Dr. Sali Berisha:Ju falemnderit shqiptarë!
Faqja 1 e 1

Ju falemnderit shqiptarë!
SALI BERISHA, kryeministër
Mirënjohje atyre që votuan projektin e Shqipërisë evropiane
Ndonëse fitorja e Aleancës për Ndryshim është bërë e njohur në Shqipëri, Evropë dhe mbarë botën, siç kisha deklaruar, prononcimin tim zyrtar për rezultatin e zgjedhjeve do ta bëja pas përfundimit të shqyrtimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të të gjitha ankesave dhe problemeve të lidhura me procesin zgjedhor dhe shpalljes nga ky komision i rezultateve të këtyre zgjedhjeve. Ndaj, jam sot këtu, para jush, për të shprehur mirënjohjen më të thellë, nderimin dhe respektin më të madh, ndaj të gjithë anëtarëve, mbështetësve, votuesve të koalicionit të Aleancës për Ndryshim, për votën dhe besimin e tyre ndaj alternativës apo projektit të Shqipërisë evropiane. Por unë në këtë kontekst, dua t'u shpreh një mirënjohje shumë të veçantë, një nderim shumë të madh, qindra dhe mijëra të rinjve dhe të rejave shqiptarë, të cilët, në përputhje me idealet e tyre evropiane, ëndrrën e tyre më të bukur evropiane, me votën e tyre, kontributin e tyre, me entuziazmin, energjinë e jashtëzakonshme, bënë të mundur këtë fitore dhe ishin përcaktues në këtë fitore. Ata janë dhe mbeten pararendësit e të ardhmes, janë në të vërtetë frymëzuesit kryesorë të projektit të Shqipërisë evropiane. Unë gjithashtu jam këtu për të falenderuar 1 milion e 550 mijë shqiptarë, të cilët morën pjesë në këto zgjedhje, duke shënuar një rekord të 12 viteve të fundit. Me këtë pjesëmarrje masive, më masive se asnjëherë në 12 vjet, ata gjithashtu bënë të mundur fitoren e koalicionit Aleanca për Ndryshim. Këto zgjedhje kanë qenë zgjedhjet më të veçanta nga viti '92 deri më sot, sepse në këto zgjedhje, shqiptarët votuan në rrafshin teknik, si të barabartë mes të barabartëve me kombet më të zhvilluara të planetit, për sa i përket infrastrukturës zgjedhore, një infrastrukturë tërësisht numerike dhe me një standard që vendoset për herë të parë në historinë e zgjedhjeve të Evropës dhe botës, kamerat digjitale për fotografimin e votës në numërim.
Unë jam sot këtu, për t'u shprehur një mirënjohje të thellë të gjithë punonjësve vendas dhe të huaj që morën pjesë në këtë reformë, që realizuan këtë reformë kaq themelore dhe të rëndësishme, për shtetin, shoqërinë dhe vendin. Zgjedhjet u nderuan nga qindra e qindra vëzhgues nga të katër anët e botës. Dua t'u shpreh atyre mirënjohjen time më të madhe për vendimin që morën të vëzhgojnë zgjedhjet tona.
Zgjedhjet, patën krahas forcave politike, edhe aktorë të tjerë neutralë me një rol të admirueshëm, siç është Policia e Shtetit. Nuk është regjistruar asnjë ankesë e vetme, as në media dhe askund tjetër ndaj këtij institucioni. Mijëra e mijëra anëtarë të Policisë së Shtetit u angazhuan në zbatim të detyrave ligjore që rridhnin nga ky proces. E përmbushën në mënyrë të përsosur detyrën. Unë dua t'i përgëzoj ata, t'i falenderoj dhe t'i siguroj se e vlerësoj këtë si një kontribut shumë të rëndësishëm që ata japin në konsolidimin e demokracisë në këtë vend.
Shqiptarët në këto zgjedhje votuan për të ardhmen e tyre, votuan projektin e Shqipërisë evropiane, projekt me të cilin ata do të kenë të garantuar, do të gëzojnë standarde, kritere dhe "aqui communitare" të vendeve anëtare të BE. Pra, votuan për të përgatitur veten dhe vendin për verdiktin final të BE-së, votuan për lëvizjen e lirë të tyre në përputhje me premtimin elektoral, brenda vitit të parë të mandatit të dytë ajo do të shndërrohet në një realitet të padiskutueshëm. Votuan për një Shqipëri që të shkëputet me shpejtësi nga prapambetja shekullore dhe të shndërrohet në një vend me infrastrukturën më moderne në rajon dhe më gjerë, të shndërrohet në një vend që lëviz me shpejtësi me revolucionin e saj industrial, në zhvillimin e fuqishëm të turizmit, në një superfuqi energjetike rajonale, të shndërrohet në një vend ku liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë zgjerohen dhe konsolidohen gjithnjë e më shumë, të shndërrohet në një vend në të cilin rrogat dhe pensionet e qytetarëve shqiptarë do të ecin me shpejtësi më të madhe se në çdo vend tjetër, të shndërrohen në një vend ku varfëria ekstreme të mos ekzistojë dhe varfëria të luftohet me shpejtësinë më të madhe, në një vend ku qytetarët të gëzojnë punësim, arsimim, shërbim shëndetësor të standardeve evropiane. Pra, qytetarët shqiptarë, më 28 qershor nuk votuan për të ndëshkuar njeri, është një votim i shkëlqyer, ata votuan për të afirmuar dhe shndërruar në realitet ëndrrën e tyre evropiane.
Ndjehem shumë krenar, ndjehem shumë i privilegjuar, ndjehem jashtëzakonisht mirënjohës dhe tepër i detyruar nga ai votëbesim, që vendosën ata në alternativën e Shqipërisë evropiane dhe dua t'i garantoj se kjo alternativë po rritet dhe do të rritet çdo ditë me shpejtësi, se qeveria ime ka dhe do të ketë të gjitha mundësitë dhe potencialet që të gjitha projektet ambicioze të Shqipërisë evropiane, t'i shndërrojë në realitet në kohën më të afërt. Ndaj dhe shpreh bindjen se në këto zgjedhje nuk ka pasur dhe nuk ka të humbur.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Qeveritë shqiptare nga Ismail Qemali te Sali Berisha
» Zef Bala u shkruan Kryeministrit Berisha:I nderuari Ekselenca Juaj Z.Kryeministër Sali Berisha!
» Dr. Sali Berisha-Koha për ndryshime
» Sali Berisha për aksidentin
» SALI BERISHA:Për dialogun ndërshqiptar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi