Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përgënjeshtrim për një citim që i është veshur gazetës "Illyria"

Shko poshtë

Përgënjeshtrim për një citim që i është veshur gazetës "Illyria" Empty Përgënjeshtrim për një citim që i është veshur gazetës "Illyria"

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2009 4:52 pm

Përgënjeshtrim për një citim që i është veshur gazetës "Illyria"


15 July, 2009 10:08:00 Albania Today



Në shkrimin “I beson Pacollit”, të botuar nga gazeta “Express”, në Kosovë, të dielën në datën 12 korrik, ka një pasaktësi në paragrafin e fundit.

Aty thuhet se gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” ka shkruar se "ministri Hyseni iu ka shkruar letër autoriteteve të El Salvadorit, ku u thotë se nuk do të pranohet njohja nga ky shtet nëse thirren në kontributin e liderit të AKR-së".

Ky është një trillim sepse asgjë e tillë nuk është botuar në gazetën “Illyria”.

Nëse do të ishte e vërtetë që Ministri i Jashtëm i Kosovës kishte refuzuar njohjen nga ndonjë shtet për çfarëdo arsye kjo do të përbënte një skandal politik të paparë në historinë e botës.

Prandaj përpara se të botohej një akuzë e kësaj përmase, autori i këtij shkrimi, Leonard Kerquki dhe redaktori i tij duhej të kishin verifikuar burimin dhe faktin siç do të kishte vepruar çdo gazetar profesionist që ka respekt për lexuesit dhe gazetën e tij.

Nëse këtë “fakt” e ka dëgjuar nga zoti Pacolli, gazetari duhej ta kishte cituar atë duke ia vendosur fjalët mes thonjëzave, ose duhej ta kishte perifrazuar duke e përdorur si burim. Duke qenë se nuk ka bërë asnjërën e as tjetrën, gazetari ka përvetësuar trillimin (apo keqkuptimin) dhe e ka lënë në derë të gazetës së tij.

Gazeta “Express” duhet të ndreqë gabimin duke botuar një përgënjeshtrim dhe i detyrohet një kërkim ndjese lexuesve të saj e ndoshta edhe ministrit Hyseni.

Procesi i njohjes së një vendi është tepër i ndërlikuar dhe merita është rrallë vetëm e njërës palë, aq më tepër kur çështja është bërë mollë sherri mes dy superfuqive botërore.

Paqartësia e procesit ndihmon vlimin e debatit se kujt i takon merita e njohjeve. Kjo është një gjë normale, madje edhe pozitive se i vë faktorët në pozita pune. Problem bëhet vetëm kur debati fillon të dëmtojë në vend që të ndihmojë procesin e njohjeve.

Ashtu si edhe për çështje të tjera, media serioze duhet të qendrojë sipër këtij debati dhe të detyrojë palët që të jenë të sinqerta me popullin. Në duelin e pashpallur Pacolli-Hyseni, e vetmja anë që duhet të mbështesë media është ajo e Kosovës.

(Illyria)

Për Alb Emigrant Asllan Dibrani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi