Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arif Kutlleshi:FORMAT ARKETIPE TË RRËNESËS E TË JETËS SHQIPTARE

Shko poshtë

Arif Kutlleshi:FORMAT ARKETIPE TË RRËNESËS E TË JETËS SHQIPTARE Empty Arif Kutlleshi:FORMAT ARKETIPE TË RRËNESËS E TË JETËS SHQIPTARE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2009 7:55 pm

FORMAT ARKETIPE TË RRËNESËS E TË JETËS SHQIPTARE

Arif Kutleshi
Fjala e përkthyesit (2)


Arif Kutlleshi:FORMAT ARKETIPE TË RRËNESËS E TË JETËS SHQIPTARE FBN
Dr. F. B. Nopcsa.
Parathënie e librit të Dr. Franz Baron Nopcsa, ´Shqipëria katolike e Veriut´, përkthyer nga origjinali-gjermanisht, nga Arif Kutleshi, botoi ´Faik Konica´, 2009, faqe: 108, Prishtinë.

Fëmijët e rritur të armatosur, të Europës! Një metaforë e rrallë, lapidare, e thënë ndonjëherë për shqiptarët, nga vëzhguesi kritik, nga miku i shqiptarëve. Unë u gjenda, thotë më një rast Nopcsa, në shoqëri të disa malësorëve nga Gruda që po ktheheshin në shtëpitë e tyre nga tregjet e Podgoricës, dhe të cilët , vazhdon ai, më binden të vazhdoja udhën me ta, drejt e në Malësi, pa u detyruar të shkoja më parë në Shkodër.
Nopcsa kishte një karakter ´malësori´ , prandaj, shprehur me fjalorin e sotëm aktual socio-politik të Europës, ai edhe ´integrohej´ shumë shpejt në ambientin shqiptar. Ai kishte miq personal në shumicën e fiseve, të cilët bënin disa orë rrugë për ta takuar, sa herë që ky nuk mund t´i vizitonte ata.
Monarkia austro-hungareze nxori një vistër emrash të njohur siç janë: Hahn, Meyer, Jokl, Bopp, Miklosich, Šufflay, Patsch, Steinmetz, Lambertz, Thalloczy, Ippen, Haberlandt, (anipse këta emra nuk ishin vetëm austriakë) të cilët në mënyrë permanente u morën me shqiptarët, dhe kryesisht me Veriun katolik, dhe nxitësja kryesore e këtij interesimi të planifikuar vlerash (katolike) shqiptare ishte vetë Qeveria. Disa prej këtyre porse, merren me të drejtë si themelues të Albanologjisë.
Është kënaqësi të merresh me Nopcsen. Ta hulumtosh veprën e tij, ta përkthesh pastaj në gjuhën shqipe, një materie që është krejtësisht shqiptare, është edhe më shumë se një kënaqësi: është një privilegj.
Them kështu sepse kohët kanë ndryshuar, tashmë në shoqërinë shqiptare po zë rrënjë ngadalë e si me vonesë por pashmangshëm, një dije dhe një vetëdije e re, një strukturë dhe një super – e -infrastrukturë e re. Ligji i natyrës dhe i shoqërisë e bën jetën e vet, dhe kjo është e logjikshme dhe e përligjshme, por njeriu nuk ka se si të mos ndjejë, thënë kushtimisht, një mallëngjim estetik edhe për format arketipe të rrnesës e të jetës (me këtë rast shqiptare, që janë forma unikale në krejt Europën!) mbi substratin e të cilave, në emër të vlerave, krijojmë jo rrallë, fatkeqësisht, antivlera.

ORGANIZIMI DHE NDARJA E FISEVE
(fragment nga libri i Dr. Franc Baron Nopçës)
Gjatë shtjellimit të këtij punimi u përmenden kaq shumë fiset dhe ndarjet e tyre, gjë që më në fund është e nevojshme, edhe për vetë temën kaq të biseduar, (fiset) të flitet pak. Për udhëtarin e këtyre viseve s´ka asnjë domethënie sa fise janë në Shqipërinë katolike të Veriut; me rëndësi është vetëm të dihet ç´marrëdhënie kanë mes vete nënndarjet, bajraqet fqinjësore. Në krye të çdo fisi, (të vetmet që s´kanë janë Nikaj dhe Mërturi), qëndron një bylykbash gjithmonë muhamedan që ka rezidencën në Shkodër. Meqenëse nuk shfaqet në Malësi kurrë, për të huajin ky, s´ka gjithashtu asnjë domethënie, sepse personat më të rëndësishëm për të janë bajraktari, një organ ky i ushtruar simbas vullnetit të qeverisë, si dhe rivali i tij paria e djelmnisë. Ofiqi i bajraktarit është i trashëgueshëm, prandaj kështu ai është edhe nominalisht gjithmonë njeriu më me ndikim dhe poashtu më i pasuri në gjithë fisin; paria e djelmnisë shpesh ka të njëjtin respekt si të bajraktarit. Rënies së respektit të këtij të fundit i gëzohen krentarët, respektivisht, përfaqësuesit e disa katundeve (Krenët); ku edhe këto ofiqe përndryshe janë të trashëgueshme. Meqenëse mbi bajraktarin dhe bylykbashin, si dhe mbi grupet fisnore (fis) që t´i përkujtojnë klanet skoceze (Clans) është shkruar shumëfish, tashti dua të ndalem në disa notes - shënime mbi djelmninë të quajtur institucion e të ndalem këtu. Djelmnija është zhvilluar në mënyrën më tipike në Shalë, e cila është e përbërë nga disa bajraqe, bartësit e të cilave jetojnë në Pecaj, Cukë, dhe Gimaj. Me qëllim që të ndalet hovi i fuqisë së bajraktarit të Shalës dhe shokëve të tij, para afro 15 vjetëve u zhvillua një opozitë e fortë, e cila përfundimisht përfshinte 90 anëtarë por karshi bajraktarit dhe grupit të tij ishte krejt e pafuqishme. Anëtarët - edhe pse s´ishin më të rinj – quheshin ´rinia e Shalës´. Ky shembull saora gjeti shtrirje edhe tek fiset e tjera (Nikaj, Mërtur, Thaç) dhe sot e kësaj dite është përgjithësisht i përhapur. Nën drejtimin e Mehmet Shpendit djelmnia në Shalë pati aq ndikim, aq sa ajo sot, të prirë nga Mehmeti, madje është në gjendje edhe kundër vullnetit të bajraktarit të propozojë e të miratojë ligje të obligueshme në gjithë territorin e vetë. (2800 banorë). Meqenëse çdo lokalitet në Shalë që për rastet e veta përveç të tjerash është pakashumë edhe autonome, disa bajraqe, për shembull Gimaj ka madje edhe djelmninë e vet vendimet e së cilës, nuk janë të obliguara ndaj bajraqeve të tjera të Shalës, - krijohen situata të ngatërruara. Kështu, Thethi, në disa raste të përbashkëta është e varur nga Shala, porse në çështjet e brendshme është autonome. Në Gimaj ekziston për shembull ligji, simbas të cilit dy vëllëzër me plang e shtëpi të ndara nuk garantojnë për veprimet e njëri tjetrit, në pjesën tjetër të Shalës mundet megjithatë secili për veprimet e vëllait të tij të lirohet nga përgjegjësia nga këshilli i të 90-tëve ose nga bajraktari. Ky institucion është me rëndësi të madhe posaçërisht me rastin e vrasjeve, sepse në këto raste shpesh jo vetëm pasuria e vrasësit, por gjithashtu edhe e akcilit farefis të përgjegjësit, shpëton pa u shkatërruar. Në këso rastesh do të aplikohet zëvëndësimi i shkatërrimit total ose parcial i pasurisë vetëm nën kompenzimin përkatës material. Nganjëherë ndërkaq familja e cila duhet të dënohet, është aq e madhe, sa që është në gjendje, këtë masë ta kundërshtojë me forcë. Në Theth, për shembull, ka familje të mëdha të cilat disponojnë me mbi 50 pushkë martine. Një autonomi e ngjashme, si në Gimaj, ndeshet në Theth, ku ndërkaq vlen vetëm ligji ekzistues i tij, i cili në rastin e një dreke të të vdekurit këtu kanë të drejtë të marrin pjesë vetëm anëtarë të komunitetit të ftuar nga ana e familjes së të vdekurit. (Ligji i vitit 1. kallnorit 1905.)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi