Arif Kutleshi: Proza poetike...poezi
Faqja 1 e 1
Arif Kutleshi: Proza poetike...poezi
Arif KUTLESHI
(proza poetike…poezi)
FJALIMI
Fjalamani mban fjalim por s´ka nevojë ta mbajë fjalën, sepse ai është prodhuesi i saj zemërgjërë. Kushdo që e do foltorën më shumë se veten, mund ta mbajë fjalimin. Fjalimtari është kalorësi i shkathtësisë bujare të pantomimës. Auditori mund të mos jetë dakord me retorikën ajrore të balonave figurativë të pompozitetit. Fjalimtari hap dyer e dritare që i duhen kombit të ngritur për freskinë e mushkërive. Fjalimi është i biri i fjalamanisë, prologu dhe epilogu i qenies së etnikumit. Arkeologjia e pazbuluar e gurëve të Antikës. Gjuhë polivalente e kuptimit esencial të nëntekstit të stërkequr. Fjalimi zgjon gjakun e fjetur nëpër damarët anemikë të barqeve të fryra.
Pëlcet kokrrat e syve, pastron veshët kanalogjikë, dhe flokët i kreshpëron.
Fjalimi mbahet vetëm nëpër Salla të Mëdha, ku zëri kumbon dramatikisht.
Ai është shiu i artë i fushave pjellore të njëmendësisë.
Duhen njëqind vjet për ta hartuar fjalimin e fjalamanisë. Brezat ndërrohen, por tribunat jo. Vetëm ata me flokë të thinjura i dinë kthinat e errëta të paragrafeve të fjalimit.
Përkulem përpara Tij.
ATDHEU
Kur largohesh prej Tij, dashuria vjen e të shtohet, e ti nuk e di ç´ngjyra ka pjesa tjetër e udhës së huaj që do ta shkelësh. Secili ka atdheun e vet të ndryrë thellë në zemër. Ti mat largësitë me hapat e kërmillit, zbulon teknika të reja të ndrydhjes së mallit.
Në botë ndodhin çudira, por Atdheu mbetet aty ku ishte. Në vend të vet guri i Atdheut peshon rëndë. Ai është nganjëherë copë qielli në meridiane të huaja, nganjëherë është vetëm ëndërr e fanitur netëve të rënda. Ai është nganjëherë dizgë flamuri që mbështjell plagët, nganjëherë është porse, flakë e pashuar që ndez rindez zemrat e kositura nga dhembja.
Atdheu nuk luan symbyllas, kur këngën ia thurin laramanët.
Ai shtrihet gjërë e gjatë, pi ujë në dy dete, dhe rrit shtatin kah qielli.
Ai nuk të lë të dalësh jashtë rendit. I rëndë është Atdheu, ta lësh vetëm për vetëm me ujin e kripur të dy deteve, me gurët e varreve pa ty.
Atdheu është fati yt fatlum.
NJERIU I SHENJAVE TONA
- Dr. Ibrahim Rugovës, in Memoriam.
Ecte. Ndalej. Dhe zhytej në heshtje.
Fliste duke i matur gurët e çmuar në dorë.
Fliste fjalë të rralla. Të çmueshme. Të Mëndafshta.
Si shallin. Që e kishte simbol. Paris dhe Rugovë.
Ecte. Vetëm ecte. Në ecje u promovua për Të Gjallë
Në çdo gjurmë la nga një Shenjë, nga një Urtësi, nga një Fjalë.
Ecte. Ndalej. Dhe zhytej në heshtje.
Fliste duke i matur përmasat tona Tambëlborë.

Si Buzëqeshjen. Që e kishte Kristal. Shpresë. Dhe Kurorë.
Ecte. Vetëm ecte. Në ecje na lidhi me Jashtëtokësorët. Për të Gjallë.
Në çdo gjurmë la nga një Shenjë, kur tha Po e doli në Ballë.
Njeriu i Shenjave ecte. Ne i besonim Biblës së Tij të Rrugëtimit.
Tepër e vogël Hapësira dhe Koha për Hapat e tij të peshuar.
O Njerëz ! Ai more kaherë kishte lidhur Besë
me Bukën, Krypën, Zemrën dhe Gurin Tonë të Çmuar !
MALLI PËR FLUTURIM
Kur tё merr malli tё fluturosh futu nё ёndёrr. Ditёn prozaike kaloje duke pirё duhan nё çibuk, se do bёhesh shqisa e re e pamjeve qё tё mungojnё. Ëndёrrat kanё fytyrё jeshile dhe trup plastik. Mbi flokёt e tyre mund tё reshё edhe borё, nё formё tё krimbit tё mёndafshit. Ato vijnё radhazi, duke prekur me xhentilensё dyshemenё me pupla tё arta. Kanё gjuhёn unikale tё simboleve qё çelen krejt normalisht duke u zbёrthyer deri nё imtёsi.
Kur tё mёrzitin zhurmat e makinave, pluhuri akademik i tezave stereotipe, pranoje qёllimisht rutinen e futu nё udhёn me besё tё ёndёrrave. Ato janё tё papёrseritshme qё shkёlqejnё nga larg kreacionet e tyre ekzotike.
Çlirohu pёrbrenda, duke u shtrirё gjёrё e gjatё mbi plafin kozmik tё subkoshiencёs. Nuk duhet kurrfarё narkoze, ti vetё je mjek i vetvetes qё merr frymё nga imagjinarja duke e pёrsosur pёrjetimin.
Ik nga primitivja, nga ngjyrosja, nga sytё e rrejshёm tё ditёs, qё dergjet duke predikuar lumturinё e prekshme. Bёhu ndёrgjegjshёm i sinqertё , dhe prano: se shpirti s´i do kufizimet.
Kur tё lodhё zhurma barbare, ngjitu nё tempullin e gjumit, dhe perёndo lehtas qepallat.
PËRTEJ VETES
Merr hov e nisu para se tё bjerё nata mbi ty, tё mos harrosh asgjё qё nuk mund tё harrohet. Po u ndeshe me tё papritura vazhdoje traditёn e moçme tё mospёrfilljes. Kurrgjё nuk dhurohet, as qeshja mbi buzё as kёnga, as fjala e mёkuar e shenjtёve. Nga ti deri tek vetja, nga vetja deri tek unё, rruga bёhet edhe mё kёmbё, pa hypur nё qerren e egoizmit.
Matanё hundes qё rigon janё brigjet e shkurreve qё fshehin tambëlin infantil.
Edhe mё tej, janё gropat, e nё to bunkerёt e syve, nga tё cilёt shkrepen shigjetat e helmuara. Mund tё shpallesh i lirё, duke u mbёrthyer nё gjemba nyjorё tё vetёkёnaqёsisё.
Mund tё shpallesh i krisur, duke thyer kurrizin, mbas fjalёve jokurrizore. Mund tё shikosh pёrmes syzeve me dioptrinё mё tё rreptё. Shkrim i fshehur nёn figura tё rёnda poetike. Por lart, tepёr lart, balli i ndezur i betejave pёrmbytet nё tymin e rrudhave. Je edhe mё tutje aty ku ishe. Ti je tashti nё zgripc tё zgripcit, ruaju nga pasqyrat nga ujёrat. Vёri fré ndjenjёs e zbutu duke u kthyer nё shtratin tёnd tё ratios. Pёrtej tё dalёsh pa lёvizur , duke u pjekur pёrbrenda, siç piqet molla nё rremb.
Kёthjelloje liqerin e syve le tё duken qartё, edhe zalli edhe dielli i mbytur nё ta. Ti s´je asgjё mё shumё e asgjё mё pak, se njeri - u.
DORUNTINA
Kaq larg tё shpuri fati moj lume, dhe kaq afёr nesh mbete. T´i kesh nёntё vёllёzёr dhe tё degdisesh fillikat nё visin e panjohur. T´i kesh nёntё plagё nё shpirt, dhe vetёm njё dashuri tё pjesёtuar nё nёntё. T´i flasёsh nёntё gjuhё, dhe tё lahesh nё nёntё dete.
Kaq afёr na mbete, anipse distanca vazhdimisht na rritet. Ta qesim kёngёn duke tё dashur, vёllёzёrisht, se ne jemi nёntё – ti njё. Ne jemi nёntё, dhe tё lidhur, tё mёkuar me tambёlin e tё njёjtit gjí.
Ti dil nё breg po deshe: me freskun e parё tё agut – atje na ke. Ti s´je Penelopё qё end pёlhurёn, ti s´pret njё burrё njё Cub, ti pret dhe do t´i presёsh tё nёntё vёllёzёrit e tu.
Po ndizet zjarri, dhe flaka rritet e rritet, s´ka shi as lumё as asgjё, qё mund tё na e shuaj dashurinё.
Rrenё janё ato qё tirren, dёgjoje trokun e kuajve, ne s´njohim largёsi gjeografi, as gur tё piketuar rrafshit tonё.
Ishe me nёntё vёllёzёr, dhe tё nёntit, ja ku i ke.
Po ta sjellim Mollёn e Kuqe, ta mbash pёrgjithmonё nё Zemёr.
KËSHILLA KËMBËKACELE
Kur tё thёrrasin dil fillikat nё prag, e pёgjigju qartё. Hapi dritaret e dhomёs le tё hyjё ajri i freskёt, ose dil nga rrethi i frikshёm i merimangave grabitçare.
Kur tё flasin shikoji drejt nё sy pa tё lёvizur çerpiku, ose zhduku nga prania, mё mirё se tё mashtrohesh se na qenke dikushi. Kur tё kёrkojnё, mos u bё i shurdhёr, se tashmё je dёshmuar se ke vesh tё rrallё.
Ta dish gjithmonё se ka lakuriqё nate qё projektojnё diçka tinzare edhe nё pikё tё ditёs, kur ti shkruan kartёpostale nga qyteti yt, i huaj.
Kur tё japin dorёn, mos i zgjat vetёm gishtat se besimin e ke nё gjak, qё kur u bёre pesё vjeç. Kur tё shpallin mik, mos u ngut tё fluturosh mbi retё e shiut, tё cilat mund tё shkunden nё çdo moment. Miqёsia ka edhe kёmbё lepuri, edhe shpinё breshke, edhe therrё iriqi!
Duaje miqёsinё, porse, qё ngazёllen nga sytё, qё kanё provuar miqёsinё. Kur tё pёshtyjnё nё jetё, beso qёllimisht, se ti je artist. Mos i var hundёt, se ti duhet t´u japёsh atyre, jetёn qё s´e kanё. Kur tё puthin nё buzё, harro pёrkohёsisht se tё mungon gjithçka tjetёr pёrveç shpirtit. Kur tё shkruajnё letra, lexoji vetёm hyrjet, se vazhdimi i pёrngjanё diellit monoton tё vjeshtёs.
Kur tё lёnё nё udhёkryq, kёndoje kёngёn por mos u bё fyell.
BAJLOZI
Gjithmonë kishte dalur nga deti, prandaj edhe na buzëqeshte fati
Kishim por edhe kur s´kishim trillonim e gjenim Gjergj Elez Ali
Por kësaj here doli nga bjeshka, nga mali, nga shpati e monopati
Dhe nuk kishim si t´ia bënim jo se ishte më i zi se çdo Bajloz i Zi
Ndryshe edhe natyra edhe fauna e flora edhe zemra e tij si na mëkonte
Nuk ishte as i egër as flakë nxirrte nga nofullat krejt ëngjëll fillimisht
I afroheshim deri në dy hapa e preknim e lakmonim tepër se ligjëronte
Gjuhën e shpezëve e gjuhën faraonike të egjiptasve më bukur se frëngjisht
Dielli na nxente na rriste ne mashtroheshim si karkalecat me hijen
E bjerrnim kohën duke u rritur të vetëmashtruar si Narcisi në guackë
Kot kafshuam gjuhën nga pezmi kot kur mësuam se ai nuhati shijen
Kur e zbuluam fytyrën tonë në fytyrën e tij keq u zumë në grackë
Na hyri në gjak në mish në asht kujtuam se vdekjen sfiduam pa dokëra
Eureka! tha, dhe toka gjëmoi, mali me kodrën me shkëmbin u bënë hí
Qafat përkulëm të na shpëtonte trupi se kokat do na i bluante mokëra
Oh, si na donte e na quante herë kopsht shkëmbor herë Eden e herë Iliri.
------------------
(4 maj, 05)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Arif Kutleshi: Fjala e përkthyesit
» Arif Kutleshi: Ditari i Shqipërisë më 1995
» Doli libri me poezi “Antologjia e dhembjes poetike”, për Ali Podrimjen
» Yrjet Berisha: Proza e Camajt
» POEZI NGA GRIGOR JOVANI TE ZGJEDHURA NGA "SOFRA POETIKE"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi