Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria anëtare përgatitore e Konferencës Botërore të Kryeparlamentarëve

Shko poshtë

Shqipëria anëtare përgatitore e Konferencës Botërore të Kryeparlamentarëve Empty Shqipëria anëtare përgatitore e Konferencës Botërore të Kryeparlamentarëve

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 18, 2009 6:06 pm

Shqipëria anëtare përgatitore e Konferencës Botërore të Kryeparlamentarëve





Shqipëria anëtare përgatitore e Konferencës Botërore të Kryeparlamentarëve TOP
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
Nën drejtimin e presidentit të Unionit Ndërkombëtar Parlamentar(IPU), Theo-Ben Gurirab, u zhvillua në Gjenevë më 16 dhe 17 Korrik takimi i parë i Komitetit Përgatitor për Konferencën e Tretë Botërore të kryetarëve të parlamenenteve, që pritet të mbahet në 2010.

Nën drejtimin e presidentit të Unionit Ndërkombëtar Parlamentar(IPU), Theo-Ben Gurirab, u zhvillua në Gjenevë më 16 dhe 17 Korrik takimi i parë i Komitetit Përgatitor për Konferencën e Tretë Botërore të kryetarëve të parlamenenteve, që pritet të mbahet në 2010.
Komiteti përgatitor përbëhet nga 20 kryetarë parlamentesh, të përzgjedhur prej 186 anëtarëve të IPU/së dhe Shqipëria për herë të pare, bëhet pjesë e këtij komiteti.
Kryetarët e parlamenteve nga të gjitha kontinentet, si kryetari i Brazilit, i Australisë, i Afrikës së Jugut, i Egjyptit, i Indonezisë , i Jordanisë, i Finlandës, Francës e përfaqësues të Kinës, theksuan se kjo konferencë e tretë duhet të përfshinte në axhendën e saj të gjitha çështjet dhe problemet, me të cilat në këtë fillim shekulli, përballet i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Në mënyrë të veçantë ata theksuan se kjo konferencë duhet të synojë ridimensionimin e rolit të parlamenteve nacionale për të trajtuar në këtë kohë sfidash problemet globale.
Anëtarët e Komitetit Përgatitor ndanë të njëjtin mendim se kjo konferencë duhet të shënojë një etapë të re në bashkëpunimin ndërparlamentar, me synim kthimin e IPU-së në një organizatë eficente ndërkombëtare në shërbim të të gjithë parlamenteve kombëtare. Ata theksuan se vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet krijimit të një partnershipi dhe kooperimi strategjik ndërmjet IPU-së dhe OKB si dhe të përpunohet ideja dhe mundësia e krijimit të një asambleje parlametare pranë OKB.

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, në një nga ndërhyrjet e saj, tha se e sheh institucionin e parlamentit si aktor dhe faktor kryesor, i vetmi institucion përfaqësues i sovranit në misionin e ligjbërjes dhe mbikqyrjes së institucioneve të tjera dhe theksoi se parlamenti është arena e debatit, i vetmi vend ku vendoset dhe projektohet e ardhmja. Ajo, gjithashtu, vlerësoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit ndërparlamentar.
Kryeparlamentarja shqiptare shfrytëzoi këtë tryezë për t’i paraqitur IPU-së kërkesën që Parlamenti i Kosovës të bëhet pjesë sa më parë e kësaj organizate dhe të mundësohet prania e kryeparlamentarit të Kosovës në Konferencën e tretë botërore të kryetarëve të parlamenteve.
Po nga kjo tryezë, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i kërkoi homologëve të saj, të njohin dhe të lobojnë për njohjen sa më të shpejtë të Kosovës për të inkurajuar një rajon në përpjekjet e tij bashkëpunuese për integrim. Homologet e Brazilit, të Indonezisë, të Afrikës së Jugut, të Beninit u angazhuan se do ta trajtojnë me përparësi në axhendën e tyre.

Gjatë dy ditëve të punimeve të këtij komiteti, Kryetarja e Kuvendit zhvilloi takime bilaterale me homologët e saj për nxitjen e bashkëpunimit, jo vetëm ndërparlamentar, por u kërkoi atyre ta konsiderojnë Shqipërinë si vend atraktiv dhe të sigurtë për investime ekonomike me interes dypalësh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi