Hysamedin Feraj: EULEX-i i nxit konfliktet në rajon (1)
Faqja 1 e 1

EULEX-i i nxit konfliktet në rajon (1)
Nga Hysamedin Feraj
(Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës)
Rajoni i Evropës Juglindore është ende një vatër konfliktesh shumë të mundshme. Faktorët e ecjes drejt konflikteve të reja janë të shumtë. Por një faktor shtesë është edhe filozofia dhe veprimtaria e deritashme e EULEX-it. I ardhur në Kosovë me qëllim për ta vendosur stabilitetin, sundimin e ligjit dhe mbikëqyr qeverisjen në Kosovë, deri tani EULEX-i ka vepruar dhe është sjellë në kundërshtim me të gjitha këto qëllime. Kjo sjellje dhe veprimtari e këtij misioni në kundërshtim me qëllimet e shpallura prej vetë atij, ka të ngjarë të çojë drejt nxitjes së konflikteve në tërë rajonin. Parashtrimet e mëposhtme janë një shqetësim dhe kontribut për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, kundër praktikave, filozofive dhe paragjykimeve për nxitjen e konfliktit dhe destabilizimin e rajonit. Fokusi do të jetë filozofia, praktikat dhe paragjykimet e EULEX-it, si organizëm ndërkombëtar që ka ardhur të nxisë zbatimin e ligjit, të paqes e stabilitetit, por që ka indicie, dhe madje të dhëna shqetësuese, se po bën të kundërtën. Jo rrallë në Ballkan dhe në çështjen shqiptare diplomacia ndërkombëtare, dhe veçanërisht ajo evropiane, ka gabuar rëndë. Kujtojmë këtu deklaratën e Grey në përfundim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913 kur, mbasi copëtuan territoret shqiptare për t’i kënaqur serbët e grekët, tha: bëmë një padrejtësi, por shmangëm një luftë! Pak muaj më vonë shpërtheu jo një luftë dosido, por një luftë botërore, Lufta e Parë Botërore. E kështu diplomacia evropiane mori mbi supe edhe padrejtësinë, edhe luftën! Druajtja se EULEX-i po e çon rajonin drejt konfliktit bazohet në argumentet në vijim:
Shkelja e ligjit
EULEX-i u vendos në Kosovë në kundërshtim me ligjin themelor të Kosovës, u vendos duke shkelur Kushtetutën e Kosovës. EULEX-i u vendos në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, sipas të cilës Kosova është pjesë e ish Republikës Federale të Jugosllavisë. Ndërkohë realiteti juridik i Kosovës ka ndryshuar: Kosova e ka shpallur pavarësinë, ka miratuar kushtetutën si ligj themelor i vendit, dhe me këtë e ka zhvlerësuar fuqinë juridike të Rezolutës 1244. EULEX-i e ka shpërfillur kushtetutën, nuk e njeh ligjin themelor të Kosovës, dhe kështu ka dhënë shembullin e shpërfilljes së ligjeve në Kosovë duke përfshirë edhe ligjin më themelor, Kushtetutën e Kosovës, e aq më shumë të ligjeve të tjera. Kështu, që në fillim, me vendosjen e EULEX-i në Kosovë është krijuar një përplasje ligjore ndërmjet pranimit të veprimtarisë së një organizate misionare mbi bazën e Rezolutës 1244 dhe Kushtetutës së Kosovës e cila është në kundërshtim me këtë rezolutë. Prandaj që në fillim EULEX-i ka shkelur e shpërfillur ligjin në Kosovë, kushtetutën e saj, ndërkohë që shpall si mision t’u mësojë kosovarëve zbatimin e ligjit. EULEX-i nuk i njeh institucionet e Kosovës. Baza juridike e vendosjes dhe veprimtarisë së EULEX-it në Kosovë është Rezoluta 1244 mbi të cilën është miratuar baza e mëtejshme “Council Joint Action 2008/124/CFSP”, e 4 shkurtit 2008 (shkurt CJA) dhe “Council Joint Action 009/445/CFSP”, e 9 qershorit 2009. Neni 1 i CJA thotë se misioni EULEX është vendosur në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së. Neni 2 i bazës juridike të EULEX-it thotë se i njeh si institucione të Kosovës vetëm organet, institucionet dhe autoritete e krijuara në bazë të Rezolutës 1244, ndër të tjera Shërbimin Policor të Kosovës, gjyqësorin dhe ministritë shoqëruese, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Drejtësisë. Për EULEX-in të gjitha institucionet e tjera, duke përfshirë edhe Kushtetutën e Kosovës, janë të paqena. Pa hyrë në hollësi të tjera, vetëm këto dy momente themelore dhe fillestare, pra që në nenin 1 dh 2 të “Kushtetutës” së EULEX-it dhe Kushtetutës së Kosovës, krijohen tensione, konflikte dhe frustrime, që shërbejnë si premisa të dyshimit se misioni do të çojë drejt acarimit dhe konflikteve në Kosovë e rajon, sepse ka ardhur, është vendosur dhe vepron mbi një bazë konfliktuale dhe tensioni që buron nga vetë ligjet. Me fjalë të tjera, të dy palët i detyron ligji me qenë në tension dhe konflikt. Për më tepër: EULEX-i ose do të shkelë bazën e vet juridike të veprimtarisë në Kosovë, ose do të shkel bazën juridike të Kosovës. Në të dy rastet sillet në kundërshtim me qëllimin: edukimin dhe nxitjen e zbatimit të ligjit në Kosovë.
Vullneti politik: kundërshtimi i pavarësisë
Politikisht EULEX-i është shprehje e vullnetit të pesë shteteve anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. EULEX-i shpreh vullnetin politik të Greqisë, Qipros, Spanjës, Sllovakisë dhe Rumanisë. BE-ja nuk mund ta vendoste misionin e vet në Kosovë pa u bazuar në Rezolutën 1244, sepse BE-ja si BE nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës për shkak të refuzimit të këtyre pesë shteteve për ta njohur atë. Prandaj BE-ja nuk ka mundur ta merr një vendim për dërgimin e një misioni të vet në Kosovë në bazë të vullnetit të vet, por i është dashur të bazohet në vendimet e mëparshme të KS të OKB-së, të pranuara edhe nga këto pesë shtete. Kështu këto pesë shtete kanë arritur ta imponojnë vullnetin e vet mbi 22 vendet e tjera të BE, dhe misioni EULEX të vendoset në Kosovës mbi një bazë juridike që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe që, për më tepër, e njeh Kosovën si pjesë të ish Jugosllavisë (tash Serbisë). Ndërmjet vullnetit të 22 vendeve anëtare të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe vullnetit të pesë vendeve që nuk e kanë njohur, ka fituar vullneti i pesëshes, dhe prandaj EULEX-i është vendosur në Kosovë mbi bazën ligjore që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, mbi bazën e Rezolutës 1244 dhe dy akteve të veprimit të përbashkët të bazuara në këtë rezolutë. Po të ishte EULEX-i shprehje e vullnetit politik të 22 vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, EULEX-i do vendosej në Kosovë duke e njohur pavarësinë e saj, në përputhje me të cilin akt janë vendosur edhe ambasadat e këtyre vendeve. Por EULEX-i është vendosur në Kosovë në kundërshtim me vullnetin e këtyre vendeve dhe me vendimin e tyre për ta njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe në përputhje me vullnetin e pesë vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Prandaj EULEX-i përbën një kontradiktë dhe tension edhe brenda vetes, tension ndërmjet vullnetesh të ndryshme politike të vetë vendeve anëtare të BE-së, dhe veçanërisht me vullnetin politik të Kosovës që e njeh pavarësinë e vetes. Këto tensione janë premisa të rëndësishme që EULEX-i të çojë drejt rritjes së konflikteve dhe ashpërsimit të gjithanshëm të tensioneve.
Neutraliteti i pamundur
Hasen shumë shqiptarë që mendojnë e veprojnë si gomari i anekdotës popullore, i cili tek sa ujku i hante kofshët, nuk kthente as kokën me pa prapa e me dhënë ndonjë shqelm, por e qetësonte veten duke thënë se “është ëndërr”, ose në rastin më të mirë “bëje zot ëndërr”!. Këta shqiptarë që mendojnë si gomari i përrallës e qetësojnë veten duke thënë se “EULEX-i është neutral ndaj pavarësisë” sepse kështu thotë vetë EULEX-i!. Këta shqiptarë nuk e kthejnë kokën me pa as bazën juridike të EULEX-it dhe as veprimtarinë e tij (kafshuese) të kundërt me pavarësinë e Kosovës, bazën e saj juridike (kushtetutën) dhe vullnetin e saj politik (sovraniteti dhe pavarësia). Ligjërisht EULEX-i është bazuar në dokumente që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, institucionet e saj, dhe që e njohin si pjesë të ish Jugosllavisë. Edhe logjikisht neutraliteti i EULEX-it ndaj pavarësisë së Kosovës është i pamundur: varësia e Kosovës ka qenë gjendja reale e cila nuk ka nevojë për pohim, sepse ka qenë gjendja e pohuar. Pavarësia është gjendja që ka nevojë për pohim. Prandaj asnjë vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës nuk ka nevojë të lëshojë ndonjë dokument pohues p.sh. vendim qeveritar, vendim të ratifikuar nga ligjvënësit e tyre etj., se nuk e njohin pavarësinë. Përkundrazi, çdo vend që e njeh pavarësinë duhet të ndërmerr një veprim pohues, një vendim, rezolutë etj., me të cilin njofton, pohon se e njeh pavarësinë e Kosovës. Edhe vetë Kosova kishte nevojë për një akt pohimi të pavarësisë: shpalljen e saj. Me fjalë të tjera, qenia e saj e varur nuk kishte nevojë për pohim; mosqenia e saj e pavarur, që të bëhej qenie, kishte nevojë për pohim. Qenia e pavarur ka nevojë të pohohet. Pa këtë pohim mbetet qenia e mëparshme, qenie e varur. Më tej, sipas logjikës së gomarit të përrallës edhe mbi 120 shtetet e botës që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, janë neutrale. Sigurisht shumë prej tyre mund ta njohin në të ardhmen, duke përfshirë edhe Serbinë. Por, sa kohë nuk e kanë pohuar njohjen, qëndrimi i tyre për asnjëlloj rëndësie praktike dhe reale nuk është neutral. P.sh. anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk mund të bëhet pa pohimin prej tyre ose prej KS të OKB-së i pranimit të pavarësisë. Sipas mendimit të gomarit të përrallës, OKB-ja duhej ta pranonte Kosovën sepse disa vende e kanë njohur pavarësinë ndërsa të tjerat janë neutrale. Por për gjithë vendet e botës, ato që e kanë njohur dhe nuk e kanë njohur, neutraliteti është baras me mosnjohje të pavarësisë, sepse pavarësia nuk ka nevojë thjesht për heshtje, për ndonjë deklarim kundër, por shprehimisht për pohim se ajo po njihet. Ky pohim është realiteti në veprim, në sjelljen ndërkombëtare praktike siç e konstatojmë, ndërsa neutraliteti është ëndrra e gomarit anekdotik. Në fund, besimi se EULEX-i është neutral ndaj pavarësisë së Kosovës sepse e thotë vetë EULEX-i, është po aq i mençur sa të besohet se unë jam president i SHBA-ve, sepse këtë e them unë. Ndërkohë, në asnjë prej dokumenteve bazë dhe as në veprimet e EULEX-it nuk sanksionohet neutraliteti, po përkundrazi, angazhimi sipas Rezolutës 1244.
***
Ky artikull është leksion i mbajtur në edicionin e vitit 2009 të Universitetit Ndërkombëtar Veror të Vlorës, me temë: “Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe NATO-s; Demokracia dhe Paqja e Qëndrueshme në Ballkan, Evropë dhe më gjerë”. Leksioni është pjesë e një studimi më të zgjeruar mbi Perspektivat e Paqes dhe Sigurisë në Evropën Juglindore.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Jashari: EULEX-i po krijon destabilitet në rajon
» LETTER to foreign embassies and EULEX,LETËR AMBASADAVE TË HUAJA DHE EULEX-it,
» EULEX-i fillon denimet:EULEX-i e dënon me 17 vjet një shqiptar
» 'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it
» Xhafer Leci: Dr. Hysamendin Feraj - punëtor i SHIK-ut apo...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi