Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Kuqi: Rradha

Shko poshtë

Suzana Kuqi: Rradha Empty Suzana Kuqi: Rradha

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 18, 2009 1:05 am

Suzana Kuqi: Rradha U1_SuzanaKuqiSuzana Kuqi

Rradha

(Nga ditari i lumturisë familjare)

Më në fund. Pas gati dy dekadash përpjekjesh këmbëngulëse, i ndamë punët në shtëpi. Më në fund fitova... T'i bëjmë me rradhë, një ditë unë, një ditë burri i dashur dhe një ditë djali (për vajzën as që flitet është në lundrim). Kështu po që ka lezet, më bjen t'i bëj punët e shtëpisë një herë në tri ditë. U vendos... e vendosëm...

Data një e muajit, rradha ime: lava, sistemova, pastrova, hekurosa, gatova etj etj punë të tjera...

Dita e dytë e muajit: burri bëri sikur sistemoi, them bëri, pasi asgjë nuk u gjet në vend të vet, as edhe një palë shapka nuk vumë në këmbë atë ditë, nuk i gjetëm. Bëri sikur pastroi, helbete në atë rrëmujë sistemimi, nuk kish perëndi të pastronte, e bëri sikur... jo, nuk bëri sikur por u përpoq të gatuante diçka...

Dita e tretë e muiajit: djali që ju bëftë kurban mamaja... u mundua i shkreti, e nuk është faji i tij që shtëpia u duk për faqe të zezë pasi kaloi dora e tij, nuk thonë kot, bëmë baba të të ngjaj... Veçse u tregua më inteligjent se i ati, në gatim u mjaftua me nga dy vezë të skuqura e pak sallatë domateje, po ku ta gjesh kur mendoj kapicën e enëve të përdorura e rrëmujën në kuzhinë pas orvatjes së burrit të dashur për të gatuar zarzavete ashtu siç i bënte e ëma... sipas tij unë nuk ja them për të gatuar... kur gjella bëhet e shijëshme nga duart e mia, ndodh aksidentalisht...

Dita e katërt e muajit ... erdhi sërish rradha ime, pikë për pikë punët e ditës së parë e plus e plus shumë të tjera për të vënë në vijë shtëpinë pas rradhëve të tyre. E disa punë të vogla jo dhe aq të rëndësishme që nuk denjojnë t'i bejne dot ata...

Dita e pestë... rradha e burrit por ai u gdhi me dhëmbje të tmerrshme koke dhe e ndërroi rradhën me djalin, e përveç se me sistemimin e tipit kaos i sistemuar, u mjaftuam me vezët e skuqura, sa për pastrim e punë të tjera hiç ai dhe... hiç tjetër edhe unë e as që më vrau ndërgjegja, ishin punë që nuk më takonin mua.

Dita e gjashtë... megjithëse burrit të dashur i vazhdonte dhimbja e kokës, madje diçka më shumë se një ditë më parë, me vullnet e guxim të pashoq, nuk ju shmang rradhës, e lodhi ca rrëmuja që bëri në të sistemuar, shkak ky që për të ngrënë... në mbrëmje e mblodhi menjden e na çoi të hanim jashtë...

Duke respektuar rradhën: Një herë në tri ditë, kuptohet kur më bjen rradha mua, shtëpia shkëlqen nga rregulli e pastërtia edhe se në mbrëmje bie si e vdekur në gjumë, të dytën i ikën shkëlqimi e të tretën nuk shihet me sy, por nejse na u mësua syri. Për të ngrënë... një ditë gatuaj unë dhe djali me burrin janë të kënaqur, çuditërisht kanë ndryshuar shije sepse u pëlqejnë gjellët e mia, ditën e dytë bëjmë sikur kënaqemi me ato që gatuan djali e nuk ja mungojmë lëvdatat, fundja inisiativat duhen stimuluar të paktën me një fjalë të mirë, dhe të tretën... ah, të tretën është kulmi, jam unë që kënaqem sepse burri i dashur na çon të hamë jashtë. Nuk është dhe aq keq kjo punë e rradhës... mjaft të të mësohet syri dhe stomaku... Shpresoj të zgjasë të paktën periudhën e verës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi