Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konfliktet brendasocialiste: Rama të tërhiqet nga politika

Shko poshtë

Konfliktet brendasocialiste: Rama të tërhiqet nga politika Empty Konfliktet brendasocialiste: Rama të tërhiqet nga politika

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2009 7:31 pm

Konfliktet brendasocialiste: Rama të tërhiqet nga politika

Bota sot, Tiranë
Ben Blushi: Rama të pranojë humbjen në zgjedhje. Po mban qendrime të turpshme.


Konfliktet brendasocialiste: Rama të tërhiqet nga politika RAMA
Edvin Rama zihet në 'mat' politik.

Mbërrihet deri tek niveli më i lartë i protestës zyrtare të drejtuesve të Partisë Socialiste, ndaj qëndrimeve të turpshme paszgjedhore, që po mban kryetari i PS-së, ende në detyrë. Në një intervistë për mediat shqiptare anëtari i kryesisë Ben Blushi i ka kerkuar publikisht Edi Rames të pranojë humbjen e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Duke foluar ashpër mbi qëndrimin e kryesocialistit ne situaten paszgjedhore, deputeti Blushi, i përfolur si kandidat për të marrë drejtimin e PS-së, shprehet: “Këto zgjedhje nuk i kanë humbur komisionerët, siç po interpretohet paturpësisht, por kauza e gabuar dhe politika e personalizimit të një beteje të përbashkët. Ajo që po ndodh pas 28 qershorit në PS është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e kësaj partie”. “Opozita duhet të priret nga e vërteta dhe jo nga mohimi i saj për qëllime meskine. Në këtë humbje ne të gjithë kemi përgjegjësitë tona, sepse kemi heshtur kur duhej të flisnim dhe kemi folur kur duhej të heshtnim, por unë nuk mund të pajtohem me Edi Ramën, që thotë se’tani që partia humbi, unë jam më i fortë se kurrë’. Po pres mbledhjen e forumeve të partisë për të dëgjuar të vërtetën e kolegëve dhe të miqve të tjerë dhe për të thënë dhe unë të vërtetën time”.
Kundër qendrimeve të Edvinit ishin shprehur edhe deputeti Arben Malaj si dhe anëtarja e kryesisë Edlira Haxhiymeri, por duket se tashmë ekziston një shumicë konsistente edhe brenda forumeve socialiste, të cilat nuk duan që partia të shkojë sërish në parapolitikë, duke bojkotuar parlamentin, vetëm se destabilizimi i intereson Edvinit dhe një grupi privat njerëzish brenda grupit të ri parlamentar të PS-së.
Pozicioni i Edvinit po bëhet qesharak
Po mbërrin në nivele qesharake refuzimi i Edvinit për të pranuar humbjen dhe për t’u tërhequr nga politika. Pasi u mbyll procesi zgjedhor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Rama ka dalë në konferencë shtypi për të njoftuar se rezultatin ai e lexon siç di vetë e se sipas këtij leximi, ai refuzon të pranojë se ka humbur. Duke konfirmuar dyshimet e shprehura rreth presioneve të padrejta që po u bëhen anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor nga Edvini dhe nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, Rama e ka përmendur vetë “vendin e krimit”, teksa ka deklaruar: "Uroj që Kolegji Zgjedhor të mos jetë si KQZ me ligjin dhe me të drejtën tonë të shkruar të zezë mbi të bardhë për të kërkuar zbatimin e tij ashtusikundër i siguroj të gjithë votuesit e mbështetësit tanë se ne nuk do të tërhiqemi asnjë milimetër në këtë përpjekje që s’ka të bëjë thjesht me fatin e një beteje elektorale, por me fatin e demokracisë në Shqipëri. 3 objektivat tanë mbeten votat ne qytetet e Beratit, Tiranes dhe Shkodres, tha kryesocialisti Edi Rama, dhe se zbardhjes se te vertetes se zgjedhjeve do t’i shkohet deri ne fund.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi