romantik.
Edhe tri orë në Tiranë…
Tri orë në Tiranë janë shumë pak për t´i takuar të gjithë miqtë.
Rrugën deri në Rinas e bëj me taxi, në heshtje, pak i mërzitur se largohem nga toka shqiptare, pak i lodhur nga zhurma e rrëmuja e pazakonshme tiranase.
Mirë se të gjej Austri…
Vetëm dy orë përpara se të më skadonte leja e qëndrimit në Austri, kaloj kufirin slloveno-austriak me makinë, sepse me aeroplan kisha udhëtuar vetëm deri në Brnik, aeroporti slloven, që ndodhet pothuajse ngjitur me Kranjin, anipse zyrtarisht quhet aeroporti i Lubjanës.
Polici austriak sakaq shikon orën, dhe qesh.
I tregoj dëshminë me shkrim në të cilën shkruante se me kohë e kisha deponuar kërkesën për vazhdimin e vizës, e ai duke më shikuar shton: edhe dy javë mbas sotit, ke të drejtë të hysh në Austri.
-Këtij i thonë shtet ligjor - them më vete.
Ditën e shtatë të largimit në ora 22:00 ndodhem sërish në Austri. Ndjehem shumë më i pasur se ç´kam qenë. Mirë u pafshim Shqipëri, në ditët e reja që do të vijnë…!

Austri, fillim shtatori 1995
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nga Ditari i Luan Çipit
» Arif Kutleshi: Fjala e përkthyesit
» Arif Kutleshi: Proza poetike...poezi
» Zef Mulaj: Ditari i shekullit tim
» Skenari: Si u rrëmbye Remzi Hoxha në vitin 1995

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi