Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daci: Shqiptarët nuk e meritojnë 'karantinën e vizave'

Shko poshtë

Daci: Shqiptarët nuk e meritojnë 'karantinën e vizave' Empty Daci: Shqiptarët nuk e meritojnë 'karantinën e vizave'

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2009 7:29 pm

Daci: Shqiptarët nuk e meritojnë 'karantinën e vizave'




Daci: Shqiptarët nuk e meritojnë 'karantinën e vizave' NEXHAT
Kryetari i Lidhjes demokratike te Dardanisë, akademik Nexhat Daci


Kryetari i Lidhjes demokratike te Dardanisë, akademik Nexhat Daci prezantoi sot ne Viti kandidatin e kësaj partie për kryetar Komune, Sokol Halitin. Me ketë rast ne sallën terplote te mbushur me anëtare dhe simpatizantë te LDD-se kryetari Daci theksoi se nga ky mjedis miqësor dhe njerëzor dëshiron te ua dërgon një porosi te qarte institucioneve tona dhe ndërkombëtare se Kosova dhe shqiptaret nuk e meritojnë te futen ne karantinën e vizave dhe te udhëtimit te lire te tyre. “Kosova është eksperiment, është produkt i përbashkët i ndihmës se fuqishme ndërkombëtare për shuarjen e fashizmit nga trojet e Kosovës dhe për lindjen e Kosovës si shtet. Atyre qe e bene ketë gjithnjë u falënderojmë përzemërsisht, por në qoftë se Kosova është fëmijë i përbashkët i kosovareve dhe i bashkësisë ndërkombëtare nuk e meriton karantinën”, tha kryetari i LDD-së. Akademik Daci kritikoi fuqishëm kryetarin dhe kryeministrin e Kosovës për mosrespektim te Kushtetutës dhe sjelljet elementare te mbrojtjes te integritetit territorial dhe sovranitetit pasoje se cilës është regjimi diskriminues ne procesin e liberalizimit te vizave dhe pamundësia e lëvizjes se lire te qytetareve te Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi