Bashkatdhetarët kanë tejkaluar investimet e bashkësisë ndëkombëtare në Kosovë
Faqja 1 e 1

Kastriot Shehdadi
Sipas FID-it dhe Agjencionit Zviceran për Zhvillim 275 milionë euro dërgesa vijnë në Kosovë
Përfaqësues nga diaspora dhe pjesëmarrës të tjerë institucionalë dhe të shoqërisë civile vlerësuan kontributin e vazhdueshëm të bashkatdhetarëve tanë për mirëqenien e familjeve të tyre në Kosovë
Përfaqësues nga diaspora dhe pjesëmarrës të tjerë institucionalë dhe të shoqërisë civile vlerësuan kontributin e vazhdueshëm të bashkatdhetarëve tanë për mirëqenien e familjeve të tyre në Kosovë, por edhe mungesën institucionale të koordinimit të projekteve zhvillimore investive në vendlindje. Kjo është kostatuar në debatin “Diaspora forcë shtytëse në zhvillimin e Kosovës” të organizuar nga Forumi për Iniciativë Demokratike (FID-it) dhe të përkrahur nga Agjencioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim-SDC. Sipas hulumtimit të bërë nga FID-i në bashkëpunim me Universitetin e Neuchatelit në Zvicër rreth problematikës së diasporës kosovare, me bashkatdhetarët tanë në Zvicër e Gjermani, pastaj me biznesmenë kosovarë,është vlerësuar si mjaft i dobishëm për faktin se kanë dalë të dhëna të reja nga të cilat mund të hartohen strategji të qëndrueshme bashkëpunimi e zhvillimi. Arbnor Pula, drejtor ekzekutiv i FID-it, ka thënë se “275 milionë euro janë dërgesat që vijnë çdo vjet në Kosovë ndërsa 40 milionë euro në të mira materiale, që në GJDP_në e Kosovës kanë efekt
në masën 17.5 për qind”. Nga Pula është pohuar më tej se ekziston pritshmëri në rritje në mesin e politikëbërësve, agjencive donatore, specialisteve të zhvillimit e të tjerë mbi rolin që diaspora kosovare duhet ta luajë në zhvillimin e Kosovës. Sipas të dhënave të dala nga sondazhi mbi matjen e standardit jetësor, përqindja e familjeve në Kosovë të cilat përfitojnë nga dërgesat në të holla nga diaspora është 29 përqind, e cila përqindje është më e lartë se vlerësimet e llogaritura në vitin 2004 nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Samual Walt, drejtor i SDC në Prishtinë, duke treguar për fuqinë e diasporës kosovare, ka thënë se tejkalon investimet e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Sipas Walt, ndihma që ka ardhur nga diaspora pas vitit 1999 nga bashkësia ndërkombëtare është më e vogël se sa mjetet që kanë sjellë kosovarët e punësuar jashtë Kosovës. Derisa një pjesë e mjeteve të bashkësisë ndërkombëtare që i janë dedikuar Kosovës janë ndarë për trajnime ekspertësh, mjetet e diasporës qindpëqrind janë shfrytëzuar për familjet në Kosovë. Sipas theksimeve të mëtejme të Walt, Zvicra është vendi që më së shumti ka dhënë donacione për Kosovën.
“Pjesëtarët e diasporës duhet megjithatë të inkurajohen që të investojnë, ndërsa qeveria do të duhej të bënte përmirësimin e klimës së përgjithshme investuese, duke mundësuar marrjen e kredive, duke mbajtur politikat e favorshme fiskale dhe duke promovuar Kosovën si vend i sigurt për investim” ka sugjeruar Arbnor Pula.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mbi 400 maune me mallra nga Serbia kanë hyrë në Kosovë
» Deda: Në Kosovë kanë luftuar vetëm tre komandantë! Ja cilët janë ata!
» Disa nga përdoruesit e drogave në Kosovë kanë qenë pjesëtarë të ISIS-it
» Rifat Jashari: Sot nuk e kemi atë Kosovë të cilën e kanë dashur dëshmorët
» Besim Bokshi: Në Kosovë kurrë nuk kanë jetuar 200 mijë serbë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi